-
VIDEO
PD akuza qeverisë: Po tenton të kapë AMA-n, Rama po kthehet si Lukashenko me gazetarët
Albana Vokshi ka denoncuar qeverinë se po tenton të kapw edhe Autoritetin e Medias Audiovizive, një institucion i pavarur sipas ligjit. Ndërkohë që ky institucion po zgjedh anëtarët e saj të rinj, për PD është hera e parë në 30 vjet anëtarët e AMA-s i përkasin të gjithë partisë në pushtet duke e cilësuar atë si 'transmetuesin e partisë shtet'.
-
VIDEO
Integrimi në BE, Barbullushi: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare!
Këshilltarja e kryeministrit për Integrimin Odeta Barbullushi tha në një intervistë për Report Tv se vendi ynë tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet që realizimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për të filluar negocimin me BE.
Barbullushi shtoi më tej se ne jemi në pritje të një vendimi nga vendet anëtare, që në këtë moment lidhet me vendimin e një tjetri vendi anëtar që është vendimi i Bullgarisë për dakordësinë ndaj Maqedonisë së Veriut.
Më tej Barbullushi theksoi se dakordësia e vendeve anëtare të BE-së është që të dy vendet të mbahen bashkë dhe se skenari ideal do të ishte që çështjet bilatarale mos ta mbajnë peng procesin. Teksa u kthye disa vite më parë Barbullushi tha se kemi humbur kohë, pasi ky proces nuk lidhet vetëm më Shqipërinë, por edhe me një ngërç politik që ka lidhje me politikën e brendshme të BE.
‘Jemi në një proces pritje për një vendim të këshillit të BE dhe të vendeve anëtare për hapjen e një konference ndërqeveritare, e cila është edhe momenti formal për fillimin e negociatave për anëtarsim të Shqipërisë. Ajo çfarë ne presim, është hapja, ose lançimi konferencës së parë ndërqeveritare. Procesi zgjedhor ka rëndësi për demokracinë dhe për reformat që lidhen me integrimin, për bazë merret raporti ODIHR. Kujtojmë se pas zhvillimit të zgjedhjeve ne kishim një raport paraprake, ku kishim një vlerësim të përgjithshëm në kuadër pozitiv për zhvillimin e zgjedhjeve. Është e rëndësishme, ky proces nuk lidhet vetëm me Shqipërinë, ka rreth 3 vite që është futur në një ngërç politik që ka lidhje me mosdakordësitë e brendshme të BE. Në 2019 ne prisnim të kishim një vendim, sërish u shty për shkak të një diskutimi të brendshëm në lidhje me reformimin e BE. Humbëm kohë në këtë mënyrë.
-
VIDEO
Yuri Kim viziton për herë të parë Kukësin, njihet me trashëgiminë dhe kulturën e zonës
Në vizitën e parë të saj në qytetin e Kukësit, ajo çka i bëri përshtypje ishte rruga për vetëm 2 orë e 30 minuta nga Tiranë. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u prit nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ndërsa u surprizua nga vajzat e Qendrës Kulturore të Fëmijëve me këndimin e Himnit kombëtar të SHBA-ve.
Kryediplomatja zgjodhi të mos komentojë përballë gazetarëve për situatën politike dhe vendimin e shpalljes non grata nga DASH të Sali Berishës, ndërsa kryebashkiaku Gjici tha se takimi u fokusua rreth situatës social ekonomike, resurseve të këtij rajoni dhe mundësive për t’u zhvilluar më tej siç është edhe impakti nga aeroporti i Kukësit.Gjatë vizitës Kim, pati edhe një ndalesë në Muzeun Etnografik ku është njohur me kulturën e trashëgiminë e trevës tonë.
-
VIDEO
Basha takim me strukturat në Berat: PD më e madhe se gabimet tona! Të dalim të bashkuar nga ky proces
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me strukturat e PD, në qarkun e Beratit ku ka shprehur bindjen se ata janë të vetmit që kanë përvojën dhe kurajën për ta çuar deri në fund betejën për ndryshimin e vendit.Basha shtoi se Partia Demokratike është më e madhe se arritjet apo gabimet që mund të bëjnë ata që janë pesë e saj dhe për këtë arsye kërkoi që nga ky proces i brendshëm demokratët të dalin të bashkuar dhe të fortë.
-
VIDEO
Shkarkimi i Metës, relatorja Bushka: Ja shkeljet më të mëdha të Presidentit
Gjatë diskutimeve në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, relatorja e çështjes, Klotilda Bushka, është shprehur se të gjitha provat janë administruar para Komisionit.
Bushka tha ndër shkeljet më të rënda të Presidentit janë: nxitja e urrejtjes dhe dhunës, dëmtimi i imazhit dhe reputacionit të vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë, cenim i figurës së institucionit të Presidentit, abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.
-
VIDEO
Harxhi sfidon Bashën: Zgjidh vendin dhe arenën ku do ta bëjmë përballjen publike
Edith Harxhi tha se përballjen publike do të donte ta bënte me Lulzim Bashën , por ai e refuzon këtë gjë. Ajo tha se e sfidon duke i bërë thirrje që ta zgjedhje vetë Basha vendin se ku do ta bëjë të debat.
"Për sa i përket debatit publik unë do doja ta bëja me Lulzim Bashën, por ai e ka refuzuar, i bëj thirrje e sfidoj që të gjejë vendin dhe arenën se ku do ta bëjë këtë debat publike, do ishte në të mirë të PD që Basha atë mbajë fjalën për të bërë transparencë para publikut me programin më të mirë dhe të lejojë shqiptarët të votojnë kush është programi më i mirë dhe programi i duhur", tha Harxhi.
-
VIDEO
Rishikim i Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, i ndarjes territoriale, Fatbardh Kadilli shpalos objektivat kryesorë për Shqipërinë
Në komunikimin me mediat, në shpalosjen e programit të tij për kryetar të PD, kandidati Fatbardh Kadilli shpalosi disa objektiva kryesorë që do të bëhen për një 'rithemelim të Republikës' sicc e quajti ai.
"Rishikim i ndarjes territoriale, rishikim i kodit zgjedhor, rishikim i organeve të drejtësisë, forcim i demorkacisë direkte me referendumi, rishikimi i Kushtetutës për të vendosur në balancë institucionet kryesore në vend", tha Kadilli.
-
VIDEO
Imami: Na jepni listën e anëtarëve, vetëm grupet paramilitare të PD që veprojnë prej disa kohësh sillen kështu
Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka deklaruar se përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit, tregon se kemi të bëjmë me një sjellje të turpshme dhe të shëmtuar, duke u treguar për një situatë jo demokratike. Po ashtu Imami ka kërkuar që Basha t’u dorëzojë listën e anëtarëve, pasi vetëm grupet paramilitare të përdorura nga PD sillen këtë mënyrë.
‘Këto bëjnë veprime, që janë veprime, pa kuptim të turpshme. Nëse kryetari i Partisë vendosë të heqë znj. Elezi, mendoni se në një vend kryeministri zgjedh kandidatët çfarë zgjedhje do të ishin këto. Partitë janë aset publik. Nëse kjo nuk funksion brenda një partie, si do të funksionojë në gjithë vendin, ky mund ti bëjë zgjedhjet dhe me keq se Rama. Nuk ka lista sekrete, vetëm grupet paramilitare të përdoruara nga PD sillen në këtë natyrë, që bën ato që bënë. Partia është e hapur dhe e gjithë partia duhet të ketë listën e anëtarëve. Të japin listën e anëtarëve. Gara është e pabarabartë.’- tha Imami.
-
VIDEO
Rishikim i Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, i ndarjes territoriale, Fatbardh Kadilli shpalos objektivat kryesorë për Shqipërinë
Në komunikimin me mediat, në shpalosjen e programit të tij për kryetar të PD, kandidati Fatbardh Kadilli shpalosi disa objektiva kryesorë që do të bëhen për një 'rithemelim të Republikës' sicc e quajti ai.
"Rishikim i ndarjes territoriale, rishikim i kodit zgjedhor, rishikim i organeve të drejtësisë, forcim i demorkacisë direkte me referendumi, rishikimi i Kushtetutës për të vendosur në balancë institucionet kryesore në vend", tha Kadilli.
-
VIDEO
Kadilli nuk vlerëson kandidaturat e Shehajt dhe Harxhit: S'kam rival, ata nuk sjellin asgjë te re me ide të konsumuara
Fatbardh Kadilli duket se nuk trembet nga kandidatë e tjerë për kreun e PD me të cilët garon duke thënë se ai nuk ka rival as Bashën dhe as të tjetër, kjo sipas tij ato nuk ofrojnë asnjë ide dhe program të ri, por gjëra të konsumuara dhe të dëgjuara.
"Nuk kam asnjë rival as Bashën e as të tjetër, asgjë nuk propozojnë të re, janë të konsumuara dhe të dëgjuara, propozimi i ri është ky manifest politik i imi për një PD të hapur dhe fituese", tha Kadilli.
Nënvlerësimi i figurave të kandidatëve të tjerë nga Kadilli ishte edhe më i rëndë ku u pyet se mos po garon për vendin dy në parti, duke thënë se përveç tij dhe zotit Basha, të tjerë mund të garojnë për vendin dy që janë Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.
-
VIDEO
A do e përjashtonit Berishën nëse bëheni kryetar i PD? Kadilli: Ai është institucion, e vendos vetë distancën
Fatbardh Kadilli, teksa u pyet nëse do ta largonte Sali Berishës nga PD nëse zgjidhjet në krye të PD, tha se ish-kryeministri është institucion më vete dhe jo deputet dhe si i tillë Berisha e vendos vetë distancën mes tij dhe PD-së, si të jetë më e shëndetshme për Partinë Demokratike.
“Unë flas për PD të përbashkuar, nuk ka PD që përjashton. Berisha është institucion, nuk është deputet. Është vetë zoti Berisha që vendos distancën e shëndetshme mes Berishës si institucion dhe institucionit të PD-së, e them këtë duke pasur parasysh se përse e bëni pyetjen”, tha Kadilli.
-
VIDEO
Kadilli: Zgjedhjet i fitoj unë, s'kam rival! Të tjetër kanë ide të konsumuara! Do luftoj për hapjen dhe bashkimin e PD
Fatbardh Kadilli, kandidati për kryetra i PD-së, tha se ai kërkon një parti të hapur, të pastër dhe fituese që do të jetë më e madhe se kryetari dhe se do të bëjë ndarjen e rolit të kryetari si lider dhe jo më si një administrator i partisë. Ai tha se kërkon që t'i jepet fund modelit të partisë së punës dhe se më 13 qershor kjo do të jetë e mundur me largimin e Lulzim Bashës.
"Duhet t'i japim fund një politike që riprodhon modelin e shekullit 20 të partisë së punës. Dua të kërkojë ndjesë që koha e shkurtër në dispozicion nuk më lejoj të takojë çdo anëtar të PD dhe të shkojë në çdo degë, por turi im nuk ndalet më 13 qershor, por me fitoren aty do të vijo turin për largimin e Edi Ramës. Kam kërkuar një PD të pastër, të hapur dhe fituese, për një parti më të madhe se kryetar, ndarja e rolit të kryetarit nga administratori i partisë. Strukturat e partisë do të jenë në bazë elektoralë. Në çdo ZAZ do të ketë një person i zgjedhur 'me një anëtar një votë'. Do të legjitimohen fraksionet. Çdo anëtar mund të krijojë 'partinë' e tij. Këshilli i të Urtëve vetëm do të miratojë. Do të bëjmë një forum rinor që i afron të rinjtë. Në kohën e Iphohe do të kemi një 'Iforum'. Forumi i grave do të riorganizohet. Do të kemi një raport tërësisht tjetër me median. PD do të shndërrohet në një lëvizje mbarëpopullore dhe do të frymëzojë të gjithë shoqërinë. Unë do të zgjoj individin politik. Qëllimi ynë është që të kemi një PD që ndahet nga çdo trashëgimi e keqe, edhe e vetvetes", tha Kadilli.