• VIDEO

    Rritja e çmimit të energjisë, PD: Në 3 tenderat e fundit energjia u ble 9.9 mln euro mbi çmimin e bursës! S’ka krizë energjetike, por korrupsioni

    Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu tha se vetëm gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera për blerjen e energjisë eklektike, nga ku qeveri ka shpenzuar 9.9 milionë euro më shumë, pasi e ka blerë energjinë më shtrenjtë nga sa tregtohet në bursë.

  • VIDEO

    Kriza energjisë, e çmimeve dhe varfëria

     

    Në një kohë kryeministri Edi Rama ka shpallur emergjencën energjetike në vend, deputeti i PD Arbi Agalliu, thotë në Report Tv në emisionin 'Pa Protokoll', se Rama nuk ka dhënë asnjë masë, por merr propozimet e demokratëve dhe i sjell ato si të tijat. Sipas tij, kjo krizë tregon keqmenaxhimin e OSHEE, vjedhjen e korrupsionin që qeveria ka bërë.

  • VIDEO

    Rritja e çmimeve, ekspertët në 'Pa Protokoll': Shqiptarët do përballen me vështirësi të mëdha ekonomike! Deputeti i PD, Agalliu: Rama na vjedh propozimet

    Në një kohë kryeministri Edi Rama ka shpallur emergjencën energjetike në vend, deputeti i PD Arbi Agalliu, thotë në Report Tv në emisionin 'Pa Protokoll', se Rama nuk ka dhënë asnjë masë, por merr propozimet e demokratëve dhe i sjell ato si të tijat. Sipas tij, kjo krizë tregon keqmenaxhimin e OSHEE, vjedhjen e korrupsionin që qeveria ka bërë.

  • VIDEO

    Berisha: I hapur për t'u rikthyer në krye të PD! Të ngrihemi në protestë për ngritjen e çmimeve... Demokratja e vë në vështirësi, i bën 3 pyetje 'bombë', salla tenton t'i heq fjalën

    ELBASAN- Që në nisje të “Foltores”, Sali Berisha nuk e ka pranuar asnjëherë se qëllimi i kësaj nisme të tij, pas përjashtimit nga grupi, është marrja e drejtimit të Partisë, por sot si sot e ka thënë “troç” se është i hapur për një rikthim. Historia ka treguar që rikthimet kanë qenë shumë të dobishme, tha sot Berisha nga Elbasani, duke lënë të nënkuptuar se ky mund të jetë edhe rasti i tij.

    Ndonëse SHBA-ja nuk e do as në parlament, si një njeri i shpallur ‘Non Grata’ për korrupsion, Berisha vijon t’i shpallë “Luftë” Amerikës, duke zgjedhur që jo vetëm të mos tërhiqet, por të marrë edhe drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend. Sot, Berisha artikuloi shumë qartë se qëllimi i kësaj “Foltore” është largimi i Bashës dhe ardhja e tij në krye të saj, ndoshta për ta përdorur Partinë Demokratike si një “mburojë” në “luftën” me SHBA.

  • VIDEO

    Demokratja 3 pyetje ‘bombë’ Berishës te ‘Foltorja’ në Elbasan, salla e fishkëllen, tentojnë t’i ndërpresin fjalën

    Një demokratët ka vënë në vështirësi Sali Berishën. Në një kohë kur Berisha zgjodhi që të fliste për padrejtësitë e Bashës pasi ai e përjashtoi nga grupi i PD-së, ajo i ka kërkuar llogari se ku ka qenë ish-kryeministri ku nga PD-ja u larguan një e nga një emra me mesh në PD. Ajo gjithashtu e pyeti nëse kjo “Foltore” është për qëllime personale për t’i ringritur si lider, apo për të mirën e PD.

  • VIDEO

    Nikolla ‘hap dyert’ e Kuvendit: Gazetarët në seanca! Berisha pa grup parlamentar? Kryeparlamentarja: Respektoj PD-në

    Në një takim për herë të parë me gazetarët, kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla,  premtoi transparencë dhe garantoi rikthimin e tyre në sallën e parlamentit, gati 2 vjet pas shpalljes së pandemisë. Kryeparlamentarja theksoi se do të bashkëpunojë me opozitën për ligjet e rëndësishme.

    Pas afro dy viteve gazetarët morën premtimin e kryetares së parlamentit Lindita Nikolla se do të rikthehen fizikisht në sallën e kuvendit.

  • VIDEO

    Qeveria shpall gjendjen e emergjencës energjetike deri më 15 prill 2022: KESH, OST dhe OSHEE të pezullojnë investimet

    Qeveria shpalli të premten gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji elektrike, pas krizës globale. Në vendimin e këshillit të ministrave thuhet se gjendja e emergjencës do të zgjasë deri në 15 prill 2022, kur është edhe periudha që pritet të kulmojë kriza energjetike.

    Qeveria njofton ngritjen e një grupi ndërinstitucional për menaxhimin e emergjencës që drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe ka në përbërje ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, ministrin e Financave dhe Ekonomisë dhe çdo përfaqësues nga institucione të tjera, që vlerësohen të nevojshëm nga Zëvendëskryeministri.

  • VIDEO

    Basha: Taksat e qytetarëve i çojnë në parajsa fiskale, vetëm ryshfeti u kushton shqiptarëve 500 milionë euro në vit

    Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij, tha se vetë ryshfeti u kushton shqiptarëve 500 milionë euro në vit. Basha tha se Rama refuzon planin e tij me 7 pika, pasi ka një plan për të vjedhur. Basha tha më tej se taksat e qytetarëve i çojnë në parajsa fiskale.

     
  • VIDEO

    Kriza energjetike, Basha: Rama po e blenë energjinë me çmim 10 mln euro më shtrenjtë se ai në bursë! Në verë e shiti për 2 lekë

    Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama s epo blenë energjinë elektrike me çmim 10 herë më shtrenjtë se sa çmimi në bursë. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se për të njëjtën sasi energjie duhej të paguheshin 29 mln euro, por në fakt, sipas tij, janë paguar 39 mln euro. Ai po ashtu thekson se vendi nuk do të ndodhej në këtë situata të krizës së energjisë, nëse ajo nuk do të ishte shitur "për dy lekë" në verë.

    "Mjaftojnë raportimet e fundit në media për t'i çjerrë maskën me 3 tendera të tregu të lirë ku çmimi blerjes së energjisë është shumë i lartë se çmimi i bursës. Për të tre këta tendera diferenca është afro 10 mln euro. Nuk ka thatësirë, por bollëk për Edi Ramën dhe hajdutët e OSHE e KESH prej 10 mln euro të pajustifikuara mes çmimit të tregut dhe se sa e blejnë këta energjinë. Për të njëjtën sasi do paguheshin 29 mln euro, janë paguar 39 mln. Nuk duhej blerë ajo energji me këtë çmimin në këtë kohë nëse nuk do ishte shitur për dy lekë në verë energjia e kaskadës shqiptare. Pyetja që vjen është: ku shkojnë këto para? Përvoja 8 vjeçare na ka treguar se shkojnë në xhepat e zyrtarëve nga më të ulëtit te lart e më lart të një shteti që sipas raporteve të BE e SBA konsiderohet më i korruptuari në Rajon e Europë. Rama e ka zgjedhur me vetëdije këtë rrugë dhe pasojat janë se ju varfëroheni dhe një grusht personash pasurohen në mënyrë marramendëse. Një qeveri normale do kishte në qendër interesin e njerëzve, por ky pushtet ka zgjedhur interesin e këtij grushti njerëzish e të cilët ndan pushtetin politik dhe paratë e vjedhura", tha Basha.

  • VIDEO

    Nënkryetari i PD-së flet me shifra: Në Shqipëri nuk mund të flitet për krizë energjetike, KESH deri në shtator ka tejkaluar disa herë prodhimin

    Nënkryetari i Partisë Demokratike Alfred Rrushaj tha se në Shqipëri nuk mund të flitet për krizë energjetike, pasi sipas tij KESH ka tejkaluar disa herë prodhimin, duke e krahasuar të dhënat me ato të vitit të kaluar.

    “Dua ta nis duke thënë se ky vit mund të jetë çfarë do, por në Shqipëri nuk mund të flitet për krizë energjetike. Duket qartë se jemi në vit të mirë energjetike. Pra deri në shtator KESH ka tejkaluar disa herë prodhimin që ka bërë duke e krahasuar në vitin 2020. Gjatë gjithë vitit konsumohen 4.6 mld. Nëse KESH do të furnizonte të plotë kërkesën që ka konsumatori shqiptar, çmimi do të ishte 12 euro për megavat-orë. Është 21 herë më e lartë se sa çmimi është verifikuar para disa vitesh. Për periudhë shtator-dhjetor, kompanive do iu duket të paguajnë 150 mln euro. Sikur ta kishin marrë nga KESH, fatura do ishte 8 mln euro. Në çdo rast është faturë që paguhet nga qytetarët shqiptarë. Çfarë ka tjetër që ne themi se është keqmenazhim. S’ka të bëjë kriza në Kinë apo në ndonjë vend tjetër. Nëse për një moment të caktuar do të besonim atë çka thotë Rama, që nuk kishim asnjë mundësi dhe do ta shisnim atë 1.3 kilovat-orë, OSHEE a nuk duhet që ta blinte në prill apo maj, kur çmimi është më i lirë! Sot mund të jetë 220-230 në bursë çmimi. Këto janë disa shifra që flasin vetë që tregojnë abuzimin që është bërë në kompanitë publike. Aty ka një konkurrencë të fortë me njëri-tjetrin se kush gjeneron më shumë lekë. Është e paarsyeshme kjo lloj situate që ka ardhur nga keqmenaxhimi.”, tha Rushaj.

  • VIDEO

    Protesta për rritjen e çmimeve, Basha: PD nuk fshihet kur thërret tubime, e patë që ambasada korrigjoi njoftimin

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se ata nuk fshihen kur thërrasin protesta, duke i kthyer përgjigje akuzave se protesta në Tiranë për rritjen çmimeve, u organizua prej tyre. Basha përmendi edhe korrigjimin e ambasadës amerikane, që fillimisht e cilësoi si tubim të PD. Ai theksoi se demokratët kane qenë të pranishëm në protestë, por jo si politikanë, duke shtuar se ata nuk duan të politizojnë një kauzë të tillë.

    "Keni parë edhe korrigjimin e bërë në njoftimin e një ambasade. Ne kemi qenë të pranishëm, por jo si politikanë. Kur ne thërrasim protesta nuk fshihemi, kemi thirrur e do thërrasim protestat më të mëdha që ka parë ky vend, por nuk duam të biem në kurthin që politizon çdo gjë. Ky është një problem kombëtarë. Por që do të jemi aty, do i inkurajojmë e mbështesim, mos kini dyshim", tha Basha.

  • VIDEO

    Basha: 30% e karburantit hyn kontrabandë në Shqipëri, do bëjmë kallëzim në SPAK

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha gjatë një konference për mediat se 30% e karburantit në vend hyn kontrabandë në Shqipëri. Basha tha se për këtë PD, po përgatit një kallëzim penal në SPAK.

    ‘30% e karburantit hyn kontrabandë në Shqipëri! Të gjithë e dinë se është fakt. Qindra milionë eruro që nuk hyjnë në arkën e shtetit. Ku shkojnë këto para, sepse nuk shkojnë as për rroga, as për pension. Që nga dje PD ka nisur hartimin e një kallëzimi penal që do ta depozitojë në SPAK me shpresën dhe urimin që mos të përfundojë në dhomën e pluhrave.’- tha Basha.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv