-
VIDEO
Kontrata e lobimit të Berishës në SHBA, Beqiri për Report Tv: Vetëm maja e ajsbergut, të hetohet! LaCivita mori 50 mln USD dhe Manaforti 20 mln USD! Petraj: Krim elektoral
Idajet Beqiri tha në 'Studio Live' se kontrata e lobimit me kompaninë amerikane ‘Continental’ nga njerëzit afër presidentit amerikan Donald Trump për PD-në dhe Berishën, është vetëm maja e ajsbergut, sepse shifra e 6 mln dollarëve në letra është më e madhe nën dorë, ku pastrohen paratë e krimit për të pastruar figurën e Sali Berishës, familjes së tij dhe jo vetëm. Sa u paguan LaCivita de Manafort dhe pse janë dërguar nga Shqipëria në Amerikë 200 mln dollarë?
-
VIDEO
Testohen pajisjet për identifikimin KQZ: 1 mln € për përmirësime, nuk do të ketë probleme
Ka nisur në Tiranë testimi i pajisjeve që do të vendosen në 5225 qendrat e votimit në 11 maj, për të identifikuar zgjedhësit me shenjat e gishtërinjve. KQZ ka shpenzuar 1 milionë euro që të mos përsëriten problemet e vitit 2023, ku dhjetëra qendra votimi u bllokuan se nuk punuan pajisjet.
-
VIDEO
Fushata elektorale e 11 Majit/ Rama takim me banorët e Petrelës
Takimi po zhvillohet në kuadër të fushatës elektorale. Rama në nisje është shprehur se ka zgjedhur Petrelën për të treguar impaktin e zhvillimit të kryeqytetit në periferi.
-
VIDEO
“Babai i tij u vra nga bandat në ’97”, Basha ndan historinë e kandidatit për deputet në Fier: Burhan Misiraj mban emrin dhe amanetin e një demokrati të rënë në mbrojtje të votës
Gjatë një takimi me të rinjtë në qytetin e Fierit, Basha solli në vëmendje historinë personale të kandidatit për deputet në këtë qark, Burhan Misiraj. Basha theksoi se Misiraj është një nga figurat më të njohura për rininë dhe demokratët euroatlantikë, falë angazhimit të tij të gjatë në politikë dhe kauza qytetare.
-
VIDEO
Ish-Uzina e Autotraktorëve do kthehet në fabrikë për prodhimin e mjeteve ushtarake, Rama ironi me kritikët: S’do të ketë asnjë shpërthim! Rijetëzojmë infrastrukturën e vjetër
Ish-Uzina e Autotraktorëve do të kthehet në fabrikë për prodhimin e uniformave dhe mjeteve ushtarake. Kryeministri Rama, duke iu referuar akuzave, tha se spekulimet se do të jetë një vatër rreziku për njerëzit është çmenduri. Rama ironizoi kritikat teksa tha se s'do të ketë asnjë shpërthim.
-
VIDEO
Afera Partizani/ GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, më 5 maj vendimi nëse kalon ose jo për gjykim
Gjyqtarja e GJKKO, Etleva Deda rrëzoi kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtimin e Flojera Davidhit. Kjo e fundit më 5 maj duhet të vendosë nëse do kalojë ose jo për gjykim, dosjen Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe 3 të tjerë.
-
VIDEO
‘Kam parë shumë si puna jote, flasin dhe... Vëri emër personit!’ Rama debate me qytetarin që tha se dha lekë për legalizimin: Gënjeve për politikë, nëse je burrë...!
Kryesocialisti Edi Rama në fund të vizitës dhe diskutimit me qytetarët te ish-Uzina e Autotraktorëve në Tiranë, pati një diskutim jashtë radhe me qytetarin që deklaroi se e kishte bërë legalizimin si gjithë të tjerët, duke nënkuptuar pagesën nën dorë.
-
VIDEO
Nënshkruhet marrëveshja me Qendrën Spitalore ‘San Raffaele’, Rama: E kthejmë QSUT në qendër ekselence në Ballkan e Evropë, transformojmë dhe Universitetin e Mjekësisë
Firmoset memorandumi mes QSUT dhe Universitetit të Mjekësisë në Tiranë me Qendrën Spitalore Universitare të ekselencës evropiane “San Raffaele” dhe universitetin “Vita- Salute San Raffaele”. Rama tha se synimi është që QSUT të kthehet një pikë referimi dhe ekselence në Ballkan dhe Evropë.
-
VIDEO
' Deri në 20 mijë euro ryshfet për një kotec pulash’, Rama 'debat' me qytetarin: Do të bëhesh personazh nëpër lajme! Ju demokratët jeni të vështirë, por do të të marr në partinë time
Kryeministri Edi Rama debatoi me një qytetar në takimin që po mban në ish Uzinën e Autotraktorëve, i cili u ankua se edhe për të bërë një kotec pulash, inspektorët kërkojnë shumë të mëdha parash. Rama i tha se duhet të përmendë emra dhe se së bashku do t’i denoncojnë këtë rast korrupsioni.
-
VIDEO
Projekti për ish-Uzinën e Autotraktorit, Hoxha për akuzat e opozitës: S’ka asnjë arsye për t’u shqetësuar! Do të prodhohen automjete dhe uniforma, jo bomba e eksploziv
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njëherësh drejtues politik i njësisë 1 në Tiranë, komentoi akuzat e opozitës se projekti për Ish Uzinën e Autotraktorëve do të përbëjë rrezik.
-
VIDEO
Prezantimi i projektit për Ish-Uzinën e Autotraktorëve, i pranishëm edhe kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në eventin që po mbahet për prezantimin e projektit për rigjallërimin e Ish-Uzina e Autotraktorëve.
-
VIDEO
Hidhen themelet e shkollës së re në lagjen 14 në Tiranë, Rama inspekton punimet: Të ecim me një plan të ri për objektet arsimore! Ristani: Do të funksionojë për 900 nxënës
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm paraditen e kësaj të hëne në Njësinë Administrative 14 në Tiranë, ku janë hedhur themelet për ndërtimin e një shkolle të re.