-
VIDEO
Kreu i Grupit të PS: Drejtësia e re të marrë në pyetje Bashën dhe Berishën për rolin që luajtën në 21 janar
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla ka rikthyer edhe njëherë në vëmendjen dosjen e 21 janarit, ku tha se drejtësia e re duhet të marrë në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për rolin që kanë pasur në atë "krim shtetëror".
"Një gjë është e sigurt që unë nuk kam asgjë personale me të, por di që Berisha ka hesape me shqiptarët. Këto çështje duhen hetuar. Bëhen 11 vite nga 21 janari. Ka pasur një reagim nga Basha ku ka qartësuar një përgjegjësi të Berishës kur tha se s'bëri atë që bëri Berisha më 21 janar. Çfarë bëri Berisha më 21 janar? Çështja është në Prokurorinë e Tiranës. Mendoj se ai ka prishur provat e 21 janarit. Drejtësia e re duhet të marrë në pyetje Bashën dhe Berishën se farë roli luajtën në 21 janar", tha Balla.
-
VIDEO
Kreu i Grupit të PS: Berisha 'Non Grata' të lërë mandatin si Tom Doshi, të ikë përjetësisht nga Kuvendi
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nuk i ka shpëtuar pyetjeve për Sali Berishën e shpallur 'Non Grata', duke thënë se ai duhet të largohet përjetësisht nga Kuvendi pasi SHBA e futi në listën e zezë për korrupsion dhe minim të demokracisë.
-
VIDEO
Dalja e listës së pagave e targave/ Kreu i Grupit të PS: Qëllim për destabilizim! Do ashpërsojmë ndëshkimet në ligj për vjedhjen e të dhënave personale
Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla është shprehur se dalja e të dhënave ka pasur për qëllim destabilitetin e vendit, e ndërsa ka bërë e mije se kjo do të shërbejë për të ndërhyrë në ligj që të shtohen penalitetet për personat që vjedhin të dhënat personale me qëllim keqpërdorimin.
-
VIDEO
Darkë me Bashën? Kreu i Grupit të PS: Me të jam vetëm në gjyq! Shpifje e Sali Berishës që nekrofilia e ka shoqëruar në 30 vite
Taulant Balla, kreu i grupit të PS-së, ka mohuar që të ketë qenë në një darkë me Lulzim Bashën, duke thënë se është një akuzë e Sali Berishës.
-
VIDEO
Konflikti në PD/Skenarët pas 5 janarit, beteja e Berishës për legalizimin e statutit paralel mund të zgjasë një dekadë
Pas disa tentativave për të pushtuar me forcë selinë e Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës deri në 5 janar 2022, për t’u larguar nga selia bashkë me lidershipin e tij. Në të kundërt, Sali Berisha ka sinjalizuar se do të rrethojë me mbështetësit e tij selinë blu, duke nënkuptuar mundësinë e largimit të Bashës me forcë. Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka deklaruar se po përgatitet për të përballuar të gjithë skenarët e Sali Berishës, përfshirë edhe një sulm të mundshëm të këtij të fundit, për të marrë me forcë selinë. Dy grupet, pasi kanë shkarkuar dhe nuk njohin njëri-tjetrin, duket se po shkojnë drejt një përplasje fizike.
-
VIDEO
Lufta Basha-Berisha, PD pa drejtues politik në disa qarqe! Lista me emrat që duhet të zëvendësojë kryedemokrati
Përplasja Berisha-Basha ka lënë Partinë Demokratike pa drejtues politik në disa qarqe. Vetëm në Tiranë, 5 nga 8 drejtues politik iu bashkuan Berishës, ndërsa zëvendësime Basha duhet të bëjë edhe në Durrës, Korçë, Vlorë e Gjirokastër.
-
VIDEO
Kapllanaj në Report Tv: Do pastrojmë PD nga mbeturinat! Berisha komunist i lidhur me kultin e individit, të ndahemi përfundimisht! Gjikondi: Ai krijoi përçarje në parti
Në një kohë ku në PD po zhvillohet lufta më e egër dhe përçarëse në 31 vite demokraci mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, anëtari i Kryesisë së PD, Agron Kapllanaj tha se këto tensione treguan më së miri se sa e nevojshme ishte që partia të pastrohej nga mbeturinat e komunizmit dhe ato pak persona që u interesojnë vetëm karriget dhe jo partia dhe kauza e saj ndaj qytetarëve. Edhe aktivistja Brizida Gjikondi tha se Berisha arriti të krijojë çarje të mëdha në PD.
-
VIDEO
Situata në PD, Dash Sula propozon zgjidhjen: Të mblidhemi e të mbyllemi brenda selisë, si kardinalët kur zgjedhin Papën deri kur të dalë tymi i bardhë
Situata në Partinë Demokratike e ndarë në dy kampe tashmë, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është e trishtueshme. Kështu tha i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv deputeti i PD-së Dash Sula, i cili përsëriti që të gjithë demokratët të bëhen bashkë dhe të gjendet mundësia që palët të ulen, pasi ky konflikt po i sjellë dëm opozitës në tërësi. Si zgjidhje për përplasjen, Dashnor Sula propozon që të gjithë bashkë, ato që janë rreshtuar me Berishën dhe ato me Bashën, të mblidhen brenda selisë së PD-së për disa ditë, siç mblidhen kardinalët kur zgjidhet Papa në Vatikan dhe t’i jepet fund krizës.
-
VIDEO
A do pyeten shqiptarët për skandalet ku janë përfshirë zyrtarë të lartë të shkarkohen apo jo? Rama: Vija e kuqe është e qartë
Kryeministri Edi Rama tha se për çështjet ku zyrtarë të lartë kanë shkelur ligjin janë çështje që duhet të flas drejtësia dhe se vija e kuqe është e qartë, kush ka probleme është jashtë.
"Nuk kam pse pyes qytetarët për këtë sepse vija e kuqe është e qartë. Cilido qoftë që kërkohet nga drejtësia për t'u përballur me të është jashtë. Kaq e thjeshtë", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Fusim një shpirt referendar për vendime strategjike! 'Shqipëria që duam' është sukses i madh
Kryeministri Rama e konsideron një shpirt referenduar nismën e fundit për konsultimin me publikun. Pyetjes së gazetarit të Report Tv, Ermal Qorri, se çfarë dështoi me 'Shqipëria që duam' që u kalua të lëvizja tjetër, Rama iu përgjigje duke thënë se platforma e bashkëqeverisjes është sukses i madh.
-
VIDEO
Rama për përplasjet në PD: Shqyerjet e dyerve me shqelma me kriminelë nuk kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama, teksa ka prezantuar nismën Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë ka thumbuar edhe përplasjen e brendshme në PD, mes Lulzim Bashës e Sali Berishës.
‘Lufta për pushtet beteja për bravat, çelsa, shqyerjet e dyerve me shqelma me kriminel këto nuk kanë lidhje me të ardhmen e Shqipërisë.’- tha Rama.
-
VIDEO
Rama denoncon rastin: Si e pengoi gjyqtarja ndërtimin e qendrës kombëtare për fëmijë te Liqeni, një javë para se të kalonte vettingun
Kryeministri Edi Rama ka denoncuar rastin e një gjyqtare për tjetërsimin e pronës, ku një pronë shtetërore ia ka kaluar pa të drejtë një subjekti privat. Teksa prezantonte nismën Këshillimi Kombëtar për Shqipërinë, Rama tha se kjo gjyqtare dhe të gjithë të tjerët si ajo që japin vendime skandaloze kundër ligjit duhet të thirren nga SPAK sot dhe nesër dhe duhen pezulluar automatikisht.