-
VIDEO
Pas shpalljes 'Non grata' Berisha përjashtohet nga grupi parlamentar i PD deri sa të zbardhet çështja në rrugë ligjore! Basha:I shërbeu vendit, por përballë kemi SHBA
TIRANË- Pas gati 30 vite, Sali Berisha nuk do të ulet në Kuvend si deputet i partisë Demokratike, pasi sot ai u përjashtua nga grupi parlamentar demokrat që vetë e themeloi në 1990. "Fundi" i erdhi nga "i biri shpirtëror", personi që futi vetë në parti dhe e katapultoi atë në postet më të larta, Lulzim Basha.
-
VIDEO
'Vendimi i DASH për shpalljen Non Grata s'cënon reformat e Berishës', Basha merr vendimin: E përjashtoj nga grupi parlamentar i PD deri në zbardhjen e plotë të çështjes
Kreu i PD Lulzim Basha përjashton ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH.
“Që ditën e parë kur u njoh me vendimin e DASH iu bashkova thirrjes për transparencë të plootë mbi çdo fakt. Berisha është padyshim udhëheqësi që ka dhënë kontributin më të çmuar për zhvillimin e vendit dhe zhvillimin e demokracisë. Gjatë kohës që ai ishte kryeministër Shqipëria përmbushi të gjitha reformat për anëtarësimin e natos dhe marrjes e statutusit si vend kandidat për në BE. Partner kyç i qeverisë shqiptare në të gjitha këto arrtije ishin SHBA. Pranfdaj dua të përsëris së vendimi i DASH nuk cënon arritjet madhore të shqipërisë nën drejtimin e Berishës dhe kontributin madhor aq më pak marrëdhënien e shkëlqyer të PD me sHBA.
PD mbështet kërkesën për transparencë të bërë nga Berisha i cili ka marrë një vendim në mbrojtje të identitetit të tij duke e kërkuar këtë nëpërmjet rrugës gjyqësore. Nga ana ime prej 2 mujsh kam bërë përpjekjet më intesive për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë çështje. Parteneriteti i SHBa me Pd është i pacënueshëm dhe do të vijojë të mbetet i tillë. PD ka siguruar arritjet më të rëndësishme. Ne i konsiderojmë shba aleatin tonë më strategjik. Berisha ka bërë të qartë se kjo është çështje personale e tij dhe se Ps sduhet të përfshihet. Kam vendosur deri në shqyrtim të pengesës ligjore me transparencë dhe zbardhjes ligjore Berisha sdo të jetë anëtar i PD”, tha Basha.
-
VIDEO
Pas shpalljes 'Non grata' Berisha braktiset edhe nga Partia e tij, përjashtohet nga grupi parlamentar i PD! Basha: I shërbeu vendit, por përballë kemi Amerikën
Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD.
" Të dashur bashkëqytetar, demokrat, kam pasur fatin dhe përgjegjësin të drejtyoj PD dhe të përballem me sfida dhe përgjegjësi, vendime të forta dhe kosto politike dhe personale, ka pasur momente të bukura dhe të vështira, kam bërë gjithcka që të kem mbi bazë vetëm interesin e qytetarëve, jo gjithmonë ia kemi dalë që me vendimet tona të kemi bërë atë që i është dashur Shqipëpërisë, por kjo nuk na ka lëkunduar në misionin tonë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, as në vendosmërinë tonë për vlerat dhe parimet që na bëjnë partinë më proamerikane dhe Europiane, për fat rtë keq kur të gjithë ne prisnin që gishti të drejtohej drejt Edi Ramës, autori të masakrës zgjedhore, njeriu që me lidhjen me pushtin e ka lënë Shqipërinë në vend nurmo, të gjithë na u desh të njiheshim për vendim e DASH për shpalljen 'Non Grata' të Sali Berishës. Ky ishte një nga momentet më të vështira për mua, si kryetar i PD, si demokrat, por edhe si bashkëpunëtor i afërt ndër vite i Berishës", tha Basha.
-
VIDEO
Tragjedia në Tetovë, RMV shpall 3 ditë zie kombëtare! Gazetari Fejzi Hajdari jep detaje
Në lidhje skype për Report TV gazetari Fejzi Hajdari.
-
VIDEO
Seanca plenare nesër dhe 'fati' i Sali Berishës, Basha mbledh Kryesinë e Grupit Parlamentar
Sot kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë e Grupit Parlamentar, në pëbërje të së cilit janë kreu i grupit parlamentar, Alfred Rushaj, nënkryetarët Ervin Salianji dhe Luçiano Boçi, zëdhënësja Oriola Pampuri dhe Sekretari i Grupit, Arbi Agalliu.
-
VIDEO
Ben Andoni: Kryefjala në parlament do të jetë Berisha "Non Grata"
I ftuar në Report TV analisti Ben Andoni.
-
VIDEO
Pas 2 vitesh, opozita kthehet nesër në parlament! PD mbledh pak para seancës deputetët! Asnjë takim me LSI që pas 25 prillit
Opozita rikthehet nesër në parlament pas bojkotit të bërë dy vite më parë. Por teksa duken gati për t’u rikthyer në institucione, PD nuk është shprehur zyrtarisht lidhur me futjen në parlament të Sali Berishës, gjithashtu dy partitë e opozitës parlamentare nuk kanë zhvilluar mbledhje paraprake me deputetët e tyre. PD mësohet se ditën e nesërme do të zhvillojë një mbledhje me deputetët e saj, pak para nisjes së seancës parlamentare.
-
VIDEO
Nisja e legjislatures së X të Parlamentit, nesër seancë paradite dhe pasdite, betohen deputetët dhe zgjidhet kreu i ri i Kuvendit! Të gjitha procedurat dhe hapat ligjorë
Deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit mbledhja e parë do të drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë. Në rast mospranimi ose mungese, mbledhja drejtohet nga deputeti që është pas tij më i vjetër në moshë. Me shumë mundësi seanca e 10 shtatorit do të drejtohet nga Luljeta Bozo, deputetja më e vjetër në moshë në këtë legjislaturë të Kuvendit.
-
VIDEO
Ndryshimi i gjeneraliteteve, Klosi: Berisha ka bërë 2 shkelje, i ka ndryshuar në mënyrë të paligjshme dhe s'i ka deklaruar! Ledio Braho: KQZ ka nisur procedurat
Në një kohë që presioni i SHBA për ta përjashtuar nga Kuvendi është i madh, Sali Berishës i del në pah një tjetër skandal që i rrezikon atij mandatin e deputetit vetëm 2 ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
-
VIDEO
Ndër më të votuarit, por jashtë qeverisë 'Rama 3'! Qefalia: Kabineti i ri, zgjedhje e duhur për objektivat e PS! Pozitive rikthimi i opozitës në parlament
Ndonëse një nga deputetët më të votuar në zgjedhjet e 25 prillit, Xhemal Qefaliaj nuk është i pakënaqur që u la jashtë qeverisë ‘Rama 3’. Për Report Tv, Qefaliaj thotë se të gjitha lëvizjet politike të Ramës janë kryer për të arritur objektivat maksimale të PS gjatë mandatit të tretë, ndërsa thekson se opozitës do t’i ofrohet bashkëpunim për reformat e rëndësishme.
-
VIDEO
Aleatët e PD negociata për të 'braktisur' grupin parlamentar të Bashës e Berishës! Bëhen bashkë Mediu, Dule, Shehi dhe Duka! Idrizi ende pa vendim
Teksa duhen edhe 2 ditë nga nisja së legjislaturës së re të Kuvendit, aleatët e Partisë Demokratike po diskutojnë krijimin e një grupi parlamentar të ndarë nga ai i selisë blu. Pasditen e sotme pritet që kreu i PAA-së, Agron Duka, ai i PR-së, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule të takohen për të vendosur mbi planin e tyre. Mbledhja do të jetë informale.
Parimisht dakord janë pjesa me e madhe e aleateve, përveç kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, që nuk ia ka konfirmuar ende nëse do bashkohet me aleatët e tjerë për një grup parlamentar. Për të formuar një grup parlamentar, sipas Rregullores së Kuvendit duhet që të jenë të paktën 7 deputetë.
-
VIDEO
Kë do të zgjedhë Basha, Berishën apo SHBA? “Rama 3” a la të pakënaqur në PS?
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me krijimin e qeverisë së re Rama 3 dhe zhvillimet brenda PD . Pse kryeministri Rama përzgjodhi këtë kabinet dhe si janë pritur lëvizjet në PS? Çfarë do të bëjë PD me Sali Berishën?Kë do të zgjedhë Lulzim Basha, Sali Berishën apo SHBA? Të ftuar në studio Myslim Murrizi, Ervin Bushati, Edvin Kulluri dhe Ilir Kalemaj