-
VIDEO
Rama: Pse duhej lobim 6 mln dollarë kur 'non grata' ishte padrejtësi? S'kam arsye të shkoj në Beograd për djalin e Trump, apo kështu funksionon të këneta me 'çunin e babit'
Rama ironizoi opozitën për kontratën 6 mln dollarëshe me kompaninë amerikane, teksa tha se pse duheshin kaq para kur non gratën e konsiderojnë një padrejtësi. Rama tha se është PD është bërë qesharake saqë u desh edhe reagimi i familjes së Trump për të përgenjeshtruar lajmin për anulimin e takimit me djalin e tij. Bëri një koment gjithashtu edhe për arrestimet e eksponentëve të PS dhe inceneratorin e Tiranës.
-
VIDEO
Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Andi Mustafaj: I ligjshëm, për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare! Edhe para SPAK kishte prokurorë që luftonin krimin
Zëdhënësi i fushatës së PD, Andi Mustafaj në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv ka komentuar kontratën e lobimit të PD në SHBA. Ai tha se kjo kontratë është bërë në mënyrë të ligjshme, në përputhje me ligjet amerikane që rregullojnë lobimin institucional.
-
VIDEO
Lapaj nga Kamza: Nuk e di nëse i marrim 71 mandate, por do ta provojmë sa vlen lëkura jonë
Lapaj u shpreh nga Kamza se ai dhe forca e tij politike nuk e dinë nëse do të arrijnë të marrin 71 mandate, por kërkojnë të bashkohen me qytetarët për të sjellë ndryshimin.
-
VIDEO
‘Halit mezi të edukuam edhe ty’, Rama batuta me të riun në takim: E kuptova që je demokrat, avash-avash do mësosh dhe ti
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë takimit me të rinjtë në Pallatin e Sportit ‘Fahrie Hoti’, u shpërqendrua nga një i ri në sallë.
Me nota humori, Rama tha se ata janë demokratë dhe për këtë ‘fajësoi’ kandidatin për deputet në listën e PS për Tiranën, Halit Valteri.
“Boll o boll, e kuptova që je demokrat. Ne po të mbajmë, po të edukojmë. Avash, avash do mësosh edhe ti, por përqendrohu në mësim. Këtë keni ju problem, ju nuk mësoni,” - iu drejtua Rama të rinjve.
“O Halit, ti i ke sjellë këta? Duan kohë edhe këta. Me zor të edukuam ty, jo më këta,” -iu drejtua Rama kandidatit për deputet, Halit Valteri.
-
VIDEO
Berisha urdhër kandidatëve të mos flasin për kontratën e lobimit, Rama ironi: Jam i tmerruar që po më afrohet dita e fundit! Bufi flet me vete si papagalli i Elizabeth
Kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Petrelë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
-
VIDEO
Lobimi 6 milionë dollarë i PD në SHBA, Ngjela në Report Tv: Pagesë korrupsioni, Berisha në hall, s'mund të bëhet kryeministër një person ‘non grata’
Pagesën prej 6 milionë dollarë të PD për lobim në SHBA, avokati Spartak Ngjela, e ka cilësuar si pagesë korrupsioni. Ngjela tha se Berisha është në hall të madh, pasi është në proces penal. Ai tha se një person që është non grata nuk mund të bëhet kryeministër.
-
VIDEO
Zgjedhjet parlamentare, Rama takim me të rinj dhe të reja të Tiranës
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim me të rinj dhe të reja të Tiranës që drejtojnë fushatën “Votues i Parë për Pasaportën Europiane”.
-
VIDEO
Kontrata e lobimit/ Beqiri për Report Tv: Rrezikojnë deri në 12 vite burg, KQZ po hesht! Berisha s’e heq dot non gratën! Petraj: FBI do e hetojë, ky jetë fundi i LaCivita, ndjekje penale dhe Flamur Nokës
Beqiri hodhi dyshime për skemën e përdorur për kontratën e lobimit 6 mln dollarë të PD-së dhe Berishës, duke shtuar se e ka kaluar me 15 fish shifrën që i lejohet nga KQZ. Kurse avokati Edmond petraj u shpreh se për këtë skandal do hetojë edhe FBI-ja, kurse Chris LaCivita si lobues dhe Flamur Noka si firmëtar nga PD, nëse hetimet amerikane dhe të SPAK e provojnë, rrezikojnë fundin e tyre dhe ndjekjen penale
-
VIDEO
Rama në Petrelë: Për 12 vite në Qarkun Tiranë kemi bërë 2.17 miliardë euro investime
Gjatë një takimi me banorë të Petrelës këtë të hënë, kryesocialisti Edi Rama tha se përgjatë 12 viteve qeverisje, në Qarkun Tiranë janë investuar nga shteti 2.17 miliardë euro, në fusha dhe sektorë të ndryshëm.
-
VIDEO
Rama: Sot kemi nivelin më të madh të uljes së papunësisë, këto janë shifra jo opinione
Kreu i PS-së Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Petrelë në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës, ai theksoi se papunësia ka rënë në nivelin më të ulët, duke shënuar një rënie njëshifrore prej 8.8 përqind në vitin 2024.
"Sot kemi nivelin më të madh të uljes së papunësisë. Në 2024 pati rënie njëshifrore, 8.8 përqind. Këto nuk janë piktura, nuk janë opinione. Janë shifrat e të punësuarve në Republikën e Shqipërisë. Kur ne morëm detyrën , ishin 1.023.000 të punësuar, tani kemi 1.327.000 të punësuar. Janë 300 mijë e pak më shumë apo nuk janë? Kjo është ajo që kemi thënë dhe ajo që kemi bërë. Këto janë të dhënat reale. Sektori privat vijon të rrisë pagat. Në shtet, jemi në 1000 euro dhe projeksioni është 1200 euro."
-
VIDEO
Trump Jr. përgënjeshtroi PD/ Petraj për Report Tv: Trump s’të fal kur përdoret emri i tij! Beqiri: PD kërkon të lëkundë besimin e shqiptarëve te SHBA, se ‘amerikanët u korruptokan’
Avokati Idajet Beqiri mendon se qëllimi i Partisë Demokratike me kontratat lobuese,përveç heqjes së non gratës së Sali berishës, është që të rrisë antiamerikanizmin tek shqiptarët dhe të përmbysë shifrën e proamerikanizmit, duke thënë se “ja, dhe ata korruptohen”. Kurse avokati Edmond Petraj, u shpreh se “Donald Trump nuk të fal nëse përdoret emri i tij dhe do ketë reagime nëse zbulohen shkelje
-
VIDEO
Djali i presidentit Trump përgenjeshtron PD, Rama: E turpshme, në SHBA Berishën s'e njeh njeri veç atyre që do marrin 6 milionë dollarët
Kryesocialisti Edi Rama zhviloi këtë të hënë një takim me qytetarë të Petrelës në Tiranë, ku foli edhe për përgënjeshtrimin e Partisë Demokratike nga ana e djalit të presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr..
Sipas mediave pranë PD, Donald Trump Jr. ka anuluar një drekë në Tiranë me Ramën, të lobuar nga Richard Grenell.