• VIDEO

    PD mbledh Këshillin Kombëtar, pritet të votohen emrat e ekipit të ri të Bashës! Nishani zëvendësohet nga Edi Paloka! Rushaj kreu i grupit parlamentar, rikonfirmohet Gazmend Bardhi

    Lulzim Basha ka propozuar drejtuesti e rinj të partisë të cilët pritet të votohen sot pasdite në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Bie në sy propozimi i Alfred Rrushajt si kreu i grupit parlamentar, rikonfirmohet në detyrën e sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe zëvendësohet Bujar Nishani me Edi Palokën në krye të Këshillit Kombëtar

  • VIDEO

    Analisti Zaloshnja: Basha mes dy zjarreve, demokratët e duan Berishën, s'ka forcë ta përjashtojë! Do përplaset me SHBA, Kim mesazh të fortë ditën e parë të parlamentit

    Në Këshillin Kombëtar të PD analisti Eduard Zaloshnja thotë se nuk do të ketë asgjë interesante, pasi sipas tij emrat e ekipit të ri të Lulzim Bashës, do të jetë të njëjtët që janë  bërë publike 2 ditë më parë. Për Berishën, Zaloshnja thotë se Basha nuk e ka ndarë mendjen që ta përjashtojë nga grupi parlamentar, pasi nëse do të donte ta bëntë një gjë të tillë do e kishte vendosur në rendin e ditës.

  • VIDEO

    Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare në 2 shtator, Rama pritet që të shpallë emrat e qeverisë së re

    Emrat e qeverisë së re që do të drejtojë vendit në 4 vitet e ardhshme, pritet që të shpallen me datën 2 shtator. Partia Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet e 25 prillit dhe mandatin e tretë qeverisës, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, nga ku pritet që kryeministri Edi Rama të zbulojë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin. Socialistët do të mblidhen ditën e enjte në orën 10 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

  • VIDEO

    Balla dhe Spiropali pjesë e kabinetit të ri në mandatin e tretë, Rama e konfirmon: Do kemi të plotë mbështetjen për to

    Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Soclialiste Taulant Balla dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, do të vijojnë që të jenë në detyrë edhe në mandatin e tretë qeverisës të PS-së. Kështu bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me deputetët e rinj dhë të vjetër ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.

     
  • VIDEO

    'Me qeverinë e Kosovës punët s'shkojnë vaj' Rama: Duhet të jemi prezent në Prishtinë! Ballkani i Hapur, zgjedhje e drejtë që na bën të fortë në Rajon

    Në mandatin e tretë kryeministri Edi Rama tha se duhet që të synohet një qasje dhe një silësi e re në marrëdhëniet e Kuvendit të Shqipërisë me Kuvendin e Kosovës. Rama tha se duhet të jenë të pranishëm si deputet në Kuvendin e Kosovës, po ashtu ftoi edhe ato që të jenë të pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë për të ndarë ide. Rama pranoi se punët me qeverinë e Kosovës nuk shkojnë vaj, lidhur kjo dhe me mos dakordësinë për Ballkanin e Hapur, por tha se kjo nismë është një zgjedhje e drejtë për zhvillimin e vendeve dhe rajonit.

     
  • VIDEO

    Berisha 'Non Grata', Rama: PD vjen në parlament me një dhëmballë të prishur, i ka infektuar gjithë fytyrën duke e bërë të pavotueshme! Dora e bashkëpunimit e shtrirë për Bashën

    Kryeministri Edi Rama tha se PD do  të hyjë në parlament me një dhëmballë të prishur, referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha i cili është shpallur “Non Grata” nga SHBA. Kjo dhëmballë tha Rama, i ka infektuar të gjithë fytyrën PD duke e bërë atë të pavotueshme.

     
  • VIDEO

    Rama: PD s’ka nxjerrë mësime nga humbja e 5! Po shkon drejt humbjes së 6 e të 7! Prodhimi i baltës nuk ndalet

    Gjatë fjalës së tij me deputetët e rinj dhe të vjetër kryeministri Edi Rama ka thumbuar PD. Rama thotë se ajo ska zënë  mend nga humbja e 5 por po shkon drjet të 6 dhe të shtatës.

    “Nuk duket se PD-së ka nxjerrë nga humbaja e pestë. i njëti avza që mund të vazhdojë drejt humbjes së 6 dhe të shtatë rradhazi. prodhimi i baltës nuk do të ndalet. Akuzat dhe denoncimet në adresën e kujdo prej nesh që është në shënjestër skanë për të rreshtuar, por ne duhet të jemi të vëmendjshëm ndaj çdo akuze publike, as për të rënë pre e vorbullës ku për fat të keq kemi rënë për një kohë të gjatë.

  • VIDEO

    Rama ua bën të qartë socialistëve: PS nuk bëhet mburoja e atyre që ekspozohen si përfitues të paligjshëm të të mirave publike, do distancohemi

    Kryeministri Edi Rama thotë se Partia Socialiste do të distancohet ndaj kujtdo që mban në ballë logon e PS-së dhe ekspozohet si përfitues i paligjshëm i të mirave publike. PS sipas Ramës nuk do të jetë kurrë streha e dikujt që me veprimet e veta cënon PS-së.

     
  • VIDEO

    Rama me deputetët e rinj dhe deputetët e vjetër: Ruçi do vijojë të jetë në krahun tim të djathtë, askush nuk e zë dot vendin e tij

    Fjalën në takimin me deputetët e rinj dhe të vjetër kryeministri Edi Rama e ka nisur duke thënë se askush sdo ta zërë vendin e Gramoz Rucit, duke theksuar se ai do të jetë në krahun e tij të djathtë.

    “Të dashur shokë shoqe kolegë dhe kolege. Tani  që Gramozi sdo ta ketë më barrës që të mbajë fjalime para jush mësohuni që të dëgjoni më shumë nga unë adresimin shokë dhe shoqe. Uroj të keni kaluar pushime të mbara dhe të jeni kthyer me energji të reja për të nisur punën e madhe që kemi përpara në kthimin e borxhit më të madh që po pulli shqiptar i ka dhënë një force politike duke na besuar për të tretën herë privilegjin për të udhëhequr Shqipërinë. Ai do të vijojë të jetë në krahun tim të djathtë. Askujt të mos  ivijë keq askush se zë dot atë vend”, tha Rama.

  • VIDEO

    Rama me deputetët e rinj dhe të vjetër: Ruçi do jetë krahu im i djathtë! Nis puna për 2 fitore të tjera, zgjedhjet vendore të 2023 dhe ato parlamentare të 2025

    TIRANË- Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme deputetët e vjetër dhe ato të rinj të dalë pas 25 prillit në Pallatin e Brigadave. fjalën Rama e gka nsiur me Gramoz Rucin duke thënë se askush nuk do ta zërë vendin e tij.

    Në fokus janë objektivat për mandatin e tretë qeverisës, si edhe një bilanc për 4-vjeçarin që lanë pas. Takimi vjen pak ditë para se Rama të bëjë publike emrat e qeverisë së re.

  • VIDEO

    Marku lë mandatin e deputetit, Kadilli: E mirëkuptoj, por s'duhet të dorëzohej! Reflektimi i tij, reflektimi i munguar i Bashës

    Ditën e sotme Mark Marku hoqi dorë nga mandati i deputetit që fitoi në qarkun e Lezhës duke renditur si arsyet  etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së dhe mosdakodësisë së tij me vendimet e Bashës. Për Kadillin ky ishte një vendim i fortë dhe drastik të cilin e mirëkuptonte, por për të Marku nuk duhet të dorëzohej por të vijonte luftën brenda PD  për të ringritur partinë.

    Kadilli tha se ai pranon dorëheqjen vetëm nga njerëz që kanë përgjegjësi për humbjet dhe degradimin dhe Marku nuk ishte një person i tillë. Në lidhje me arsyet e renditura pse la mandatin, Kadilli tha se Marku bëri reflektimin që në fakt duhet ta kishte bëra Basha.

    "E mirëkuptojë Markun pse shkoi në një vendim të tillë drastik dhe sidomos për gjurmën dhe jehonën që krijoi brenda PD. Ky është një vendim i fortë që në thelb ekspozon një krizë të thellë besimi brenda PD dhe mungesën e lidershipit për demokratët. Reflektimi i Markut është reflektimi i munguar i Bashës. Marku u soll me bujë nga jeta publike në atë politike dhe për pak muaj largohet pasi mungon bashkëpunimi politik.  Marku nuk është përgjegjësi dhe nuk duhej të dorëzohej, unë jam për dorëheqje kur kanë përgjegjësi për humbje apo degradim të partisë. Dalja kundër nuk duhet të jetë një qëllim në vetvete, por duhet të ketë një qëllim më të madh, atë të kontributit për ndryshimin e partisë, megjithatë e mirëkuptoj vendimin e Markut", tha Kadilli.

  • VIDEO

    Mark Marku hoqi dorë nga mandati i deputetit, pritet ta marrë Elda Hoti, kandidatja e Republikanëve

    PD mori në Lezhë 4 mandate dhe me dorëheqjen e Mark Markut nga mandati, pritet që vendin e tij ta marrë Elda Hoti si më shumë e votuara në listën e deputetëve të PD-AN. Elda Hoti erdhi në listë si pjesë e koalicionit të PD, si kandidate e Partisë Republikane.

    "Mandati i ndërprerë i deputetit ose i anëtarit të këshillit të bashkisë i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike në zonën zgjedhore përkatëse, përveçse kur plotësimi i vakancës me kandidatin e radhës ul përfaqësimin e gjinisë së nënpërfaqësuar. Në këtë rast plotësimi i vakancës bëhet nga kandidati i parë në listë i gjinisë së nënpërfaqësuar pavarësisht renditjes në listë. Emrat e tjerë të asaj gjinie ngjiten në listë duke marrë renditjen e kandidatit paraardhës të së njëjtës gjini. Ky rregull nuk zbatohet kur emrat e gjinisë përkatëse kanë shteruar", thuhet në Kodin Zgjedhor.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv