-
VIDEO
Boçi në Report Tv: Një shkollë e bërë nga fondet e BE kushton më lirë se ato nga Bashkia e Tiranës, po shqyrtojmë të kërkojmë komision hetimor për rindërtimin
TIRANË- Duket se Partia Demokratike, nuk do të ndalet vetëm me kërkesën për të ngritur Komisione për 25 prillin, inceneratorët dhe ‘Becchetti’, por do kërkojë hetime edhe për rindërtimin. Deputeti demokrat, Luçiano Boçi në studion e Report Tv tha se rindërtimi nuk duhet të jetë një punë për të cilin qeveria duhet të mburret pasi ka afera korruptive. Kjo sepse sipas tij, një shkollë e rindërtuar nga BE kushton shumë herë më pak se një shkollë e ndërtuar nga Bashkia e Tiranës.
-
VIDEO
Ngrihet Komisioni hetimor për '25 prillin' , rrëzohet komisioni për 'Becchettin'
Ngritja e komisionit hetimore për përdorimin e administratës për zgjedhjet e 25 prillit u votua me 123 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Kuvendi ka rrëzuar ngritjen e komisionit hetimor për 'Becchetti', me 46 vota pro dhe 77 kundër. Në komisionin për 'Becchetin' ka qenë vetë opozita dhe aleatët e saj që nuk e kanë votuar, duke qenë se PD ka 59 mandate në total.
-
VIDEO
‘2 satelitë në orbitë’, Këlliçi ironizon: Mos u çudisni kur Rama të dalë javës tjetër dhe të thotë se do hapim tender për ‘Rrugën e Qumështit’
Deklaratën e kryeministrit Edi Rama se brenda vitit do të çojmë në orbitë dy satelitë, 'Albania 1' dhe 'Albania 2' është komentuar me ironi nga deputeti i PD-së, Belind Këlliçi. Ai tha se javës tjetër Rama do të dalë me deklaratën se do të hapë tender për të ndërtuar rrugën e qumështit.
“Mos u çudisni kur Rama të dalë javës tjetër me deklaratën “do hapim tender që të ndërtojmë rrugën e qumështit”. Mjerimi është ulur këmbëkryq me mijëra familje qe sot nuk ushqejnë dot familjet e tyre me bukë, Ahmetaj thotë se rritja e çmimit të bukës është krejtësisht e përballueshme, duken si filma, por Edi dhe Beni, nuk janë personazhe filmash, a ka njeri më mirë në këtë vend që i njeh më mirë xhepat e qytetarëve shqiptarë kanë 8 vite që u kanë hyrë me themel xhepave të shqiptare”, tha Këlliçi.
-
VIDEO
Ngrihet Komisioni hetimor për '25 prillin' , rrëzohet komisioni për 'Becchettin'
Ngritja e komisionit hetimore për përdorimin e administratës për zgjedhjet e 25 prillit u votua me 123 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim. Kuvendi ka rrëzuar ngritjen e komisionit hetimor për 'Becchetti', me 46 vota pro dhe 77 kundër. Në komisionin për 'Becchetin' ka qenë vetë opozita dhe aleatët e saj që nuk e kanë votuar. Të dyja këto komisione hetimore janë kërkuar nga Partia Demokratike.
-
VIDEO
Tenderi i ‘Unazës së re të Tiranës’, Salianji: Fitoi oferta me 17.4 mln euro më shumë, çdo ditë kjo qeveri po prodhon skandale
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se kjo qeveri po prodhon çdo ditë skandale. Në fjalën e tij në Kuvend, Salianji u te tenderi për ‘Unazë e Re’, ku tha se ka fituar oferta me çmimin më të lartë.
“Situata e rëndë ekonomike në të cilin ndodhen qytetarët shqiptarë, tregon se për shkak të papunësisë, të mungesës së të ardhurave, mungesës së shanseve të barabarta dhe pasigurisë këto vitet e fundit, qytetarët kanë humbur besimin se cilësia e jetës së tyre do të mund të përmirësohet këtu dhe ndaj ikin.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor për Bechetti-in, Alibeaj: T’i paguajë lekët Rama, jo shqiptarët, kaq duam ne! Ka lekë ai, mjafton të shkoni në Surrel
Aksioni opozitar në këtë seancë plenare ka qenë pikërisht ngritja e një komisioni hetimor për çështjen Bechetti. Deputeti Enkelejd Alibeaj tha se me ngritjen e këtij Komisioni do të ndihmonte oër të hedhur dritë në këtë aferë korruptive, siç e quan ai.
-
VIDEO
Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për ‘Becchetti’, PS: Shkel parimin e konfidencialitetit! PD po shfrytëzohet nga palë të treta, ku e gjetët dokumentin sekret?
Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti” është në kundërshtim më ligjin, e ndërsa hodhi dyshime se PD-ja po përdoret nga palë të treta, në kurriz të interesave të Shqipërisë.
