• VIDEO

    Berisha: Futemi në zgjedhjet lokale dhe fitojmë nëse nesër presidenti dekreton një datë

    Sali Berisha tha nga 'Foltorja' se nesër nëse presidenti dekreton një datë për zgjedhjet lokale në disa bashki të cilat janë pa kryetar, do të futet në zgjedhje, në logon e PD-së. Berisha madje ironizoi duke e ftuar Bashën ne ''Foltore', por tha atë nuk e lejojnë.

     
  • VIDEO

    Berisha: Pas 11 dhjetorit, fatin e tij në PD, Lulzim Basha do e përcaktojë vetë

    Sali Berisha ka deklaruar me ardhjen e tij në krye të PD, pas Kuvendit, nuk do të përjashtoj Lulzim Bashën nga PD.

    “PD nuk përjashton, gjatë historikut të saj janë larguar nga PD, por disa janë larguar vetë për arsye që i ka gjykuar të drejtat, por Lulzim Basha me gjithë damën e tmerrshme që i ka bërë PD, megjithëse është peng për faj të vetin, përsëri unë mendoj do të jetë vetë ai që do të përcaktoj vendin e tij, demokratët do të flasin me votë për Lulzim Bashën”, tha Berisha.

  • VIDEO

    Nuk i qëndroi fjalëve të tij në ‘Foltore’, Berisha justifikohet: Ma kërkuan qytetarët dhe unë e pranoj

    Sali Berisha në Foltore ka deklaruar se do të kërkojë ndryshime në statut që e ndajnë kryetarin nga pozicioni i kryeministrit, por sot ka dalë me një tjetër qëndrim. Ai tha se do të rikthehet si një kryeministër dhe pyetur pse ka shkelur deklarata e tij, Berisha u justifikua se “e kërkonin qytetarë”.

     
  • VIDEO

    'Nëse Berisha merr drejtimin, SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD', ish-kryetari i përgjigjet Yuri Kim

    Sali Berisha i ka kthyer përgjigje ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha se SHBA do të shkëpusë çdo marrëdhënie me PD-në nëse Berisha rimerr drejtimin e saj. Berisha tha se 'Foltorja' e tij ka marrë shumë përgëzime nga krahua republikan në SHBA, ndërkohë që ftoi ambasadoren që të dërgojë në gjykatë provat që ka kundër tij.

     
  • VIDEO

    Berisha i merr Bashës edhe zëdhënësen e fushatës për '25 prillin', Floriana Garo shfaqet krah ish-kryetarit

    Moderatorja Floriana Garo ishte risia e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të partisë. Por siç duket edhe Garo është rreshtuar në radhët e të pakënaqurve me Bashën, e cila sot është shfaqur krah Sali Berishës duke moderuar konferencën.

    •  
  • VIDEO

    Sot Sali Berisha do të dorëzojë 4200 firmat për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD

    Sot Sali Berisha do të dorëzojë 4200 firmat që ka mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku raporton se në sallë i janë bashkuar Në salle Oerd Bylykbashi, Arben Ristani, Flamur Noka, Aldo Bumci, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Klevis Balliu të cilët kanë qenë edhe në Foltoret e tij.

  • VIDEO

    Shefi i Shtabit të FA, Bajram Begaj: Rritja e buxhetit parashikon investim në kapacitete dhe projekte

    Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Shqiptare, tha se rritja e buxhetit për ushtrinë dhe FA parashikon investim të kapaciteteve ajrore dhe vëzhgimit ajror e detar. Më tej ai tha se rritja e buxhetit mundëson intesifikimin e procesit të modernizimit të Forcave të Armatosura duke zhvilluar kapacitetet e nevojshme.

