• VIDEO

    Defender Europe 21 'zbarkon' në Tiranë, Yuri Kim: Me Shqipërinë aleatë sot nesër dhe përgjithmonë!

    Një helikopter “Cougar”, me 3 ushtarë të forcave speciale të cilët qëndronin të lidhur në një litar, ndërkohë që ishte vendosur edhe flamuri shqiptar dhe ai amerikan, fluturoi mbi sheshin Nënë Tereza. Ndërsa nga korpusi i universitetit 'Nënë Tereza' u krye edhe një tjetër ushtrim, ku ushtarët shqiptarët zbritën me litarë duke qëlluar më plumba manovër.

    Kështu ka vijuar stërvitja e madhe ushtarake “Defender Europe 21” në vendin tonë, këtë të diel e cila u cilësua si “Dita e hapur” e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të stërvitjes së përbashkët me trupat amerikane.

    Stërvitja ‘Defender 21’ bëri bashkë në sheshin 'Nënë Tereza', ambasadoren amerikane Yuri Kim, kryeministrin e vendit Edi Ramën dhe presidentin Ilir Meta. I pranishëm ishte edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

    Gjatë fjalës së saj diplomantja amerikane Yuri Kim nënvizoi se marrëdhënia e Shqipërisë me SHBA do të jetë mbi çdo gjë dhe se Amerika do të jetë aleate përgjithmonë me Shqipërinë. Kim theksoi se ‘Defender 21’ hapi një rrugë të vërtetë për një bashkëpunim strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe se Amerika ka një aleat të vërtetë si Shqipëria. 

    Ndërkohë në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama vlerësoi ambasadoren Yuri Kim, ku tha se i ka dhënë një tjetër cilësi marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas Ramës, misioni tjetër i përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA-së do të jetë rritja e kapaciteteve njerëzore njerëzore të Forcave të Armatosura, duke i bërë thirrje të rinjve që ta shohin atë si një mundësi të artë për formimin dhe jetën e tyre.

    Sakaq presidenti Ilir Meta në fjalën e tij ka vlerësuar mbështetjen e SHBA-së për forcat tona të armatosur. Meta nënvizoi se Forcat e Armatosura kanë treguar profesionalizëm.

    Sot do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza” për të gjithë qytetarët të cilët kanë dëshira që ta ndjekin nga afër. “Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.

    Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar,  po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë. Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.

  • VIDEO

    Ministri i Jashtëm austriak: Shqipëria e gatshme të çelë negociatat në qershor, nuk ka arsye të ketë vonesa! BE nuk do t’u kthejë kurrizin

    Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg tha se BE nuk do t’i kthejë kurrizin Shqipërisë dhe se do ta ndihmojë me vaksina, për parandalimin e COVID. Ministri i jashtë austriak nënvizoi se Shqipëria është e gatshme që të hapen negociatat ne qershor dhe nuk ka arsye për vonesa.

    ‘Më vjen shumë mirë që gjendem në Tiranë. Ky është një mesazh i fortë europian,  një mesazh  fortë mbështetje, simpatie dhe fqinjësia. Ju jeni më të afërt për ne fqinjësisht, politikisht por edhe lidhjeve njerëzore. Kemi parë se edhe siguria shëndetësore varet nga siguria shëndetësore në këtë Rajon. Vendi ynë Austria ishte në gjendje t’u jepte trashin e parë të vaksinave.  Te tjera vaksina do të vijnë, BE nuk do të ktheje kurrizin nuk do t’ju braktisë ne do të mbetemi krah jush në këtë pandemi dhe në periudhën vijuese. Kur të 6 vendet e Ballkanin Perëndimor të bëhen pjesë e BE do të kemi arritur vizionin e kontinentit pas Luftës së dytë Botëror. Shqipëria është e gatshme që të çelë negociata nuk ka asnjë arsye më për vonesa. Ky është një proces që duhet të nisë më në fund. Do të mbetemi krah jush sot dhe në të ardhmen.’- tha ministri i jashtëm Austriak.

  • VIDEO

    3 ministrat të jashtëm të BE me Xhaçkën: Në qershor koha e duhur të nisin negociatat me Shqipërinë

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka pritur në një takim në homologët e saj, Ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg; Ministrin e Jashtëm  të Republikës Çeke, Jakub Kulhanek dhe atë të Sllovenisë, Anze Logar.

    Ministrja Xhaçka deklaroi se vizita e homologëve të saj në Tiranë është një tregues i mbështetjes së tyre dhe vendeve që ata përfaqësojnë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Sipas Xhacckws, Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se është gati për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveritare brenda 6 mujorit të parë të këtij viti.

    “Shqipëria, ka bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë për të përmbushur kushtet dhe kërkesat duke tejkaluar jo pak sfida. Edhe pse viti i fundit ka qenë jashtëzakonisht i vështirë ia kemi dalë të bëjmë një përparim thelbësor në reformimin e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në zgjerimin e perspektivës dhe kuadrit ligjor të të drejtave themelore të njeriut, dhe së fundi kemi arritur të zhvillojmë një proces transparent zgjedhor, për ta sjellë Shqipërinë më afër qëllimit të saj përfundimtar, anëtarësimit në BE. Me njohjen e qartë që Komisioni Evropian iu ka bërë këtyre arritjeve, dhe me mbështetjen e miqve dhe vendeve partnere tonat si Austria, Republika Çeke dhe Sllovenia, ne kemi pritshmëri të larta që Këshilli do të dakordësohet për të miratuar kornizën negociuese dhe për të zhvilluar Konferencën e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, brenda gjashtëmujorit të parë të vitit”, u shpreh ministrja gjatë konferencës për shtyp.

    Nga ana tjetër, të tre ministrat e BE vlerësuan se Shqipëria ka bërë gjithçka pritej prej saj dhe se është radha e BE që të hedhë hapin e saj.

    Ministri i jashtë austriak nënvizoi se Shqipëria është e gatshme që të hapen negociatat ne qershor dhe nuk ka arsye për vonesa.

  • VIDEO

    Berisha ‘non grata’, Soreca: Është vendim i qeverisë së SHBA, e respektojmë plotësisht!

    Në kuadër të Ditëve të Europës, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca tha se vendi ynë është më pranë se kurrë për fillimin e negociatave. Nga Korça, ambasadori i BE-së pyet edhe për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur ‘non grata’ ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Soreca nuk pranoj që të komentoj këtë vendim, duke nënvizuar se është një vendim i qeverisë së SHBA, dhe e respekton këtë.

    ‘Jo nuk kam asnjë koment ky është një vendim i qeverisë së SHBA, e respektojmë plotësisht, nuk kam një koment për të bërë për këtë.’- tha Soreca.

    Gjatë një prononcimi për mediat në Korçë, Soreca tha se gjatë udhëtimit të tyre ato kanë takuar qytetarët shqiptarët dhe i kanë informuar në lidhje me projektet që janë financuar nga BE. Soreca po ashtu nënvizoi se vendi ynë ka bërë shumë progres në luftës kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, por duhet të bëjë më shumë.

    ‘Është kënaqësi të takohemi me të ardhmen e Shqipërisë dhe kjo e ardhme e Shqipërisë janë të rinjtë e saj.  Gjatë këtij rrugëtimi kemi biseduar me krerët e bashkive për punën që duhet të bëjnë dhe për të ardhmen për procesin e integrimit drejt BE. Nuk kemi qenë kurrë më parë pranë fillimit të negociatave. Ne po tregojmë projektet programet që janë financuar nga BE. Është një moment i rëndësishëm që tu tregojmë shqiptarëve që Europa është këtu. Ky turne me anë të të cilit dëshirojmë të bisedojmë me qytetarët e Shqipërisë për ta çuar para Shqipërinë drejt BE-së. Shqipëria ka bërë hapa shumë të rëndësishëm para sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, kjo nuk mjafton, por mjafton që të çelen negociatat, por ka ende shumë punë për të bërë. Pra duhet të fillohet me konceptin e ndjekjes së parave. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri.’- tha Soreca.

    Ndërsa sa i përket negociatave të Shqipërisë për në BE, ambasadori theksoi se “Bashkimi Europian nuk ka për të qenë i plotë në rast se në të nuk do të jenë pjesë shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

     

  • VIDEO

    'Defender 21', Niko Peleshi: Mundësia më e madhe për të testuar kapacitet tona!

    Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i ka bërë sot thirrje të rinjve që të shohin Forcat e Armatosura si një "mundësi të artë" për karrierë. Në fjalën e tij nga Sheshi "Nënë Tereza", Peleshi tha se "Defender 21" ka qenë mundësia më e madhe e për të testuar kapacitetet ushtarake të vendit tonë.

