-
VIDEO
Nuk siguroi mandat dhe kritikat për spotin, Bilali: Në Tiranë dhe jashtë Shkodrës, s’janë akoma gati për këtë lloj humori
Deputetja e PS-së, Edona Bilali, e cila nuk arriti që të marrë një mandat në zgjedhjet e 11 majit, komentoi rezultatin e zgjedhjeve dhe spotin me të moshuarin që shkaktoi kritika të shumta në rrjet. Ajo përgëzoi gjithashtu kolegët e saj socialistë për fitoren dhe mandatin që siguruan më 11 maj.
“Dua të përgëzoj këdo nga skuadra e PS që luftoi për të garuar në këtë garë, për të realizuar këtë rezultat që do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri. Kjo është punë skuadre dhe krejt mirënjohëse e falenderuese që garoi krah meje”, u shpreh Bilali.E pyetur nga gazetarët për spotin e fushatës me një të moshuar, ajo tha:
“Ai nuk është një i moshuar, është aktor humori. Por mendoj se qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”
-
VIDEO
‘Karrigia e parlamentit nuk është e Monikës’, Kryemadhi për gazetarët: Humbja e Metës? Nuk shoh përgjegjësi, s’kam qenë lidere e fushatës së tij
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi tha për gazetarët para se të hynte në Kuvend se “karrigia e parlamentit nuk është as e Monikës dhe as e dikujt tjetër”, duke shtuar se e vetmja keqardhje është se sipas saj njerëzit janë më të varfër dhe po largohen çdo ditë e më shumë, por te kutitë, votat dalin në favor të qeverisë.
-
VIDEO
Seanca plenare, Berisha për gazetarët: Kemi vetëm një strategji, rikthimin e votës së lirë
Kreu i PD Sali Berisha, teksa po hynte në Kuvend, foli shkurtimisht edhe për gazetarët.
“Përfaqësimi i kauzës së drejtë të shqiptarëve për votën e lirë. Ka vetëm një strategji e objektiv, rikthimi i votës së lirë në kushtet e një narkoshteti të dominuar nga kartelet më të fuqishme në Evropë.”, tha Berisha.
-
VIDEO
Bardhi i ndërhyri teksa mori fjalën, Peleshi: Jemi në parlament, jo në cirk!
Teksa kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi mori fjalën në seancën plenare, ndërhyri Gazment Bardhi. Peleshi iu drejtua Bardhit duke i thënë se “jemi në parlament dhe jo në cirk”.
“Pas një fushate të suksesshme për të gjjithë, mbi të gjitha për vendin e shqiptarët. Jemi në parlament, jo në cirk. Kemi plot arsye të kërkojmë edhe diskutime jashtë rendit të ditës se kemi shumë falenderime për shqipotarët, por nuk është ky momenti. Do të kemi disa seanca intensive deri në fund të korrikut. Të nderuar kolegë deputetë të PS, por edhe të grupeve të tjera, të punojmë me intensitet që rreth 30 akte të depozituara t’i miratojmë në këto seanca."
-
VIDEO
Berisha pas mbylljes së seancës: Parlamenti, bodrum i mafias! Aksion në shtator? Do e përcaktojmë, të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme
Sali Berisa foli për mediat edhe pas mbylljes së seancës plenare që zgjati vetëm pak minuta.
“Kësaj i thonë kur parlamenti shtrohet në një bodrum të mafias, nuk respekton asnjë rregull, as të rregullores, as kushtetutën dhe as ligjet, parlamenti përdoret si dyqan privat i partisë së krimit dhe ishte një seancë ndër më të turpshmet, ku pas një farse elektorale të paprecedentë në vend që qytetarët të dëgjonin të gjithë faktet, argumentet e opozitës dhe deputetëve për atë cfarë ndodhi më 11 maj, këta ia mbathin brenda disa minutave. Ja shihni...ikin. E thashë edhe në parlament, ishte më e drejtë që në parlament të vijnë boset e karteleve se këta se ata janë të vërtetë kurse këta thjesht shërbëtorë të tyre. Megjithatë ajo që dua të garantoj shqiptarëve vendoshmërinë e palëkundur të opozitës të mbrojë kauzën e drejtë të tyre për votën e lirë. “
I pyetur për aksionin në shtator, ai tha:
“Do përcaktohet. Të gjitha format e qëndresës janë të pranueshme.”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha në Kuvend: 11 maji farsë elektorale, bandat iu përdorin si lecka politike në funksion të perandorive të krimit! Spiropali: Koha juaj ka perënduar
Sali Berisha flet në kuvend për zgjedhjet e 11 majit dhe vijon me akuzat e farsës elektorale.
Berisha: Mblidhemi pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së perdes së hekur në Europën ish komuniste. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën, zhvilloi farsën zgjedhore. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Rama përdori 76 mln euro dhuratë për votë për 48% të të votuesve. Pasi fali 200 mln gjoba dhe kamata për të marrë vota, pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë. Deputetët e këtyre karteleve iu zëvendësojnë ju në këtë Kuvend, jo se ju nuk ishit mëkatar, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama. Për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbledhje e 8 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës, të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër kur 1.6 mln shqiptareve iu shkelmuat votën, por bota e krimit. S’mund të ishit ndryshe ju. Përfaqësues të klaneve më të egra të botës, nuk mund të ishit ndryshe. Këta mund të ishit. Më e ndershme që në kuvend të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajrim, Elvis Doçi, Suel Cela, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja. U përdorin juve si lecka politike në funksion të perandorive të krimit.
Spiropali: Koha mbaroi.
Berisha: Cila kohë?
Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar.
-
VIDEO
Deputetët kthehen në Kuvend, mbahet seanca plenare
Sot mbahet seanca e parë plenare pas zgjedhjeve. Një orë para, PS mbledh grupin parlamentar. PD ka ‘mobilizuar’ të vetët pas humbjes.
-
VIDEO
Për herë të parë në Kuvend në Shtator, deputeti i PS Erion Malaj: Do jem aktiv, por jo zhurmues, politika ka nevojë për debat konstruktiv
Deputeti i ri i Partisë Socialiste, Erion Malaj, i dalë fitues nga zgjedhjet e 11 majit, tha se do të jetë aktiv, por nuk do të bëjë zhurmuesin në Kuvend. Sipas tij, politika ka nevojë për debat konstruktiv.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Petro Koçi në ‘Repolitix’: SHBA i njohu, Berisha humbi thellë! Çollaku: PS përsëriti 28 majin ‘96! Sako: Në fushatë pati probleme, SPAK nuk ndërhyri
Deputeti i PS, Petro Koçi tha se PD mori një humbje të thellë në këto zgjedhje, ndërsa theksoi se Berisha doli më i humbur se Basha. Por, për deputetin e PD Kreshnik Çollaku mazhoranca përsëriti 28 majin e 1996 në 11 maj. Ai tha se ka marr mesazhe nga emigrantë, ku në Boston janë blerë vota për PS.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Mandatet, tjetër përplasje mes Gjykatës së Lartë dhe Kushtetueses! Kritikat e forta të Sadushit
Tjetër përplasje mes Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese për çështjen e mandatave të anëtarëve të Kushtetueses. Këtë herë shkas është bërë shqyrtimi në seancë plenare i rastit të Sonila Bejtes, ku Gjykata e Lartë është thirrur si palë e interesuar. Report Tv ka siguruar letrën e Sokol Sadushit, përmes së cilës ai kritikon hapur, procedurën e Kushtetuteses. Sipas tij po zvarritet në mënyrë të panevojshme plotësimi i vakancave dhe përtëritja e përbërjes së Kushtetueses.
-
VIDEO
Murrizi nxjerr videon e përplasjes me Nokën: Heshtni kërminj politikë! Koalicioni dështim, trim pas beteje janë spurdhjakët
Murrizi ka ndarë një video nga Këshilli Kombëtar i partisë, i mbajtur më 12 shkurt, ku shpreh kritika të ashpra dhe përplaset me Flamur Nokën.
-
VIDEO
Spahiu: Rama do largojë nga qeveria dhe partia, çdokënd që po hetohet apo përgjohet nga SPAK
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se kryeministri Edi Rama ka nisur një proces “spastrimi” brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, Rama synon largimin e çdo zyrtari që është subjekt hetimi apo përgjimi nga SPAK.