• VIDEO

    'Qeveria e re', Andoni: Skeptik për emrat e rinj! Minga: Balla, goditja më e fortë e Ramës! Zaloshnja: 3 lëvizjet më të rëndësishme

    TIRANË- Figurat me përvojë politike që do të drejtojnë postet ministrore në mandatin e tretë qeverisës së PS, vlerësohen pozitvisht nga analistët. Për Report Tv, analisti  Eduart Zaloshnja shprehet se 3 janë lëvizjet më të rëndësishme politike të kryeminstrit Rama.

    Zoloshnja: Për mua 3  emërimet më të rëndësishme politike janë, Arben Ahmetaj të cilit për 8 vite iu deleguan problemet  më të rëndësishme, që unë e prisja,i dyti është Damian Gjiknuri i cili zëvendëson Taulant Ballën si sekretar i Përgjithshëm i partisë që është shumë i rëndësishëm dhe Lindita Nikolla në krye të Kuvendit të Shqipërisë.

  • VIDEO

    Ministrja Xhaçka pret homologun danez: Mbështetja e Danimarkës, provë e qartë e progresit të Shqipërisë

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur sot në një takim në Tiranë Ministrin e Jashtëm danez, Jeppe Kofod, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dy ditore në Shqipëri. Në një deklaratë për shtypin pas takimit, Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

    Ajo u shpreh se Danimarka ka qenë një nga gjyqtaret më të rrepta e më kërkuese në lidhje me progresin e Shqipërisë dhe se mbështetja e saj është provë e qartë se progresi i bërë ka qenë i prekshëm dhe bindës.

  • VIDEO

    Rama: PS nuk është partia që të gjen punë në shtet, strukturat e privilegjuara duhen larguar menjëherë! Pas 2 zgjedhjeve të ardhshme Shqipëria arrin majën që duam

    TIRANË-Nga sot Partia Socialiste ka nisur punën për mandatin e 4 qeverisës. Para socialistëve kryeministri Edi Rama para se të tregonte emrat e qeverisë "Rama 3", e cilësoi atë si një nga fitoret më të vështira por shpërblimi i besimit të tyre me punët që do të arrihen do të shihet edhe sie ardhmja për të fituar mandatin e katërt. Nga Pallati i Kongreseve Rama foli hapur jo vetëm për transformimin që PS ka bërë ndër vite duke ardhur në stadet që është sot, por shtoi se të gjithë duhet të punojnë lart për emrin e saj dhe të mos e përlyejnë atë me vendime të papërshtatshëm e të paligjshme dhe as për qoka.

  • VIDEO

    Nga Ditmir Bushati, Ilir Beqja te Pandeli Majko...6 anëtarët burra të Kryesisë së PS! Mbeten jashtë Fatmir Xhafaj dhe Pjerin Ndreu

    Asambleja e Partisë Socialiste ka votuar dhe ka zgjedhur 6 burrat anëtarë të Kryesisë së PS, nga 10 kandidatë. Jashtë garës kanë mbetur Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo, Eduard Shalsi.

  • VIDEO

    Do të jetë kryetarja e re e Parlamentit, flet për herë të parë Lindita Nikolla: Klimë pozitive në Kuvend, do t'i krijoj hapësira opozitës

    Pasi Kryeministri Rama e ka propozuar si kryetaren e re të Kuvendit, ish-ministrja Lindita Nikolla ka folur për herë të parë për mediat. Ajo është shfaqur e emocionuar në një prononcim për mediat nga Pallati i Kongreseve.

    Ajo premtoi klimë pozitive dhe hapësira për opozitën në Kuvend.

  • VIDEO

    Rikonfirmohet në detyrë si ministre Kulture, Margariti: Një sfidë e madhe dhe një përgjegjësi e shtuar, fokusi te mungesat e hapësirave për artin dhe kulturën

    Rikonfirmimin në detyrë si ministre e Kulturës, Elva Margariti e shikon si një përgjegjësi dhe një sfidë të madhe. Ndërsa fokusin e punës në këtë mandat të tretë qeverisës do ta përqendrojë edhe tek fëmijët. Margariti është në mesin e Ministreve pa mandat deputeti.

    “Me më shumë përgjegjësi dhe më shumë energji. Kjo përgjegjësi e dhënë nga Kyeministri, nuk është një fitim besimi për sot, por është një luftë për të fituar atë gjithmonë e në vazhdim. Fokusi në mandatin e trete: Janë mungesat e hapësirave për artin dhe kulturën, por edhe mbi të gjitha politika të reja për fëmijët. Jemi në hartimin e qendrës kombëtare të kulturës për fëmijë. Sot është patjetër një sfidë e madhe dhe një përgjegjësi e madhe e shtuar”, tha ministrja Margariti. 

  • VIDEO

    Edi Rama: Ndezëm motorët e Mandatit të Tretë, PS ka nevojë për vetëndryshim e vetëkorrigjim të vazhdueshëm

    Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste u mbajt sot, ku kryeministri Rama ndezi sot motorët e Mandatit të Tretë me Kryesinë e re, Sekretariatin e ri dhe skuadrën e Qeverisë së re, duke vendosur në qendër të vëmendjes së punës së partisë sonë, nevojën për një vetëndryshim e vetëkorrigjim të vazhdueshëm për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe Partinë Socialiste fitimtaren e të ardhme

  • VIDEO

    Kushi 'ndan' ministrinë me Bora Muzhaqin, ish vartësen e saj: Kam besimin se do bëjë punë të mirë, kryeministri i mbështet të rinjtë

    Evis Kushi do të ndajë ministrinë me vartësen e vet, Bora Muzhaqi, e cila mbante postin e zv.ministres së Arsimit. Në një prononcim për mediat Kushi tha se është e lumtur për Bora Muzhaqin pasi është një person që përkushtohet dhe ka besimin se do të punojë mirë.

    Të rinjve, tha Kushi, kanë pasur gjithmonë mbështetjen e Ramës dhe se emri i Bora Muzhaqit nuk ishte surprizë për të.

    "Kryeministri gjithmonë i ka mbështetur të rinjtë, përfshirjen e tyre në vendimmarrjen politike. Nuk është ndonjë suprizë, Bora ka qenë gjithmonë e përkushtuar dhe kam besim se do të punojë mirë.  Aq më tepër unë e njoh se e kam patur zv/ministre” tha Kushi.

    Kryeministri Rama konfirmon në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushin, ndërsa krijoi dhe një dikaster të ri atë për Rininë, ku vendosi Bora Muzhaqin ministre shteti për Rininë dhe Fëmijët

  • VIDEO

    Do të jetë numri 2 i PS, Gjiknuri: Do të vazhdoj punën e mirë të deritanishme, është një sfidë e vështirë por e mirëpritur

    Teksa pritet të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri e konsideron si një sfidë shumë të vështirë punën si numri 2 i partisë. Teksa vlerëson kontributin e paraardhësit të tij Balla,  Gjiknuri thotë se do të vazhdojë punën e bërë deri më tani.

    "Taulanti është një koleg i vjetër. Natyrshëm është një sfidë e vështirë. Unë kam eksperiencën time elektorale dhe partiake dhe do të bëj më të mirën e  mundshme për ta çuar përpara punën që është bërë me PS-në. Është një sfidë e mirëpritur. Natyrshëm unë kam lidhjet e mia me Qarku Vlorë dhe kam arritur rezultatin më të mirë të arritur ndonjëherë në Shqipëri dhe atë eksperiencë do të shfrytëzoj për këtë detyrë", tha Gjiknuri.

  • VIDEO

    Akademia politike e PS, Rama: Unë, Bushati, Nikolla... emrat që do jenë pjesë e shkollës së mendimit politik

    Rama ka bërë me dije emrat e akademisë politike të PS.

    “Asambleja do zgjedhë edhe pjesën tjetër të kryesisë së PS. Sekretariati do ketë mision më kompleks me jetën time se duhet të merret me një organizim tërësor. Krijimi i akademisë politike bashkë me mua do jetë Servet Pëllumbi, Etem Ruka, Lindita Nikolla, Arbër Mazniku, Ditmir Bushati  dhe kosulentë shqiptarë e të huaj. Akademia do je shkolla e mendimit politik e këtij dhe brezave të PS”, tha Rama

  • VIDEO

    Rama: Lindita Nikolla Kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë! Emrat e rinj të kabinetit qeveritar, Arben Ahmetaj Zv. Kryeministër! Gjiknuri Sekretar i Përgjithshëm i PS

    Lindita Nikolla do të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Lajmin e ka dhënë pak më parë në fjalën e tij në Asamblenë  Kryeministri Rama. \ Kryeministri Rama ka bërë me dije emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ai ka zbuluar gjithashtu  emrat e disa prej drejtuesve të rinj të forcës politike që ai drejton. Rama tha se propozon që Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ri në Partinë Socialiste.

  • VIDEO

    Rama: PS do të nisë një rilindje të dytë për të gjithë ata të rinj që duan të kontribuojnë, të garantojmë të ardhmen

    Kryeministri Rama paralajmëroi një reformim të thellë të Partisë Socialiste, një rilindje të dytë e quajti ai. Rama tha se duhet hapur rruga të rinjve që duan të kontribuojnë.

    "Partia Socialiste do të nisë një rilindje të dytë jo më për të fituar zgjedhjet e radhës por për të garantuar të ardhmen e saj. Përkatësi politike e drejtë, e mundshme dhe e arritshme për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që nuk kanë lidhje fisi e fare me të gjithë neve këtu, që nuk kanë prindër të pasur etj. Është e pamundur të sfidohet në përpjekjet e tyre për të kontribuar nga ndërhyrjet tuaja. Ditën kur njëri këtu do të çohet dhe do të japë faktin që unë bëj të njëjtën gjë unë do të kërkoj falje dhe do ta ndaloj këtë predikim. Kjo është esenca e jetës politike të Partisë Socialiste. Po nuk e bëmë ne nuk e bën dot tjetërkush", tha Rama.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv