-
VIDEO
Kurti në Forumin Strategjik: BE të reformojë sistemin vendimmarrës për zgjerimin! Arsyet pse duhet të jemi pjesë e Unionit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se BE duhet të që reformojë sistemin e saj vendimmarrës sa i përket procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ai listoi edhe një sërë argumentesh se përse këto vende duhet të jenë në BE.
-
VIDEO
Negociatat, Rama i lutet Bullgarisë: Na hapni rrugën për të nisur bisedimet me BE! Varhelyi: Europa s'mund të dështojë me Ballkanin si me Afganistanin
SLLOVENI- Në një kohë kur Bullgaria ka vënë veton për Maqedoninë e Veriut sa i përket integrimit në BE, duke mbajtur "peng" edhe Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar Forumin Strategjik në Slloveni, për t'u përçuar një mesazh, në formën e një lutjeje. "Ju lutem hapni rrugën, bëhuni më ballkanas dhe jo Europian", i tha Rama kryeministrit bullgar, të cilin e kishte në krah, ngjitur të ulur në karrige.
-
VIDEO
Rama i lutet Bullgarisë: Na hapni rrugën për të filluar negociatat me BE-në! Nuk ka asnjë të ardhme të Europës pa Ballkanin Perëndimor
Gjatë fjalës së tij në Formunin Strategjik të BE-së në Bled të Sllovenisë, kryeministri Edi Ram atha se nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor.
‘Më lini të përpiqem që tu jap ca buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë. Në Ballkan ka diçka që duhet ta ruajmë fort ne mund të buzëqeshim edhe kur vuajmë, çka anëtarët e BE-s ë nuk janë në gjendje ta bëjnë, e kam fjalën për gjermanët. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë si dy karakteret në dramën e Becket 'Duke pritur Godonë. Ne jemi këtu për të luftuar, ne nuk po kërkojmë licencë, për të qenë në BE ne jemi evropiane. Sinqerisht jam shumë mirënjohës kryeministrit dhe presidentit, sepse më në fund ne u ftuam për një diskutim për të ardhmen e BE-së. E ardhmja e Europës dhe në nuk ftohem është për të qeshur dhe për të qarë. Nëse është e ardhmja e Europës ne jemi Evropë. Nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor. Nëse BE do të vijojë kështu nuk do jetë mirë për ne por do të jetë keq për BE-në. Nëse do të çoheshin etërit themelues e të shihnin të ardhmen e BE-së do të mendonin të ishin më mirë të vdekur se të gjallë, po kthehen përmbys në varr. Çfarë të ardhme të Evropës, më falni që po tregohem kaq Bllkanik.
-
VIDEO
Forumi në Slloveni, Sassoli: BE të rishikojë procesin e zgjerimit, nuk mund të mbajmë në pritje me dekada Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, tha se Bashkimi Evropian duhet që të rishikojë procesin e anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
-
VIDEO
‘Non Grata’, ish-nënkryetari i FRPD: Deklarata e Godoles irritoi demokratët, ajo s’vjen nga familje të përndjekurisht! Berisha e shkuara e PD, mos u çudisni kur të dorëhiqet
Deklarata e sekretares së ish të përndjekurve politikë, Jonila Godole e cila tha se PD duhet të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha i shpallur “Non Grata” nga SHBA, ka irritur demokratët, një pjesë e të cilëve janë distancuar nga kreu i PD Lulzim Basha. Kështu ka deklaruar në Report Tv ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha.
-
VIDEO
Kryesia e PD, analisti Nesturi: Kopjojnë Ramën! Largimi i Malltezit lojë e Berishës, Basha i pafuqishëm! Godole do eliminohet nga partia pas deklaratave për ‘Non Grata'
Lënia jashtë çdo organi vendimarrës të Jamarbër Malltezit nga Këshilli Kombëtar i PD, sipas analistit Plator Nesturi është një zgjedhje taktike e ish-kryeministrit Sali Berisha. Kjo nuk është lojë e kryetarit Lulzim Basha por e Berishës nënvizon analisti.
“Nëse Berisha do kishte dashur të jetë anëtar i kryesisë do kishte qenë, kjo nuk është lojë e Bashës por e Berishës. Vetë PD duhet të shikojë çfarë linje duhet të ndjekë. Berisha ka një betejë të tijën, PD i duhet vetëm për suport. Basha të dorëzojë lidership ose të dorëzoje postin te Berisha”, tha ai në Report Tv.
-
VIDEO
Konstituimi i Kuvendit të ri më 10 shtator, Presidenti Meta thërret mbledhjen e parë të Legjislaturës së X të Parlamentit
Kuvendi i ri i Republikës do të mblidhet më 10 shtator. Dekreti është firmosur sot nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
"Në mbështetje të nenit 65 pika 1, 67 pika 1, dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, si dhe në kushtet kur Legjislaturës së IX-të të Kuvendit, i përfundon mandati në datën 09.09.2021, Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë", thuhet në dekret.
-
VIDEO
Nis Forumi strategjik i BE-së në Slloveni, pamjet kur Mitsotakis përqafon përzemërsisht Ramën! Kryeministri takohet me Varhelyi dhe Lajcak
Sot nisi Forumi strategji i BE në Bled të Sllovenisë, i cili do të zgjatë dy ditë 1 dhe 2 shtator. Rama u prit nga kryeministri slloven, Janez Jansa, ndërsa pati takime të shkurtra të ngrohta edhe me të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, i cili madje e përqafoi duke patur një takim të përzemërt me Ramëp
-
VIDEO
Zbulohen 15 emrat e Kryesisë së re të PD-së, 5 gra dhe 10 burra! Listës i shtohen sekretarët dhe kryetarët e Komisioneve
Report Tv ka siguruar një pjesë të listës së Kryesisë së re të , e cila doli nga mbledhja e mbajtur pasditen e djeshme në selinë blu. Lista e plotë pritet të zyrtarizohet meditën e kësaj të marte nga kryetari i Komisionit Zgjedhor, ku me ndryshimet e bëra tani më pjesë e saj janë edhe Sekretarët e partisë, kryetari i Këshillit Kombëtar që nga dje është Edi Paloka dhe kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana.
-
VIDEO
SHBA nuk e do Berishën në parlament, Bushati: PD duhet të bëjë 'vaksinën' kundër ish-kryeministrit, ndryshe rrezikon të humbë për herë të 6
Për kreun e PS-së në Tiranë, Ervin Bushatin, PD duhet të largojë ish-kreu e kësaj partie dhe të mos e fusë në parlament, ose në të kundërt "do të humbasin për herë të 6-të". Këto deklarata Bushati i bëri nga studio e "Report Tv", ku i pyetur se çfarë do të bëjë PS nëse Berisha futet në parlament, pavarësisht thirrjeve të SHBA, ai u shpreh se këto janë çështje të brendshme të PD. Sipas Bushatit, të djathtët duhet të 'vaksinohen' nga Berisha.
-
VIDEO
LISTA/ Këshilli Kombëtar ‘i bindet’ kryetarit, miratohen në bllok emrat e ekipit të ri të PD! Basha kundër ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës nga Berisha-Rama: Duhet reformim rrënjësor
Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që pas zgjedhjeve në PD, nuk ka prodhuar surpriza. 300 anëtarët “i janë bindur” kryetarit të tyre, duke votuar në bllok emrat e propozuar nga Lulzim Basha për ekipin e ri të demokratëve. Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e sesionit të ri parlament, ku opozita do të rikthehet në Kuvend, pas disa muajsh jashtë saj, Basha ka zbuluar edhe betejën e parë të opozitës. Ai tha se do të kërkojë ndryshime kushtetuese, duke goditur paktin Berisha-Rama të bërë në vitin 2008, e për këtë vendim dha dhe argumentet e tij.
-
VIDEO
SHBA nuk e do në parlament, Berisha ‘rol kryesor’ në vendimmarrjen e PD
Përtej thirrjeve të SHBA-së që Sali Berisha të mos jetë në parlament në shtator, ish-kryyeministri është bërë pjesë e vendimmarrjes së ekipit të ri të PD. Berisha ka qenë një nga “shkaktarët” e largimit të një prej deputetëve të zgjedhur në 25 prill, sipas së cilës ai dhe Lulzim Basha e kanë kthyer PD në parti për interesa personale.