-
VIDEO
Topi: Mes Bashës dhe Berishës ka mbaruar gjithçka, por po ruajnë njëri tjetrit se kanë qenë bashkë kudo, si marrëveshja e detit apo 21 janari
Bamir Topi, “Foltoren” e Sali Berishës e ka konsideruar si një betejë e ish-kryeministrit për interesa personale. Në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Topi tha se Berisha dhe Basha tashmë i kanë “larë duart me njëri-tjetrin”, por “kursehen” në akuzat që ato bëjnë, kjo pasi kanë qenë bashkë në çdo akt. Një nga ato rastet, është edhe 21 janari, shtoi Topi.
-
VIDEO
Berisha del zbuluar, si e ndryshoi mendimin për djegien e mandateve pasi Basha e përjashtoi nga grupi i PD-së! Çfarë thoshte para 6 muajsh e çfarë thotë tani
TIRANË- Sali Berisha, me lagimin nga PD-ja duket se ka ndryshuar edhe mendimet e tij, kjo për shkak të interesit personal, pasi Lulzim Basha e largoi nga grupi i PD-së.
Kjo është fakt! Mjafton për të sjellë në vëmendje deklaratën e tij, kur 6 muaj më parë ka deklaruar se ideja për të djegur mandatet ishte hedhur nga ai në tryezë, e ndërsa pas përjashtimit nga grupi, “fajin” ia ka hedhur Lulzim Bashës.
-
VIDEO
Sherri Berisha–Basha ‘ngrin’ riformatimin e strukturave të PD-së në bazë, 72 degët ende pa zgjedhje për kryetarët e rinj
Debati i brendshëm që ka mbërthyer Partinë Demokratike ka lënë pezull një sërë procesesh që priteshin të përfundonin në selinë blu, pas një faze riorganizimi që kjo e fundit u përfshi pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Lulzim Basha u rikonfirmua në krye të PD për herë të tretë, proces që u pasua nga zgjedhja e Këshillit të ri Kombëtar, e më pas e kupolës drejtuese: Kryesia e re dhe 4 nënkryetarë
-
VIDEO
Ish-anëtari i kryesisë së PD-së: Pas Nokës, Basha do përjashtojë edhe deputetë të tjerë, po vepron ‘përça e sundo’! Hoxha: Më këto lëvizje u shton adrenalinën atyre që të mbështesin Berishën
Pas shkarkimit të Flamur Nokës nga Lulzim Basha si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe paralajmërimi për përjashtim nga grupi parlamentar, edhe emra të tjerë do ta pasojnë deputetin demokrat. Kështu tha në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ish-anëtari i kryesisë së PD-së Arben Skënderi, i cili tha se edhe pjesës tjetër të grupit parlamentar që kundërshtojnë Bashën do t'u vijë radha, ndërkohë që shtoi se kryedemokrati po vepron ‘përça e sundo’. Më këtë veprim sipas tij, Basha do të tregojë forcën, pasi ndjen frikën se grupin parlamentar aktual nuk e ka pas vetes.
-
VIDEO
Situata në PD, Basha dhe Berisha, Nesturi për Report Tv: Hiq një Lul vër një Lul tjetër! Kikia: Të ishin në burg
Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike me Bashën dhe Berishën përballë njeri-tjetrit, për analistët nuk do të sjellin forcimin e opozitës sepse është betejë me mundësi të kufizuara
-
VIDEO
Situata në PD, Kadilli për Report TV: Kur Basha përjashtoi Berishën, akti më Berishist! Me këtë ritëm, çdokush që do të kundërshtoi kryedemokratin do të përjashtohet
Fatbardh Kadilli i ftuar në Report Tv për të folur lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe shkarkimin e Flamur Nokës nga pozicioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë.
Demokrati është shprehur se kryetarokracia në këtë rast nuk ishte e keqe vetëm në shkarkimin por edhe në emërimin e Nokës, pasi ajo vjen në përplasje me rregullat statutore.
-
VIDEO
Pasi u shkarkua nga Basha, Noka në krye të demokratëve në Kukës për ‘Foltoren’ e Berishës, kuksianët dalin me tupana e flamuj të PD-së
‘Foltorja’ e ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha është zhvendosur këtë të martë në Kukës, ku Berisha do të takohet me demokratët e këtij qyteti.
Dhjetëra prej tyre kanë dalë duke e pritur ish-kryeministrin, me tupana, veshje kombëtare e të PD-së, ndërkohë që në krye të anëtarëve demokratë shihet edhe deputeti i PD-së Flamur Noka, i cili i ka qëndruar besnik tureve të Berishës, që prej fillimit.
-
VIDEO
Konsorciumi turk fituese e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, PD akuza: Kishin ofertën më të lartë, 12 mln më shumë! Kallëzim në SPAK për Ballukun
Deputeti i PD-së, Helidon Bushati shprehet se konsorciumi turk ka ofruar rreth 12 milionë dollarë më shumë se oferta më e ulët. Ai akuzon qeverinë se po shpërdoron paratë e qytetarëve në një kohë kur flet për krizë, teksa thekson se PD do të bëjë kallëzim në SPAK për Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun.
-
VIDEO
Noka shkarkohet nga Komisioni i Sigurisë, demokratët sulmojnë Bashën! Spaho: Po të mblidhet litari o i mjerë! Kadilli: Opozita po degradon e zvogëlohet çdo ditë
Deputeti demokrat, Edmond Spaho shkruan se Basha po sillet si diktatori Enver Hoxha, ku pas dëbimeve duhet të fillojë me internimet duke iu referuar shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe madje e ka paralajmëruar se do ta përjashtojë edhe nga Grupi Parlamentar. Edhe demokrati Fatbardh Kadilli e ka dënuar këtë veprim të Bashës duke thënë se ky model tregon degradimin e opozitës.
-
VIDEO
Bashkëpunim me PD për 'territorialen' në shkmëbim të vettingut? PS: Ta bëjmë sa më shpejt amendamentin për ndryshimin kushtetues, të hapur për çdo propozim të opozitës
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ripërsëritur qëndrimin e mazhorancës që amendamenti kushtetues për zgjatjen e afateve të vettingut të bëhet sa më parë.
Balla tha se mazhoranca është e hapur për bashkëpunim për çdo propozim të opozitës për refortën territoriale.
-
VIDEO
Lulzim Basha, i prerë me Berishën dhe kundërshtarët në parti: PD s'mund të mbahet peng, këta po mbështesin regjimin e Ramës
Teksa dje i ka komunikuar shkarkimin nga posti i zv. kryetarit të Komisionit të Sigurisë në Kuvend, Lulzim Basha sot kishte disa akuza shumë të forta për deputetin Flamur Noka, i cili është pjesë e grupit të Berishës.
Basha tha se nuk mundet PD që ka armik Ramën të përbaltet nga sajesa, shpifje dhe devijime. Sipas tij këto janë axhenda personale që duan ta kthejnë PD-në në një bunker.
-
VIDEO
Grida Duma te ‘5 pyetjet’: Sektori i Energjisë i dështuar! Në vend që të mbushte buxhetin, po fut shtetin në borxhe
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma e konsideron sektorin e energjisë të dështuar dhe se ka nevojë për një reformë të thellë që në të ardhmen të mos ketë keqmenaxhim që të sjellin situata të tilla. Në intervistën e dhënë për “5 pyetjet nga Babaramo” për Report Tv, Duma tha se sot qeveria bleu energjinë me çmime marramendëse, në një kohë që mund të kishte menaxhuar më mirë rezervat hidrike.
Për Grida Dumën në një kohë që energjia duhet të ishte kontribuuese në buxhetin e shtetit, pasi është një nga sektorët më prodhues të Shqipërisë, në fakt po gërryen buxhetin duke marrë nga ai.