-
VIDEO
Rama mbledh rektorët në universitetin 'Aleksandër Moisiu' në Durrës, në fokus ndërkombëtarzimi i universiteteve dhe buxheti për arsimin e lartë
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e radhës të Komitetit të përbashket të Politikave te Arsimit te Larte me rektorët në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durres.
Në mbledhje u diskutua për ecurinë e ndërkombëtarizimit të universiteteve, në kuadër të të cilit janë nënshkruar së fundmi rreth 20 marrëveshje të reja bashkëpunimi dhe janë në proces 30 marrëveshje me universitete prestigjioze ndërkombëtare.
-
VIDEO
'Si t'ia bëj se më kërcënon'/ Berisha tregon bisedën me Bashën në zyrë: Thuaj ambasadores mos u bëj qesharake
Në ‘Foltoren’ e Pogradecit, Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar një bisedë me Lulzim Bashën, para se ky i fundit ta shpallte përjashtonte nga grupi parlamentar të PD-së.
“Nuk hyja dot në garë se do dilnin se hyri në garë se ndodhi këto, jo sepse unë e zgjidhja vetë. Pati një debat te sovranitetit dhe më vjen se ‘s’i t’ia bëj se ambasadorja kërcënon’. I thashë dëgjo Lulzim ‘thuaj mos u bëj qesharake me kërcënimet, nuk pyet Sali Berisha për kërcënimet e askujt, nuk kërcënoj njeri, s’më kërcënon dot njeri, mandati kurrë nuk do mundet ndonjëherë të mund të diktojë dikush përveç zgjedhësve të vendit”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Isha në dijeni që Basha punonte me Ramën për projektin e George Soros
Sali Berisha nga Pogradeci është shprehur se ka qenë në dijeni që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama për projektin e miliarderit amerikan George Soros, për të cilin fajëson se ka qenë ky i fundit që ka ndërhyrë për ta shpallur 'Non Grata'.
-
VIDEO
Lamallari në Report Tv: Në 1 muaj, 10 mijë gjoba për shoferët nga makina inteligjente! 1179 policë përfitojnë rritje page! Operacioni 'Bregdeti Ynë' do vijojë pa afat
TIRANË- Në një muaj, makina inteligjente ka vendosur 10 mijë gjoba, që vënë në dukje se drejtuesit e automjeteve për fat të keq, në një pjesë të konsiderueshme nuk i zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, e që bëhen shkak për aksidente rrugore. Ka qenë zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari që ka bërë të ditur shifrat në studion e Report Tv, teksa vuri theksin në të mirat që sjellë kjo makinë inteligjente.
“Në 1 muaj, 10 mijë gjoba nga makinat inteligjente, nuk do kemi më bezdisje telefonata orë e parë orë, për ndërhyrje, ata duhet të mendohen mirë që i kërkohen dikujt për paligjshmëri”, tha Lamallari.
-
VIDEO
Berisha nga Pogradeci: Nesër do të dorëzoj 4200 firma të Kuvendit Kombëtar, festë e madhe për rikthimin e PD-së
Sali Berisha ka vijuar sot 'Foltoren', e tij në qytetin e Pogradecit. Ish-kreu i PD-së tha se nesër do të dorëzoj 4200 firma në Kuvendin Kombëtar.
'Nesër do të dorëzoj 4200 firma të Kuvendit Kombëtar! I them kryetarit pa parti përkulu, sepse 4200 kanë firmosur, do të vijnë në atë Kuvend 10 mijë anëtarë të tjerë. Do jetë festa më e madhe e Partisë Demokratike. Do jetë rikthimi i saj i plotë.'- tha Berisha.
