-
VIDEO
Rama në QSUT, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për shërbimin shëndetësor shqiptar
Kryesocialisti Edi Rama nnë QSUT, ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje për shërbimin shëndetësor shqiptar.
-
VIDEO
‘Të vegjlit’ dyshime për kontratën e lobimit të Berishës/ Shabani: Shifra sa rrogat e 12 mijë demokratëve! Qori: ‘Makiazhi’ me paratë e vjedhura
Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e kontratës është e barabartë me 12 mijë rroga mesatare, ndërsa për Arlind Qorin paratë e financimeve të tilla kanë burim oligarkët dhe krimin e organizuar.
-
VIDEO
Berisha: Në ditën e parë të qeverisjes, Partia Demokratike do ta grisë Ballkanin e Hapur
Kryedemokrati Sali Berisha ditën e sotme ka folur nga Kuçova për problemet e fermerëve.
-
VIDEO
Asnjë fjalë për paratë, Berisha për kontratën e lobimit 6 mln dollarë: Rama është tmerruar se morëm avokatin e Trump
Nga një takim elektoral në Kuçovë, Berisha foli shkurt për kontratën duke thënë se Rama është tmerruar se Partia Demokratike ka marrë avokatin e Donald Trump si avokat të votës së shqiptarëve, por këtij të fundit nuk u tregoi se cili është burimi i kësaj shifre të kamur.
-
VIDEO
Rama takim me të rinjtë në Vlorë: Shqipëria në BE do jetë një vend i ri, i bindur se skuadra e PS do të sjellë shumë votues të parë më 11 maj
Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë dhe të rejat e Vlorës, të cilëve u kërkoi të votonin PS dhe gjithashtu të çonin para kutive të votimit më 11 maj, sa më shumë votues të parë. Rama u kërkoi atyre që të votonin PS dhe gjithashtu të çonin para kutive të votimit më 11 maj, sa më shumë votues të parë.
-
VIDEO
'Marigoja' qëndis flamurin e BE-së në Vlorë, kryesocialisti pritet me këngë e valle në takimin me gratë dhe vajzat
Në Vlorën ku u ngrit flamuri kuq e zi, sot në mënyrë simbolike u qëndis flamuri i BE-së, që në fund ju dorëzua kryeministri Edi Rama.
-
VIDEO
Rama me gratë në Vlorë: Sa më shumë na qepen, ne i shqepim në kutinë e votimit
Kreu i PS-së Edi Rama gjatë takimit pasditen e sotme me gratë dhe vajzat në Vlorë u ndal te arritjet e Partisë Socialiste dhe qeverisë së tij. Ai ironizoi kritikët që sipas tij jetojnë në “moçalet e televizorëve” dhe tha se ata që fajësojnë popullin janë “çyrykë”.
-
VIDEO
Rama: Burrat dhe djemtë e Vlorës duhet të çojnë qytetin drejt fitores, ndryshe ky do të jetë turpi i tyre
Kryesocialisti Edi Rama gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës u ka bërë thirrje burrave dhe grave që të dalin të votojnë në zgjedhje.
-
VIDEO
Kryesocialisti nga Vlora: Thonë pse mbledh Rama vetëm gratë? Janë trupa që fitojnë mendjet dhe zemrat
-
VIDEO
Lobimi i PD në SHBA, Rama nga Vlora: 6 milionë dollarë për të hequr damkën e një personi non grata janë shumë, shpresuan tek fitorja e Trump! Ku i gjetën ato para?
Shumën prej 6 milionë euro që PD ka paguar për lobim në SHBA, kryesocialisti Edi Rama nga një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Vlorës, tha se 6 mln euro për të hequr damkën e një personi non grata janë vërtetë shumë. Rama theksoi se këto janë para të dyshimta dhe se Berisha po kërkon votën për interesa personale, jo për të ardhmen e vendit.
-
VIDEO
Brunilda Haxhiu: Rilindja solli shpopullimin, programi ynë parashikon ndihmë ekonomike, paga dinjitoze dhe luftë ndaj korrupsionit brenda 100 ditëve
Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, duke kritikuar qeverinë aktuale për varfërinë, rënien e nivelit arsimor, mungesën e shërbimeve shëndetësore dhe shpopullimin masiv, Haxhiu tha se “Rilindja” nuk ka përmbushur asnjë premtim dhe ka përkeqësuar çdo tregues që do të afronte Shqipërinë me Europën.
-
VIDEO
Lobimi 6 milionë dollarë në SHBA, pikat e errëta të kontratës së PD! Fondacioni që nuk gjendet dhe pse Noka firmosi si përfaqësues i koalicionit
Kontrata 6 milionë dollarëshe e Partisë Demokratike për lobim në ShBA, e firmosur në fillim të këtij muaji, ka jo pak pika të errëta. Shpjegimi zyrtar i forcës kryesore të opozitës, i bërë mbrëmë me urgjencë, nuk është se ka ndihmuar të shpërndajë mjegullën rreth këtij akti, deri më tani më i shtrenjti në historinë e lobimeve shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Përkundrazi, ka shtuar pikat e errëta.