-
VIDEO
'Incident' te 'Ballkani i Hapur', thyhet një gotë në Samit! Batuta e Ramës: Syri i keq...
Në Pallatin e Brigadave po mbahet Samiti i radhës i 'Ballkanit të Hapur'. Në një moment pati një 'incident' të vogël, kur i thye një gotë uji. E menjëhershme ishte batuta e Kryeministrit Rama.
"U thye një gotë, në traditën tonë, syri i keq sa mori një goditje, pa mundur të marrë veten", tha ai.
-
VIDEO
'Open Balkan', Vuçiç: Do zgjerojmë tregun e punës! Më ka ardhur në majë të hundës që duhet të japim justifikime, s'po bëjmë asgjë të keqe ndaj vendeve që s'na bashkohen
Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç tha se nëpërmjet nismës së 'Open Balkan' do të zgjerohet tregu i punës për të tre vendet pjesëmarrëse në këtë iniciativë. Edhe një herë ai theksoi se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse, duke shtuar se i ka ardhur 'në majë të hundës' që duhet të japin justifikime, pasi nuk po bëjnë asgjë të keqe ndaj vendeve që refuzojnë t'i bashkohen.
-
VIDEO
Vuçiç në samitin e ‘Open Balkan’: Objektivi të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin, ata që kanë menduar më shumë për të shkuarën se të ardhmen
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha gjatë takimit për ‘Open Balkan’, se objektivi është që të lidhin njerëzit me njëri-tjetrin dhe konkretisht ato njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen.
‘Në fakt i keni shpjeguar të gjitha gjërat për të cilat kemi bashkëpunuar. Këto janë rezultatet e parë që ne kemi arritur deri më tash, të gjitha ato që prezantuam sot. Mbajta shënim një fjali të fortë të Rusvelt, ne ndoshta nuk përgatisim të ardhmen për fëmijët tanë, por mund të përgatisim fëmijët tanë për të ardhmen që i pret. Kjo është një iniciativë më e madhe se ne të tre. Do të krijoje bazën e themelet për fëmijët tanë. Objektivi më i rëndësishëm është të lidhim njerëzit me njëri-tjetrin. Ata njerëz që kanë menduar më shumë për të shkuarën se për të tashmen dhe për të ardhmen. Kam biseduar dje me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare dhe pash një dëshirë shumë të madhe për të investuar e bërë biznes si në Maqedoninë e Veriut e të Serbisë. Besoj se shumë më shumë qytetarë apo pushues do të vijnë në Shqipëri.’- tha Vuçiç.
-
VIDEO
Rama: 2022, epokë e re! Fillesë e një hapësirë të madhe ekonomike dhe lëvizjeje pa pengesa
Për Kryeministrin Edi Rama viti i ardhshëm do të jetë një vit krej ndryshe për biznesin dhe qytetarët e rajonit tonë.
"Ne po bëjmë një përparim real për heqjen e lejeve të punës, duke njësuar kërkesat tona për qytetarët që kërkojnë punësim dhe të lejojnë të qëndrojnë në vendet. Ne flasim për gjëra realisht konkrete dhe për ndërmarrim hapa domethënëse përpara për ta bërë rajonin më të hapur dhe më tërheqës për investime të huaja. Duhet të thellojmë bashkëpunimin për të tërhequr financues global në rajonin tonë, duke i ofruar atyre një hapësirë të re. Të kalojmë nga klisheje e konkurrencës, duke krijuar një treg të përbashkët evropian. Në deklaratën e Samit të Beograd i kërkuam BE qasje ne tregjet komunitare. Ne kemi ftuar në këtë samit rektorë dhe dekanë të universiteteve të bujqësisë së vendeve tona. Ne kemi punuar në mënyrë dinamike me një sërë institucionesh ndërkombëtare. Mesazhi është që me këto marrëveshje 2022 do të jetë një epokë e re, fillesa e diçkaje krejt ndryshe. Bazuar në këto marrëveshje dhe bazuar në ato që do të bëjmë shumë shpejt askush nuk do të përjetojë më pritje të gjata në kufi dhe gjithçka do të ecë mirë", tha Rama.