-
VIDEO
Rama publikon fotot: Nis puna për Hekurudhën e re Tiranë - Durrës me largimin e shinave të vjetra
TIRANË- Prej pak ditësh ka nisur puna për ndërtimin e Hekurudhës së re Tiranë-Durrës, teksa kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet. Puna ka nisur me largimin e shinave të vjetra. Teksa ky investim do të bëjë që drejt qytetit bregdetar do të shkohet për 22 minuta, e ndërsa do të shkurtohet edhe rruga për në Rinas, e cila do të bëhet për 12 minuta.
-
VIDEO
U gjobit me 400 mijë lekë, qytetari denoncon inspektorët e AKU Fier në Njësinë Antikorrupsion! Ministri i Drejtësisë: Shushunjat që fryhen me vulën e shtetit do ndiqen nga SPAK
Qytetarët që do të përballen me abuzime nga zyrtarë të administratës shtetërore tashmë mund t'i denoncojnë ata nëpërmjet fakteve në Njësinë Antikorrupsion. Kjo njësi ka nisur procesin publik të denoncimeve në SPAK, për t'i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve në administratën publike.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja denoncoi një rast të inspektorëve të AKU në Fier, të cilët i kishin vunë gjobë pa të drejtë një subjekti, pronari i të cilit i denoncoi në njësinë AntiKorrupsion. Report tv mësoi se qytetari në Fier që kishte në pronësi një dbiznes fruta-perime, është gjobitur me 400 mijë lekë pa dijeninë e tij. Sipas qytetarit më datë 14 shtator inspektorët e AKU kanë vajtur pa mjet identifikimi dhe i kishin kërkuar lekë, por ai nuk kishte pranuar. Më pas më datë 15 shtator, pa dijeni e qytetari ata i kishin vendosur gjobë prej 400 mijë lekësh, që është bërë dhe shkak që qytetari ta denoncojë rastin në njësinë Anti-Korrupsion.
-
VIDEO
Debate te Komisioni i Shëndetësisë/ Manastirliu: Buxheti i vitit 2022 do të rrisë ndihmën ekonomike, 450 mijë qytetarë do përfitojnë nga rimbursimi i barnave! Duma: Fol me shifra konkrete
Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë u shoqërua me debate teksa ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se falë reformës që kanë ndërmarrë në vitin 2018 dhe sistemit të ri për mbrojtjen sociale, ndihma ekonomike ju shkon atyre që kanë më shumë nevojë. Ajo bëri me dije se buxheti i vitit 2022, për të cilin janë mbledhur, do të rrisë ndihmën ekonomike ku tregoi dhe kategoritë e caktuara se si do përfitojnë.
Nga Partia Demokratike u kërkua që ministrja e Shëndetësisë të fliste me shifra konkrete, kryetarja e komisionit Albana Vokshi i kërkoi Manastirliut t'i përgjigjej pyetjes.
-
VIDEO
Komisioni i Ligjeve/ Veliaj kërkon 'ndihmë' për të shpëtuar sektorin e transportit publik: Bashkia 1 mln dollarë subvencion! Të heqim TVSH e biletës që mos rritet çmimi
Kur jemi 1 muaj larg miratimit të buxhetit të vitit 2022 nga ligjvënësit, palët e interesit janë duke u paraqitur në komisionet parlamentare për të parashtruar kërkesat e tyre. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se sektori i transportit publik është në prag të kolapsit, ndikuar edhe nga rritja e çmimit të karburanteve. Veliaj kërkoi 'ndihmë' për të shpëtuar këtë sektor, teksa dha edhe disa propozime. Veliaj tha se Bashkia do të subvencionojë 1 milion dollarë për të shpëtuar këtë sektor, por theksoi se të gjitha palët duhet të mbajnë pjesën e 'barrës' që i takon.
"Kemi një paketë që të bëhet i menaxhueshëm i industrisë së transporti publik që sot është në prag të kolapsit. Bashkia është përgatitur të bëjë subvencion 1 mln dollarë për të shpëtuar transportin publik, por duhet që secili të bëjë pjesën e vet të barrës", tha Veliaj.