    "Sot është një ditë e hapur e stërvitjes Defender 21, më e madhe e zhvilluar në dekadën e fundit në Ballkanin Perëndimor. Sot e kemi sjellë këtë stërvitje në zemër të Shqipërisë për ta sjellë para qytetarëve për të treguar të gjithë masën civile që Ushtria jonë ka. Kemi zhvilluar një ditë të hapur në Durrës e Vlorë, sot po e zhvillojmë në kryeqytet, ku në të gjithë hapësirë shqiptare mijëra trupa amerikane, pranë atyre shqiptare po stërviten për të dhënë siguri, paqe stabilitet dhe qetësi qytetarëve tanë. Kjo përpjekje ka për qëllim të mbajë paqen, të forcojnë demokracinë, të na bëjë të flemë të qetë e të jemi të sigurt për të ardhmen. I kemi dhënë sot mundësi qytetarëve që ta prekin me dorë se ça do të thotë të jesh krenar që je shqiptar. Pas 12 vitesh anëtarësi në NATO, sot ka qenë mundësia më e madhe e historisë tonë për të testuar veten dhe kapacitetin tonë. I bëj ftesë të rinjve ta shohin në karrierën e tyre si një mundësi të artë pjesëmarrjen pranë Forcave të Armatosura", tha Peleshi.

  • VIDEO

    Meta: NATO aleancë e madhe, për popullin shqiptar! Forcat tona të Armatosura kanë treguar profesionalizëm

    Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij ka vlerësuar mbështetjen e SHBA-së për forcat tona të armatosur. Meta tha se NATO është aleancë e madhe, për popullin shqiptar. Sakaq presidenti vlerësoi forcat tona të armatosura, duke nënvizuar se kanë traguar me profesionalizëm.

    “Është kënaqësi e veçantë që të jemi të gjithë së bashku në këtë shesh, që mban emrin e shenjtores së madhe Nënë Tereza. Operacionet tona ka qenë të suksesshme. Kjo stërvitje është tepër e rëndësishme për vendin tonë.

    Shkëmbimi i eksperiencës nga Forcat tona të Armatosura dhe trupave Amerikane do i shërbejë rritjes së aftësive të trupave tona. Ne kemi shpalosur mikpritjen dhe besnikërinë tonë tradicionale. Kjo stërvitje do të vijojë të jetë e suksesshme. Shpreh falënderimet për kontributin e SHBA-ve dhe vendeve të tjera aleate, që zgjodhën vendin tonë si vendi pritës. Si vend anëtarë i NATO-s jemi krenarë.

    NATO është aleancë e madhe, për popullin shqiptar. Në përfundim dua të përgëzoj Forcat tona të Armatosura, për profesionalizmin e treguar, e kanë shërbyer me gatishmëri, për t’u përgjigjur situatave dhe detyrave që burojnë nga Kushtetuta, por edhe aleanca jonë e NATO-s, faleminderit”, tha Meta.

  • VIDEO

    'Defender 21', Rama: Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve me SHBA!

    Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh gjatë fjalës së tij në ceremoninë  e stërvitjes “Defender 21” në Tiranë, se ambasadorja e SHBA Yuri Kim i ka dhënë një tjetër cilësi marrëdhënieve mes dy vendeve.

    "Është një privilegj që sot në emër të qeverisë së Shqipërisë tju shpreh mirënjohjen të gjithë ushtarakëve të përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse për nga përmasat dhe mesazhi i saj. Njëkohësisht dëshiroj që përveç dhe përtej mirënjohjes për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe që përbëjnë edhe garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe Shqipërinë, me përkushtimin e sakrificat e tyre, t'ju shpreh mirënjohjen edhe familjeve të tyre. Dua t'i falënderoj me mirënjohje të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse nga SHBA dhe të gjitha vendet e tjera si dhe dua t'i bëj një falënderim të posaçëm përfaqësueses së Qeverisë së SHBA në Shqipëri, Ambasadores Yuri Kim, e cila me përkushtimin e saj i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve, duke përfshirë në vend të parë në mbështetjen e kërkesave dhe nevojave të vendit tonë, qoftë në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse, qoftë të Drejtësisë. Besimi që SHBA kanë treguar në vijim te ky partneritet dhe aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël, kulmon me këtë stërvitje ushtarake që jo rastësisht është stërvitja më e madhe, me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tonë. Dua të nënvizoj faktin që edhe vetë kjo shfaqje e bukur për t'i dhënë mundësi qytetarëve të vijën të vizitojnë nga afër gjithë këtë arsenal, nuk do ishte  e tillë sot nëse nuk do të kishte qenë mbështetja konkrete e SHBA për rritjen e vazhdueshme të kapacitete të Ushtrisë Shqiptare. Kam shumë besim edhe bazuar në bisedat me Gjeneralët, por edhe me bashkëveprimin e vazhdueshëm me ambasadoren Kim se do të mund të hedhim hapa të tjerë në rritjen e cilësisë së burimeve cilësore të FA duke krijuar besim të mëtejshëm. Të rinjtë gjithnjë e më shumë do ta shohin adresën e FA si një mundësi të artë për formimin dhe jetën e tyre pas formimit. Krijimi i një kapaciteti të ri akademik për rritjen kapacitetit të forcave njerëzore të FA është misioni i përbashkët i Qeverisë dhe i përfaqësisë së SHBA në Shqipëri. Jam shumë falënderues e mirënjohës për të gjithë sa janë përfshirë në këtë proces të transformimit ët Forcave të Armatosura dhe kjo stërvitje nuk mbaron me mbarimin e saj në afatin e përcaktuar, por do vazhdojë të influencojë të gjithë ushtarakët tanë. Uroj që miqësia mes Shqipërisë dhe SHBA të jetë e përjetshëm dhe ne të jemi krah për krah sot nesër dhe përgjithmonë", tha Rama.

  • VIDEO

    Yuri Kim: Amerika ka një aleat të vërtetë dhe të guximshme si Shqipëria! Marrëdhënia e amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi çdo gjë

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka theksuar nga sheshi ‘Nënë Tereza’, se ‘Defender 21’ hap një rrugë të vërtetë për një bashkëpunim strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA. Yuri Kim nënvizoi se marrëdhënia mes Shqipëria dhe SHBA duhet të jetë mbi çdo gjë. Kim tha se SHBA ka një aleat të vërtetë dhe të guximshëm si Shqipëria.

    ‘Gjëja që më bën të lumtur është se shqiptarët dhe amerikanët që po njihen me njëri tjetrin. Ato do të forcojnë lidhjat tona për të ardhmen. Ato ndihen njësoj siç ndihemi ne diplomatët të veshur me kostume, ato vlersojnë mikpritjen popullit shqiptar dhe janë krenar që SHBA e quan Shqipërinë si mik dhe aleat. Amerika ka një mike të vërtet dhe të guximshme, një aleate si Shiqipëria. Defender 21 hap një rrugë të vërtetë për bashkëpunimin tonë strategjik. Unë beosj se suksesi i Defender 21, pasqyron angazhimin e popullit të Shqipërisë, të gjithë ju e pranoni që gjendemi në një moment të rëndësishëm në histori dhe të gjithë ju jeni të bashkuar në marrëdhënien tonë. Se kjo marrëdhënie është e rënd֝ësishme, se marrëdhënia e amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi çdo gjë tjetër. Ne qendrojmë me ju sot në mbështetje të fortë për një Shqipëri demokratike, të pavarur dhe të fortë ne do të vazhdojmë të qendorjmë me ju.’- tha Kim.

    •  
  • VIDEO

    Ceremonia, Defender Europe 21 'zbarkon' në Tiranë

    Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë. Sot do të ketë surpriza në tokë dhe ajër në sheshin “Nënë Tereza” për të gjithë qytetarët. 

    “Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar,  po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë. Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.

  • VIDEO

    Intervista me vëshguesen e zgjedhjeve Gerta Meta: Dita e zgjedhjeve asnjë problem serjoz

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Elda Lamja /16 maj 2021/ Qytetarët flasin për zgjedhjet për kreun e ri të PD

  • VIDEO

    Rindërtimi, Rama poston videon nga lagjja e re Rilindja në Fushë-Krujë

    Rindërtimi vijon në të gjithë vendin, ku edhe qyteti i Fushë-Krujës po merr tashmë një tjetër pamje. Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot pikërisht me një video nga Fushë-Krujë, e më saktë nga lagjja e re "Rilindja".

    "Mirëmëngjes dhe me këtë vështrim mbi lagjen e re Rilindja të Fushë-Krujës, ju uroj një të diel të bukur", shkruan ai.Janë 128 shtëpi dhe 15 pallate që po rindërtohen në këtë lagje të Fushë-Krujës. Ndërkohë, më herët ministri Ahmetaj është shprehur se brenda pranverës së viti 2022 nuk do të ketë më asnjë shenjë nga tërmeti i vitit 2019.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv