-
VIDEO
PSD mbyll fushatën, Doshi: Berishën në 2013 e përzumë si të korruptuar, sot thotë do luftoj korrupsionin! Rama, i marrë peng nga krimi i organizuar
Doshi nuk kurseu sulmet për dy kampet më të mëdha politike në Shqipëri, duke i quajtur të korruptuara dhe shkaktare të “vuajtjes së shqiptarëve”.
-
VIDEO
Partia ‘Mundësia’ mbyll fushatën elektorale, Shehaj: Do ia dalim, të dielën për ndryshimin e madh! Beteja vijon edhe pas 11 majit
Partia “Mundësia” mbylli sot fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ku është një prej forcave të reja garuese për vende në Parlamentin e ardhshëm
-
VIDEO
Berisha: Do bëjmë ‘Paktin për rininë’, në 100 ditë hedhim bazat që çdo i ri dhe e re të realizojë ëndrrën! Grante, shkollim, punësim dhe strehim
Teksa bëri thirrje për të përmbysur këtë diktaturë qeveritare të kryesocialistit Edi Rama, Sali Berisha premtoi edhe mbështetje për brezin e ri dhe të gjitha shtresat.
“Më 11 Maj ju votoni që brenda 100 ditëve, Shqipëria të mos ketë pension nën 200 euro. Edhe njëherë, 560 mijë burra dhe gra që sot kanë një pension nën 172 euro, brenda 100 ditëve do kenë pensionin 200 euro. Të gjithë pensionistëve të tjerë, do u rritet pensioni 20 përqind”, tha ai.
-
VIDEO
Berisha: Shqipëria është bërë kanabistan, ta përmbysim këtë diktaturë! Ne që anëtarësuam vendin në NATO, do e anëtarësojmë në BE! Nuk është për pushtetin tim!
Kryetari i PD-së e cilësoi vendin si një kanabistan që i shëmbëllente Kolumbisë, teksa u shpreh se vetëm ata e çonin vendin në BE, ashtu sikurse e anëtarësuan edhe në NATO.
Sali Berisha bëri thirrje për të "përmbysur këtë diktaturë" dhe se kjo nuk ishte çështje për "pushtetin e tij".
-
VIDEO
Mjeku 'i zhgënjyer' nga Rama huton mitingun e PD-së në sy të Berishës: Jam socialist prej 30 vjetësh dhe do jem edhe pasi të lexohet rezultati...!
Mjeku Shkëlqim Ahmetaj i 'hutoi' të pranishmit mbështetës të opozitës, teksa ishte ftuar aty si një mbështetës socialist i zhgënjyer nga Edi Rama dhe qeverisja e tij. teksa fliste për problematikën e familjeve që kanë fëmijë që vuajnë nga probleme shëndetësore apo njerëz në nevojë, tha se "ishte socialist prej 30 vitesh dhe do mbetej edhe pas zgjedhjeve"
-
VIDEO
Damian Gjiknuri: Tre mesazhe në mbyllje të kësaj fushate
Keni javë e muaj të tërë që dëgjoni fjalime! Sot, do t'ua kërkoj vëmendjen tuaj vetëm për 3 gjëra.
-
VIDEO
Berisha sulmon Ramën: I shfazuari ju premtoi dy kile fara kungulli për një mandat të rinjve! Shkollim, punësim dhe çati për çdo çift, ulje taksash dhe inteligjencë artificiale
Sali Berisha premtoi dyfishim fondesh për arsimin, mbështetje për të rinjtë, shëndetësinë, rritje rrogash, pensionesh si dhe shkolla të reja.
-
VIDEO
Rama për arrestimin e Veliajt: Nuk e harrova Tiranën e lënduar nga ngjarja e fundit! Kryeqyteti krenaria jonë, i dhamë sharmin e pamohueshëm të Europës
Kryesocialisti Edi Rama gjatë fushatës përmbyllëse tha se PS synon në Tiranë të paktën 20 mandate nga 18 që ka aktualisht. Në nisje të fjalës, Rama përmendi të gjitha qarqet, por jo Tiranën, për të cilën foli në vijim të fjalës së tij. Rama tha se nuk e harroi Tiranën e lënduar nga ngjarja e fundit. Duket se kryesocialisti i referohet arrestimit të Erion Veliajt, ndonëse nuk e përmendi me emër.