-
VIDEO
Sot Samiti i ‘Open Balkan’ në Tiranë, firmosen 5 marrëveshje! Rama: 2022, epokë e re! Fillesë e një hapësire të madhe ekonomike dhe lëvizjeje pa pengesa
Sot do të zhvillohet dita e dytë e samitit ‘Open Balkan’ në Tiranë! Pas darkës zyrtare që zhvilluan një natë më parë në Elbasan, kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, do të nënshkruajnë 5 marrëveshje në kuadër të nismës ‘Ballkani i Hapur’
-
VIDEO
Nis takimi ‘Open Balkan’, Rama: Marrëveshjet e sotme hap i rëndësishëm për garantimin e lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave e shërbimeve
Në fjalën përshëndetëse të nisjes së takimit Open Balkan, kryeministri Edi Rama nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme për vendet e rajonit, duke theksuar se kjo është një nismë gjithëpërfshirëse, e ndërsa u bëri thirrje vendeve të tjera që tu bashkohen.
-
VIDEO
Rama pret Vuçiç e Zaev në Pallatin e Brigadave
Kryeministri Edi Rama ka pritur me një ceremoni zyrtare presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut në Pallatin e Brigadave.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, Çollaku: E sabotoi duke sjellë fanatikë poshtë selisë për të thirrur 'Basha ik'! Një bërthamë e ngushtë përreth ish-kryeministrit synon të krijojë strukturë paralele me PD
Në emisionin '5 Pyetje nga Babaramo', Çollaku u shpreh se pikërisht ky 'sabotim' ishte dhe arsyeja pse Berisha pati një pjesëmarrje të ulët sot në protestën e thirrur prej tij, kundër ardhjes së Presidentit serb në Tiranë, Aleksandar Vuçiç dhe nismës 'Open Balkan'.
-
VIDEO
Protesta e Berishës, Bylykbashi në '5 pyetje': Treguam kush është opozita, për 8 vite inekzistente! Politikanëve i duhet 'Votingu' jo Vetingu
I ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi foli rreth protestës së organizuar pasditen e kësaj të hënë nga Sali Berisha në kuadër të "Ballkanit të Hapur", duke cilësuar se kjo nismë është në kundërshtim me interesant e shqiptarëve dhe Kosovës.
-
VIDEO
Kuvendi rrëzon me 76 vota pro amendamentin e Metës për buxhetin! Miratohet ligji për marrjen në mbrojte të shtetit të fëmijëve që humbin prindërit në krye të detyrës
Kuvendi ka rrëzuar sot me 76 vota amendamentin e Presidentit Ilir Meta i cili ktheu mbrapsht në Kuvend për rishqyrtim buxhetin për vitin 2022. Deputetët socialistë votuan sot pro ligjit të buxhetit të vitit 2022, ligjin e TVSH-së dhe ligjin për taksat kombëtare, të kthyera nga Presidenti Meta pa ndryshimet e kërkuara prej tij.
-
VIDEO
Rama poston videon e protestuesit të Berishës që gris flamurin serb: Unë tradhtar dhe ky patriot i bie? Zot ruaje Shqipërinë nga të marrët
Kanë qenë të shumta kritikat drejtuar kryeministrit Edi Rama sot nga mbështetësit e Sali Berishës, të cilët u ngritën në protestë për të kundërshtuar ardhjen e Presidentit Serb në Shqipëri, Aleksandar Vuçiç në kuadër të nismës 'Open Balkan'.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron Bashën: Nëse nuk njeh vendimet tona, do mbash përgjegjësi në mënyrë shembullore
Sali Berisha ka pasur një paralajmërim të fortë për Lulzim Bashën.
“Një opozitë më të fortë që ka parë vendi që nga 94’. Në rast se Shqipëria është në këtë mënyrë, përgjegjësi ka edhe udhëheqja e shkuar e opozitës. Dhe e cila në asnjë rrethanë nuk dha shembull dhe nuk pritut për shpresën dhe besimin tek shqiptarët. Ju e patë, kjo kohë merr fund. Një protestë e thirrur në 48 orë. Herë tjetër do ketë program. Për të gjitha lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës me krimin. ky është një revolucion i pandalshëm, nëse lexon historia, ngjarje të caktuara nxisin zhvillime të mëdha, ndonjëherë të duket se janë të lidhura, por nuk ka lidhje shkak pasojë, nuk them se shpallja non grata nuk ka pasur një rol, nuk është halli i Berishës, por hallet e injoruara të qytetarëve shqiptarëve nga njeriu që përfundoi në metamorfozën më të shpifur, atë të bravës. Sot ka një shumicë dërrmuese në njërën anë, një pakicë anën tjetër, nëse kjo pakicë vazhdon të mos njohë shumicën, mendon se mund të shtyp shumicën, do të mbahet përgjegjësi në mënyrë shembullore, ajo dhe Edi Rama, shumicën duhet ta respekton”, tha Berisha.