-
VIDEO
Rama: Në 6 muajt e ardhshëm në Samitin e Open Balkan do të ftojmë Greqinë, Italinë dhe Hungarinë
Kryeministri Edi Rama tha se në 6 muajt e ardhshëm do të ftojnë Greqinë, Italinë e Hungarinë për të nisur me to nismën e Ballkanit të Hapur.
‘Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt në vijim, sepse na duhet të përgatitemi mirë, ndërkohë që Samitin e ardhshëm na duhet të trajtojmë barrierat tarifore, në samitin vijues duam të kemi, Italinë, Greqinë dhe Hungarinë, sa për ta nisur, së bashku me ne në Samitin e Ballkanit të Hapur, Kemi kuptuar se nuk mjafton për tregtarët, importues, prodhues që të kenë tregti të lirë plotësisht si ata në BE, por ata kanë nevojë edhe të kenë më pak pengesa kur mbërrijnë në BE. Do të nisim të komunikojmë me vendet e BE dhe të përpiqemi ta bëjmë procesin bashkë, për tregun e përbashkët të rajonit me procesin e hyrjes në tregun e përbashkët europian. Kjo është mënyra sesi ndihmon Ballkani i Hapur. Kush na besoj, nëse nuk jemi ne gjendje të tregojmë me vepra se mund të jemi në nivelin e sjelljes së BE-së.’- tha Rama.
-
VIDEO
Sali Berisha dhe Komisioni për Rithemelimin e PD 'pushtojnë' sërish selinë blu! Shqelmojnë derën e sallës së mbledhjeve! Basha mbledhje në zyrën ngjitur
Sali Berisha me të ashtuquajturin Komisioni për Rithemelimin e PD, të ngritur nga vetë ai, kanë krijuar sërish një situatë të paprecedentë sot në selinë blu. Ata kanë mbërritur në seli për të zhvilluar mbledhjen e radhës, ndërsa kanë shkelmuar derën e sallës së mbledhjeve për t'u futur brenda.
-
VIDEO
Kur do të nisë zbatimi i 5 marrëveshjeve të nënshkruara sot? Përgjigjet Rama, Vuçiç e Zaev
Të pyetur se kur do të nisë zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara sot, kryeministri Edi Rama tha se gjërat do të vihen në lëvizje menjëherë pas nënshkrimit.
Rama: Do të jenë menjëherë pas nënshkrimit, pas nënshkrimit gjëra do të vihen në lëvizje. Tregtia mes tre vendeve do të ketë një mënyrë krejt ndryshe për t’i çuar produktet nga një vend në tjetrin.
Vuçiç: Nuk do te ketë më asnjë lloj problemi as me lejet e punës. Për të gjithë qytetarët do të nisë zbatimi i menjëhershëm. Këto janë gjëra të mëdha.
Zaev: Marrëveshja e Bujqësisë e nis zbatimin sot dhe për tregun e punës do të nisë në javët në vijim do ketë një zbatim të menjëhershëm.
-
VIDEO
Gazetari maqedonas kërkesë të pazakontë Vuciç: Përgjigju në shqip! Presidenti serb: Nuk e flas dot, do më duhet ta mësoj
Një kërkesë të pazakontë i drejtoi gazetari i Maqedonisë së Veriut, Presidentit serb Aleksandar Vuçiç në konferencën e përbashkët për shtyp me Ramën dhe Zoran Zaev.
Pasi gazetari i drejtoi një pyetje, Vuçiç e pyeti nëse donte t'i përgjigjej në anglisht apo serbisht, ndërsa gazetari befasoi kur me shaka i tha të përgjigjej në shqip.
-
VIDEO
Abetare e përbashkët Shqipëri-Kosovë, nënshkruhet sot marrëveshja në Prishtinë
Duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor, fëmijët në Shqipëri dhe ata në Kosovë do të mësojnë tashmë nga e njëjta abetare. Në Prishtinë, u nënshkrua sot marrëveshja mes Ministrisë sonë të Arsimit dhe asaj në Kosovë për abetaren e përbashkët të unifikuar.
