-
VIDEO
Rama-deputetëve: Mos luani me nervat e zgjedhësve! Mos e fusni PS në borxhe të reja me qoka e sjellje të paligjshme
Kryeministri Edi Rama u ka dhënë një mesazh të fortë deputetëve të PS duke thënë që të sillen të përulur me fitoren e tretë dhe të mos luajnë me nervat e zgjedhësve. i tha se duhet të sigurohen që PS të mos e fusin në borxhe të reja si pasojë e ndereve të paligjshme apo qokave.
Mandati i katërt nuk ka lidhje as me emrin tim dhe me të askujt këtu. Ka lidhje me emrin e të gjithsecilit prej nesh këtu që e ka detyrim ta mbrojë PS. Ndihma më e madhe që pres prej jush është të ndiheni në borxh a herë dilni nga shtëpia, në borxh ndaj këtij populli dhe të bëni gjithçka të mundemi që në radhë të parë të mos na fusni në borxhe të reja si rezultat i sjelljeve të papërshtatshme, i ndikimeve të paligjshme, i ndereve për farefis dhe i qokave. Është shumë më e madhe dhe e fortë PS se gjithsecili prej nesh.
-
VIDEO
Mandati i tretë, Rama: Rreziku fillon nga vetë ne nëse dehemi me fitoren dhe biem në batakun e vetëpëlqimit
Kryeministri Edi Rama tha se rreziku i vërtetë i mandatit të tretë mund të jetë nga vetë PS që mund të bjerë në batakut e vetëpëlqimit nga dehja e fitores.
Rreziku fillon nga sjellja prej të dehurish me fitoren dhe rënia në batakun e vetëpëlqimit. tani për ne ka shumë më tepër mund dhe sakrifica dhe përkushtim dhe sens shërbimi ndaj të tjerëve. Këtë ka për ne sot dhe rreziku vjen nga bindja se askush nuk na mposht ne sa kohë që kemi opozita PD që ka një dhëmballë të prishur. PS ka një kundërshtar potencial shumë më të rrezikshëm se ata, jemi ne. ne mund ti bëjmë vetëm më shumë më tepër se të gjithë ata bashkë nuk e bëjmë dot. Sida e mandatit të tretë është mes nesh dhe vetvetes. Duke na dhënë mandatin e tretë zgjedhësit tanë na kanë falur shumë mërzira dhe mos të na gënjejë mendja se ata i kanë harruar atë që na kanë falur duke na dhënë votën prapë. Mos luani me nervat e zgjedhësve.
-
VIDEO
Rama: Na duhet sistem i ri i të menduarit, organizim nga lart-poshtë, jo burokracira e anëtarësimeve farsë në PS! Jemi më lart se tjerët! Të shmangim rrezikun, fitorja t’mos na zërë sytë
Kryeministri Edi Rama tha se PS i duhet një organizim tërësor nga lart poshtë edhe në aspektin përmbajtësor dhe një sistem i ri i të menduarit. Ndërsa e konsideroi PS më lart se ç’ka qenë, Rama tha se duhet që fitorja të mos ua zërë sytë e të bien në “gropë” si kundërshtarët, referuar këtu opozitës.
“Një organizim tërësor nga lart poshtë edhe në aspektin përmbajtësor. Të përfshirjes së përfaqësimit jo me dfjalë e duke bërë farsa të anëtarësimeve të reja, ku mblidhen njerëz për të dalë në televizor me mua dhe kur jetën karta anëtarësie për herë të dytë apo ku thirren familjarë. Skam asgjë me vazjat dhe djemtë e secilit prej jush e të tjerëve, por flas për mundëisn që kjo parti të bëhet parti interesi për shumë vajza dhe djem që të gjejnë këtu atë urim nxitje dhe pasioni që gjejnë kur bëjnë aktivitete të tjera sociale.
A më thotë dot njeri një gjë pse statuti i partisë vetëm është komplikuar ndërsa ne na duhet një parti me më pak rregulla dhe me më shumë aktivitete. Na duhet një sistem i ri i të menduarit dhe jemi në kohë për ta bërë sepse kemi eksperiencë por bashkë me eksperiencën vjen edhe vullneti për të sfiduar eksperiencën tënde. Nëse sot sjemi si të tjerët kjo nuk është rastësisht. Ska asnjë qëllim as peshën që i zhbën gjërat e mëdha që kemi bërë. Prandaj edhe jemi këtu, sjemi si të tjerët ne fitojmë. Por që të mos bëhemi si të tjerët që bien me këmbët e tyre në pus dhe se kuptojnë ng u erdhi e keqja duhet të shohim rreziqet. Tani jemi më lart se çkemi qenë, se sa më lart ngjitesh rënien mund ta kesh katastrofike nëse humbet kontaktin me tokën. Duhet ti hapim sytë më fort se asnjëherë. Ta shmangim rrezikun që fitorja të na i zërë sytë”.
-
VIDEO
Rama në Asamble: Partitë japin shembujt më të shëmtuar të vulgaritetit të tangërllëkut! Të mësojmë nga arritjet dhe gabimet e gjeneratës
Në Asamble kryeministri Edi Rama ka bërë “autokritikë” duke thënë se partitë politike sipas tij japin shembullin më të keq të vulgaritetit dhe tangërllikut për qytetarët. Ai tha se duhet të mësojnë nga gabimet, ndërsa nënvizoi se punësimi i të afërmëve në shtet nuk duhet të jetë kryefjalë e grupeve brenda PS.
-
VIDEO
Rama: Pas 2 zgjedhjeve të ardhshme Shqipëria arrin majën që ne kërkojmë, pastaj ua lëmë radhën brezave të ardhshëm
Edhe 2 mandate të tjera dhe Partia Socialiste do ta çojë Shqipërinë në majën që meriton. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri Rama në Asamblenë e PS-së, duke shprehur kështu qartë synimin edhe të 2 mandateve të tjera, duke thënë se pas kësaj do t'ia lërë radhën brezave të ardhshëm.
"Ai rreth të privilegjuarish, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik. Për ne është etike nëse duam një parti që merr besimin vazhdimisht të shqiptarëve. Ne kemi fatin ta shkruajmë historinë. Është jetike për ne që të ndahemi nga ajo strukturë nëse duam që Shqipëria të ketë arritur majën që ne kërkojmë pas 2 zgjedhjeve të ardhshme dhe pastaj t'ia lëmë radhën brezave të tjerë", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Detyra jonë të punojmë për mandatin e 4! Na duhet një forcë e re dhe një pasion i ri politik! Asnjëherë s'kam qenë i trazuar pas një fitoreje
Mandati i 4 është synimi i kryeministrit Edi Rama. Këtë e bëri të qartë gjatë fjalës së tij në asamblenë e PS. Ndërkaq nënvizoi se duhet një forcë e re dhe një pasion i ri politik për ta ngjitur vendin sa më lart, ndërsa nënvizoi se asnjëherë s'ka qenë më i trazuar se kaq pas një fitoreje.
“Herën e 4 do e kemi më të vështirë se të 3. Detyra jonë ndaj të gjithëve që na besuam është të bëjmë të amundurën për tja dalë të rikonformohemi përsëri pas 4 vjetësh. Miq sot do tu flas shumë hapur dhe do tu them që skam qenë asnjëherë më i trazuar pas një fitoreje politike se këtë herë. Jo se sfidat e mëparshme kanë qenë më të lehtë, por se sa më shumë gara fiton aq më shumë rrezikon të humbasësh sensin e vetëkorrigjimit.
Duhet të ngulim këmbët në tokë dhe të shtrijmë sytë sa më larg në horizont. Na duhet një forcë e re një pasion i ri politik, një kapërcim i r ii vetevetes për ta ngjitur më lart Shqipërinë. Duhet të ngulmojmë më fort se më parë në punën tonë. 5500 dyert e organizatave tonë në Shqipëri duhet të bëhen 5500 dyer të hapura mundësish për qindar mijëra njerëz për të kultivuar qytetarinë demokratike, mendimin dhe aktivizmin politik. Vullnetarizmin dhe solidaritetin social, për të debatuar tema me interes publik”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Mandati i 3-të, fitorja më e vështirë që kemi arritur
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mandatin e katër qeverisë duke thënë që PS të rikonfirmohet sërish pas 4 vitesh
PD u rikthye në qeveri me vota pasi ishte larguar 8 vite më parë mes zjarrit të një kryengritje popullore si fajtorja e madh për humbjen marramendëse të kursimeve të të gjithë shqiptareve. Një force politike pa disipline dhe pa orientim e çoroditur dhe besim humbur. U ngritëm me vështirësi duke u përpjekur të ripërtërihemi i dhe të bashkohemi dhe riorganizohemi dhe të kthehemi në krye të si një alternativë qeverisëse. Kjo na ktheu më në fund pas 8 vitesh në opozitës ishte këmbëngulja e madhe për t'ia dalë për tu forcuar dhe përmirësuar në çdo hap të një rrugë përpjetë . Arritëm të nginim një fuqi elektorale e të fuqishme duke krijuar një skuadër përfaqësuese dhe të krijojmë një frymë fituese me një program pozitiv për Shqipërinë. Fituam mandatin parë para 8 vitesh, u konfirmuan në të dytin dhe pasi asnjëherë më parë fituam për herë të tretë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi marrë. Kjo është edhe fitorja janë më e vështirë për tu fituar. Ndryshe nga sporti kur fitoren meritohen kur arrihen, në poltike fitoret meritohen vetëm pasi arrihen.
-
VIDEO
Rama 'shkrin gazit' të pranishmit në ‘Forumin Strategjik në Bled’: Ne në ballkan buzëqeshim edhe kur vuajmë! S’kërkojmë licensë për të qenë europianë
Me batuta e ka nisur kryeministri Edi Rama fjalën e tij në Formunin Strategjik të BE-së në Bled të Sllovenisë. Ndërsa mori fjalën Rama shkaktoi të qeshura duke thënë se do të sjellë pak buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë, ndërsa nënvizoi se në Ballkan, të gjithë qeshin edhe kur vuajnë, ndërsa në BE nuk ndodh kjo gjë
-
VIDEO
10 shtator, konstituohet legjislatura e re e parlamentit! Muaj me zhvillime të rëndësishme politike edhe në PS! Mblidhet asambleja, formohet kabineti i ri qeveritar
Shtatori nis me vendime të rendësishme politike në kampin e socialistëve, ku në Asamblenë e 2 Shtatorit përvec zgjedhjeve në strukturat partiake, do të dalin edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ndërkohë më datë 10 nis legjislatura e re këtij Parlamenti, ku pritet një përballje mes mazhorancës dhe opozitës.
-
VIDEO
Fituesit në Këshillin Kombëtar të PD, politologu Gjeta: Basha është kujdesur që të ketë pranë vetes besnikët e tij! Për Berishën, duhet mbaj qëndrim të qartë
‘Basha është kujdesur që të ketë pranë besnikët e tij’, kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv, politologu Altin Gjeta ku tha se kreu i PD-së nëpërmjet largimit të kritikëve nga pozita drejtuese ka zgjedhur rrugën e shkëputjes së marrëdhënies me to, dhe vijimin betejës politike me ato personalitet që kanë mbështetur teza e tij politike
-
VIDEO
Rama iu lut që të hapnin rrugën për integrimin në BE, kryeministri Bullgar: S'jemi roja që u mban te dera, varet nga meritat tuaja
Pas lutjes së kryeministrit Edi Rama që t'u hapte rrugën integrimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Bullgar,
"S'është roja që ju mban te dera, partneri dhe miku juaj i besuar, dera është e hapur, ka edhe një strategji të shkurtër dhe fitimtare dhe ne jemi të hapur, gati dhe ju ftojmë në dialog, por çelësi është në duart tuaja, varet prej jush, nga meritat tuaja dhe nga të kuptuarit që themeli i procesit të anëtarësimit mbwshtetet në vlerat evropiane dhe të fqinjësisë së mirë dhe shpresoj që ky është një hap i mirë", tha kryeministri bullgar.
-
VIDEO
Rama: BE nuk mbështet më tek idealizmi apo objektivat, por tek sondazhet
Kryeministri Edi Rama tha se BE tashmë nuk mbështet në idealizmin dhe objektivat, por nisen nga sondazhet. Sipas Ramës, kur në një vend ka një palë zgjedhje, ato dalin shumë të korruptuar, por kur zgjedhjet mbarojnë situata bëhet pozitive.