-
VIDEO
Boçi në 'Studio Live': Basha të pranojë garën për kryetar të PD, është më i avantazhuar! Ka përballë një kandidat 'Non Grata', ta shrytëzojë
Partia Demokratike është e ndarë në të Bashës e të Berishës dhe mes akuzave dhe kundërakuzave që vijnë për palët, Luçiano Boçi ka zgjedhur që të mos pozicionohet krejtësisht në një krah, por sjell një opsion për zgjidhje të kësaj situate.
-
VIDEO
Rama do të shpallet Non Grata nga SHBA? Basha zbulon ku bazohet për këtë deklaratë
Lulzim Basha është shprehur se nuk ka asnjë informacion se Edi Rama do të shpallet Non Grata, por këtë e thotë për shkak të sjelljes së tij.
" S'kam informacion që ndjekur standardet e transparentet, meritojnë të shpallen Non Grata, po sillet si dikush që prite të shpallet Non Grata. Ndaj është në krah të dikur që është shpallur Non Grata, sic është Tom Doshi dhe Berisha", tha Basha.
-
VIDEO
Berisha 'pushtoi' për të dytën herë selinë, Basha: PD ka gati të gjitha skenarët për të ndaluar situata të ngjashme
Lulzim Basha ka bërë me dije se PD-ja i gati të gjitha skenarët për të parandaluar situata të ngjashme të "pushtimit" të selisë.
"PD i ka gati të gjitha skenarët për t'iu përballur me këtë situatë, autoritet të veprojnë për pjesëmarrësit kriminel, dyert do të mbeten të hapura për të gjithë ata që duan të bëjnë betejën me Edi Ramën për njerëzit, Berisha është i dëshpëruar, dhe sa i dëshpëruar mund të jetë që të fusë një narkotrafikant, dhe më i dëshpëruar është Edi Rama, se e di që trekëndëshi do merret me radhë, dje pamë një Non Grata dhe një tjetër që pritet të shpallet Non Grata, nuk është e re përdorimi i botës së krimit, e kemi parashikuar se trekëndëshi i Bermudës është bashkë për ta mbajtur Shqipërinë këshu siç është", tha Basha.
-
VIDEO
Basha sulmon Ramën: Nuk do lejoj Berishën t’i zgjasë jetën një kryeminsitri që pritet të shpallet non grata
Lulzim Basha përmes Sali Berishës ka akuzuar Edi Ramën duke thënë se nuk do të lejojë një person të shpallur non grata nga SHBA që ti zgjasë jetën një kryeministri që pritet të shpallet non grata.
-
VIDEO
Protesta dhe Kuvendi i PD, dosja e iniciatorëve
Në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', Çollaku u shpreh se pikërisht ky 'sabotim' ishte dhe arsyeja pse Berisha pati një pjesëmarrje të ulët sot në protestën e thirrur prej tij, kundër ardhjes së Presidentit serb në Tiranë, Aleksandar Vuçiç dhe nismës 'Open Balkan'.
-
VIDEO
U urdhërua nga Flamur Noka! PD kallëzon mbështetësin e Berishës që shqelmoi derën në PD: Pjesë e rrjeti kriminal me qendër në Londër
Partia Demokratike ka kallëzuar Fatjon Dautin, si personin që shqelmoi derën e sallës së mbledhjeve në selinë e PD ku zhvilluan më pas mbledhjen Sali Berisha me të ashtuquajturin Komisioni i Rithemelimit. Sipas PD, Dauti është person me ndikim në një rrjet kriminal shqiptar me qendër në Londër i përfshirë në importimin e kokainës, prodhimin e kanabisit, trafikim të njerëzve dhe pastrimit të parave. Me një njoftim për mediat, PD shprehet se ai u urdhërua nga Flamur Noka për të shpartalluar derën e sallës në selinë e PD.
-
VIDEO
Do përballet me Bashën? Berisha shmanget: Kemi vendosur tja njoftojmë shkarkimin me shkrim
Lulzim Basha ndodhet vetëm pak hap larg tij, por megjithatë Sali Berisha refuzon të përballet me të për t'i komunikuar 'shkarkimin'. Në selinë blu, Berisha u shpreh se ata kanë marrë vendimin që njoftimi Bashës t'i bëhet me shkrim.
"Po zbatohet vendimi i komisionit,ka vendosur t'i bëjë njoftim me shkrim. E këshilloj të mos i lodhë njerëzit, t'i thërrasë kot sepse i shkarkuar pas asnjë funksion, çdo fjalë e tij është e pavlerë", tha ai.
