-
VIDEO
Ja sa protestues ka mbledhur sot Berisha, Report Tv sjell pamjet me dron
Report Tv sjell pamje me dron nga protesta e Sali Berishës. Këto pamje tregojnë qartë pjesëmarrjen e protestuesve në këtë protestë.
-
VIDEO
Mbështetësit e Berishës nuk dinë pse po protestojnë: Tani demokratët e kuptuan që Basha është bërë me Ramën
"Protesta është kundër Bashës dhe Ramës", këto janë fjalët e një prej qytetarëve, mbështetës të protestës së organizuar nga Sali Berisha pasditen e kësaj të hënë. Protestuesit e parë kanë mbushur ambientet e selisë blu, por duket se jo të gjithë e dinë arsyen e kësaj proteste.
-
VIDEO
Protesta 'anti Vuçiç' e Berishës nis pas pak, 2000 forca policie të angazhuara, përveç Gardës! Para Kryeministrisë vendosen kangjella hekuri, zhvendoset kërpudha e famshme
Në kuadër të nismës 'Open Balkan', ditën e sotme pritet të mbërrijë në Tiranë presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ndërkohë, Sali Berisha i cili ka dal kundër kësaj marrëveshje ka paralajmëruar protesta. Në një postim në 'Facebook', Berisha rendit arsyet se përse qytetarët duhet t'i bashkohen protestës.
-
VIDEO
Korreshi: Familjet shqiptare s’po shërbetosin bakllavanë se kanë frikë se ua hanë fëmijët para Vitit të Ri
Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi tha në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek varfëria sipas tij që ka kapluar vendin, pasi buxheti nuk po shkon tek familjes shqiptare.
‘Buxheti i shtetit shqiptar nuk e kalon Vitin e Ri, ashtu si gjeli i detit. Ky buxhet do ta lërë zi e më zi Shqipërinë, do të sjellë zi për familjet shqiptare, të cilat nuk po shërbetosin dot as bakllavanë, pasi kanë frikë se ua hanë fëmijët para Vitit të Ri. Më kujtohet koha kur mbanim mollët poshtë divanit, se kishim hall se i hanim para kohe.
Shikojini gjykatat, sa janë rritur divorcet. Pse? Sepse njerëzit nuk kanë bukë të hanë, nuk po përballojnë dot jetesën dhe kjo i çon në divorce çiftet. Shikoni shëndetësinë, shikoni Spitalin e Lushnjes, ku ilaçet duhet ti blesh te farmacia përballë, sepse spitali s’ka vetë. Njerëzit kanë marrë kredi për tu kuruar nga Covid-19, pasi nuk e përballojnë dot kostot.
Ku është shpërblimi për Covid-19? Shikoni arsimin, po ashtu në ditët më të zeza të tij, kemi shkolla me 750 nxënës që nuk kanë as banjë. Degët nëpër universitete po mbyllen. 3.2 mln euro për fermerët janë turp për bujqësinë. Me ato lekët, mund t’u jepni vetëm sufllaqe kur të qajnë për produktet që hedhin ne kanal.’- tha Korreshi.
-
VIDEO
Do i bashkoheni Berishës sot në protestë? Bardhi për Report Tv: PD nuk e ka thirrur, pse u kujtua tani kur Vuçiç ka ardhur disa herë në Tiranë?
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thënë se Sali Berisha e ka protestën e sotme kundër vizitës së Vuçiçit edhe pse është munduar të gjejë arsye të tjera. Bardhi tha se PD nuk ka thirrur protestë.
"Berisha ka paralajmëruar më parë një protestë kundër vizitës së Vuçiçit, presidentit serb i cili mbërrin në Tiranë. Një ditë më parë shtoi inceneratorët, sot ka shtuar 4 të tjera. Unë kam bindjen që demokratët që i shtohen hallet minutë pas minute duan largimin një orë e më parë të regjimit të Edi Ramës. PD nuk ka thirrur protestë. Berisha ka thirrur një protestë për Vuçiçin, që nuk është hera e parë që vjen në Tiranë. Demokratët të mos ç'fokusohen nga beteja që kanë me regjimin e Edi Ramës", tha Bardhi.
