-
VIDEO
Mbeti jashtë Kuvendit, Ilir Alimehmeti në ‘Repolitix’: Kam kërkuar videot e numërimit! Kapri: PD nuk na e merr dot mandatin në Tiranë! Bala: SHBA 'certifikoi' 11 majin
Zgjedhjet e 11 majit kanë qenë në fokus të emisionit ‘Repolitix’ në Report Tv mbrëmjen e sotme. Kandidati për deputet i PD Ilir Alimehmeti edhe pse ishte një nga më të votuarit në zgjedhjet e 11 majit, nuk ia doli do të siguronte një vend në Parlament.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Ankimimi për Kukësin, KAS rrëzon 3 kërkesa të PD, pranon 2! KQZ: Nuk pati parregullsi, komisionerët e PD firmosën! Shtyhet për më 30 maj
Partia Demokratike ka nisur serinë e ankimimeve në KAS pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja në të 12 qarqet. Në mbledhjen e sotme KAS pranojë kërkesën e PD si prova për përsëritjen e zgjedhjeve në Kukës për studimin e të dhënave të DHL si edhe raportin e audituesve teknicienë. Seanca që nisi që prej orën 16: 30 u ndërpre, pasi KAS do të marrë provat e pranuara, dhe do të zhvillohet sërish më 30 maj, ora 10.
-
VIDEO
Ankimi për Kukësin në KAS, PD: Ka pasur votues në lista edhe pse s’janë më shtetas shqiptarë! Rusmali: Ju si keni gjurmuar nëse kanë votuar
Në mbledhjen që po zhvillohet në KAS, ku PD ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të Kukësit që certifikoi KQZ dhe kërkon pavlefshmëri, ka pasur debat edhe lidhur me listat.
-
VIDEO
PD jep provë shkrimin e medias së familjes Berisha, Doçaj e KQZ: Me një lajm portali s’mund të përsërisim zgjedhjet! PS: Shalsi nderoi një familje të dëshmorit të Policisë
Partia Demokratike paraqiti si provë ditën e sotme në mbledhjen e KAS ku ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të Kukësit që certifikoi KQZ dhe kërkon pavlefshmëri, edhe një shkrim të portalit të medias së familjes së Sali Berishës.
-
VIDEO
Avokati i Metës: Çështje e montuar me urdhër të Ramës, e morën të pandehur pas zgjedhjeve për të hequr vëmendjen!
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani dha një prononcim për mediat pasi kreut të PL iu komunikua zyrtarisht akuza nga SPAK. Cakrani tha se çështja është e montuar me urdhër të Ramës. Ndërsa sipas tij, u mor i pandehur pas zgjedhjeve vetëm me qëllimin që të tërhiqet vëmendja.
-
VIDEO
Ankimi i PD për Kukësin në KAS/ Berisha dorëzon si ‘provë’ shkrimin e portalit të familjes
Partia Demokratike ka nisur serinë e ankimimeve në KAS pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ-ja në të 12 qarqet. Mbledhja e parë nga KAS nisi në orën 16:30 për ankimimin e rezultatit të qarkut Kukës, kërkesa e parë e PD-së e dorëzuar në radhë, për pavlefshmëri dhe parregullsi
-
VIDEO
PD s’njeh zgjedhjet, Gonzato: OSBE-ODIHR foli, të ankohen në institucione! Kuvendi i ri të bëjë reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore
Nga Korça, ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato, theksoi se parlamenti i ri duhet të miratojë reformën zgjedhore. Ndërsa për PD-në që konteston rezultatin tha se duhet t’i drejtohet institucioneve.
-
VIDEO
Aleati Meta i pandehur, Berisha në pritje të gjykimit në themel për Aferën “Partizani”! Ende pa short për treshen e gjyqtarëve, Davidhi s’ka dorëzuar vendimin
Teksa aleati i tij Ilir Meta merret sot zyrtarisht i pandehur, për Berishën në GJKKO ende nuk ka një datë shorti për caktimin e treshes gjykuese të dosjes së aferës Partizani. Në Sekretarinë e Gjykatës ende nuk është dorëzuar vendimi i zbardhur i gjyqtares Flojera Davidhi që më 19 maj vendosi kalimin në gjyq për të pandehurit Berisha, Malltezi dhe bashkëpunëtorët e tyre
-
VIDEO
SKEDA/ Meta, ish-presidenti i dytë i pandehur! SPAK: Fitoi 6.5 mln euro nga afera CEZ-DIA! S’deklaroi 400 mijë dollarë për lobimin! Vjehrra i pastroi paratë
Cilat janë çështjet kryesore për të cilat Meta dhe Kryemadhi u vendosën nën hetim, dhe sot janë të pandehur? Skeda në vijim ju njeh me detajet e hetimeve për CEZ-DIA, lobimin dhe SHBA dhe atë pasuror, dhe gjetjet e SPAK që çuan ish Presidentin në qeli dhe Kryemadhin me masë sigurie.
-
VIDEO
Jo më një “armatë” përkthyesish! Një modul nga Inteligjenca Artificiale për integrimin në BE, Kaso: Mbi 95.5% saktësi
Askush nuk do ta kishte menduar deri pak vite më parë, që inteligjenca artificiale do të bëhej pjesë e pandashme e jetëve tona, madje duke dhënë një kontribut të madh në një prej proceseve më të rëndësishme të vendit, siç është integrimi në Bashkimin Europian. Një modul i krijuar me inteligjencë Artificiale që përdoret aktualisht nga më shume se 1400 ekspertë te integrimit, po bën të mundur përkthimin dhe përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së
-
VIDEO
Berisha bëhet përsëri ‘lëmsh’ gjatë konferencës, ngatërron datën e zgjedhjeve: Farsa e majit të vitit 2005...!
Sali Berisha nuk i shpëtoi edhe sot “demencës politike” teksa mbante konferencën e radhës para gazetarëve, në atë që ai ka nisur ta denoncojë si “farsa elektorale” e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit
-
VIDEO
SPAK e mori të pandehur, Meta reagon nga qelia: Mezi pres ta falenderoj SPAK që i dha 83 mandate Ramës! Do e fitoj procesin, u tradhtova nga brenda PL
Ilir Meta ka reaguar nga qelia për marrjen të pandehur nga SPAK ditën e sotme, teksa qëndron prej 21 tetorit 2024 i arrestuar dhe teksa priste që t'i komunikoheshin akuzat nga SPAK.
Në një komunikim telefonik me gazetarët (audio), ai e quajti këtë akt të “organizatës në shërbim të verbër ndaj Edi Ramës”, teksa shton se “mezi pret nisjen e procesit gjyqësor, si dhe që t’i urojë për 83 mandatet që i dhanë kryeministrit me Task Forcën e tyre”.