• VIDEO

    Telefonuesi sfidon moderatorin: Ma gjej një politikan jo të korrptuar qoftë edhe në nivelet e ulëta?

    Politikanëve dhe zyrtarëve e ish-zyrtarëve t’u sekuestrohet pasuria tha një zotëri që u bë pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Në bisedë e sipër ai sfidoi edhe drejtuesin e emisionit duke i thënë: Ma gjej një politikan jo të korruptuar qoftë edhe në nivelët më të ulëta.

  • VIDEO

    Habia e madhe e telefonuesit: Edhe komunistët u distancuan nga Hoxha, pse PD nuk ndahet nga Berisha?

    Në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv një zotëri nga Lezha dha mendimin e tij për temën. Ai shprehu edhe një habi të madhe kur tha se: Edhe komunistët u distancuan nga Enver Hoxha. Si ka mundësi që PD nuk ndahet përfundimisht nga Sali Berisha?

  • VIDEO

    Zotëria skanon PD-në: Basha ka tipare të mira por duhet urgjent të distancohet nga Berisha

    A duhet të distancohet PD nga Berisha pasi u shpall i padëshiruar nga SHBA-të. Kjo ishte tema e diskutimit në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe një zotëri tha: Basha ka tipare të mira dhe mund ta fitojë garën brenda partisë por duhet të distancohet urgjentisht nga Berisha.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 24 maj 2021 / A duhet të distancohet PD nga Berisha?

    Zyrtarizohen 4 kandidatët për kreun e PD-së. Telefonuesit japin edhe mendimin e tyre nëse PD duhet të ndahet përfundimisht apo jo nga Berisha

  • VIDEO

    Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 24 maj 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga legalizimet, 460 emrat e rinj qe marrin tapine te Basha me Berishen kunder SHBA e deri tek "armiku" i Berishes diplomoi Bashen

  • VIDEO

    Debate në kryesinë e PD-së, miratohen 4 kandidatatët për kryetarin e ri! Në garë përballë Bashës, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi! Skualifikohen 5 të tjerë, anëtarja e grupit 'Për PD': Akt i rëndë

    Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj do të jenë ata që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit. 4 kandidatët janë miratuar unanimisht nga Kryesia e Partisë Demokratike për të hyrë në garë. 2 prej tyre janë nga grupi 'Për PD' të cilët e akuzojnë Bashën si përgjegjësin kryesor për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit

  • VIDEO

    U kualifikua si kandidat për kryetar të PD, Kadilli: Basha është i sfiduar nga unë, s'kemi pse ti fshehim të vërtetat tona

    Kandidati për kryetar të PD Fatbardh Kadilli këmbëngul të ketë një debat publik me Lulzim Bashën. Të vërtetat do ti ballafaqojnë në sytë e publikut thotë ai.

    "Unë do vazhdoj të këmbëngul. Basha është i sfiduar nga unë për një debat publik. Sdo fillojmë tja propozojmë veten para zgjedhjeve por që sot. Nuk ka një gjë që shqetëson Pd dhe nuk shqetëson qytetarët. Skemi pse të fshehim asgjë të vërtetat tona duhet ti ballafaqojmë në sytë e publikut", tha ai.

    •  
  • VIDEO

    Kryesia e PD-së miraton 4 kandidatura për kryetarin e ri! Në garë përballë Bashës, Kadilli, Shehaj dhe Harxhi! Skualifikohen 5 emra, s'plotësojnë kriteret

    Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi, Agron Shehaj do të jenë ata që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e partisë në zgjedhjet e 13 qershorit.

    4 kandidatët janë miratuar unanimisht nga Kryesia e Partisë Demokratike për të hyrë në garë. 2 prej tyre janë nga grup[i 'Për PD' të cilët e akuzojnë Bashën si përgjegjësin kryesor për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

    Ibsen Elezin nga Grupimi ‘Për PD’ nuk i kaloi filtrat e kryesisë së PD dhe kriteret e komisioni zgjedhor. Të skualifikuar janë edhe Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Mirjan Jashanllari, për shkak se nuk kanë plotësuar kriteret e vendosura. Në mbledhjen e Kryesisë mungoi kreu demokrat, Lulzim Basha. Mësohet se Basha nuk ka marrë pjesë në mbledhje për të mos ndikuar në vendimarrje.

    Gazetarja e Report Tv Daniela Maloku raporton se edhe ish-diplomati Mujo Buçpapaj e kishte dorëzuar kandidaturën, por ai është dorëhequr për arsye personale.

    Për të marrë miratimin e kryesisë këto kandidatë duhet të përmbushin disa kushte mes të cilave edhe kontributi i dhënë në fushatë. Të gjithë kandidatët që do të marrin dritën jeshile nga mbledhja e kryesisë sot në 18:00 për të vijuar garën, kanë kohë 12 ditë për fushatë me strukturat, ndërsa zgjedhjet do të mbahen më 13 Qershor.

    Ndërkohë kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, nga selia blu i bëri thirrje kandidatit për kryetar Lulzim Bashës që të përballen së bashku në një debat publik. 

    Kujtojmë se përballë Lulzim Basha pritet të jenë Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi. Një ditë më parë, shpalli kandidaturën Agron Shehaj, një emër i përfolur më parë, por që nuk kishte shfaqur në asnjë moment ambicien për të qenë pjesë e kësaj gare. Shehaj bëhet kështu i katërti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

    Lulzim Basha ka dorëzuar zyrtarisht formularin e kandidimit për kreun e kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor. Ashtu siç pritej Basha kërkon të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, edhe pse shumë nga demokratët janë zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme të tij qoftë në betejat polikë qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

    Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, e ka cilësuar dje garën si asimetrike, por ka garantuar se do të sfidojë kryetarin Basha me vlerat. Në të njëjtën linjë ishte edhe prononcimi i ish-ministres së Jashtme Edith Harxhi. Ajo tha se gara nuk është e mbështetur në rregulla, teksa premtoi reformimin e Partisë Demokratike mbi vlerat e vitit 1990.

    Ndërkohë që përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryesisë së kësaj partie, grupi “Për PD”, kërkoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kryetarin në PD, e cila u vendos më 13 qershor në Këshillin Kombëtar, i cili u mbajt ditën e diel. Sipas tyre caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike.

  • VIDEO

    Gara për kryetarin e ri të PD, skualifikohen 3 kandidatë

    Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Mirjan Jashanllari janë 3 kandidatët e skualifikuar të cilët kishin kandididuar për kryetarin e ri të PD. Ata janë skualifikuar për shkak të kritereve të vendosura.

    •  
  • VIDEO

    Mbërrijnë 60 mijë doza të vaksinës Sinovac, Manastirliu: Nesër edhe 14 mijë doza Pfizer

    Kanë mbërritur në aeroportin "Nënë Tereza" 60 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, për të vijuar me vaksinimin masiv. Në Favebook, kryeministri bën me dije se po ashtu, të hënë prite të vijnë edhe doza të tjera nga vaksina Pfizer.

    "Aeroporti “Nënë Tereza” - Sapo kanë mbërritur edhe 60 MIJË doza të vaksinës Sinovac, teksa presim të hënën sërish doza të tjera të vaksinës Pfizer, për të vazhduar pa u ndalur me planin tonë të vaksinimit masiv, për një sezon turistik, përtej pandemisë", thotë Rama.

  • VIDEO

    ‘Do të bëj garë të fortë’, kandidati Ibsen Elezi: Shehaj nuk ka ‘kostum politik’ për të kërkuar kreun e PD-së

    Kandidati për kryetar i PD-së, Ibsen Elezi, tha se kjo garë duhej të kishte më shumë barazi dhe vëmendje nga qendra duke nisur që me hapësirën kohore në dispozicion të kandidatëve duke e cilësuar kohë të shkurtër dhe të  pamjaftueshme për fushatë. 

     ‘Komunikimi në nivel dege të paktën të ishte 30 ditë sepse PD e ndërtuar sipas strukturës së pushtetit lokal që kërkon 45 ditë fushatë. Nuk është veprimi i duhur nga kryesia për të ngushtuar këtë periudhë kohore dhe ta deformojë. Fushata ka vështirësitë e veta për afatet e kohore dhe mjete në dispozicion të kandidatëve të cilët janë në minimumin e saj. Do të bëj një garë të fortë. Do t’i bëj thirrje gjithë demokratëve që të më votojnë. Por para se të kem dëshirë për të fituar. Kam hyrë për të shpalosur pikpamjet e mia.’- tha Elezi.

    Elezi komentoi edhe kandidimin e Agron Shehajt, të cilin e vlerësoi si biznesmen të suksesshëm, por sipas tij nuk ka një kostum politik për të kërkuar kreun e PD-së.

    ‘Nuk kam dëshire të flas drejtpërdrejt sepse ai është kandidat. Unë mund të merrem me pikepamjet e tij me shumë sepse në rastin e Lulzim Bashes kam arsye të shumta që të dal e ta kritikoj si kuksian sepse të gjithë e mbajnë mend se si Lulzim Basha ishte kundërshtar si Rama në dy protestat e kuksianeve për traun e Rrugës së Kombit. Këte nuk mund ta toleroj dhe nuk kam si të ndryshoj fjalët për interesa politike. Shumë e bëjnë për inters politik. E dime shume mire se kush është Lulzim Basha dhe dalin përdite me statuse dhe thonë ky është lider i madh. Agron Shehaj ka fituar një respekt për shkak të sjelljes së tij në opinion publik. Për mua kanë rëndësi pikpamjet e Agron Shehajt. Agron Shehaj është një njeri që nuk ka një stature politike për t’i veshur një kostum dhe për t’i thënë se ky është kostumi.

  • VIDEO

    Kadilli sfidon Bashën: Të organizohen tre debate televizive me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve

    Kandidati për Kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, nga selia blu i ka bërë thirrje kandidatit për kryetar Lulzim Bashës që të përballen së bashku në një debat publik. Kadilli po ashtu rreshtoi 5 kërkesa bazë për kryesinë e PD-së, ku nënvzoi se duhet të organizohet tre debate televizive të hapura, për publikun dhe median.

    ‘Duke qenë i qartë për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike si forca kryesore e opozitës; Duke mbajtur parasysh tronditjen që ka sjellë rezultati i zgjedhjeve dhe problematika e tyre; Duke e ndjerë syrin mbikqyrës të publikut që do të vrojtojë mënyrën se si do i trajtojë zgjedhjet në parti forca që denoncon infrastrukturën e zgjedhjeve kombëtare apo lokale; Duke qenë i bindur për peshën e madhe që ka procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD; Për vetë rëndësinë që ka përfshirja sa më e plotë e të gjithë anëtarëve të PD, dhe sensibilizimi i antarësisë për rëndësine garës; Duke qenë i patundur në besimin se forca e PD vjen nga demokratizimi, hapja dhe energjizimi i saj; Me vetëdijen e plotë se ajo që i përket PD, dhe e shqetëson atë, i përket gjithë shoqërisë dhe është shqetësim edhe i saj; I kërkoj Kryesisë së Partisë Demokratike sa vijon: Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë,  Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë; Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit; Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë; Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Unë i kërkoj Bashës një debat publik, nuk është çështje e brendshme e PD zgjedhja e kryetarit. E quaj një fitore të parë të vetes time që ka nisur me moton ‘një parti e hapur’. E sfidoj z.Basha të pranoj debatin publik. ’- tha ndër të tjera Kadilli.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv