-
VIDEO
Shehaj: Basha nuk duhet të rikandidonte për kreun e PD! Djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhje arsyeja e humbjes në 25 prill
Për Agron Shehaj, Basha nuk duhet të rikandidonte sërish për kreun e PD.
“Basha duhet të jepte dorëhqesjen dhe nuk duhet të rikandodojë. Përgjegjësistë nuk duhen kërkuar për vendimet që janë marrë gjatë fishatës, që shumë gjëra mund të ishte ndryshe por humbja jonë i ka rrënjët në vendimet që janë marrë gjatë 4 viteve të opozitës”, tha Shehaj.
Ai ka listuar edhe arsyet e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.
“Arsyeja e humbjes së zgjedhjeve djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale”, tha Shehaj.
-
VIDEO
Stojku: Shkarkimi i Metës nga Parlamenti edhe nëse GJK thotë ‘jo’, fitore e mazhorancës, jo morale sjellja e tij me forcë në Komision
TIRANË- Edmond Stojku është i mendimin se shkarkimi i presidentit Ilir Meta nga Parlamenti, edhe nëse Gjykata Kushtetuese thotë “jo”, është një fitore e madhe për mazhorancës.
“A do e dekretojë Meta parlamentin e ri të dalë nga 25 prilli? Jam 50 me 50 se nuk është e thënë që Gjykata Kushtetuese, nëse parlamenti voton pro largimit të presidentit nga Presidenca. Nëse GJK thotë jo, nuk largohet nga presidenca, por zhvishet moralisht nga kostumet që i gëzon gjer me tani, dhe kjo do ishte një fitore shumë e madhe nga mazhoranca, kjo do ishte një arritje e madhe e mazhorancës nëse do e shkarkonte vetëm parlamenti edhe pse jo Gjykata Kushtetuese”, tha Stojku.
-
VIDEO
Raporti me Bashën nëse zgjidhet sërish kryetar i PD? Shehaj: Nëse s'më përjashtojnë... s'kam inat personal me të! Jam i pakompromentuar
Agron Shehaj është pyetur edhe për marrëdhënien që do të ketë me kreun aktual të PD Lulzim Basha nëse nuk fiton zgjedhjet.
"Nëse nuk më përjashtojnë po. Unë kam inat personal ndaj Bashës, mua personalisht smë ka bërë asgjë dhe mendoj qe Basha të mos ma marrë sikur po i bëj diçka personale. Ai ka bërë sa mundi por ska marrë vendimet e duhura për zgjedhjet", tha Shehaj.
I pyetur se cili është dallimi mes tij dhe kandidatëve të tjerë për kryetar të PD, Shehaj tha se ai është i pakompromentuar dhe se qëllimi i tij kryesor është korrupsioni.
"Le ta marrim nga zgjedhjet e fundit. Jam i pakompromentuar... është e vështirë të flasësh për veten.Qëllimi im kryesor është korrupsioni, qëndrimet që kam mbajtur me oligarkinë", shtoi ai.
-
VIDEO
Si do e çoni PD në fitore? Shehaj: Nuk po garojmë në kushte të barabarta me Bashën për kryetar
Agron Shehaj gjatë konferencës prë shtyp ka treguar se çfarë do të bëjë ndryshe për të çuar PD drejt fitores nëse ai zgjidhet kryetar partie. Një nga gjërat që do të bëjë Shehaj tha se është hapja e partisë ndaj të vjetërve dhe të rinjve.
"Për të fituar zgjedhjet duhet reformuar Pd duhet hapur Pd ndaj të gjithëve të vjetërve dhe të rinjve. Vendimet duhen marrë nga anëtarë të Pd. Votimi i listës për kandidatë të Pd nga anaëtarë me parimin një anëtar një votë, një votim të vërtetë, jo duke pyetur anëtarët kë sdoni po kë doni. ata që do marrin më shumë vota do të jenë në listën e kandidatëve", tha ai.
I pyetur nëse po garojnë në kushte të barabarta duke qenë se Basha nuk dha dorëheqjen ai tha "jo".
"Ska dyshim që nuk jemi në kushte të barabarta", tha ai.
-
VIDEO
Shehaj: Basha nuk e çon dot PD në fitore!
Agron Shehaj është i bindur që kryedemokrati Lulzim Basha nuk mundet dot që ta çojë drejt fitores PD-në. Për këtë shprehet se është i bindur.
“Basha nuk e çon dot PD në fitore është bindje e imja, e kuptoj që shumë prej jush mund të kërkojnë arsye të ndryshme, por është shumë e thjeshtë. Nëse duam që PD të fitojë zgjedhjet pastaj të ndryshojë Shqipërinë duhet të ndryshojmë lidershipin e PD”, tha ai.
-
VIDEO
Ish-kryeministri u shpall ‘Non Grata’/ Shehaj: Berisha lider historik i PD, s’komentoj vendimin e SHBA
Ish-kryeministri u shpall ‘Non Grata’/ Shehaj: Berisha lider historik i PD, s’komentoj vendimin e SHBA
-
VIDEO
Shehaj: Nëse unë do zgjidhem kryetar i PD nuk do ketë asnjë bashkëqeverisje me PS
Agron Shehaj ka hequr çdo mundësi për bashkëqeverisje me mazhorancën.
“Nëse unë do zgjidhem kryetar i PD nuk do ketë asnjë bashkëqeverisje”, tha Shehaj.
-
VIDEO
Agron Shehaj: PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë përsëri në 2025! Rama i korruptuar dhe antidemokratik, përballë tij duhet një politikan ndryshe
Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj ka dalë në një konferencë për shtyp pas konfirmimit të kandidaturës nga kryesia e PD. Ai thotë se PD duhet të ndryshojë sot që të mos humbasë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
-
VIDEO
Garon për kryetar të PD përballë Bashës, Agron Shehaj del në konferencë për shtyp
Agron Shehaj tashmë është zyrtarisht një prej kandidatëve për kryetar të PD.
Pasi dje mori vendimin kryesia e PD, Shehaj sot del në një konferencë për shtyp.
-
VIDEO
'Do të ndërtohen 224 apartamente', Rama inspekton procesin e punimeve të rindërtimit në Manzë
Edhe Manza është një tjetër kantier i hapur ku punimet vijojnë me ritme të larta në mënyrë që të gjithë banorët e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit të akomodohen në shtëpitë e reja, më të forta, më të mira e sigurisht se ato që humbën natën tragjike të tërmetit.
Kryeministri Rama, së bashku me kryebashkiaken e Durrësit Emiriana Sako dhe me ministrin e Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishin në Manzë ku jo vetëm u dorëzuan çelësin e banesave disa prej familjeve që përfituan shtëpi individuale nga Programi i Rindërtimit, por vizituan edhe kantierin e pallateve. Janë 9 të tilla që po ndërtohen e që deri në fund të vitit banorët do t’i kenë marrë në dorëzim apartamentet e tyre.
Një pjesë e mirë e familjeve në këtë zonë ka marrë grantin në dorë për ta rindërtuar shtëpinë vetë.
Ndërkohë pallatet janë tashmë në një fazë të avancuar të ndërtimit, teksa puna vijon me ritme të larta. “Këtu kemi 9 pallate, 224 apartamente dhe një projekt i plotë infrastrukturor. Gjithashtu pallatet shoqërohen me parkime nëntokësore”, - u shpreh ministri Ahmetaj.
“Objektet që u shembën janë shumë afër me këtë zonë dhe menduam të mos i ndërtojmë në formë pikësore, por të akomodohen këtu edhe me shërbime më bashkëkohore”, - nënvizoi kryebashkiakja Sako
Manza, bashkë me Thumanën dhe Fushë-Krujën do të jenë lagjet e reja model të Programit të Rindërtimit.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD/ Starova: Basha nuk e ka të lehtë fitoren! Përjashtimi i disa kandidatëve i padrejtë
Kryetari i partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, i cili ishte pjesë e koalicionit me PD-në zgjedhjet e 25 Prillit e ka cilësuar si një proces shumë të rëndësishme atë të zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike. Ai tha se gara është e fortë dhe se Basha nuk do ta ketë të lehtë fitoren.
Sipas Starovës përjashtimi i 5 kandidatëve nga ana e Komisionit Zgjedhor në PD ishte i padrejtë.
"Kushdo që të zgjidhet, PD duhet të organizohet në mënyrë të fuqishme. Dita e zgjedhjeve nuk duhet të ishte 13 qershori. Përderisa pretendohet një 'masakër zgjedhore' atëherë do të duhet të pritej përfundimi i procesit zgjedhor. Unë mund të them që gara është e fortë duke pasur parasysh edhe kandidaturat", tha Starova.
Sa i përket një propozimi që erdhi sot në Komisionin Hetimor për shkarkimin hetimor për ta marrë Presidentin Ilir Meta me forcë në komision, Starova tha se Meta nuk është i akuzuar, Kuvendi se merr dot me forcë.
"Presidenti gjykohet se ka shkulur kushtetuetshmërinë. Komisioni nuk është gjykatë apo prokurori", tha Starova.
-
VIDEO
Hapja e negociatave, ambasadori gjerman Zingraf: Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet! Berisha non grata? 'No Comment'
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf, nuk ka preferuar të japë një koment në lidhje me shpalljen 'non grata' të Sali Berishës nga ana e qeverisë së SHBA-ve. I pyetur nga mediat në Korçë Zingraf ka thënë vetëm 'no comment'.
Zingraf është shprehur i sigurt se BE do të çelë shumë shpejt negociatat me Shqipërinë pasi janë plotësuar të gjitha kushtet.
“Le të themi që unë shpresoj që bisedimet e anëtarësimit të nisin sa më shpejt të jetë e mundur. Ky është një proces që kërkon mjaft punë, bashkëpunimin e gjithë aktorëve. Projekte të tilla çojnë në plotësimin e standardeve europiane. Në emër të qeverisë federale për të cilën mua më lejohet të flas. Qeveria federale ka thënë që kushtet janë plotësuar tanimë. Të njëjtën gjë konfirmoi dhe BE. Unë jam optimist për nisjen e negociatave. Por ky është një proces që kërkon dakordësinë e të gjitha vendeve. Ministri federal është pro këtyre negociatave", tha ambasadori.
Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf ka folur nga Maliqi ku ka vizituar një projekt të KFW gjermane për trajtimin e mbetjeve duke thënë se projekte të tilla do vijojnë në rang vendi.
“Evropa është këtu, po vizitojmë projekte që janë investuar nga Gjermania. Unë ndodhem këtu jo për të çelur diçka por për të parë një projekt mjaft të rëndësishëm. Si projekt u çel para 3 vitesh e gjysmë në praninë e paraardhëses sime dhe të kryeministrit. Asokohe ne çelëm një koncept projekt për trajtimin e mbetjeve, një trajtim i integruar i mbetjeve të cilat mblidheshin nga 6 komuna pranë Maliqit, projekt i KFË që ka qenë mjaft i suksesshëm. Është një projekt që iu kushtohet qytetarëve. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në këtë kontekst në kuadër kombëtar. Kuvendi ka miratuar një plan kombëtar në këtë sektor dhe Gjermania së bashku me Zvicrën do angazhohen në një projekt të përbashkët, dhe ky shembull këto është mjaft i mirë”, tha Zingraf.