-
VIDEO
Bardhi i përgjigjet PS: Dokumenti ku u bazuam për ngritjen e Komisionit Hetimor të ‘Becchetti’ s’është konfidencial! Keni frikë nga zbardhja e kësaj afere
Në përgjigje të Taulant Ballës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se dokumenti ku është bazuar PD-ja në kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “Becchetti” nuk është konfidencial, ndryshe nga sa pretendon PS-ja. Refuzimi për ngritjen e këtij Komisoni, sipas Bardhi është tregues se si PS-ja ka shkelur ligjin.
-
VIDEO
Sot Kuvend/ Basha: Nesër padi në SPAK për korrupsionin në sektorin energjetik! Rama: Mos e kopjo atë të foltores se dukesh si personazh i qajtores, unë të konsideroj mik
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të enjte, duke nisur që nga ora 10:00 e paradites. Me debate të shumta ka nisur seanca e sotme e Kuvendi dhe shkak është bërë ulja e minutazhit për deputetët për të folur sot. Vendimin që seanca të jetë më e shkurtër për shkak të masave anti COVID opozita e ka konsideruar si tentativë për t'i mbyllur gojën.
Një debat mes Kryeministri Rama dhe kryetarit të PD-së Basha ka vijuar më pas, me akuza nga njëra anë dhe me ironi e batuta nga ana tjetër. Nisi si një debat i zakonshëm për minutazhin e diskutimit por shefi i opozitës Lulzim Basha shpërtheu ashpër kur deputeti socialist Eduart Shalsi po fliste nga foltorja
-
VIDEO
Përplasja për vendoret e 30 qershorit 2019/ Draft opinioni i 'Venecias': Kushtetuesja s'ka kompetencë shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve! Shtyrja nga Meta ishte antikushtetuese
Më 9 qershor të këtij viti, pas 9 orësh seancë në lidhje me legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 2019, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për këtë çështje dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion, ku pyetja kryesore ishte nëse e ka kompetencën e vlefshmërisë së procesit zgjedhor apo jo. Më 1 tetor Komisioni i Venecias ka përgatitur një draft, ku në thelb nënvizon se Kushtetuesja nuk e ka këtë kompetencë.
Komisioni i Venecias është i mendimit se këshilltarët dhe kryetarët e bashkive janë "funksionarë të organeve të parashikuara në Kushtetutë" në kuptimin e nenit 131 (1) e) të Kushtetutës. Megjithatë, kompetenca e Gjykatës Kushtetuese nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore. Kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetuese të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislacionin zgjedhor.
-
VIDEO
Kriza energjetike/ Basha: Rama doli si lugati! Ngatërron emrin e drejtorit të OSHEE-së
Kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend ka sulmuar Edi Ramën dhe OSHEE-në, për gjendjen energjitike në të cilën ndodhet vendi.Të dielën doli si lugat dhe tha se vendi ishte në krizë, kjo shifër e lartë do të vihet në dispozicion të OSHEE, bandës më të madhe me kryekriminelin Ardit Çela, Ardian Çela. I kanë përdorur për të blerë deri në 400 euro një votë në Pukë, e di fare mirë i zgjedhuri i kaskadës në këtë sallë. Korrupsioni dhe keqmenaxhimi kanë shkatërruar të gjithë sektorin.
-
VIDEO
Rama-Bashës: Ajo që po ndodh me PD, fundi i partisë! Të kam pikë referimi, mendoj për të mirën tënde gjithmonë
Duke iu përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, në një 'luftë' replikash në Kuvend, Rama i kërkoi Bashës që të mos 'imitojë' ish-kreun e PD-së, Sali Berishën. Ai theksoi se situata në PD dhe 'lufta' e nisur mes Bashës dhe Berishës, është fundi i një partie, situatë që, sipas Ramës, nuk e bën të ndihet mirë.
"Ajo që ndodh me ju, mua jo vetëm nuk më argëton, por është fundi i një partie e cila gjithsesi ka bërë çka bërë, por deri këtu nuk kishte shkuar, është shumë e shëmtuar ajo që ndodh. Foltoren këtu nuk e solla unë dhe nuk ke për ta dëgjuar këtu nëse nuk e sjell ti. Pse qesh? pse qeshura që të del natyrshëm ka filluar të del me shumë vështirësi këto kohë. Të kam pikë referimi, kjo dihet, mendoj për të mirën tënde gjithmonë. Foltoren e sjellë ti kur vjen këtu i fundit, gjë që e dimë sepse zgjohesh më vonë se të gjithë këtu dhe fillon një llogore fjalësh më të ulëta që mund të nxjerrë njeriu. Mos imito, hiq dorë nga imitimi i atij që këtu e quajte ustai, i yti jo i mi, sepse sa më shumë e imiton, aq më pak mund të kthesh realitet ato që sheh në ëndërr. Këto janë gjëra të ulëta. Ai ishte autori i një dosje ta fabrikuar që i ka dalë edhe rrënja e të vërtetës në lidhje me djalin tim. Ti e rimerr këtu prap dhe më tregon mua prindin dhe këta të tjerët duartrokasin. Me këto do ringrihesh? Me këto do bësh opozitën duke iu referuar ustait tënd, duke folur si ai, duke nxjerrë fjalë që është turp të mbushim televizionet me ato lloj fjalësh. Nuk fiton me këto", tha Basha.