-
VIDEO
Meta nga qelia poston audio-mesazhin: Në 11 maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë e kukullave, brenda 2030 pensioni bëhet 500 euro
Meta i është drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë së tij, duke kujtuar Konventën e 27 Prillit. Meta akuzon qeverinë për varfërimin e shqiptarëve dhe përdorimin e institucioneve për qëllime personale.
-
VIDEO
Braimllari ironizon Metën: Të bashkojmë votën për PS, të lëmë mënjanë çdo personazh qesharak që qëllimin të vetëm ka të marrë ndonjë mandat qyl nga PD
Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Tiranë, Endrit Braimllari, ka ironizuar kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përmes një videoje në rrjetet sociale.
-
VIDEO
Ky është Nuredin Seci, 72-vjeçari garant i 6 milionë dollarëve (firmosur nga Flamur Noka) për heqjen e nongratën Berishës dhe lidhja me Shkëlzenin
Nuredin Seci nga Tropoja, i shkolluar për elektriçist në Shkodër, i njohur si alpinist dhe që jeton në SHBA, ka dalë garant i kontratës së lobimit 6 milionë dollarë të PD. Kontrata është firmosur nga Flamur Noka, si sekretar i Përgjithshëm i PD. Seci dhe Noka nuk janë zgjedhur rastësisht për këtë operacion të dyshimtë financiar.
-
VIDEO
PD 6 mln dollarë lobim me kompaninë e njerëzve të Trump, SPAK nis verifikimet pas publikimit të kontratës
Kontrata me kompaninë amerikane 'Continental Strategy' u bë publike vetëm nga mediat.
-
VIDEO
Berisha: E-albania kurthi më i keq i kohërave, Rama e ironizon me videon e bufit: S’ka derman jo
Kryesocalisti Edi Rama ka ironizuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike me një video me buf. Në video Berisha shpreh pakënaqësitë ndaj portalit E albania, ndërsa dëgjohet të thotë se me të në krye shërbimet do të jenë ashtu si në 2013
-
VIDEO
Ironia e Spahiut: 50 euro vota krim zgjedhor, 6 milion euro quhet lobim ligjor! Pse hesht KQZ?
Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, gjatë intervistës për Report TV, deklaroi se KQZ duhet të reagojë lidhur me kontratën 6 milionë dollarëshe të PD me kompaninë "Continental Strategy". Sipas tij, në vend ka pasur arrestime për krim zgjedhor edhe për vetëm 50 euro, ndaj duhet të ketë një reagim.
Sipas tij, ironike është edhe fakti që PD akuzon qeverinë për blerje votash, ndërkohë që nga ana tjetër, "blen" influencë politike me 6 milionë dollarë.
-
VIDEO
Spahiu: 6 milion dollarë s’mjaftojnë për heqjen e non gratës! Askush s‘mund ta blejë me para Amerikën
Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu shprehet se pavarësisht tentativa që mund të bëjë Sali Berisha, SHBA nuk mund të blihet me para dhe të heqë non gratën. Në intervistën që dha për Report TV, analisti tha se ky skandal do të jetë subjekt i një debati të gjatë politik, penal e mediatik edhe pas 12 Majit.
"Gjithë roli në këtë marrëdhënie lobimi është kompronmetues. Kanë gjetur njerëz të Marco Rubios, që e ka pasur shef stafi 10 vite përpara se të emërohej sekretar. Me qëllim që ti' gjejnë anën sekretarit të Shtetit për hallet personale. 6 mln dollarë do të jenë të pavlefshme për të hequr non gratën Berishës. Do t'i shkojnë dëm.
SHBA s'mund të blihen as me 6 mln apo 6 miliardë. Koha do të tregojë se këto para të shkojnë dëm, unë uroj që të jenë me të vërtetë për forcimin e marrëdhënieve të PD me SHBA. Edhe SHBA do të reagojë për këtë kontratë, por pas 12 majit, do të jetë subjekt i një debati të gjatë juridik, penal, ligjor e mediatik. 12 maji do të jetë debat mbi këtë çështje. ", u shpreh Spahiu.
-
VIDEO
Spahiu: Juridikisht sponsorizimi 6 milionë dollarë për PD kalon disa herë limitet e parashikuar në ligj
Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu, në një intervistë për Report TV, tha se sponsorimi prej 6 milionë dollarësh për PD në kontratën me kompaninë "Continental Strategy", garantor i së cilës është shqiptaro-amerikani Nuredin Seci, kalon disa herë limitet e parashikuara në ligjin për financimin e partive.
