• VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 26 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga perplasja per "dekretin Cakaj" Kushtetuesja pro Presidentit te rrezimi i nje miti te rreme e deri tek treni i fundit

  • VIDEO

    Rama publikon pamje nga punimet e rrugës së Arbrit dhe uron një ditë të mbarë

    Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e një videoje nga punimet e rrugës së Arbrit.

    Në videon e publikuar nga kryeministri, paraqiten pamje nga rruga mes maleve dhe bukurive te natyrës, një pjesë e së cilës ka përfunduar, ndërsa një tjetër ende është duke u punuar.

    “Mirëmëngjes dhe nga rruga e Arbërit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook.

    Rruga e Arbrit është një nga investimet e rëndësishme për modernizimin e infrastrukturores rrugore të vendit dhe pritet të përfundojë në verë të 2021.

    Rruga e Arbrit do të shkurtojë kohën e lidhjes së Dibrës me Tiranën, do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe do krijojë më shumë aksesueshmëri për daljen në treg të produkteve të zonës

  • VIDEO

    A do të shkarkohet Ilir Meta? Gara në PD, 4 kandidatët dhe faktori Berisha

    Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë temën e Komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta që mbylli dosjen e hetimit. Cilat janë provat dhe argumentat e Komisionit dhe pse presidenti refuzoi të dëshmojë? Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi garën brenda PD-së të 4 kandidatëve për kryetar dhe raportin e tyre me Berishën. Të ftuar në studio Myslim Murrizi nënkryetar i komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës, Frrok Çupi, Arben Meçaj dhe Indrit Hoxha nga Grupimi për PD.

    Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

  • VIDEO

    Murrizi: Nga 4 kandidatët për kreun e PD, Basha pas 13 qershorit do shkëputet nga Berisha! I ka dhënë provat që i lëshon shokët

    Myslim Murrizi ka bërë me dije se nga katër kandidatët aktual për kreun e PD-së, ai që e ka më të lehtë të shkëputet nga Sali Berisha pas shpalljes 'non grata' është Lulzim Basha. Këtë mendim të tij e ka argumentuar me faktin se "Basha ka dhënë provat që lëshon shokët për interesat e tij'.

    "Basha e ka më kollaj të shkëputet nga Berisha pas datës 13, sepse ka dhënë prova që ka lëshuar shokë rrugës, besoj se mund të lëshoj edhe Berishën, mes aspiratën për t'u bërë kryeministër, që duhet mbështetja e Amerikës. Deri më 13 asnjëri nuk e lëshon Berishën, pas 13 Basha se ka dhënë provat që të lë në rrugë", tha Murrizi.

  • VIDEO

    Murrizi në Report Tv: Në Komisionin Hetimor kanë mbërritur informacione nga SHISH dhe Struktura Anti-Korrupsion për Metën, janë sekret shtetëror

    Në Komisionin Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta kanë mbërritur informacione nga SHISH, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Drejtoria e Policisë mbi kreun e shtetit. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga vetë nënkryetari i këtij Komisioni, Myslim Murrizi në studion e Report Tv, në emisionin 'Repolitix'. Se cilat janë këto informacione, Murrizi nuk i bëri të ditura, kjo pasi janë të klasifikuara si "sekret shtetëror".

  • VIDEO

    KAS i rrëzoi kërkesat ankimore për Tiranën, Durrësin e Shkodrën, përfaqësuesi i PD: Vendimet e komisionit, zbatim i urdhrave politike që i vinin me mesazhe

    • Për përfaqësuesin e PD në KAS, Marash Logun, vendimet e këtij Komisioni që rrëzoi kërkesat ankimore të kësaj partie për Tiranën, Durrësin e Shkodrën, janë vendime politike me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

      Në një reagim nga KQZ, Logu tha se PD kishte dorëzuar një sërë provash që faktonin shkelje të rënda para dhe gjatë zgjedhjeve, duke akuzuar KAS se nuk zbatoi ligjin.

      "Nga PD janë vendosur në dispozicion të KAS materiale voluminoze për këto qarqe dhe prova të shumta q faktonin shkelje të rënd atë ligjit. Duke patur parasysh numrin e madh të shkeljeve, provave që ne i vumë në dispozicion KAS, pritëm që ky komision të zbatonte ligjin dhe të shmangte zbatimin  urdhrave politike që i vijnë në telefonat e tyre përpara vendimeve të rëndësishme. Lidhur me qarkun e Tiranës, sikurse dhe për Durrësin dhe Shkodrën, kërkesat tona për prova shtesë u rrëzuan. Ne kemi paraqitur fakte se si votat u blenë nga drejtues të lartë të PS në bashkëpunim me elementë të krimit të organizuar. Në Durrës ishin ngritur struktura për blerje votash, edhe në Shkodër po ashtu. Është fakt i provuar se burimet shtetëror enë Shkodër, Durrës e Tiranë u përdorën masivisht në shërbim të PS. Ne do t'i shkojmë këtij procesi deri në fund", tha ai.

      KAS rrëzoi sot kërkesën e PD për pavlefshmëri në Durrës e Shkodër dhe për prova shtesë në Tiranë.

