• VIDEO

    Rama në Vlorë: Kemi mbyllur 40 institucione të arsimit të lartë që bënin vetëm biznes! Do hapim këtu Akademinë e Aviacionit, synojmë ta bëjmë rajonale

    Kryesocilisti Edi Rama zhvilloi këtë të dielë një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë, ku foli për përmirësimin e sistemit universitar përgjatë viteve të fundit dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta zhvilluar më tej. 

    "Na u desh fillimisht të bëjmë një pastrim të madh të sistemit. Kemi mbyllur 40 institucione të arsimit të lartë që vetëm bënin biznes.
    Sot janë 40 programe të përbashkëta studimi në të tre ciklet e studimit në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare. Janë 90 programe në gjuhë të huaj",-tha Rama

    "Ajo që është më impresionuese në vitin 2024 është që 2594 studentë dhe staf shqiptar kanë përfituar nga programet e shkëmbimeve ndërkombëtare, ndërkohë 1693 studentë dhe staf ndërkombëtar kanë marrë pjesë këtu në programe shkëmbimi.
    Nuk do të thotë që duhet të jeni të kënaqur me kaq, por është një rrugë e hapur. Beteja duhet të jetë e dyanshme: nga ana jonë të rrisim kapacitetin në aspektin logjistik, fondet në kërkimin shkencor, dhe të tjera; nga ana juaj, nga ana e stafeve akademike, për të intensifikuar marrëdhëniet ndërkombëtare, duke qenë se ne kemi vendosur një qendër për çdo partneritet të ri.
    Unë besoj që Universiteti i Vlorës ka një potencial të madh të pashfrytëzuar dhe kam shumë besim që jemi në rrugën e duhur.
    Ju e dini që unë besoj te gratë më shumë se te burrat, nuk kam ndërmend ta korrigjoj këtë dobësi, kam shumë respekt për ish-rektorin, por jam më entuziast për rektoren",-tha Rama.

    "Para se të vija këtu, më doli në rrugë një vlonjat dhe më tha: nuk kisha ndërmend të ta jap votën, s’e kam dhënë ndonjëherë, por kësaj radhe do ta jap, se ke thënë se gjysma e burrave janë çyrakë.
    Ai e tha shumë vlonjatçe dhe e tha shumë saktë, por s’e themi dot se nuk e kupton pjesa tjetër e Shqipërisë",-tha Rama.

    "Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit dhe synimi është që të jetë një akademi rajonale, ku të kemi edhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për të gjitha llojet e mjeteve të fluturimit, dhe më vjen shumë mirë se kjo është hapur më parë, sepse pastaj duhet të fuqizojmë edhe pjesën tjetër që ka të bëjë me industrinë detare.
    Kemi së shpejti edhe një marrëveshje tjetër me Ficanterin e Italisë për të rivitalizuar kantierët e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të anijeve këtu në Vlorë",-tha Rama,

  • VIDEO

    Berisha fushatë me Belerin në Selanik, e merr në mbrojtje: Rama përdori truket e sigurimit të shtetit për t’i rrëmbyer mandatin

    Kreu i PD Sali Berisha, teksa nisi fjalën në takimin me emigrantët në Selanik te Greqisë, doli në mbrojtje të Fredi Belerit, duke thënë se iu hoq e drejta për t’u betuar nga Edi Rama, i cili përdori metoda si të Sigurimit të Shtetit.

  • VIDEO

    Rama në Vlorë: Para 12 vitesh ishim të prapambetur gati sa Afganistani, sot kemi mundësinë të futemi në BE

    Kryesocialisti Edi Rama gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, ndërsa tha se para se Partia Socialiste të fitonte qeverisjen qëndrore vendi ishte i ngjashëm me Afganistanin.

    "Unë dua të fokusohem përgjigjen rreth BE-së, sepse e mendoj si për veten time: nëse nuk do isha në këtë detyrë dhe nuk do isha i detyruar që të mësoja, nuk do kisha idenë e kompleksitetit dhe dobishmërisë së atij procesi.

    Unë e përdor herë pas here si krahasim që Shqipëria në aspektin e mbrapambetjes në raport me të tjerët ishte shumë e ngjashme me Afganistanin, dhe faktikisht Shqipëria sot është në një nivel tjetër dhe është pranë realizimi i një ëndrre të vjetër të përkatësisë europiane të saj, ndërsa Afganistani u kthye përsëri te talebanët.

    Dallimi është këtu: ata nuk e kanë mundësinë që kemi ne. Ne kemi mundësinë që të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian.

    Nuk është çështje hyrja në BE, është rrugë, është hyrje dijesh për shtetbërje. Një sasi dije që transferohet nga BE drejt nesh në të gjithë sektorët dhe po të shikosh sot çfarë është procesi i negociatave, atëherë kupton se sa e pamundur do të ishte të arrinim edhe këtu ku kemi arritur, dhe më pas ku do arrijmë, po të mos e kishim këtë mundësi.

    Procesi i negociatave është një dialog me dy palë që angazhojnë nga 1 mijë veta. Sepse procesi i prek të tëra, çdo gjë që lidhet me shtetin",-tha Rama.

  • VIDEO

    Rama: Në 10 vite kemi investuar në Qarkun Vlorë 1.27 miliardë euro (SHIFRAT PËR ÇDO FUSHË)

    Kryesocialisti Edi Rama po zhvilloi këtë të dielë një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë. Para diskutimit mbi arsimin, Rama bëri një rezymë të investime të bëra në Qarkun Vlorë nga qeveria në 10 vite.

    "Rigjenerimi urban, kemi bërë 140 projekte me 172 milionë euro vlerë.

    Këtu jemi projektet që lidhen me mjedisin dhe zonat e mbrojtura, janë 121 projekte me vlerë 11 milionë euro.

    Këtu kemi një tjetër element të rëndësishëm, po ashtu edhe në këtë pikë shumica nuk kanë informacion: vetëm në qarkun e Vlorës janë investuar 124 projekte në ujësjellës-kanalizime me vlerë 226 milionë euro.

    Këtu jemi te energjia, ju e dini çfarë problemi ka qenë me energjinë dhe sa problem është sfida e furnizimit me energji kur rriten kaq shpejt nevoja dhe kërkesa. Dhe vetëm në Vlorë janë bërë 4 projekte me 120 milionë euro.

    Bujqësia vetëm për qarkun e Vlorës është 85 projekte për 65 milionë euro.

    Këtu jemi te arsimi, 75 projekte për 29 milionë euro.

    Shëndetësia, 73 projekte për 18 milionë euro.

    Sporti, 2.4 milionë euro projekte për sportin, ku përfshihen palestrat, terrenet sportive, etj.

    Në kulturë është investuar një vlerë prej 15 milionë eurosh në 10 vitet e fundit dhe besoj duhet të kemi edhe totalin.

    Në total, në një dekadë ne kemi investuar në qarkun e Vlorës 1.27 miliardë euro",-tha Rama.

  • VIDEO

    Zgjedhjet parlamentare, Rama takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë

    Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të dielë një takim me studentë dhe pedagogë në Vlorë.

  • VIDEO

    'Bufi&Tiku drejt ribashkimit'/ Rama ndan dialogun satirik, Berisha-Lapajt: Harta e masakrës elektorale, tre mandate tonat s'do gjenden...Akuzon Bashën: Non gratën ma vure ti!

    "Dialogu" nis me kreun e PD që flet për një "hartë të masakrës elektorale", me qëllim akuzimin e qeverisë për manipulim zgjedhjesh.

  • VIDEO

    Zbulohet kontrata e lobimit 6 milionë dollarë e Flamur Nokës dhe Berishës me njerëzit e afërt të Trump për fushatë! Në kontratë e përfshirë edhe bashkëpunëtorja e LaCivita

    Report Tv ka siguruar kontratën e plotë të lobimit! 6 mln dollarë do paguhen në arkat e 'Continental Strategy' nga selia blu, për lobimin, ose e thënë ndryshe, 250 mijë dollarë në muaj. 750 mijë USD janë dhënë njëherësh për 3 muajt e parë, të parapaguara. Kush qëndron pas kontratës dhe lidhja e Chris LaCivita

    • VIDEO

      Basha: KLSH-në do ta shndërrojmë në gjykatë auditi me fuqi ekzekutive

      Gjatë takimit me profesionistë të lirë në Tiranë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi rëndësinë e vetëorganizimit të profesioneve të lira si një e drejtë dhe një e mirë publike, duke vënë në dukje se këto struktura nuk duhet të shndërrohen në korporata me synime monopoliste. Ai vlerësoi kontributin e urdhrave profesionalë në rritjen e standardeve dhe theksoi se shteti duhet të qëndrojë jashtë ndërhyrjes në organizimin e tyre.

       
      • VIDEO

        Basha me profesionistët e lirë: Mbështetja me vepra për SPAK-un është garancia që shteti të jetë në duart e qytetarëve, jo të korruptuarve

        Në fjalën e tij, Basha deklaroi se mungesa e transparencës dhe shkatërrimi i institucioneve që duhet të mbikëqyrin qeverinë, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, kanë çuar në abuzime që kapin shifrën e 7 miliardë eurove. Këto fonde, sipas tij, do të mjaftonin për politika ambicioze sociale dhe ekonomike

        • VIDEO

          Zgjedhjet/ Rama takim me kandidatët e Tiranës: Jo ‘luftë’ me njëri-tjetrin, fokusohuni tek numri 5! Në fokus edhe vota e diasporës

          Kryesocialisti Rama zhvilloi një takim informal me strukturat e PS në Tiranë, ku i kërkoi kandidatëve për deputetë të shmangin ndërhyrjet në zonat e njëri-tjetrit, por të fokusohen tek numri 5 i PS.  Kreu i PS-së kërkoi të mbahen kontaktet me diasporën që të sigurohet se emigrantët e ushtrojnë të drejtën e votës pa hasur në problematika.

        • VIDEO

          Berisha takim me gratë dhe akuzon ministret: Sillen si badigardet e Gadafit, asnjë program për mbështetjen tuaj

          Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi me takimet elektorale, në ndryshim nga PS që i anuloi duke qenë se Shqipëria shpalli ditë zie në nder të Papa Françeskut.

        • VIDEO

          Klevis Balliu fushatë me makinën e tij luksoze ‘Mercedes S Class’, u ‘qan hallin’ bizneseve dhe shtresave në nevojë

          Ish-ligjvënësi i PD-së ka ndarë edhe një video të postuar në llogarinë personale në rrjetin social Facebook së fundmi, nga vetura e tij “Mercedes S Class”, teksa sulmon dhe ironizon kryeministrin Edi Rama, për premtimet e tij për biznesin e vogël

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv