-
VIDEO
Afati 100 ditor për ristrukturimin e PS, Rama analizë me Gjiknurin! Takimi një ditë pas mbledhjes prej 6 orësh me kabinetin qeveritar
Pas takimit prej 6 orësh dje me kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama po vazhdon analizën sot me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknurin. Takimi po zhvillohet në 'Vila 30', në ish-Bllok. Kujtojmë se Rama kishte lënë një afat prej 100 ditësh edhe për ristrukturimin e PS, ndërsa po ditën e sotme do të zhvillohet edhe mbledhja e qeverisë, ku do të prezantohet platforma e re për "Konsultimin e madh Kombëtar".
Kujtojmë se kjo platformë është prezantuar nga kreu i qeverisë para formimit të qeveris së re, e cila synon që për vendimmarrjet e rëndësishme do merret edhe mendimi i qytetarëve.
-
VIDEO
Skadal/ Dalin sheshit pagat e shiqptarëve
-
VIDEO
Tabaku: Bojkoti i PS-së në komisionin hetimor, mbrojtje politike për inceneratorët! SPAK-u të vazhdojë hetimet dhe të shtrihet tek personat me pushtet
Tabaku theksoi se refuzimi i sotëm i PS për të bojkotuar mbledhjen e komisionit ishte justifikim dhe i papranueshëm, ndërsa paralajmëroi se nëse përsëritet situata do të shkohet deri te paditë penale. Mes të tjerash Tabaku i bëri thirrje SPAK që të hetojë skandalin, duke vijuar me njerëz me pushte, duke e nisur nga kryeministri Edi Rama
-
VIDEO
Skandali me publikimin e pagave, PD: Pjesë e skemës së patronazhimit, Rama nxori në pazar rrogat e shqiptarëve, të jap dorëheqjen
Skandali për publikimin e pagave dhe të dhënave personale të mbi 630 mijë punonjësve shqiptarë në sektorin publik dhe privat, PD ia faturon këtë qeverisë duke thënë se "nxori në pazar" taksapaguesit shqiptarë duke i bërë pre të lehtë për keqdashësit dhe hakerat.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se qeveria ka dështuar të mbrojë të dhënat personale dhe për këtë duhet të jap dorëheqjen, ndërsa këtë skandal e quajti vijimësi të skemës së patronazhistëve. Për Alibeaj përdorimi i informacioneve të tilla po përdoren nga qeveria për qëllime elektorale.
-
VIDEO
Dashamir Shehi prezanton platformën politike 'PO për Shqipërinë': I japim mundësi qytetarëve të diskutojnë me njëri-tjetrin e të votojnë! Fillon më 10 janar me ligjin për referendumin
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka prezantuar sot platformën politike 'Po për Shqipërinë', një platformë që sipas atij do t'i mundësojë qytetarëve të diskutojnë, jo vetëm për politikë por edhe tema të tjera si ekonomia apo kultura, e po ashtu edhe të votojnë.
-
VIDEO
Rezultoi pozitive në testin e drogës me normë të lartë kokaine, përjashtohet efektivja e policisë në Elbasan! Drejt shkarkimit edhe një tjetër
Burimet konfirmojnë se punonjësja e policisë ka rezultuar pozitive me një normë të lartë të testit të drogës të llojit kokainë, çfarë ka bindur drejtuesit për përjashtim nga radhët e policisë. Efektivja, menjëherë pas daljes së rezultatit të parë është tërhequr nga policia vullnetarisht, por më pas është zyrtarizuar edhe me përjashtim
-
VIDEO
Berisha 'pushtoi' selinë, mbështetësi i tij shqelmoi derën e zyrës! Në PD merren masa, rregullohen kamerat e sigurisë
Një ditë pas hyrjes me dhunë të Sali Berishës në PD dhe shkelmimit të derës së zyrës nga mbështetësi i tij, në selinë blu janë marrë masa. Bëhet me dije se në ambientet e jashtme të PD ka filluar një kontroll për kamerat e sigurisë, duke rregulluar ato që ishin jashtë funksionit.
-
VIDEO
Në ndjekje penale sepse manipuluan rezultatin e 25 prillit, Report Tv zbulon emrat e 21 numëruesve të kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës! 67 gjithsej në të gjithë Shqipërinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale 67 numërues të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, emrat e të cilëve janë referuar në organin e prokurorisë. Numëruesit u kanë hequr apo shtuar vota preferenciale kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Numrin më të madh të numëruesve që janë kapur me shkelje e ka Tirana, ku rezultojnë se 21 numërues kanë abuzuar me detyrën.
-
VIDEO
100 ditët e para të mandatit të tretë, Rama mbledh kabinetin qeveritar! Ministrat në 'sitë' për punët e bëra
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me kabinetin qeveritar, për të kryer një analizë mbi punët e bëra në 3-mujorshin e parë të mandatit të tretë.
Mësohet se fokusi i kësaj mbledhje është pandemia dhe rindërtimi, ndërsa nuk do të mungojë analiza edhe për punën e bërë nga ministrat e tjerë në 100 ditëshin e parë. Mbledhja ka nisur në orën 09:30, pa praninë e mediave dhe po zhvillohet në 'Vila 30', në ish-Bllok.
-
VIDEO
Berisha: Basha te lexoje shkarkimin, reagon Basha: Gati per cdo skenar
Emisioni Repolitix trajtoi situaten ne PD me betejen mes Bashes dhe Berishes. Te ftuar ne studio Myslim Murrizi, Alban Daci, Ibsen Elezi dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Elezi në ‘Repolitix’: Berisha i kompleksuar nga SHBA! Murrizi: Shumica s’e kupton kauzën e ish-kryeministrit! Muça: Incidenti në seli ndodhi nga dështimi i protestës
Incidenti i sotëm në PD ku një nga dyert e zyrave të selisë blu u shqelmua nga një mbështetës i ish-kryeministrit Berisha dhe situata në këtë parti, ishte temë diskutimi këtë mbrëmje në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv. Gjithashtu u diskutua edhe për protestën e djeshme e cila ishte thirrur nga ish-kryeministri Berisha.
-
VIDEO
U gjobitën se nuk deklaruan aksionerët, Bilali në Report TV: Do falim gjobat, bizneset që i kanë paguar do iu kthehen lekët, afati i deklarimit deri më 1 prill! Ja çfarë duhet të dini për ‘start up’-et
Të gjitha ato biznese që kanë paguar gjobat pasi nuk kishin deklaruar pronarin përfitues, siç e parashikon ligji “Për regjistrin e pronarëve përfitues” i miratuar në 2020, do t’i marrin lekët mbrapsht. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, e cila ishte e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj.