-
VIDEO
PD rikthehet në Kuvend pas dy vite e gjysmë bojkot! Sfidat, ndryshimet kushtetuese e reforma zgjedhore! Basha në ‘udhëkryq’, të zgjedhë mes Berishës dhe kërkesës së SHBA-së
2 vite e gjysmë pas djegies së mandateve Partia Demokratike rikthehet në shtator në parlamentin e ri me gati gjysmën e deputetëve që ulen për herë të parë në karrigen e ligjvënësit. Gjatë kësaj legjislature sfidë e PD do të jetë realizimi i ndryshimeve kushtetuese për balancimin e pushteteve ndërsa në fokus do të jetë realizimi i reformës së plotë zgjedhore. Ndërsa sfida e Bashës është distancimi nga Berisha sikurse e kërkon SHBA
-
VIDEO
Mungoi në kampin e LRI në Jalë, Kërpaçi: Kryemadhi do të jetë në ditët në vijim! Do vijojmë me analizën, zgjedhjet në parti do përcaktojnë strukturat drejtuese
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi tha se mungesa e Monika Kryemadhit në siparin e kampit të LSI në Jalë erdhi si pasojë e angazhimeve të saj, por që do të jetë prezente në ditët në vijim. Kërpaçi tha se në parti do të ketë zgjedhje të brendshme, por pa dhënë një datë, ndërsa parashikoi një sesion parlamentar mjaft dinamik në shtator.
-
VIDEO
Disfata e 25 prillit, Kryemadhi gjithnjë e më larg LSI-së, mungoi edhe në aktivitetin e LRI në Jalë
Pavarësisht humbjes së thellë më 25 prill, LSI ka vijuar me traditën, duke mbledhur edhe këtë vit në një kamping në Jalë të rinjtë mbështetës të kësaj partie. Por ajo që bie në sy është mungesa e kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, ndërsa të pranishëm ishin Petrit Vasili, Endrit Braimllari, Erisa Xhixho e Floida Kërpaci.
-
VIDEO
Veliaj e akuzoi se qëndronte pas zjarrit te Sarajet e Toptanëve, Nishani: Kusarët e qeverisë e duan vetë për të ndërtuar Kulla pas Teatrit të ri, SPAK të hetojë Bashkinë
TIRANË- Zjarri i qëllimshëm te Sarajet e Toptanëve, monument kulture i kategorisë së parë, ka sjellë edhe një përplasje në distancë mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ish- presidentit Bujar Nishani, gruaja e të cilit është një nga bashkëpronaret. Ndonëse nuk e përmendi në asnjë moment me emër dhe mbiemër, por e identifikoi si "ish- presidenti që qau për Lodrat te Liqeni", Veliaj la të nënkuptuar se pas zjarrit të qëllimshëm mesnatën e djeshme, qëndronin politikanë, që donin që te Sarajet të ndërtoheshin kulla dhe jo muze, por Nishani e ka mohuar kategorikisht. Në një shkrim të gjatë, Nishani ka zgjedhur që t'i përgjigjet ashpër, ku nuk ka nguruar që t'i përmendë kryebashkiakut nënën dhe gruan, në një gjuhë aspak të hijshme për një qytetar, e aq më tepër për një ish-president. Teksa e identifikon Veliaj "si rrugaçi pa shkollë", ai thotë se e gjitha kjo po bëhet nga vetë Bashkia dhe Qeveria, me qëllim që të marrin këtë hapësirë për të ndërtuar kulla, pas Teatrit të Ri që pritet të ndërtohet.
-
VIDEO
I kërkojnë që të heqë dorë nga mandati i deputetit, Berisha mesazh SHBA-së nga foltorja e parlamentit: Unë nuk tërhiqem, o plehra, o budallenj, o çakenj!
TIRANË- Teksa shtatori po afrohet dhe pritet të krijohet parlamenti i ri, Sali Berisha vijon të përsërisë se nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 prillit, edhe pse një vendim i tillë dëmton PD-në, partinë që e themeloi vetë. Në një kohë që SHBA-ja është e prerë në kërkesën e saj që ai të mos jetë më përfaqësues i popullit në Kuvend, pasi e cilëson si minues të demokracisë, ish-kryeministri duket se vijon me përpjekjet e tij për të bindur shqiptarët dhe ndërkombëtarët se vendi i tij është në Parlament.
-
VIDEO
Berisha mesazh SHBA-së nga foltorja e parlamentit: Unë nuk tërhiqem, o plehra!
Sali Berisha iu ka dhënë sot sërish një mesazh SHBA-së, të cilët nuk e duan në parlament në shtator. Ai ka publikuar videon e para disa viteve, ku thotë se nuk tërhiqet.
-
VIDEO
Shqipëria pro strehimit të afganëve, Kim: Krenar që ju kemi miq dhe aleatë! Senati Amerikan: I treguat botës se ç'do të thotë 'Besa'! Albright: Të tjerët të ndjekin këtë shembull
Lajmi që Shqipëria do të strehojë afganët e rrezikuar nga talebanët u mirëprit nga Senati Amerikan, ish sekretarja e shtetit Madeleine Albright dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim. Ata kanë shprehur një zëri se janë krenar që Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-së, pasi në raste të rëndësishme populli shqiptar gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve.
-
VIDEO
Pas Shqipërisë edhe Kosova u hap 'derën' afganëve, Osmani: Dhashë përgjigje pozitive, kemi formuar grupin e punës! Shefi i kabinetit të Kurtit: Gjithçka do përmbyllet mirë
Pas Shqipërisë edhe Kosova u ka hapur dyert afganëve, duke pranuar strehimin e tyre pas kërksesës së SHBA. Konfirmimin e ka bërë presidentja Vjosa Osmani e cila thotë se menjëherë pas dakordësimit institucional qeveria e Kosovës ka formuar grupin punues.
Ka qenë kërkesë e SHBA, që kjo çështje të mbetet konfidenciale për arsye të sigurisë thotë Osmani. Ndërsa thotë se ka dhënë pëlqimin e saj për një operacion të tillë humanitar Osmani nënvizon se qytetarët afganë do të qëndrojnë vetëm përkohësisht në Kosovë.
-
VIDEO
Rama i thotë 'po' strehimit të afganëve në Shqipëri: SHBA na ka kërkuar të shërbejmë si vend tranzit, pranuam strehimin e disa qindra personave, gra aktiviste dhe intelektualë
Kryeministri Edi Rama ka pranuar kërkesën e SHBA për strehimin në Shqipëri të disa qindra afganëve. Përmes një postimi të gjatë Rama ka shkruar se është e vërtetë se ditët e fundit qeveria amerikane i ka kërkuar Shqipërisë të vlerësojë nëse mund të shërbejë si një vend tranzit, për një numër të caktuar emigrantësh politikë afganë, të cilët destinacion final kanë Shtetet e Bashkuara. Dhe padiskutim, thotë Rama ne nuk do të themi jo, e jo thjesht pse na e kërkojnë aleatët tanë të mëdhenj, po sepse ne jemi Shqipëria.
-
VIDEO
INTERVISTA EKSKLUZIVE/Zëdhënësja e KE, Pisonero për Report TV: BE pro nismës 'Ballkani i Hapur', tregu rajonal i rëndësishëm, ndihmon për integrimin
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Ana Pisonero u shpreh se Bashkimi Evropian mbështet nismën "Ballkani i Hapur" dhe shpresojnë arritjen e dakordësi edhe me tre vendet e tjera, të cilat ende nuk i janë bashkuar nismës, për të respektuar parimisht atë çfarë ishte rënë dakord në Samitin e Sofjes për një treg të përbashkët rajonal.
-
VIDEO
Në shtator sërish rinumërim, KQZ hap 10% të kutive! Këqyrja, proces për transparencë e verifikim, shkeljet do të referohen në prokurori
Ndonëse zgjedhjet e 25 prillit janë certifikuar tashmë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të hedhë edhe një hap të fundit për të vërtetuar rregullsinë e procesit zgjedhor.
Në shtator, KQZ do të rinumërojë 10% të qendrave të votimit, ose rreth 520 kuti, proces që njihet si këqyrja e mëpasshme e fletëve të votimit dhe e materialit zgjedhor me qëllim për të parë nëse janë kryer parregullsi apo pasaktësi në veprimtarinë e administratës zgjedhore përgjatë procesit të numërimit të votave
-
VIDEO
Pas 'shkërmoqjes' së PD-së, mbërrin Salianji në Korçë, demokratët takim: ‘Të dorëhequrit’, të panjohur për degën! Drejtimi nga 3 nënkryetarët e kësaj force politike
Për degën e Partisë Demokratike, të dorëhequrit e pak ditëve më parë nga strukturat janë të panjohur për degën e Partisë Demokratike në Korçë. Kështu bënë të ditur përfaqësuesit e mbetur të PD-së në Korçë gjatë takimit në selinë e degës së kësaj partie, të cilët zhvilluan një aktivitet masiv, 315 kryetaret dhe sekretaret e seksioneve si dhe kryetaret e Grupseksioneve