-
VIDEO
Kadilli në Report Tv: Berisha s'duhet të ishte në politikë që në 2013, imponon modelin e tij prej mefshtësisë së Bashës! Heshtja e tij po inkriminon PD në marrëdhëniet me SHBA
Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka shpërthyer ndaj Lulzim Bashës duke thënë se mefshtësia dhe heshtja e tij para kërkesë së SHBA-së për moslejimin e futjes së Berishës në Kuvend, po inkriminon marrëdhëniet e partisë me një prej aleatët më të fortë. Për të Berisha duhet të ishte larguar që prej 2013 nga politika, dhe sot Berisha po mban peng partinë lidhur me ngërçin me SHBA. Kadilli bëri të qartë se ai nuk do të heq dorë nga përgjakja për të marrë PD.
-
VIDEO
Mark Marku lë mandatin e deputetit, shpërthen në akuza ndaj Berishës e Bashës: E shndërruan PD në parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet
Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun e Lezhës. I kontaktuar nga Report TV, Marku tha se këtë vendim e mori pasi nuk është dakord me vendimet e lidershipit të PD, Lulzim Basha. Marku ka shpërthur akuza të forta jo vetëm ndaj Lulzim Bashës por edhe ndaj Sali Berishës, për të cilët thotë se e kanë shndërruar Partinë Demokratike në një parti që vetëm mbron interesat personale të tyre, ndërsa në një editoriali për gazetën Panorama, ka listuar një sërë arsyesh se pse ndërmori këtë veprim që lidhet me etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht "kryetar i partisë së Berishës".
-
VIDEO
Kulluri: Basha s'ka kurajo të largojë Berishën pas shpalljes 'Non Grata' nga SHBA, fundi i tij politik njësoj si Enver Hoxha! 'Grupimi për PD' s'do shndërrohet në parti
Partia Demokratike do të shkojë në Kuvendin e ri në shtator me Sali Berishën dhe për këtë Edvin Kulluri, anëtar i "Grupimit për PD-në", është mëse i bindur, sepse Lulzim Basha nuk ka kurajo që ta marrë një vendim për largimin e tij! Ai ka zbuluar se Basha i ka kërkuar prova ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim mbi të cilat është bazuar SHBA-ja për futjen në listën e zezë të SHBA-së, por shprehet i habitur, i surprizuar që as për këtë nuk ka guxim të flasë publikisht, por zgjedh të heshtë.
-
VIDEO
Shtatori i nxehtë politik, ‘Rama 3’ dhe rikthimi i opozitës
Me një mandat të tretë në xhep, vera po shkon e qetë për Socialistët. Por jo aq e heshtur për liderin e kësaj force dhe kryeminstrin Edi Rama, që nga vila e tij e pushimit në Dhërmi, ka ndjekur me interes zhvillimet e politikës së jashtme, herë pas here me intervista edhe për mediat ndërkombëtare, referuar çështjes së shumë përfolur të strehimit të Afganëve në Shqipëri. Por cfarë do të sjellë fillim shtatori në selinë rozë dhe në parlament?
-
VIDEO
Rama: Javën e ardhshme prezantoj qeverinë e re! Ky mandat u mbyll me nota pozitive! Turizmi dhe Arsimi, dy dikasteret me kritika
Me situatën që nuk po njeh përmirësim, Najada Çomo heq dorë nga mandati i deputetes dhe i përkushtohet misionit në spitalin Infektiv. Kryeministri Rama takim falenderues me ministrat për përfundimin me sukses të mandatit të dytë, me kritika për turizmin dhe arsimin. Javën e ardhshme, pritet të shpallet qeveria e re.
-
VIDEO
Rama kritika Klosit dhe Kushit: Pati probleme me plehrat në zonat turistike dhe administrimin e plazheve! Arsimi me problematika mungojnë aktivitetet kulturore të fëmijëve
Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për dy sektorë në veçanti atë të Turizmit dhe të Arsimit, ku tha se ka ende shumë për të bërë dhe se problematikat e dala ja vlejtën për të mbajtur shënimet për të përmirësuar ata. Rama tha se pati probleme me menaxhimin e plehrave në zonat turistike dhe administrimin e plazheve, ndërsa në fushën e arsimit tha se ka ende për të bërë si në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë. Ai u përqendrua edhe te aktivitetet kulturore të fëmijëve ku tha se duhet të fillojnë që kur janë të vegjël dhe se edukatoret duhet të paguhen njësoj si mësuesit. Këto ishin ambiciet e tij për Shqipërinë 2030.
-
VIDEO
Rama: Qeveria e re shpallet javën e ardhshme
Kryeministri Rama tha se javën e ardhshme do të shpallë qeverinë e re, ndërsa falenderoi të gjithë ministrat me të cilët ka bashkëpunuar deri më sot.
"Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju normalisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë minutë të shkojë kot. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçart që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon një kryesi efektive dhe një stol rezervash për të pasur mundësi për energjizimin e skuadrës. Ky është avantazhi jonë përballë kundërshtarëve. Ju falenderoj për këtë kohë sfiduese që kaluam së bashku që dua ta mbani parasysh edhe nëse nuk do jeni në mbledhjen e parë të qeverisë së re”, tha Rama.
-
VIDEO
'S'më shqetësojnë kritikat', Rama: Nisëm procesin 'Ballkani i Hapur', përtej mosdakordësisë me qeverinë e Kosovës do të bëjmë punë të mira
Rama foli edhe për rolin e Shqipërisë në fushën ndërkombëtare ku tha se rriti besueshmërinë dhe vlerësimin e vendit në sytë e ndërkombëtarëve ndërsa tha se nisma Ballkani i hapur është projekti që i duhet rajonit dhe se kritikat nga Tirana e Prishtina nuk e shqetësonin fare.
"Në fushën e mbrojtjes dhe punët e jashtme të këtij vendi gjatë mandati që mbyllim. Reputacioni ndërkombëtar i vendit dhe besueshmërisë nga aleatët dhe përfshirja e diasporës si asnjëherë më parë në marrëdhëniet me qeverinë dhe seriozitetin që e marrin Shqipërinë në çdo instancë ndërkombëtare nuk kanë asnjë krahasim më vitin 2013, ku sot janë shumë më lartë edhe se 2017. Kjo qeveri e mbylli mandatin me realizmin e të gjitha kushtet për negociata dhe men hapjen e një projekti të ri si një prej nismëtarëve për Ballkanin e Hapur. Polemikat për Ballkanin e Hapur dhe akuzat e hatashme ndaj qeverisë dhe ndaj meje personalisht si nga Prishtina dhe nga Tarën nuk më shqetësojnë fare. Ka shumë zjarr të ndezur për qëllime politike të ditës, por ne do vazhdojmë para dhe se kam besim se me qeverinë e Kosovës do të bëjmë plot punë të mira", tha Rama
-
VIDEO
Rama: Prioritet i Shqipërisë 2030, kthimi i trendit negativ të largimeve nga vendi! Dixhitalizim, për të goditur korrupsionin në administratë
Kthimi i të rinjve në atdhe dhe dixhitalizimi i shërbimeve për t'i dhënë fund korrupsionit në administratë, do të jenë dy nga objektivat e qeverisë Rama3. Kjo u bë me dije sot nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se ka ende shumë punë për t'u bërë në këto dy drejtime.
"Prioritet i Shqipërisë së 2030 do të jetë kthimi i trendit negativ të largimeve në raport me kthimin në atdhe. 4 portet e reja turistike, ai i Sarandës ku ka nisur puna, i Vlorës që nis në javët e ardhshme, Shëngjini që është në ende në fazën përgatitore dhe ai në Durrës, janë vetëm një nga blloqet e mëdha të programit konkret të investimeve të huaja që do na mundësojnë rritjen ekonomike. Por pa rritur më tej cilësinë e shërbimeve të shtetit për qytetarin, pa forcuar sensin e drejtësisë, zbatimin praktik të Reformës në Drejtësi, rritja e ekonomisë nuk do të mjaftojë për ta ngjitur Shqipërinë në majën ku duam. Me dixhitalizimin kemi ndërprerë ndërveprimin korruptiv mes individëve dhe personave, me dixhitalizimin e shërbimeve, që do ta çojmë në një nivel tjetër marrëdhënien mes individëve dhe shtetit dhe goditjen e korrupsionit në administratë. Dixhitalizim për të zmbrapsur kudo hijen e bakshishit e ryshfetit, duke futur shtetin në kompjuterin e qytetarit, do të jetë lajtmotivi i kësaj qeverie", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Kemi trefishuar eksportet bujqësore, në 2030 Shqipëria do jetë e parë në rajon për këto eksportet
Kryeministri Edi Rama tha se në sektorin e bujqësisë është bërë përparim i madh ku tani Shqipëria ka 3-fishuar eksportet, ndërsa në 2030 shpreson se Shqipëria do të jetë e para në rajon për eksportet bujqësore.
"I dukshëm ka qene edhe përparimi në bujqësi ku kemi mundësuar 2-fishimin e tokës që punohet. Kemi 3-fishuar eksportet bujqësore dhe kemi dalë në vendin e parë në rajon për përthithjen e fondit mbështes për bujqësinë. Në 2030 kërkojnë që Shqipëria të jetë e para në rajon për eksporte bujqësore si ato që prodhohen në tokë dhe në det", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Javën e ardhshme vendosim për qeverinë e re! Ky mandat u mbyll me nota pozitive, nisëm procesin e 'Ballkanit të Hapur'! Kritika në sektorin e turizmit dhe arsimit
Shefja e infektivit, Najada Çomo ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetes. Këtë e bëri me dije sot kryeministri Edi Rama. Në konferencën për shtyp, në përmbyllje të mandatit të dytë qeverisës, ndërsa falënderoi mjekët për punën e tyre në luftën me pandeminë, Rama vlerësoi Çomon për vendimin e saj, duke e cilësuar si përgjegjësi të lartë profesionale. Sipas Ramës, Çomo ishte kërkuar të qëndronte pranë ekipit të saj, në një kohë kur varianti Delta po përhapet masivisht në vend.
-
VIDEO
Dita e dytë e kampit të LRI në Jalë, Kryemadhi nuk duket sërish gjëkundi! Vendin 'ia zë' Kejdi Mehmetaj
Në ditën e dytë të kampit të LRI-së, sërish është vënë re mungesa e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Fjalën e ka nisur nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, por në asnjë moment, ajo nuk ka argumentuar këtë mungesë të Kryemadhit, e cila prej javësh, që pas disfatës së 25 prillit, "është zhdukur".