-
VIDEO
Berisha: Bashës do i dërgojmë me shkrim shkarkimin! E paralajmëroj të mos i kundërvihet vendimit të referendumit
Nga selia blu, ku u fut me dhunë, Sali Berisha ka njoftuar mbi vendimet e Komisionit për rithemelimin e PD, ku tha se një prej tyre është edhe njoftimi me shkrim i Bashës për shkarkimin. Ai paralajmëroi kryedemokratin që të mos 'imagjinojë' t'i kundërvihet këtij vendimi.
-
VIDEO
Hyri me dhunë në seli, Berisha: Dënoj dhunën e policisë në protestën e djeshme
Sali Berisha dhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike hynë me dhunë sot në PD. Ata shqelmuan derën e mbyllur të sallës ku mbahen konferencat për mediat në PD, e më pas të gjithë anëtarët u futën brenda. Por Berisha nuk e sheh këtë. Ai tha se dënon dhunën e djeshme të policisë.
“Dënojmë disa akte brutale të policisë të narkopolicisë, e cila ka arrestuar mbrëmë njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët, në furgonat e makinë. Unë jam sot këtu për të paralajmëruar narkopolicinë, se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta, apo në lëvizjet revolucionare.
-
VIDEO
Vuçiç: Jemi për të ndërtuar ura dhe jo për të djegur flamuj! Nuk kemi asnjë problem të ulemi me Kosovën për Ballkanin e Hapur
‘Jemi për të ndërtuar dhe jo për të djegur flamur’, kështu tha në presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç i pyetur në lidhje me përfshirjen e Kosovës në nismën ‘Ballkani i Hapur’. Vuçiç tha se me Kosovën nuk kanë asnjë problem të ulen në tryezë për Ballkanin e Hapur.
'Ne kemi pikëpamje të ndryshme me Kosovën. Por kjo nuk është arsye që ne të mos flasim apo dikush mos të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur, ne mund të përmendim pikat e kalimit kufitar në Jarinjë midis Kosovës dhe Serbisë apo drejt Luginës së Preshevës apo Serbisë qendrore. Do të jetë më e lehtë për shqiptarët dhe serbët nëse nuk do të kishte të tillë kufij? Këto krijojnë probleme. Do ishte më e lehtë po të mos ishin. Nuk besoj se ka njeri në Prishtinë, Beograd, Tiranë që nuk bie dakord me këto. Nuk do ishte produktive t’i ftoja unë se do thonin po na ftoi ai ne nuk vijmë, nëse do kisha problem që ata të shfaqeshin, kjo është në juridiksionin e dialogut në bruksel, në kuadër të ballkanit të hapur nuk kemi asnjë problem për bashkëpunim. Nuk kemi asnjë problem të ulemi për Ballkanin e Hapur. Njerëzit që nuk e pranojnë këtë nismë thjeshtë do të humbasin kohë. Kjo është thjeshtë një lëvizje që lidhet me intriga politike. Nëse çështja është se kush djeg më shumë flamuj, nuk jemi për këtë, jemi për të ndërtuar ura bashkëpunimi. Miliona fusha bashkëpunimi shtrihen para nesh. Ky është një projekt paqeje, e i zhvillimit ekonomik. Njerëzit po njihen me njëri -tjetrin. Sot ka njohur njerëz të shkëlqyer, të mund të jetojmë krah për krah.’- tha Vuçiç.
-
VIDEO
A do të heqin dorë nga nisma nëse Kosova nuk pranon të bashkohet? Rama i prerë: Jo! Ballkani i Hapur s’është konspiracion, kush nuk përfshihet humbet kohë
Kryeministri Edi Rama tha se vendet që nuk bëhen pjesë vetëm do të humbasin kohë, pasi nuk ka kthim pas me këtë nismë.
‘Ne u bëjmë thirrje të tjerëve që të bashkohen, a do heqin dorë ato ne nuk e dimë. Janë mijëra e dhjetëra mijëra që përfitojnë drejtpërdrejt. Do vijnë por vetëm se do të humbasin kohë, kush do të humbasë më shumë kohë. Vendet e tjera do të fitojnë. Thirrja ime, e jonë nuk është një thirrje që po nuk erdhët ju do të lëmë. Ne e kemi nisur për Shqipërinë, unë them se ato janë të mirëpritur. As nuk do ta ndalin Ballkanin e hapur e as nuk do e ndalojnë.’- tha Rama.
-
VIDEO
Berisha për protestën e djeshme: U mbush Bulevardi! Tirana dhe Shkupi janë vasalë të Serbisë
Edhe pse nuk kishte më shumë se 1000 vetë dje në protestë, Sali Berisha deklaron se mbushi Bulevardin mbrëmjen e djeshme. Berisha tha sot nga Selia e PD se ajo ishte një protestë kundër aleancës së Beogradit me vasalët e tij në Tiranë dhe Shkup.