“Është njësoj si ta shohësh krahët drejtësisë të brejtura nga minjtë e kënetës, njësoj si t’ia presësh këtij shteti këmbët dhe ta rrokullisësh kovë pusi teposhtë. Po Tiranën e lënduar nga ngjarja e fundit, e harrova vallë që nuk e rendita në listën e qarqeve me mandatet e tyre. Nuk e harrova natyrisht, po pse e lashë jashtë listës së mësipërme ndërkohë që brenda nesh debati lidhur me sondazhet, lidhur me të dhënat nga terreni është s enë tiranë do marrim 1 ose dy plus, duke shkuar nga 18 në 20. Nuk e harrova por e lashë veç, sepse Tirana ha bukë veç, është jo vetëm kryeqytet dhe qarku më i madh, po është edhe krenaria jonë me madhe, jo si qytetarë, por si shpëtimtarët e saj, i kemi dhënë këtij qyteti të mbytur në llumin e kënetës, sharmin e pamohueshëm të Europës”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Shqipëria pa PS, si flamur ngjyrë kënete! Bufi plak i rraskapitur mendërisht
Nga takimi përmbyllës i PS në Tiranë, kryesicialisti Edi Rama shigjetoi edhe Sali Berishën.
“Ta mendosh sot Shqipërinë pa ne, PS në krye të punëve të saj të mëdha dhe të përpjekjes sonë, për tu ngjitur në, majën 2030, është njësoj si ta mendosh Shqipërinë me flamurin ngjyrë kënete, njësoj si ta dëgjosh zërin e vendit me shkëputjet e fillit të një plaku të rraskapitur mendërisht, të dëshpëruar moralisht dhe të pashpresë politikisht”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama në takimin përmbyllës: Tiranë e madhe nxirr nga dora jote 20 mandate për Partinë Socialiste
Edi Rama i kërkoi votuesve të Tiranës që me 11 maj të shtyjnë fort Shqipërinë drejt Bashkimit Europian, duke i dhënë Partisë Socialiste 20 mandate.
-
VIDEO
Rama: Grumbujt e kënetës më hoqën mallin e Bashës! Bufi i kërrusur dhe i rrudhur si shtrigan, Latifi do ikë andej nga erdhi edhe më i pasur
“Ky rrugëtim nëpër Shqipëri ka qenë i bukur, ka qenë i qetë pozitiv s’ka pasur ndotje të mëdha akustike apo pamore përveç grumbujve me leshterikë të kënetës nëpër sheshe apo grushtave dhe shkelmave madhëhstorë të tyre mes veti. Mua ato grumbujt e kënetës më hoqën mallin e Bashës, kur në 2017 përhapte dritën e republikës së re. Këtë herë në vend të shokut tim me pantallona verore ngjyrë verdhë, si këngëtar në përvjetorët e maturës ishte bufi me kapelen e Trump, i kërrusur dhe i rrudhur si ai shtrigani i koncertit ’36 me Latifin që të përhapte tymin madhështor të magjisë që do na shkatërronte të gjithëve ne dhe me syrin e qimit të qunit për lajmin madhështor që do ta bënte oqeanin atlantik kos.", tha Rama.
-
VIDEO
Rama në takimin përmbyllës: Tironsit duhet të mendojnë më shumë për Shqipërinë në BE se sa për rrugicën e pashtruar të fytit të Fahri Balliut
Në takimin përmbyllës që zhvilloi në kryeqytet, kryesocialisti Edi Rama iu drejtua në veçanti qytetarëve të Tiranës, duke i kërkuar që më 11 maj të përdorin votën e tyre për të afruar më tepër Shqipërinë me Bashkimin Europian.
“Këtë qytet mund ta bëjnë më të mirë vetëm ata që jo vetëm e duan, por dinë ç’është e bukura. Jo vetëm ata që ndërtojnë shkolla, çerdhe, palestra… më shumë se të gjithë të tjerët bashkë në dekadë të tërë, por në çdo gjë që ndërtojnë sjellin më shumë Europë në Tiranë dhe Shqipëri. Tironas dhe tiranase, kam një mesazh për ju: simpatitë partiake mbajini për vete, po ndajeni Tironën, se ajo është më e bukur veç. Mos e ngatërroni Tironën me ngjyrën e partisë, se Tirana është e të gjithëve, Tirana është fëmijë i Kosovës, i shqiptarëve të Maqedonisë, i çdo fëmije që fjalën e parë e thotë “o nënë”. O tirons demokrat, si të kom, të dielën, duhet të mendosh më shumë për Shqipërinë në BE sesa për rrugicën e pashtruar të fytit të Fahri Ballit, ndërsa Tiranës të lëkundur i them se ti ke mall nga djemtë e aeroportit që nuk gjen në ndonjë asnjë mllef për mbrapsi, por duhet të mendosh për Shqipërinë në BE. Tirana duhet të mendojë të dielën për blunë e Europës dhe flamurin kuq e zi. Tirana duhet të ma besojë dhe një gjë: që kur ka ardhur fitorja, ka marrë e ka arratisur nga kutitë, do ta sjellë në pako pjesën e vet për të 19-tin, atëherë Tirana nuk ka kuptim që ta sjellë të 20-tin”,-tha Rama.