-
VIDEO
Kuvendi i 18 dhjetorit, PD do të bëjë publike emrat e 5004 delegatëve! Bardhi: Në referendumin e Berishës votuan drejtues të LSI dhe drejtorë të Ramës
Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, e thirrur Lulzim Bashës u raportua se pjesëmarrja arriti në 5004 delegatë, me një kuorum prej 65% përqindësh.
-
VIDEO
Rama: Nga janari, shteti i merr në mbrojtje fëmijët prindit që humb jetën në krye të detyrës, financim deri 25 vjeç! Basha: 'Drejtësia e re', garanci që 'Trekëndëshi i Bermudës' nuk preket
Nga janari i vitit 2022, shteti do të marrë në mbrojtje dhe do të financojë deri në moshën 25-vjeçare, të gjithë fëmijët, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye të detyrës. Kështu tha nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama, i cili tha se ‘Fëmijë në kujdesin e Republikës' materializon një qasje të vazhdueshme të kësaj shumice në raport me ata që ndjehen më të dobët se i përkasin kategorive vulnerabël.
-
VIDEO
Bardhi: Më 11 dhjetor Berisha i mori 'delegatë' Jozefina Topallit dhe Tom Doshit
Gazent Bardhi tha se Berisha nuk i ka pasur delgatët në Kuvendin e 11 dhjetorit, por ka marrë kandidatë nga partia e Jozefina Topallit dhe ajo e Tom Doshit për të plotësuar numrat.
"Ajo që kujtoj unë dhe që për fat t keq është harruar ditët ku u mbyllën firmat në kasafortën e Palokës, juve ju kujtua që do lexoheshin emrat në kuvend, dhe do të bëhej një prezantim me prezencë e çdo pjesëmarrësi në tubimin e 11 dhjetorit. Kjo nuk ndodhi, madje ndodhi për herë të parë në 31 vite që nuk u lejuan gazetarë, ata u nxorën jashtë. Nuk ka ndodhu kurrë në asnjë rast, media ka të drejtë të jetë prezent në çfarëdo lloj tubimi. Në vend të transparencës u kyçën dyert. Po të kishin pasur mundësi iu kishin kyçur edhej uve në kasafortë siç u kyçën letrat. Institucionet janë ata që garantojnë trsanparencën, prandaj jemi këtu. Tek ne në sytë e medias votohet, berisha deklaronte që është mbushur salla me punonjës të administratës dhe pas një ore ky mashtrim publik u rrëzua me transparencën që bëri komisioni i votimit. Kandidatë të Jozefina Topallit të ulur si delegatë, apo të partisë së Tom Doshit të ulur si delegatë. Ne nuk kemi ndërmend të merremi me asnjë njeri që bën tubime", tha Bardhi.
-
VIDEO
'Maja e piramidës nuk preket', Duma -mazhorancës: Mos u fshihni pas Foltores sonë, ne do e zgjidhim
Deputetja e partisë Demokratike Grida Duma, nga foltorja e Kuvendit i kërkoi mazhorancës që mos të merret me foltoren e Partisë Demokratike, pasi kjo është një çështje që do ta zgjidhin. Do ta zgjidhin sipas Dumës, sepse është çështje më e madhe se PD, për të ndaluar aty ku jo doni ta kaloni duke u hedhur hi shqiptarëve.
‘Në këtë foltore duhet të tregojmë realitetin. Shifrat tuaja s’u thonë asgjë shqiptarëve. Ju vini këtu dhe sa herë gjendeni keq te kjo foltorja këtu thërrisni foltoren tonë atje. Sa herë mbushet oborri para Kuvendit nga fermerët, ju mbushni foltoren atje. Ça thu mor burr, profesor ti ëë.. shkoni shihni te oborri juaj, pantomima. Juve thoni se SPAK apo drejtësia s’ka asnjë të proceduar apo dënuar nga qeverisja e djathtë. Ky SPAK që kapi inceneratorët mos na e bëri ne favor se e kishim ne drejtësinë në dorë, apo çështja është më e thellë se kaq. Foltoren tonë oborrin tonë ne do e zgjidhin, edhe kur fërkoni barkun se ju vjen mirë, ne do e zgjidhim, nuk do e zgjidhim për PD ,por për Shqipërinë sepse është çështje më e madhe se PD, për të ndaluar aty ku jo doni ta kaloni duke u hedhur hi shqiptarëve. Maja e piramidës nuk preket dhe kokat e turkut hidhen gjatë gjithë kohës, mesazhi është se ata që kalojnë këtej e andej t’i hedhim t’i bëjmë leckë dhe t’i dënojmë.’- tha Duma.
-
VIDEO
‘Open Balkan’/ Gazetari Rexha: Rama do kujdeset që vizita e Vuçiçit të kalojë pa incidente! Analisti Spahiu: Protestë personale e Berishës, do të fitojë pikë para SHBA-së
Takimi që do të zhvillohet në Tiranë në kuadër të nismës së ‘Open Balkan’, mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka ngjallur reagime edhe në Kosovë
-
VIDEO
Kuvend/ Mërzitet Spaho, mesazh Spiropalit: Pse na përmend 'Foltoren', Bashën bëj sikur e sulmon me forma të tjera
Në Kuvend, kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe ministrja Elisa Spiropali debatuan mes njëri-tjetrit me akuza të shumta, teksa në disa raste Spiropali përmendi 'Foltoren'. Kjo e mërziti deputetin Edmond Spaho, i cili i është bashkuar Berishës. Ai mori fjalën dhe i tha Spiropalit që të mos merrej me foltoren.
"Nëse doni të sulmoni njëri-tjetrin gjeni forma të tjerra. E kuptoj frikën nga foltorja se po ju vjen fundit. Prisni se do ta shikoni.
-
VIDEO
Spiropali-Bashës: PD e ka humbur legjitimitetin, nuk meriton replikë nga shumica! I përgjigjet kryedemokrati: Më 25 prill shqiptarët ju shkarkuan
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka replikuar me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, teksa në Kuvend po diskutohet për pr.ligji për statusin e “Fëmijëve nën kujdesin e Republikës. Spiropali drejtua Bashës, duke i thënë se e ka humbur mundësinë dhe privilegjin për replikë nga ana e shumicës, pasi vetë PD është në kushtet e humbjes së legjitimitetit.
“E keni futur opozitën në vallen e marrëzisë. Në kushtet e humbjes së legjitimitetit të të gjithë PD-së dhe kacafytjes mes dy hijeve, ju Basha e keni humbur mundësinë e një replike nga kjo shumicë. Duke iu lënë na avazin tuaj, unë po kthehem te një hero i vërtetë. Sot ne propozojmë pr.ligjin për statusin “Fëmijë nën kujdesin e Republikës”, për të mbështetur fëmijët e atyre prindërve, që kanë humbur jetën në krye të detyrës. Nuk ka mbështetje materiale që të mbushë zbrazëtinë e atyre fëmijëve, por detyra e shtetit është që fëmijët e dëshmorëve që japin jetën në krye të detyrës të mos mbeten vetëm, por të ndjehen të mbështetur për të hyrë në rrugën e jetës së tyre. Synimi ynë është t’iu ofrojmë përkujdesjen e shtetit fëmijëve të policëve, mjekëve, infermierëve, dëshmorëve të atdheut.”, tha Spiropali.
Nga ana tjetër kreu i PD-së i ëhstë përgjigjur duke e akuzuar për masakrën zgjedhore.
‘Legjitimin nuk ta japin milionat e grabitura në Dogana, legjitimitetin nuk ta jep as vota e blerë, as nuk grata e shba. Legjitimiteti duhet të burojë nga qytetarët. Dhe hapi i parë është që të kemi një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor. Dhë më 25 prill shqiptarët ju shkarkuan.’- tha Basha.