    “Ky buxhet mundëson financimin gjatë vitit 2022 të projekteve kryesore duke filluar me projektin e bazës ajrore të Kuçovës. Pa u ndalur te të gjitha projektet, do të theksoja projektetet e përmirësimit të infrastrukturës së forcës tokësore, akademisë së FA, forcës tokësore e ajrore. Rritja e buxhetit plotëson nevojat e FA, përmbushjen e objektivave të sigurisë kombëtare, si dhe detyrimet e vendit tonë në kuadër të mbrojjtes kolektive të aleancës. Ky buxhet do të mbështesë personelin, kapacitetet, infrastrukturën e Forcave të Armatosura. Buxheti i vitit 2022 shkon në 1.75 për qind të produktit të brendshëm bruto. Do të punojmë më shumë për të treguar se e meritojmë investimin. Falenderoj kryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes.”-tha Begaj.

  • VIDEO

    Komisioni për 25 prillin/ Alibeaj paralajmëron kallëzim në SPAK: Asnjë institucion nuk ka kthyer përgjigje! PS: S'është e qëllimshme, është informacion voluminoz

    TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor për 25 prillin nuk prodhoi asnjë vendimmarrje, kjo sepse asnjë prej institucioneve që u ishte kërkuar informacion nga opozita nuk kishte kthyer një përgjigje. Kjo për opozitën, e më konkretisht për kryetarin e këtij Komisioni, Enkelejd Alibeaj është një taktikë e mazhorancës për të zvarritur hetimet, për këtë arsye ai paralajmëroi të gjithë drejtorët se nëse nuk kthejnë përgjigje brenda afateve të përcaktuar do të kallëzohen penalisht.

  • VIDEO

    Rama: Do përmirësojmë akademinë ushtarake, të bëhemi model dhe pikë referimi për të rinjtë

    Gjatë prezantimit të 'Buxhetit 2022' për Ministrinë e Mbrojtjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura duhet të jetë një model në çdo pikëpamje ndërsa shtoi se do të ndërtohet një akademi ushtarake që të jetë model cilësie dhe pikë referimi për të rinjtë. Sakaq, Rama deklaroi se në vitin 2022 do të fillojë megaprojekti me disa faza.

     
  • VIDEO

    Buxheti 2022 për Mbrojtjen, Rama para Forcave të Armatosura: Vitin e ardhshëm do të rriten sërish pagat! Ministri: Është 32% më i lartë se i këtij viti

    Rritja e pagave me 30% e të gjithë ushtarakëve në vitin 2022 është rritja më e madhe e parë ndonjëherë në vend. Kështu tha gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes kryeministri Edi Rama para Forcave të Armatosura, nga ku ka premtuar se edhe vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje pagash për to. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria do ketë paga më të larta për këtë sektor dhe nuk do të qëndrojë në fund të listës së vendeve të NATO-s.

  • VIDEO

    Gjylameti-Alibeajt: Na humbët durimin! S'jemi këtu për kërcënime, por për të hetuar! Po na bindni se s’keni ndërmend të hetoni 25 prillin, por bëni ‘me demek’

    Paralajmërimin e kryetarit të Komisionit hetimor për 25 prillin, se do kallëzojë penalisht drejtuesit e institucioneve që nuk kanë kthyer një përgjigje, deputetja socialiste Blerina Gjylameti tha se nuk është aspak e drejtë. Ajo shtoi se kjo është një tregues se PD nuk do të hetojë 25 prillin.

     
  • VIDEO

    'Oh, kjo është zyra jote', kryeministri holandez mahnitet si Rama i kthen vizatimet në letër murale: Vazhdo kështu, je i veçantë

    TIRANË- Zyra e kryeministrit Edi Rama duket se i ka lënë një mbresë të veçantë homologut të tij francez, Mark Rutte, i cili është ndalur për vizitë edhe në ambientin e punës së Ramës.

    Rama i  ka treguar homologut të tij çdo detaj në zyrë, nga pikturat që ai pikturon e më pas i kthen në letër murale, kravatat e bëra nga vetë Rama, një bust të Lincoln që lexon 'Twitter'-in e Donald Trump, portreti i Ismail Qemalit e një letër nga Papa Francesku.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv