• VIDEO

    Spahiu: Procesi gjyqësor për Ilir Metën duhet bërë me dyer të hapura për publikun dhe gazetarët

    Për juristin Kreshnik Spahiu, procesi gjyqësor për Ilir Metën duhet bërë me dyer të hapura për publikun dhe gazetarët.

    Sipas tij, procesi duhet që të bëhet me dyer të hapura pasi është proces me interes për publikun.

  • VIDEO

    Ironia e Spahiut: Berisha dha dorëheqjen por e refuzoi ashpër Rama, i tha që na duhesh për 2029

    Juristi Kreshnik Spahiu tha se çdo herë që humb në zgjedhje Berisha nuk njeh rezultatin. Ai ironizoi duke thënë se Berisha dha dorëheqjen, por e refuzoi ashpër Rama.

     
  • VIDEO

    'LSI 369 mijë $ të padeklaruara për lobim', Meta pranon: Shkelet ligji amerikan e shqiptar, unë s’di gjë! Të pyeten kushëriri i Monikës e Eriol Braimllari! Sulmon dhe Tavon

    Një ditë pasi u mor i pandehur, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se asnjë provë e fakt për lobimin e LSI në SHBA, nuk e çon SPAK tek emri i tij. Meta thotë se pagesat e padeklaruara nëse ekzistojnë janë përgjegjësi e ish bashkëpunëtorëve të tij. Kreu i PL I bën thirrje SPAK se duhet të pyesë njerëz të afërt të Kryemadhit, kushëririn e saj Adrian Shatkun, apo edhe ish drejtorin e tij të kabinetit Eriol Braimllari. Shigjeton edhe Vangjel Tavon, pa e përmendur me emër.

    • VIDEO

      Berisha pas humbjes së thellë më 11 maj: Lufta fillon tani, shqiptarët të kenë durim! S’i pranojmë zgjedhjet

      Ndërsa këmbënguli tek pavlefshmëria e zgjedhjeve që i cilësoi “farsë elektorale”, Sali Berisha akuzoi qeverinë e kryeministrit Rama për manipulim të votës së diasporës. Pasi deklaroi zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike, u kërkoi shqiptarëve që “të kenë durim", pasi "lufta sapo kishte filluar"

      • VIDEO

        Të “vjetrit” nesër në Kuvend! ‘Paqja fiskale’ mund të kalojë me verën

        Disa me fitore e disa me dështime në zgjedhjet e 11 majit, deputetët rikthehen nesër në Kuvend. Deri në shtator kur nis punën parlamenti i ri, të vjetrit do dëgjojnë raportimet vjetore të institucioneve të pavarura, përfshirë SPAK-un. Kryeministri Rama ka shprehur ambicien për të miratuar deri në korrik edhe paqen fiskale.

      • VIDEO

        Yzeiri për Report Tv: Berisha nuk ngjall më shpresë, mban peng PD për interesat e tij! Si mund ta votojnë shqiptarët njeriun që bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin?

        I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’, gazetari dhe analisti Ilir Yzeiri bëri një prognozë të plotë të situatës para dhe paszgjedhore, e jo vetëm. Shprehet se opozita nuk kishte prova për manipulimet, teksa sipas tij 60% e shqiptarëve refuzuan këtë klasë politike. Arsyet pse qytetarët nuk e votojnë opozitën

      • VIDEO

        Sikur të isha ....grua! Kandidatët burra që u mundën nga gratë me kuotë gjinore e jo me votë

        Në garën e 11 majit, shumë kandidatët u dogjën, sepse nuk morën vota mjaftueshëm për tu bërë deputetë. Por ka edhe nga ata që, edhe pse siguruan vota më shumë se rivalët brenda partisë, sërish humbën, e kjo për shkak të gjinisë. Kodi Zgjedhor ju jep përparësi grave, që të fitojnë vende në Kuvend edhe nëse nuk kanë votat e duhura.

        • VIDEO

          Murrizi nxjerr videon e përplasjes me Nokën: Heshtni kërminj politikë! Koalicioni dështim total, trim pas beteje mund të jenë vetëm spurdhjakët

          Myslim Murrizi, i cili kandidoi në listën e hapur të PD në Tiranë, ka reaguar lidhur me humbjen e thellë të opozitës më 11 maj. Në një postim në rrjete sociale, ai ka ndarë një video nga Këshilli Kombëtar i partisë, i mbajtur më 12 shkurt, ku shpreh kritika të ashpra dhe përplaset me Flamur Nokën.

          Murrizi tregon se i ka dalë kundër Nokës, pasi sipas tij të gjithë deputetët që futen në listën e hapur rrezikojnë karrigen në Kuvend. Gjithashtu, Murrizi shkruan se koalicionet ishin një dështim, ndërsa thekson se PD ka pësuar dëme nga “heshtja dhe servilizmi i një grushti të pështirë hileqarësh”.  

          Murrizi shkruan se tani pas humbjes duhet të heshtin, pasi kur ai ngriti zërin, askush nuk foli. Teksa iu referohet si “kërminj politikë”, ai thotë se “trim pas beteje dhe të mençur pas kuvendit mund të jenë vetëm spurdhjakët”.

        • VIDEO

          ‘Lufta nuk bëhet vetëm me kallashnikovë dhe bazuka!’ Berisha: Do e fitojmë betejën, duam qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme!

          Kreu i selisë blu u pyet se çfarë nënkuptonte me luftën që sapo ka filluar nga ana e PD-së, kur nesër nis edhe jeta parlamentare në Kuvend, me seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 11 majit dhe me deputetët e vjetër, pasi të rinjtë betohen në muajin shtator.

          Ai nuk zbuloi asnjëlloj skenari për nesër, por u shpreh se “edhe kjo që po bëjmë tani është luftë”, duke shtuar se “lufta nuk bëhet vetëm me kallashnikovë dhe bazuka”, edhe pse pas zgjedhjeve të vitit 1996 urdhëroi Policinë dhe SHIK-un të masakronte opozitën, kurse në vitin 1997 urdhëroi ushtrinë dhe ngritjen e avionëve për të bombarduar jugun e vendit, në një nxitje të dukshme të luftës civile.

          Ai përsëriti tezën e farsës elektorale, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe qeveri teknike.

          “Lufta nuk bëhet vetëm me kallashnikov dhe bazuka. Nuk është luftë kjo që po bëjmë? Nuk pranojmë ne këto zgjedhje. Ne kërkojmë qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Nuk pranojmë ne narkoshtetin dhe deputetë të krimit si Besa Spaho, Sara Mile dhe të tjerë. Ne do i gjejmë të gjithë, do ia paraqesim botës. Apo kandidatët e Altin Hajrit e kartelit të Troplinëve e Bajrëve. Kjo është betejë, e veshtirë, por është për të vërtetën dhe ne do e fitojmë këtë”, u shpreh kreu i PD-së.

        • VIDEO

          ‘Të hapen kutitë...!’ Berisha lexon shifrat e dështimit në diasporë: Lufta fillon tani, s’i pranojmë zgjedhjet! Rusmali pa moral, Celibashi të japë provat

          Kryetari i PD-së, Sali Berisha, doli sot në një konferencë të radhës për mediat, ku shfaqi edhe provat e pretenduara për manipulimin e votës së diasporës, teksa iu rikthye tezës së rinumërimit apo hapjes së kutive sipas ankimimeve që opozita po bën në KAS. Akuza qeverisë për votën e diasporës, përsërit kërkesën për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Sulmon Celibashin dhe Rusmalin. Shfaq rezultatet e kutive për diasporën në Fier dhe akuzon Ballukun

          • VIDEO

            Berisha i ‘dredhon’ edhe pyetjes për mesazhin e SHBA-ve për zgjedhjet e 11 Majit: Uruan popullin shqiptar dhe jo Ramën!

            Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u pyet gjatë konferencës për shtyp ditën e sotme nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, se si e lexonte mesazhin e SHBA-ve, i bërë ditën e djeshme nëpërmjet Ambasadës në Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit.

            Ai gjeti ‘shtigje’ komentimi politik, duke u shprehur se mesazhi i drejtohej popullit shqiptar dhe jo kryeministrit Edi Rama, që sipas tij mezi po e priste të flisnin për të, por dështoi.

            “Lexoni siç duhet mesazhin, lexojeni mirë atë deklaratë. Lexoni deklaratat e sekretarit amerikan Rubio për zgjedhjet në disa vende të tjera se si është bërë deklarata dhe si u bë për Shqipërinë. Uroj shqiptarët thotë deklarata, janë uruar shqiptarët”, tha ai.

            Madje hoqi paralele politike me zgjedhjet e vitit 2001, duke nënvizuar se edhe pas zgjedhjeve të atëhershme erdhën mesazhe urimi, por më pas u provua manipulimi i tyre.

            “Ne po marrim provat dhe po ua paraqesim. Pritet raporti përfundimtar. Ne kemi ndryshuar edhe raportet e të huajve, ia kemi dalë. Edhe më 2001 erdhën urime të përzëmërta nga e gjithë bota, por ato u rrëzuan. Sigurisht ndërkombëtarët janë të interesuar për zgjedhje të lira e të drejta, po jo për farsa. Ky po e priste si diçka hyjnore, pse nuk e përshëndeti Edi Ramën? Ky po e priste. Narkoshteti, është dështimi i Edi Ramës”, u shpreh kreu i selisë blu, që nuk e pranon humbjen e thellë të PD-së më 11 maj dhe ka deklaruar mosnjohjen e tyre.

          • VIDEO

            Deputetët i kthehen ‘jetës’ parlamentare, nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve! Të rinjtë marrin detyrën në shtator

            Në orën 10:00 është parashikuar Konferenca e Kryetarëve, e thirrur nga Spiropali, ndërsa në orën 12:00 pritet të nisë seanca plenare.

          Për lajme të tjera kërkoni në arkiv