-
VIDEO
Rama u përgjigjet akuzave: 'Ballkani i Hapur', rruga e prosperitetit të kombit! Njohja e Kosovës nga Serbia s'bëhet me 'lulin' e kinse patriotizmit digjital! Koha do të flasë më shumë e më mirë
Kryeministri Edi Rama përmes një shkrimi në Facebook ka analizuar sipas tij situatën e diskutimeve në Kosovë e Shqipëri për shqiptarët në Ballkan. Rama shkruan se ata që e kanë gjetur tradhtarin tek ai gabojnë pasi është po ai që në mes të Beogradit foli me zë të lartë për njohjen e Kosovës.
-
VIDEO
Kadilli sulmon ish kreun: Berisha gjyle në këmbët e PD
Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka akuzuar sërish ish liderin e PD, Sali Berishën dhe kreun aktual Lulzim Bashën se po mbajnë peng reformimin e selisë blu. Në një analizë, Kadilli sjell në kujtesë humbjet e përsëritura të demokratëve, teksa thotë se PD duhet të punojë me sytë nga e ardhmja.
-
VIDEO
Deklaratat e Kim, analistët: PD do e braktisë Berishën, futet në parlament nëse s’do ketë fakte deri në shtator! Basha i ka premtuar SHBA-së distancim
Përballë presionit të Shteteve të Bashkuara, Partia Demokratike do të detyrohet të distancohet nga ish-lideri i saj Sali Berisha. Është kjo prognoza e analistëve Ben Andoni dhe Plator Nesturi, të cilët për Report Tv, komentojnë deklaratat e ambasadores Juri Kim dhe kundërpërgjigjen e ish-kreut demokrat.
-
VIDEO
PD 'shkërmoqet' edhe në strukturat bazë në Korçë, dorëhiqen 51 drejtues seksionesh: Basha e ktheu partinë në klienteliste, hodhi poshtë sakrificat tona
PD 'shkërmoqet' edhe në strukturat bazë në Korçë! Pas largimit të ish kreut të PD dega Korçë, Andrea Mano dhe 14 anëtarë të Kryesisë së kësaj dege, sot kanë dhënë dorëheqjen edhe 51 drejtues të strukturave të degëve.
51 Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas kanë dhënë dorëheqjen pas largimit më 27 korrik të Manos dhe anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë. Të larguarit shprehen se kreu i PD-së, Lulzim Basha po e kthen partinë në klienteliste dhe në funksion të interesave të tij personale duke hedhur poshtë të gjitha sakrificat e tyre që kanë bërë ndër vite për partinë.
-
VIDEO
Shpërbëhet PD e Korçës, dorëhiqen 51 drejtues të strukturave të degëve: Basha e ktheu partinë në klienteliste, hodhi poshtë sakrificat tona
Shpërbëhet PD e Korçës! Pas largimit të ish kreut të PD degës Korçës, Andrea Mano dhe 14 anëtarë të Kryesisë së kësaj dege, sot kanë dhënë dorëheqjen edhe 51 drejtues të strukturave të degëve.
51 Kryetarë, Sekretarë dhe Kordinatore të Lidhjes Demokratike të Gruas kanë dhënë dorëheqjen pas largimit më 27 korrik të Manos dhe anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike Korçë. Të larguarit shprehen se kreu i PD-së, Lulzim Basha po e kthen partinë në klienteliste dhe në funksion të interesave të tij personale duke hedhur poshtë të gjitha sakrificat e tyre që kanë bërë ndër vite për partinë.
-
VIDEO
Pushimet lënë pezull reformimin e kupolës së PD, çfarë pritet në shtator?! Vendimi më i rëndësishëm i Bashës ‘fati' i Berishës
Demokratët kanë nisur pushimet të zgjatura dhe kanë lënë pezull ndryshimet që Lulzim Basha duhet t’i bëjë kupolës drejtuese në PD. Para shtatorit, selia blu pritet të zgjedhë nënkryetarët, sekretarët, por edhe të marrë një vendim lidhur me mandatin e ish kryeministrit Sali Berisha. Deri tani nuk ka asnjë shenjë për zhvillme të mundshme në këtë parti.
-
VIDEO
Ke frikë se mos të tradhëton Basha?! Berisha: Ja çfarë i kërkoi ai ambasadores Kim në takim
Për Sali Berishën, Lulzim Basha u soll mirë në takimin me Yuri Kim. Sipas tij kreu i PD i kërkoi prova.
"Kreu i PD-së i ka thënë znj. Kim që të paraqesin prova dhe fakte. Zonja është përgjigjur, i kemi për nuk mund të t'i publikojmë! Unë për këtë e përgëzoj dhe e falënderoj Bashën. Kjo është e vetmja kërkesa që unë kam", tha Berisha.
"Nga biseda që zonja ka bërë me kreun e PD-së, irritimi i saj për një dalje në një tv të Kosovës ku unë shpreha gjithçka kam thënë para jush për multimiliardin Soros dhe kundër ndarjes së Kosovës. Nuk fyeva dhe nuk sulmova askënd. Ishte rasti për Mathew Palmer. Ai ka qenë një prej promotorëve të atij projekti, dhe unë kam qenë kundër. Dhe jo vetëm unë por edhe ligjvënës të SHBA-ve. Zëri im do të trefishohet në mbrojtje të të vërtetave siç e gjykoj unë, në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të shqiptarëve. Kjo nuk do të ndryshojë nga asnjë lloj mase", ka vijuar ai.
-
VIDEO
Berisha presion demokratëve: Të mos ndërhyjë në këtë betejë por të mos hajë bar
Sali Berisha e ka konfirmuar. Ai do të jetë si deputet i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në shtator në Kuvend.
"Ne Parlament do të futem ashtu siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Unë do të jem në aleancë me çdo demokrat dhe çdo shqiptar në betejën kundër këtij regjimi. Unë kërkoj nga PD të mos angazhohet në këtë betejë. Të kërkojë prova dhe të mos pranojë barin", tha ai.
-
VIDEO
Përjashtimi nga Grupi Parlamentar i PD, Berisha mesazh demokratëve: Kërkoni fakte që nesër të mos hani bar
I pyetur nëse disa anëtarë të Grupit Parlamenar të PD kanë kërkuar përjashtimin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha u ka përcjellë atyre një mesazh. Berisha tha se ata duhet të kërkojnë fakte që nesër të mos hanë barë.
“Skam asnjë informacion konkret, në këtë betejë unë kam njet të vërtetën dhe unë po përpiqem ta bëj pa kërkuar. Skërkoj unë ndryshimin e vendimit ai është i zoti i shpisë për këtë çështje dhe të përcaktojë kush do hyjë dhe kush jo në shtëpinë e tij, por nga ana tjetër çdo njeri ka natyrë qytetarë të kërkojë fakte dokumenta prova. Ata që se bëjnë këtë kanë probleme me veten e tyre. Ju keni parë një hordhi hajdutësh duke vrapuar në studio, eureca eureca duke menduar se shpëtuan nga denoncimet e Berishës. Kërkoni një fakt që nesër të mos hani bar që nesër të mos ua servirë kush barin”, tha Berisha.
-
VIDEO
Sali Berisha: Yuri Kim është unike në botë, përmendi barin! Unë dua që shqiptarët të mos hanë bar
Për ish-Kryeministrin Sali Berisha nuk ka forcë që e ndal të futet në Kuvend në muajin shtator.
"Ambasadorja Kim është unike në botë. Pasi ka lavdëruar një masakër zgjedhore kërkon tani t'i diktojë këtij vendi se kush duhet dhe kush nuk duhet të futet në Parlament. Ajo qëndrimin e saj e lidhi me dogmën e barit ko rastësisht. Ajo është njeri i shkolluar mirë dhe e ka lexuar edhe Enver Hoxhën, edhe Lincoln, edhe Kim Yong Un etj. Diktati dhe bari janë binom i paparë. Shqiptarët e dinë mirë që në diktaturë kur njerëzit për dramën e tyre i kishin deleguar Hoxhës kanë ngrënë bar dhe kanë vdekur nga bari. Unë po bëj gjithçka që shqiptarët të mos hanë bar. Unë nuk po ofroj bari por transparencë. Unë nuk mbrohem nga imuniteti, sovraniteti apo Kushtetuta por unë nuk pranoj që në diktat t'i shkel ato. Dhe rruga e vetme për t'i mbrojtur ato është transparenca. Nuk ka forcë në botë, përveç Zotit që më pengon mua pa e ushtruar misionin tim të dhënë nga zgjedhësit shqiptarë. Mesa di unë kreu i PD kia kërkuar të njëjtën gjë, transparencë", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Me padinë ndaj Bliken kërkoj të mbroj dinjitetin e familjes time! Vendim politik, Kim kërkon të mos futem në Kuvend pas pasur asnjë provë
Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë për median tha se me padinë ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken kërkon të mbrojë dinjitetin e tij, të familjes së tij dhe të shqiptarëve. Sakaq shton se vendimi është politik dhe se Blinken nuk ka prova ndaj si ka bërë publike sipas tij.
“Së pari sot pas 77 vitesh jetë kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykate. Kurrë se kisha menduar se do detyrohesha të ngreja padi ndaj një sketretari të sHBa të një vendi që e adhuroj kaq shumë. Së dyti me këtë padi mbroj dinjitetin e familjes dhe shqiptare. Kjo padi është beteje për dinjitetin njerëzor për mua dhe çdo njeri të një vendi të lirë të botës. Kërkoj të bëj transparencë të plotë para shqiptarëve që më kanë mbështetur dhe të miqve kudo, që të provoj se ky vendim është pa asnjë bazë dhe një vendim sinemateria. Karakterin politik të këtoij vendi e provon dhe fakti se pavarëisht kërkesës që kam paraqitur ndaj blikne të bëjë publike çdo fakt që ka, që të faktojë akuzat ndaj meje dhe familajre deri më sot sështë paraqitur asgjë e tillë sepse nuk ekzistojnë. Të gjita të sponsorizuara nga Soros. Raportet e Ramës që nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri. Soros dhe Rama, është hakmarrje e tyre ndaj meje për mbrojtjen e interesit publik të shqiptarëve. Hakmarrje për kundërshtimin tim për kufijtë e Kosovës”.
-
VIDEO
Shpallja 'non grata', Berisha: Dorëzova në Gjykatë padinë ndaj Blinken, u bazua te shpifjet e Sorosit e Ramës! Ultimatumi i Kim? Nuk ka forcë që më ndal
Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga ultimatumi i ambasadores Yuri Kim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën, e shpallur ‘Non Grata’, në parlament në muajin shtator, Berisha vijon 'luftën' e tij me amerikanët. Ish-Kryeministri ka djalë sot një konferencë për mediat.