-
VIDEO
Zaev: Standardet për qytetarët tanë nuk mund të presin, evropianizimin e realizojmë vetë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në ditën e tij të parafundit në krye të Qeverisë pasi nesër jep dorëheqjen, tha se vendet e Ballkanit nuk mund të presin proceset e BE për të evropianizuar jetën për qytetarët e tyre.
"Ne kemi nxjerrë në pah faktin se 'Ballkani i Hapur' është një proces autentik për përfitim të të gjitha vendeve të rajonit. Sot përballë qytetarëve tanë, ne paraqesim hapa konkretë. Ne e bëjmë tregun tonë më të madh duke u bërë më të gatshëm për konkurrim të mëtejshëm. Njerëzit tanë të ndjejnë përfitime të drejtpërdrejta ekonomike. Nismat europianizojnë rajonin dhe sjellin një jetë më të mirë për qytetarët tanë. Standardet evropiane në vendet tona nuk mund të presin", tha Zaev.
-
VIDEO
Vuçiç: Do kemi fond të posaçëm për industrinë e filmit, futboll e turizëm! 'Open Balkan', nuk ka të bëjë me Serbinë e Madhe
Presidenti i Serbisë tha Aleksandër Vuçiç, duke folur për kundërshtarët e nismës së ‘Open Balkan’, tha se kjo nismë nuk ka të bëjë as me një Serbi të Madhe apo një Maqedoni të Madhe. Vuçiç tha se marrëveshjet e nënshkruara do të lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe të rrisin mirëqenien e tyre.
-
VIDEO
Ballkani i hapur/ Rama: Marrëveshjet e firmosura, nisma tashmë po merr formë, ndryshon jetën e njerëzve tanë! Mbështetja e SHBA dhe BE po rritet
Samiti i radhës i 'Open Balkan' në Tiranë është në përfundim. Pas firmosjes së 5 marrëveshjeve të rëndësishme, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë dalë në një konferencë për shtyp.
-
VIDEO
Forumi i Agrikulturës dhe Kooperimit Rajonal, Rama: Tregtia tashmë do të jetë një veprimtari pa kufi! Nga janari do të shihni përfitimet e marrëveshjeve
Në kuadër të nismës së ‘Open Balkan’ kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev po diskutojnë në lidhje me forumin e Agro-Kulturës dhe Kooperimit Rajonal
-
VIDEO
'Open Balkan', firmosen 5 marrëveshjet e rëndësishme mes 3 vendeve
Shqipëria, Maqedonia e Veriu dhe Serbia kanë firmosur sot 5 marrëveshjet e rëndësishme në kuadër të nismës 'Open Balkan'. Nga pala shqiptare, ishte ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ajo e cila vuri firmën në marrëveshjet e dakordësuara.
-
VIDEO
'Open Balkan', Varhelyi: Pasardhës i Procesit të Berlinit, duhet të vazhdoni ta nxisni këtë nismë! Uroj t'i bashkohen shpejt edhe 3 vendet e tjera
Komisionari i Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi tha se mbështet nismën 'Open Balkan', duke theksuar se e sheh atë si pasardhës të Procesit të Berlinit. Varhely u shpreh se tregu i përbashkët rajonal do të sjellë zhvillim ekonomik, teksa i kërkoi liderëve të tre vendeve që të vijojnë të nxisin këtë nismë. Edhe njëherë Varhelyi i kërkoi 3 vendeve që nuk i janë bashkuar kësaj nisme, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinës që t'i bashkohen sa më shpejt.
-
VIDEO
Zaev, mesazh edhe atyre që do jenë pasardhës: Ruajeni 'Open Balkan', rruga që na çon drejt së ardhmes
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kishte një mesazh për të gjithë ata që do të vijnë më pas në pozicionet e drejtuese të vendeve të 'Open Balkan' Ai tha se kjo nismë duhet ruajtur si një rrugë drejt të ardhshme së përbashkët.