-
VIDEO
Rama bisedë me nxënësit dhe studentët në Shkodër: Drejtohuni drejt teknologjisë, sportit, artit dhe zejeve! E ardhmja nuk është vetëm puna në shtet
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me nxënësit dhe studentët në Shkodër për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë (2022-2029). Teksa të rinjtë e kanë vendosur theksin e shqetësimeve të tyre të mungesa e bursave apo mungesa e tregut të punës, Rama ka folur për zhvillimin e teknologjisë si një ndër prioritete e sistemit arsimor, pasi tregu i punë krijon mundësi më të mëdha në këtë fushë.
-
VIDEO
Mbarimi i afatit të vettingut, Xhafaj: Kushtetuta ka parashikuar zgjidhjen në rast mos dakordësie me opozitën
Xhafaj, një nga hartuesit kryesor të Reformës në Drejtësi tha në Report Tv, se kjo reformë është në rrugën e duhur, por problem mbeten plotësimi i vakancave të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të shkakura nga vettingu. Teksa u ndal tek debati për zgjatjen e mandatit të KPK-së, Xhafaj tha se mazhoranca mbështet këtë alternativë, por kushtetuta ka parashikuar edhe zgjidhjen. Sipas Xhafajt, ku KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP dhe KLGJ-së, pos sipas tij mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.
-
VIDEO
Xhafaj: Përplasja Berisha-Basha po dobëson rolin e opozitës në parlament! Paketa për përballimin e rritjes së çmimit të energjisë: Jep garanci pozitive, por nuk është e mjaftueshme
Përplasja Berisha-Basha është një humbje për opozitën dhe rolin e saj në parlament. Kështu tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj, në studion e Report Tv, ku theksoi se kjo 'luftë foltoresh' mes tyre do të dobësoj akoma më shumë opozitën. Kjo opozitë e përçarë, tha Xhafaj, nuk jep as shpresë për të pasur bashkëpunim.
-
VIDEO
Noka akuza Bashës: E quajti anëtarësinë e PD 'llum'! Partia po shkon në zgrip, ka konfirmuar se i intereson vetëm fati i karriges
Deputeti i PD-së, Flamur Noka nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, ku edhe njëherë tha se i ka kërkuar të marrë përgjegjësi pasi partia po shkon në zgrip. Në përfundim të mbledhjes të grupit parlamentar të PD, Noka theksoi se Basha ka bërë të qartë se për të është më i shtrenjtë fati i 'karriges' sesa ai partisë.
Ndërsa u ndal në debatet e mbledhjen e Kryesisë së Grupit mbrëmjen e djeshme, Noka tha se Basha i bëri poshtërimin e radhës anëtarësisë dhe elektoratit të PD duke e quajtur ‘llum’.
-
VIDEO
Basha: Vendi nuk po kalon krizë energjetike por krizë korrupsioni! 'Bechetti'? Kushtetuta është shumë e qartë për komisionet hetimore
Nga Selia e PD, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e Partisë Demokratike se është e vendosur për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen "Becchetti", duke iu përgjigjur kështu Partisë Socialiste e cila e konsideroi si jo në interes të Shqipërisë.
"Kushtetuta është shumë e qartë për komisionet hetimore. Shqiptarëve tani kanë filluar t'i merren 120 milionë euro. Kështu që Kushtetuta e thotë shumë qartë për miratimin e komisioneve hetimore", tha Basha.
-
VIDEO
'Lufta' brenda PD/ Bejko: Berisha po bën një puç brenda partisë, bashkë me ndjekësit e tij po mashtron anëtarësinë! Basha del së shpejti me një platformë për të ardhmen
Sali Berisha është duke bërë një puç brenda Partisë Demokratike. Akuza e fortë është bërë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko në një intervistë të dhënë në Report Tv. Bejko akuzon gjithashtu Berishën dhe ndjekësit e tij se mashtrojnë anëtarët e PD-së kur i kërkojnë që të firmosin formularin. Sipas tij "Berisha thotë që pas meje lë të bëhet qameti. As nuk do t'ia fare për Partinë Demokratike. Kaq e ka merakun ai"
-
VIDEO
Basha debat me Bylykbashin në mbledhjen e kryesisë së grupit: Ke ofertë për çështjen e vetingut? I 'kthehet' edhe Nokës: Qeverisja e PD ka patur pjesën e vet të mirë dhe llumin
Akuzat e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi për një pazar ndërmjet kryetarit të PD-së Lulzim Basha si dhe kryeministrit Edi Rama për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut në këmbim të ndryshimit të Reformës Territoriale me shtimin e disa bashkive në hartë, kanë sjellë debate të forta në mbledhje e kryesisë së grupit parlamentar të PD-së
-
VIDEO
Gjirokastër, ngrihet task-forcë për trashëgiminë kulturore
Monumentet kulturore të Gjirokastrës do të jenë prioritet i ministrisë së Kulturës edhe në këtë katër vjeçar. Ministrja Elva Margariti njoftoi ngritjen e një Task-Force ndërinstitucionale, si një përkujdesje më shumë për këtë zonë. Task Forca synon rijetëzimin dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe vendosjen e tyre në shërbim të zhvillimit të turizmit.
‘Jemi këtu për fazën e parë të ngritjes së këtij projekti, të hartimit të projekteve për problematikat e ndryshme, të kemi një listë paraprake që nismat tona t’i shtrijmë përtej ministrisë. Ne do të kemi mundësi që punimet ti fillojmë në janar në mënyrë masive.’- tha Margariti.
-
VIDEO
Plani i qeverisë për krizën energjetike, PD: Po keqmenaxhohen fondet publike dhe taksat e shqiptarëve, do bëjmë kallëzim në SPAK
Partia Demokratike thotë se në vendin tonë nuk ka një krizë energjetike, por është një krizë e manaxhimit të fondeve publike, burimeve natyrore dhe nga korrupsioni. Në një deklaratë për mediat nënkryetarja e komisionit parlamentar të Ekonomisë, Sorina Koti, teksa ka publikuar shifrat thotë se shqiptarët po vidhen dhe se qeveria po gënjen shqiptarët.
-
VIDEO
Rama për televizionin publik spanjoll: Integrimi i Ballkanit nuk ka më lidhje vetëm me punën tonë, ne vijojmë modernizimin! Kosova, asnjë lidhje me problemet indipendentiste të Spanjës
"Nuk është më shumë se çfarë bëjmë ne por si vendosin të tjerët". Kështu i është përgjigjur Kryeministri Rama pyetjes së bërë nga Radio Televizionii e Spanjës, televizioni publik RTVE, se si po ecën Ballkani Perëndimor në rrugën drejt integrimit.
Rama ka thënë se vendet e Ballkanit kanë ende shumë punë për të bërë por kanë nevojë të hedhin hapa përpara në procesin integrues drejt BE-së.
-
VIDEO
Plani me 3 pika për emergjencën energjetike, Duma: Rama e faktoi që është krizë e korrupsionit! SPAK të nisë urgjent hetimet
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se ajo që Rama e quan krizë energjetike është krizë e korrupsionit dhe e keqmenaxhimit. Në një dalje për mediat, ajo analizoi planin me 3 pika të qeverisë Rama, sipas së cilës “i dha leje”OSHE dhe KESH që të vazjdojnë tenderat korrptiv, e ndërsa i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet.
-
VIDEO
Ambasadori në Tiranë vishet si James Bond: S’të jepet shpesh kjo mundësi
TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri Alastair King-Smith është shndërruar në një James Bond. Sot ai ka publikuar pamje, ku duket se për pak kohë ka “zhveshur” kostumin e diplomatit, për t’u ndjerë për disa minuta si agjent i 007.
Një gjë e tillë nuk është shumë e shpeshtë dhe këtë e pranon dhe vetë ambasadori.