I ftuar në ‘Kontrast’, deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka zbuluar qëllimin e vizitës në Itali dhe se sa ka kushtuar në të vërtetë fatura e kafesë, që e vuri në qendër të vëmendjes.
“Ne ishim të ftuar nga “Konrad Adenauer” në një trajtim 4 ditor, një ditë ishim në Milano se kishim takim me përfaqësues politik dhe të biznesit, pasi përfunduam punën, shkuam në një kafe, afër diellit në Piazza Duomo. Mungesa e përvojës më shtyu që ta sqaroja, e parashikova se ishte një zotëri me të shoqen që na shikonte me një farë tinëzie dhe qeshëm, se duke pirë kafe do përfundonim në lokale.