-
VIDEO
Murrizi: Nuk kemi pse i dërgojmë më shkresa! Hyseni: E rëndësishme është thellësia e hetimit
Deputeti Myslim Murrizi po ashtu deklaroi se është kundër thirrjes me forcë të presidentit.
“Për sot e kuptoj mosardhjen e tij. Besoj se do ketë shkuar në Përmet për nder të kongresit të parë të komunistëve. Gjatë fushatës kam parë që i ka vlerësuar dekoruar trashëgimtarët e tyre. Për sot besoj se do jetë në kryetar dhe në funksion të zgjedhjes së kryetarit te PD se dhe ata sot e fillojnë.
Jam dakord me zonjën Hysi. Nuk kemi pse dërgojmë shkresa. Respektet për institucionet e këtij vendi duhet t’i kemi të barabarta. Respektet personale, nëse nuk më respekton një herë personalisht, as ma ndjen fare. Nuk besoj se e kemi thirrur personalisht në komision”, tha Murrizi.Kreu i Komisioni Alket Hyseni tha se kërkesa për të ardhur në seancë dëgjimore është bazuar në dy momente juridike, momenti i parë e drejta që ka personi nën hetim, në këtë rast presidenti dhe detyrimin që ka ky komision për ta thirrur e dëgjuar.
“Për ne e rëndësishme është thellësia e hetimit. Do hedh për votim për propozimin për të mbyllur procedurën, hetimin, dakord të gjithë. Administrimi i provave, do ua lexoj provat dhe do shprehemi”, tha Hyseni, teksa më pas ka renditur provat si CD me deklarata e pamje filmike, takime të Presidentit Meta etj.
-
VIDEO
‘Përgjigja e Metës uroja të ishte ndonjë lajthitje e stafit’, Vasilika Hysi: Nuk jam për thirrjen e Metës me forcë
Anëtarja e Komisionit Hetimor Vasilika Hysi ka deklaruar se nuk mbështet idenë për të thirrur presidentin me dhunë për të dëshmuar. Hysi tha se uron që përgjigja refuzuese e Metës, të jetë ndonjë lajthitje e stafit të presidentit.
‘Unë i kam lexuar përgjigjet e presidentit, uroj që presidenti të mos ishte autor i shkrimit të këtyre përgjigjeve, por të ishte lajthitje e stafit të presidentit të Republikës. Presidenti ta zgjedhë vetë ditën dhe orën duke e lënë të hapur që të vijë. Pra ajo që shkruhet ne si komision dhe deputetët e ripërsërisin kërkesën nuk qëndron pasi kjo është bërë që presidenti të dëgjohet të dëshmojë, meqë thotë se kam qenë në pamundësi për të ardhur. Propozimi për ta thirrur dëshmitarin me forcë, unë nuk jam, nuk do të doja që në këtë periudhë kaq të ngarkuar me modelin më të shëmtuar të përcjelljes se mesazheve politike të formë shfaqej që nuk janë aspak në të mirë qoftë për qytetarët qoftë për institucionin e presidentit. Mos i dërgoni më ftesa.’- tha Hysi.
-
VIDEO
‘Meta të thirret me dhunë që nesër’, Braho i kujton presidentit kohën kur ishte kryeministër: Ashtu siç more 'mistër Debulesën’
Anëtari i Komisionit Hetimor, Spartak Braho ka propozuar që presidenti Ilir Meta të thirret me dhunë në Komisionin Hetimor. Braho i kujtoi kohën kur ai ishte kryeministër që kishte thirru me dhunë ish-kryeministrin Sali Berisha, që ai e cilëson ‘mistër Debulesa’.
‘‘Presidenti ka detyrimin të sillet edhe me forcë, por është edhe çështje vullneti. Ai nuk ka vullnet të njohë Kuvendin, Komisionin Hetimor e jo më të përgjigjet për kërkesat e parlamentit. Ky president nuk ka karakter. Më kujtohet kur Meta ishte kryeministër, e mori me dhunë, ‘mistër debulesën’ Berishën, sikundër Berisha e ka marrë Metën me dhunë. Ky veç të tjerash akuzohet për thirrje me dhunë dhe për dhunë, që parashikohet në Kod Penal. Meta duhet të thirret me dhunë nesër, kështu që ta votojmë këtë propozim. Ky është mendimi im!’ -tha Braho.
-
VIDEO
Sukth/ Rama dhe Ahmetaj inspektojnë punimet e shkollës 'Ismet Nanushi', në shtator do të jetë gati
Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kanë vizituar nga afër kantierin e shkollës “Ismet Nanushi”, në Sukth.
-
VIDEO
Rama në kantierin e rrugës Sukth - Maminas: Do lehtësojë trafikun gjatë sezonit turistik në Gjirin e Lalzit
Sezoni turistik është në prag dhe kudo po punohet për të lehtësuar sa të jetë e mundur komunikimin në zonat më të frekuentuara. I tillë është segmenti Sukth-Maminas ku po punohet për zgjerimin e trasesë, asfaltin, trotuaret dhe ndriçimin.
“Këtu jemi në një aks shumë të rëndësishëm në njësinë administrative Sukth, ku kemi filluar riparimin e një segmenti prej 6,3 kilometrash, i cili konsiston në rehabilitimin e gjithë shtresave asfaltike. Ky segment do të shërbejë për të shfryrë edhe fluksin gjatë sezonit turistik në qytetin e Durrësit, pasi do të shkarkojë rrugën e Maminasit deri në gjirin e Lalsit.” – u shpreh kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako gjatë inspektimit që kryeministri Edi Rama bëri sot në kantierin e rrugës.
“Gjatë gjithë aksit zgjerimi i rrugës është bërë 6 metra. Edhe atje ku rruga ka qenë më e ngushtë është rehabilituar. Atje ku ka zonë urbane rruga do të pajiset me trotuar dhe me sinjalistikë për qëndrimin e autobusëve. Do të ketë sinjalistikë edhe përgjatë gjithë aksit. Do ti vijë në ndihmë komunitetit, bizneseve që janë në këtë zonë, por edhe pushuesve që frekuentojnë këtë zonë turistike” – shtoi kryebashkiakja Sako.
-
VIDEO
Të enjten hapet Spitali Memorial i Fierit, Manastirliu: Gati ekipi i përbashkët shqiptaro-turk
#reportTV #lajmeshqip #lajme Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka takuar stafin e përbashkët mjekësor dhe infermieror shqiptaro-turk në Spitalin e Ri Memorial të Fierit, ku ka deklaruar se ky spital modern do të hapet ditën e enjte. “Bëhemi gati me stafin e përbashkët shqiptaro-turk për të hapur Spitalin Memorial të Fierit ditën e enjte, pra me datë 27. Sigurisht do të jetë një hapje graduale, me faza, duke filluar nga shërbimi i urgjencës. Gradualisht fillojmë vëmë në funksion këtë spital, këtë vepër të madhe të premtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore në nivel terciar”, tha Manastirliu.Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se në këtë spital, shërbimet do të jenë sipas sistemit të referimit, ashtu sikurse janë në të gjithë spitalet tona publike. Duke e konsideruar një qëndër ekselencë, Manastirliu bëri me dije se Spitali Memorial i Fierit do të ofrojë shërbim për qytetarët e tre rajoneve të jugut, për shërbime që deri tani i kanë marrë në QSUT, duke ulur edhe kohën e pritjes për ekzaminimet. “Të gjithë qytetarët e rajonit të jugut, nëpërmjet sistemit të referimit me urgjencën kombëtare do të marrin shërbim të nivelit terciar në këtë spital, por edhe ata të cilët do të referohen nga struktura të tjera, duhet të kalojnë nëpërmjet sistemit të referimit. Ashtu sikurse ndodh për të gjithë spitalet e tjera në vend. E rëndësishme për të theksuar në këtë fazë, është që edhe rastet e referimit të urgjencës do të bëhen nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Urgjencës, por edhe rastet e ndërhyrjeve apo ekzaminimeve apo konsultave dhe shtrimeve të planifikuara do të bëhen vetëm me referimin e mjekëve të spitaleve rajonale, spitaleve terciare, apo spitaleve bashkiake kur nuk ofrohen këto shërbime në spitalet rajonale. Duke qenë se është një spital i nivelit terciar dhe do të jetë vërtet një qender ekselence për këto shërbime”, nënvizoi Manastirliu.
-
VIDEO
Meta refuzoi, Bushka: Mund ta kërkohet ardhja e Presidentit me forcë
Në lidhje me refuzimin që Presidenti Ilir Meta i bëri Komisionit Hetimor për të marrë pjesë në mbledhje, relatorja e çështjes ka thënë se ai mund të thirret me forcë.
"Mund të kërkohet ardhja e Presidentit të marrë pjesë në Komisionin Hetimor me forcë. Në Kodin e Procedurës Penale parashikohen mjetet nëse refuzohet ardhja në Komision Hetimor", tha Bushka.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor, Meta refuzon përfundimisht paraqitjen! Diskutohet marrja me forcë,nuk miratohet
Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta ka nisur tashmë mbledhjen, që është edhe afati i fundit që Ilir Meta të paraqitet për seancë dëgjimore. Sakaq presidenti Ilir Meta ka refuzuar që të paraqitet duke nënvizuar se nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.
Në lidhje me refuzimin që Presidenti Ilir Meta i bëri Komisionit Hetimor për të marrë pjesë në mbledhje, relatorja e çështjes ka thënë se ai mund të thirret me forcë në bazë të Kodit të Procedurës Penale.
Por ky propozim duket se nuk u pranua nga anëtarët e tjerë të Komisionit Hetimor.
Në mbledhjen e fundit në qendër të diskutimeve ka qenë raportimi i ekspertëve ligjor Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun kontraktuar nga Kuvendi për shkeljet kushtetuese që ka kryer presidenti Ilir Meta. Eksperti ligjor Erind Mërkuri tha se nuk ka asnjë justifikim që Presidenti të shkelë neutralitetin në një fushatë elektorale dhe se gjuha e tij duhet të jetë korrekte.
Ilir Meta edhe pse ka pasur mundësinë që të paraqitet në komision gjatë javës së kaluar nuk e ka bërë, ndërsa Komisioni i ka dhënë atij afat deri ditën e sotme. Kjo është java e fundit e aktivitetit të Komisionit Hetimor dhe pritet që të jetë e ngjeshur deri në hartimin e raportit përfundimtar.
Anëtarët e Komisionit Hetimor janë Alket Hyseni, Myslym Murrizi, Klotilda Bushka, Vasilika Hysi, Elena Xhina, Spartak Braho, Halil Jakimi, Nikolin Staka, Arlind Çarçani, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia dhe Eugen Bojaxhi.
-
VIDEO
77 vjetori i Kongresit të Përmetit, të moshuarit e përkujtojnë me foton e Enver Hoxhës: E bëri Shqipërinë lule!
Përmetarët kanë përkujtuar ditën e sotme 77-vjetorin e Kongresit të Përmetit mbajtur më 24 maj më 1944. Të pranishëm në ceremoni, ku u vendosën dhe kurora me lule në nder të këtij kongresi dhe dëshmorëve, ishte edhe deputetja e PS, Mirela Kumbaro dhe ish presidenti Alfred Moisiu.
Për nderimin e kësaj dite historike, janë shfaqur edhe disa të moshuara të cilën në duar kanë mbajtur fotografinë e ish diktatorit Enver Hoxha, të cilët shprehin nderime ndaj tij, pasi për ta ishte ai që bëri Shqipërinë nga hiçi dhe e ktheu në një 'trëndafil'.
Vetëm Kumbaro tha se ajo është e brezit që ka rrëzuar diktaturën dhe se interpretimet historike dhe kontributin e gjithsecilit le ta vendosin historianët.
"Kjo është një datë e historisë së Shqipërisë. Mendoj se vendet ku kanë ndodhur fragmente të ndryshme të historisë. Unë jam pjesë e brezit që rrëzoi diktaturën,lërini historianët të bëjnë historinë", tha ajo.
Por për të moshuarit, të cilët përkujtojnë me mall kohën e komunizmit, e cilësojnë atë si kohën më të mirë, ku mbizotëronte rregulli dhe qetësia.
“Ky ka qenë drita e diellit për të gjithë Shqipërinë. Vendi ka qenë i mbytur dhe i zhytur, nuk dinte që të shkruante e as të lexonte. Ky burrë e filloi nga hiçi dhe bëri uzina e fabrika. Shqipëria ishte me malarie, me zgjebe e kolere. Ky qe ai burrë, që hoqi të gjitha dhe e bëri Shqipërinë lule. E bëri lule si gjithë Përmeti, që i thonë qyteti i luleve. Trëndafil bëri gjithë Shqipërinë. Lavdi. Rroftë Partia e Punës e Shqipërisë, rrofshin dëshmorët e vendit. Rroftë 24 maji”, u shpreh një nga të moshuarit.
-
VIDEO
PD i çon në KAS listë me 300 persona: Mendojmë se kanë marrë para për votat
Në mbledhjen që po zhvillohet sot në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ku po diskutohen ankimet për Qarkun e Durrësit, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve ka kërkuar nga KQZ që të administrojë provat për një listë me rreth 300 persona, që të verifikohet në qoftë se këta persona kanë votuar në Durrës, në cilat qendra votimi kanë votuar dhe nëse kanë pjesë e administratës zgjedhore. Anëtari i KAS thotë se nëse provohet se ata kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore, si provohet që ata kanë shitur apo blerë votën?
Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Ne besojmë që të gjitha faktet, rrethanat dhe të gjitha që ne parashtruam do faktohej në të gjitha përmasat e saj reale përmes marres së këtyre provave pranë organeve publike dhe neni 137. Si prova që duhet të administrohen nga administrata zgjedhore kërkojmë që të merren të dhënat e kryqëzuara ndërmjet pajisjeve të identifikimit elektronik për zonën zgjedhore Qarku Durrës si dhe nga ana jonë janë depozituar tre lista me rreth 300 emra dhe kërkojmë që nga administrata zgjedhore të verifikohet në qoftë se këta persona kanë votuar në Durrës, në cilat qendra votimi kanë votuar. Si dhe nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore. Kjo është një provë e re që po e bëjmë në mënyrë verbale. Lista është pjesë e provave tona. Janë 300 emra personash që ne mendojmë se kanë të dhënat e tyre personale emër, mbiemër, numër telefoni, QV adresa, por edhe shumat e parave që ata kanë marrë në këmbim të votës, por duam që nëpërmjet të dhënave që do të kryqëzohen nga administrata zgjedhore të verifikohet nëse kanë votuar nëpërmjet listave të zgjedhësve si dhe ta paraqiten të dhëna nëse kanë qenë pjesë e administratës zgjedhore. Janë prova që mund të merren nga ana e KLQZ sepse janë nën administrimin e saj.
Rusmajli: Kush është qëllimi i kërkimit të kësaj prove?
Përfaqësuesi ligjor i PD-së: Nga informacioni që ne kemi marrë nëse rezulton se këta persona kanë marrë para në këmbim të votës tregon pretendimin tonin kryesor që blerja e votës në Durrës ka diktuar rezultatin e zgjedhjeve.
-
VIDEO
‘Përfundon në gusht’, Rama inspekton punimet për rindërtimin në Ndroq: Rreth 350 banorë do mblidhen në këtë lagje qendrore
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë inspektuar punimet për rindërtimin në lagjen e re në Ndroq.
Sipas tyre lagja e re do të jetë gati në fund të gushtit dhe rreth 350 banorë do të mblidhen ne lagjen qendrore.
‘Lagja e re në Ndroq, do të jetë gati në vjeshtë, me shtëpitë e banimit, kopshtin, shkollën dhe një qendër komunitare. Pasi humbën shtëpitë e vjetra në pika të largëta e të veçuara, rreth 350 banorë do të mblidhen në këtë lagje qendrore, me akses të shpejtë në shërbime për të gjitha moshat.’- shkruan Rama.
-
VIDEO
Rama inspekton rindërtimin e lagjes së re në Vaqarr: Perfekt, do dalë si zonë rezidenciale
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punime në rindërtimin në lagjen e re në Vaqarr, që po ndërtohet për të prekurit e tërmetit. Lagja e re do të jetë si një qendër rezidenciale me shtëpi individuale, me lulishte përpara, do të ketë objekte arsimore dhe qendër komunitare duke sjellë në zhvillim të ri për zonën e Vaqarrit.
Gjatë inspektimit Rama tha se ky investim po krijon një komunitet shumë më të zhvilluar, më modern dhe më social për fëmijët dhe vetë banorët. Ai tha se kjo lagje e re që duket si banesa rezidenciale duke perfekt dhe se kjo është puna më e mirë që mund t'u tregohet qytetarëve.
"Kjo krijon komunitet më të zhvilluar dhe mw social për fëmijët, gjyshërit dhe vetë banorët ta kthejnë këtë zonë në lagje rezidenciale. Perfekt" , tha Rama.
Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ishte i pranishëm tha se këtu do të ndërtohet dhe një stacion autobusi pasi komuniteti që po ngrihet është i madh, do të ketë shkollën dhe qendrën e vetë komunitare për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme.
"Pallatin e kulturës e kemi prishur dhe do te bëhet e gjitha e re duke u kthyer në qendër komunitare, do të ketë shkollën dhe një stacion autobusi këtu pasi është bërë një komuniteti i madh", tha Veliaj