-
VIDEO
Ultimatumi i amerikës, Murrizi: Berisha ka një zgjidhje për hallin e vet, Basha të dorëhiqet, s’ka rrugë tjetër! Kulluri: ‘Fati’ i tij në raport me SHBA, do ketë një pasojë
E vetmja zgjidhje e kreut të PD Lulzim Basha sipas ish deputetit Myslim Murrizi është që të japë dorëheqjen nga PD, referuar këtu ultimatumit të SHBA ndaj tij për të larguar Sali Berisha nga grupi parlamentar i partisë.
Sipas Murrizit, si Basha ashtu edhe Berisha ka secili hallin e vet. Ndërsa tha se Berisha e ka një zgjidhje, për Bashën ai tha se e vetmja rrugë është të largohet nga PD.
-
VIDEO
Murrizi: Nëse do të jetë aktiv në politikë, Berisha të rikthehet të marrë PD-në
Ndërsa SHBA kërkon largimin e Sali Berishës nga Kuvendi, pasi e shpalli 'non grata', ish-deputeti Myslim Murrizi thotë se nëse Berisha do të jetë aktiv, rruga më e mirë që do të ishte të marrë kreun e PD-së. I ftuar në Repolitix, Murrizi tha se ai nuk ka pse t'i vërë fajin Lulzim Bashës.
-
VIDEO
Starton emisioni ‘Repolitix’/ Murrizi: Nikolla në krye të Kuvendit dhe largimi i Ballës nga Elbasani, pazar i Ramës me Bashën! Nëse do të jetë aktiv në politikë, Berisha të rikthehet të marrë PD-në
Ka startuar sezoni i ri i emisionit politik "Repolitix" nën drejtimin e moderatorit Denis Minga. Krijimi i qeverisë së re “Rama 3” dhe zhvillimet brenda PD janë në fokus të puntatës së parë. I ftuar në emision Myslim Murrizi tha se vendosja e Lindita Nikollës në krye të Kuvendit dhe largimi i Taulant Ballës si drejtues i qarkut të Elbasanit është pazar ndërmjet Bashës dhe Ramës
-
VIDEO
Këshilltari i Bashës, Bejko në Report Tv: Partia mund të ndahet në dysh, kreu i PD ka vetëm 2 rrugë, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen
Lulzim Basha ka vetëm 2 rrugë në situatën ku ndodhet aktualisht pas presionit amerikan për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij 'non grata' nga SHBA, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen. Qëndrimi i prerë është i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, i cili është edhe këshilltar i kreut të PDsë për pushtetin vendor. Bejko thotë që në të gjithë këtë situatë PD rrezikon të ndahet në dysh.
-
VIDEO
Dorëheqjet e pazakonta, 5 të zgjedhur nga qytetarët më 25 prill lanë mandatin pa nisur parlamenti
Ende pa nisur parlamenti i ri, 5 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit janë tërhequr nga mandati. I pari që dha dorëheqjen ishte deputeti dhe kryetari i PSD, Tom Doshi. Dorëheqjet u pasuan nga kryeparlamentari Ruci, Najada Çomo, Mark Marku dhe Lefter Koka.
-
VIDEO
Berisha 'non grata', Kadilli: Do ta mbajë fatin e PD të lidhur me të vetin, Basha po e lë partinë në udhëkryq të rrezikshëm! Kryesia dhe Grupi Parlamentar të marrin një vendim
Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i ka bërë thirrje Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të të djathtëve që të marrin në dorë 'fatet' e partisë dhe të vendosin nëse Berisha do të jetë apo jo pjesë e deputetëve. Ai thotë ish-kreu i kësaj partie kërkon ta lidhë fatin e PD me fatin e tij 'non grata' dhe se heshtja e Bashës po e lë partinë në udhëkryqe të rrezikshme politike.
-
VIDEO
Skenaret në dorën e Lulzim Bashës për 'ngrirjen' e Sali Berishës flet analisti Ylli Pata
-
VIDEO
Berisha 'non grata', Kadilli: Do ta mbajë fatin e PD të lidhur me të vetin, Basha po e le partinë në udhëkryq të rrezikshëm! Kryesia dhe Grupi Parlamentarë të marrin një vendim
Ish-anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, i ka bërë thirrje Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të të djathtëve që të marrin në dorë 'fatet' e partisë dhe të vendosin nëse Berisha do të jetë apo jo pjesë e deputetëve. Ai thotë ish-kreu i kësaj partie kërkon ta lidhë fatin e PD me fatin e tij 'non grata' dhe se heshtja e Bashës po e lë partinë në udhëkryqe të rrezikshme politike.
-
VIDEO
Avokati Beqiri në Report Tv: Dekriminalizimi s’e lejon Berishën të hyrë në parlament, po shkoi do shtojë zullumet e tij! Njerëzit urrejnë politikën konfliktuale të tij
Shkelja e këmbës së Sali Berishës në parlamentin që pritet të konstituohet më 10 shtator, për avokatin Idajet Beqiri do të ishte mbyllja edhe më e turpshme e karrierës së tij, pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA. Në një intervistë për Report Tv, Beqiri tha se ligji i dekriminalizmit e ndalon Berishën të hyjë në parlament, por nëse ai shkon në Kuvend, atëherë thjeshtë do të shtojë zullumet e vetes.
-
VIDEO
Berisha në parlament? Frrok Çupi: ‘Truri i prishur” i PD po na turpëron të gjithëve, figura më e degraduar politike në histori! PS-PD të bashkëpunojnë për kombin
Analisti Frrok Çupi tha në Report Tv se Berisha nuk duhet të lejohet të hyjë në parlament pasi në të kundërt do të njollosë PD edhe më shumë dhe do të turpërojë të gjithë kombin shqiptar. Çupi foli edhe për bashkëpunim PS-PD, në çështje me rëndësi si nisma "Ballkani i Hapur" në mënyrë që të mos lejojnë përçarjen e popullsisë nga liderë marksistë të Kosovës.
-
VIDEO
Qeveria 'Rama 3'/ Etjen Xhafaj: Ka pakënaqësi, por është normale! Politika është garë ekipi ku të gjithë duan të rreshtohen në fushë
Kryeministri Edi Rama prezanto një ditë më parë kabinetin e ri qeveritar, ku pati të konfirmuar, por edhe emra të rinj, ndërsa për Etjen Xhafajn, pati pakënaqësi mes socialistëve në ndarjen e detyrave, por shton se kjo është një gjë normale. Në studion e "Report Tv", ai u shpreh se pas asamblesë së djeshme, fryma është pozitive, ndërsa theksoi se partia është një garë mes individësh, ku të gjithë duan të rreshtohen në fushë.
-
VIDEO
Qeveri të përbashkët me Bashën? Rama nuk përjashton asgjë: Jam i gatshëm për çdo projekt, por kam 1 kusht
Pasi ka bërë publik emrat e qeverisë së re kryeministri Edi Rama i pyetur për qeveri të përbashkët me kreun e PD Lulzim Basha, u shpreh se është i gatshëm për çdo projekt për çështje të interesit kombëtar, por nënvizoi se ka një kusht.