-
VIDEO
Analiza juridike/ Spahiu: Sponsorizimi i partisë nga një person s‘mund të kalojë 10.000 dollarë
Në një intervistë për Report TV, analisti tha se ligji për financimin e partive parashikon që një person apo subjekt i caktuar mund të financojë për një parti një shumë deri në 10 mijë dollarë.
-
VIDEO
‘Ne dalim me kryestrategun LaCivita në fushatë, ai me Vullnet Sinën’, Berisha me Vrenozin në Selanik: U bë star i fushatës! Tregoi nder dhe i theu hundët Ramës
Në mitingun e PD në Selanik ishte i pranishëm edhe Ilir Vrenozi.
Kreu i PD, Sali Berisha iu drejtua atij nga podiumi ku po mbante fjalën, duke i thënë se tregoi se nder dhe karakter, duke shtuar se i 'theu hundët' Edi Ramës, duke iu referuar fjalës që ai mbajti para disa ditësh në takimin elektoral të PD në Korçë.
"Ne dalim me Chris LaCivita, një nga kryestrategët e fitoreve në botë, ai del para shqiptarëve me Vullnet Sinën, hajduti që helmoi Shqipërinë me salmonelën e oulave. Shko në Korçë dhe përdor atë..Peleshi i tij mendon se tani e gjeta. Në Korçë arrita të blej edhe Ilir Vrenozin. Ti u bëre star i kësaj fushate se përfaqësove shqiptarin e vërtetë, njeriun e thjeshtë. Tregove se karakteri nderi dhe integriteti janë kryesore për çdo njeri dhe ia theve hundët në Korçë e Shqipëri.", u shpreh Berisha.
-
VIDEO
Berisha 'harron' kontratën 6 mln euro me kompaninë lobuese në SHBA, akuzon Ramën: Do të maskojë 121 mln euro për udhëtime me avion taksi dhe shishe 33 mijë euro
Kreu i PD, Sali Berisha ishte në një takim në Selanik, nga ku hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se kryeministri tenton që me lojërat e fjalëve të heqë vëmendjen nga skandalet dhe të maskojë miliona eurot që sipas tij shpenzon me "avionë taksi" dhe me shishe verë 33 mijë euro.
-
VIDEO
Rama: Brenda 2030 QSUNT do bëhet qendër ekselence me shërbime mjekësore të veçanta që gjenden në Turqi e Itali
Gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë në Vlorë këtë të dielë, kryesocialisti Edi Rama u zotua se brenda 2030 Qendra Spitalore Univesitare në Tiranë do të bëhet një qendër ekselence në fushën e mjekësisë.
"Një nga objektivat tona të mbështetjes në punë të bërë, jo në fjalë, është që në këtë 5-vjeçar t’i japim vendit një mundësi të re përsa i përket shërbimit shëndetësor, duke zgjeruar kapacitetet shëndetësore, duke bërë nga ato shërbime që nuk bëhen jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera, dhe pastaj shkojmë në vende të tjera.
Kemi në plan të ndërtojmë 2 apo 3 partneritete për QSUNT-në dhe ta vëmë QSUNT-në deri në 2030 qendër ekselence edhe në rajon, plani është synimi i qartë",-tha Rama.
"Duam të bëjmë një binjakëzim, të bashkojmë universitetin e mjekësisë me një universitet ndër më të mirët e Europës, që do të thotë që universiteti ynë i mjekësisë në Tiranë të jetë me të njëjtat standarde dhe me të njëjtën vlerë diplome me universitetin që është në BE",-tha Rama.
"Duam paralelisht të ndërtojmë një spital tjetër, një spital të nivelit më të lartë, spital publik, jemi duke punuar për këtë me një skemë partneriteti me një vend mik, për të krijuar kushtet që në dekadën e ardhshme, në fillim të dekadës së ardhshme, askush nuk mund të mos ketë asgjë që këtu nuk e merr dot që e gjen në Turqi ose Itali.
Madje që Shqipëria atëherë bëhet pikë referimi në këtë pikëpamje në të gjithë rajonin, të vijnë këtu për t’u kuruar. Shumë shpejt do ta materializojmë këtë",-tha Rama.