-
VIDEO
Ndryshimet kushtetuese, mblidhet Këshilli i Legjislacionit! Ekspertët dhe akademikët pro shtyrjes së afateve të KPK: Mungesa e ndërkombëtarëve cenon besueshmërinë
Opozita për të tretën herë ka bojkotuar mbledhjen Këshillit të Legjislacionit që po diskuton propozimin e Partisë Socialiste për ndryshime kushtetuese zgjatjen e afateve të vettingut. Pavarësisht mungesës së opozitës, maxhoranca ka vijuar me mbledhjen duke dëgjuar ekspertët.
Juristi dhe pedagogu, Fabjan Topollaj, tha se me kalimin procesit nga KPK në KLGJ e KLP cenohet besueshmëria e procesit. Sipas tij mungesa e rolit të ONM-së në këtë proces në një rast kur të gjithë procesin e marrin organet qeverisëse të sistemit të drejtësisë e bën atë më të pabesueshëm në sytë e publikut.
-
VIDEO
Buxheti për policinë/ Rama: Zero tolerancë për krimet mjedisore, ju jeni përgjegjës kur s'reagoni! Kamera inteligjente, heqim nga rruga patrullat! Nano: Buxheti, rritje me 81%
I prerë u tregua kryeministri Edi Rama me Policinë e Shtetit, duke i kërkuar që të tregojnë zero tolerancë për krimet mjedisore. Nga Parku Olimpik në Tiranë, ku prezantoi buxhetin 2022 për Ministrinë e Brendshme, sëbashku me ministrin Çuçi, Rama u shpreh se për t'i dhënë fund njëherë e mirë abuzimeve, do hiqen patrullat dhe territori do të monitorohet nga kamera inteligjente.
-
VIDEO
'Akademia e barinjve', Korreshi: Nuk e specifikuat kush do merret me dele e kush me dhi
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka komentuar me ironi Akademinë e barinjve, që u prezantua më herët nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.
"Gjatë javës së kaluar kjo qeveri miratoi një ligj dhe na promovoi një akademi, vetëm nuk na specifikoi cili do të merret me dele dhe kush me dhi. Ligji i bashkëqeverisjes është si një papuçe leshi e veshur në behar, sepse rri ngushtë me normat kushtetuese. Ligji krijon problematika lidhur me disa parime kushtetuese, përkatësisht me ndarjen e pushteteve. Ky ligj, duke u maskuar, synon praktikisht vendosjen e tyre në pushtetin ekzekutiv.
Nga ana tjetër ligji krijon agjencinë dhe koordinatorët e saj, që pothuajse ndërhyjnë në funksionet kushtetuese. Ligji që miratohet me shumicë të thjeshtë bie në kundërshtim me ligjin që miratohen me shumicë të cilësuar. Po kështu jam shprehur në komision që kjo çorape leshi është e grisur, sepse kjo agjenci ka që nga viti 2017 që ekziston sipas një VKM. Rezultatet janë 183 mijë ankesa dhe 1800 zgjidhje, domethënë një dështim total. Ka bërë vetëm një vrimë në ujë dhe tregon se sa e dështuar është kjo qeveri. Kjo agjenci do të marrë në interpelancë çdo ministër. Ndërkohë që fermerët në trevën e Myzeqesë e më gjerë janë të gjithë në rrugë.
Mos e trumbetoni sikur po jepni shumë lekë për bujqësinë. Kjo është situata që ju premtoni, miratoni dhe nuk e dini as vetë se sa do të shkojë deri në fund. Thatë që do të vijoni me mbështetjen e eksporteve, por nuk keni vendosur asnjë iniciativë për eksportuesit që janë aset kombëtar dhe marrin përsipër risqe. Përpos të tjera plehrat kimike i keni dyfishuar. Mos premtoni, miratoni, por shikoni te akademia, sepse dekania ka atje vetëm kopsht zoologjik, sepse me fjalët tuaja e keni dështuar këtë sektor”, tha Korreshi.