-
VIDEO
Lezha bëhet gati për zgjedhjet e 11 majit, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qendrat e votimit
Qarku i Lezhës është bërë gati për zgjedhjet e përgjithshme të së dieles të 11-majit. Sipas të dhënave zyrtare, janë thirrur për të ushtruar të drejtën e votës gjithsej 164,954 zgjedhës, në këtë zonë e cila prodhon 7 mandate deputetësh, që do të ndahen në bazë të votave të fituara nga subjektet politike dhe kandidatët në garë.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Elbasan
Në Elbasan ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit.
-
VIDEO
Ja si Berisha gënjente në konferencë duke mohuar kërkesën për vizë për në Shtetet e Bashkuara
Kryetari i PD, Sali Berisha, pas postimit të gazetarit Mark Caputo në rrjetin social se ai mund të udhëtonte në SHBA me leje të posaçme, doli sot në një konferencë për shtyp dhe deklaroi se Departamenti Amerikan i Shtetit e kishte shpallur si një akt politik vendimin e administratës së ish-presidentit Joe Biden për shpalljen e tij “non grata”, por pa përmendur nëse kjo masë i ishte hequr
-
VIDEO
Shkodër/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 2 për Dukagjinin dhe njësitë administrative
Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 2, që përfshin zonën e Dukagjinit dhe Njësitë Administrative të Bashkisë Shkodër.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Fillon shpërndarja e materialeve elektorale për tri KZAZ-të e Lushnjës dhe Divjakës
Lushnjë- Ka nisur në të trija KZAZ-të e Lushnjës dhe Divjakës shpërndarja e materialeve zgjedhore.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Nis në Fier shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre KZAZ
Ka filluar mesditën e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre KZAZ- të 58, 59 dhe 60 në bashkinë Fier.
Sipas ligjit zgjedhor ato janë tërhequr nga kryetarët dhe sekretarët e qendrave të votimit ndërsa shpërndarja në kohë i paraprin organizimit, administrimit, zhvillimit dhe mbikqyrjes sa më të mirë të ecurisë së procesit zgjedhor në të 97 qendrat e votimit për 157 761 zgjedhës.
Në KZAZ-në 60 është bërë shpërndarja për 97 qendrat e votimit të qytetit, ndërsa në KZAZ- të 58 dhe 59 po bëhet shpërndarja për qendrat e votimit në njësitë administrative.
Gjithashtu në orën 12:00 ka filluar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore edhe në bashkitë Patos Roskovec dhe Mallakastër.
-
VIDEO
Vota e diasporës, mbërrijnë në KQZ edhe 7971 zarfe, 5500 janë nga Greqia! Mbi 181 mijë vota të ardhura, 18 të pashpërndarat po kthehen në Shqipëri
Sot mbaron afati i dorëzimit. 7971 vota të diasporës kanë ardhur sot në KQZ. Nga këto, 5500 janë nga Greqia, e cila me këto zarfa të dërguar shkon në 40 mijë, ose 71% e totalit. Vota gjithsej raportohet se kanë ardhur 181,080, ose 78% e të regjistruarve në KQZ. 45 mijë votues që i kanë marrë zarfet, ende nuk i kanë kthyer
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit/ Nis edhe në KZAZ-në e Kukësit shpërndarja e materialeve në të gjitha qendrat e votimit! Të parat fshatrat e thellë malorë
Procesi ka nisur nën masa sigurie dhe në prani të përfaqësuesve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KZAZ Kukës dhe forcave të rendit. Shpërndarja po vijon fillimisht me qendrat më të largëtat, fshatrat e thellë malorë, me qëllim që të gjitha të jenë të pajisura në kohë me materialet përkatëse
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe në KZAZ nr. 70 të Pogradecit, Gjykata vendos që të votojnë edhe gratë e Burgut të Pojskës!
Ditën e sotme edhe në KZAZ nr. 70 të qytetit të Pogradecit po vijon ky proces, si në të gjithë qarkun e Korçës. Grupet e komisionit te qendrave të votimit janë paraqitur pranë KZAZ për të tërhequr materialet
-
VIDEO
Dibër/ Mbështetësit e PD bllokojnë një makinë në Maqellarë, pretendojnë se është e Agron Malajt dhe po shpërndanin para për votat! Ish-kryebashkiaku: Shpifje e Xhelal palaços, të verifikohet
Rreth orës 22:00 të mbrëmjes, simpatizantë të Partisë Demokratike ndaluan një automjet, duke pretenduar se personat që ishin në të po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste. Policia dhe Prokuroria po verifikojnë, nuk gjejnë asgjë të paligjshme apo të dyshimtë në mjet. Reagon Malaj
-
VIDEO
Gongu ra! Fushata u mbyll, sot heshtje zgjedhore! Nesër 3,7 milionë shqiptarë i drejtohen kutive të votimit! Për herë të parë edhe diaspora, rreth 246 mijë emigrantë të regjistruar
Të dielën e 11 majit, mbi 3.7 milionë shqiptarë kanë të drejtën e votës për Kuvendin e ri. Për herë të parë, voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi. Sot është edhe afati i fundit i dërgimit të tyre nga vendi fqinj
-
VIDEO
Truk tjetër i Berishës? LaCivita uron për ditëlindje Susie Wiles, shefen e kabinetit të Trump, një javë para kohe! Për të treguar që kanë mbështetje apo... Çfarë thotë Evi Kokalari
Teksa mori fjalën e tij në podiumin e tubimit në Shkodër, i sapombërritur nga SHBA-të, konsulenti elektoral i Sali Berishës, amerikani Chris LaCivita, bëri edhe një urim special drejtuar “mikeshës së tij Suzi”. Por duket se ky ka qenë një truk. Pasi Susie Wiles nuk e kishte ditëlindjen më 8 maj kur u bë urimi (dje), por e ka më 14 maj