  • VIDEO

    Përplasja Rama-Meta për 'Cakajn', GJK: Për emërimin e ministrave kompetencë Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi, por të udhëhiqen nga parimi i luajalitetit

    Për Gjykatën Kushtetuese emërimi ose shkarkimi i një ministri është kompetencë e 3 organeve kryesore, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit me dakordësi me njëra-tjetrën. Në vendim e Gjykatës Kushtetuese thuhet se presidenti mund ta kthejë emërimin e një ministri, por duke respektuar luajalitetit në një marrëdhënie ndërinstitucionale.

  • VIDEO

    'Non Grata'/ Zeka: Berisha po shitet si viktimë e të huajve që duan ta eleminojnë nga politika! Pas zgjedhjeve PD do dalë më e përçarë, Meta ka 'turbulenca psiqike'

    Gazetari dhe analisti, Milaim Zeka ka bërë një analizë të "çështjes Berisha non grata', duke thënë se ish- kryeministri po përpiqet që të viktimizohet, duke e shitur vetes si patriot i madh i Kosovës dhe se ndërkombëtarët duan që ta eleminojnë politikisht. Mirëpo, teksa nga njëra anë e shet veten si patriot, nga ana tjetërs, sipas Zekës, Berisha ka zhdukur 160 personalitete kosovare mes tyre edhe biznesmenin Remzi Hoxha.

  • VIDEO

    Debate gjatë mbledhjes/ KAS s’pranon prova të reja për Durrësin, tërhiqet të marrë vendim për kërkesën për pavlefshmëri zgjedhjesh

    KAS nuk ka pranuar kërkesën e PD-së për prova të reja sa i përket qarkut të Durrësit. KAS, dëgjoi me vëmendje të gjitha pretendimet e ngritura nga PD dhe LSI, por vendosi që të mos marrë prova shtesë. Kësisoj KAS është tërhequr për të marrë vendim për kërkesën për të shpallur zgjedhjet të pavlefshme.

    “Me shumicë vendos të konfirmojë të njëjtin qëndrim se KAS nuk pranon që të drejtohet institucioneve për 19 kërkesat për prova të kërkuara nga PD dhe ky është një vendim i ndërmjetëm që duhet të arsyetohet bashkë me vendimin përfundimtar. Kërkesa për pavlefshmëri, kas do tërhiqet për vendim për një vendim të ndërmjetëm”, tha ai.

    Nga ana tjetër përfaqësuesi i PD-së në KAS, Marash Logu shprehet se 34 persona mund të kenë votuar 71 herë sipas të dhënave PEI në këtë qark.

    “4 persona me të njëjtin mjet identifikimi kanë votuar në 8 qendra votimi të ndryshme, 34 persona janë përdorur për identifikimin e 71 zgjedhësve. 34 persona mund të kenë votuar 71 herë, është një provë që kemi pasur mundësi ta diskutojmë edhe me qarqet e tjera, të dhënat do të përdoren nga ana jonë, po ajo që ka rëndësi është informacioni që na është dhënë në dispozicion. Pyetja ime është që a është kryer verifikimi nëse ka pasur ndërprerje dhe ka vijuar me votim manual”, tha Logu.

    Relatori i KAS, Koli Bele është shprehur se në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes PEI në 28 raste.

    “Nga një verifikim i bërë na rezulton që në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes PEI në 28 raste”, tha Bele.

  • VIDEO

    Bashkia e Tiranës nis riparimin e 288 pallateve të dëmtuara lehtë nga tërmeti, përfshin edhe sistemimin e hapësirave të përbashkëta

    Pallatet që kanë pësuar dëme të lehta nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet po riparohen nga Bashkia e Tiranës. Aktualisht, në të gjithë territorin e Tiranës ka nisur aksioni që do të rivitalizojë edhe shumë prej pallateve të vjetra, pasi kjo nismë, e para e këtij lloji, do të përfshijë edhe lyerjet dhe sistemimet e hapësirave të përbashkëta

  • VIDEO

    Mblidhet KAS, shqyrton kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve për Durrësin dhe Shkodrën

    Mblidhet sërish KAQ dhe po shqyrton kërkesën për pavlefshmërinë e zgjedhjeve për Durrësin dhe Shkodrën.  Dje KAS hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e provave shtesë për Durrësin dhe Shkodrën. LSI kërkoi pavlefshmëri zgjedhjesh dhe rinumërim votash në 30 qendra votimi në Durrës, kurse për Shkodrën nuk kishte bërë asnjë kërkesë ankimore. Nga ana tjetër PD ka kërkuar pavlefshmëri zgjedhjesh në Shkodër dhe Durrës.

    •  
  • VIDEO

    Soreca nga Përmeti: Shqipëria e kaloi testin e BE me zgjedhjet! Ka plotësuar kushtet për të mbajtur Konferencën Ndërqeveritare

    Zgjedhjet parlamentare ishin një test Shqipëria e kaloi me sukses. Kështu deklaroi ambasadori i BE-së Luigi Soreca, teksa u shpreh se janë plotësuar të gjitha kushtet për të mbajtur Konferencën Ndërqeveritare, ku pritet të merret dhe vendimi për çeljen zyrtare të negociatave.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv