• VIDEO

    ‘Partizani’/ Spahia për Report Tv: Ja pse i thashë Berishës në mbledhjen e qeverisë më 2005, se isha kundër ligjit të Sporteve! Çaça: Dosja nuk pushohet më! Meçe: Nesër kalon për gjykim

    Ekrem Spahia, ish-zv/ministri i Sporteve në qeverinë "Berisha" rrëfehet në 'Repolitix'. Ligji i Sporteve gjatë qeverisë “Berisha” ishte një ndër zanafillat kryesore nga u prodhua afera dhe skandali me dosjen “Partizani”, që sot ndodhet në dyert e gjykatës. Çfarë mendojnë Arben Meçe, Endri Hasa dhe Përparim Çaça

  • VIDEO

    ‘Thonë ku do t’i gjejmë paratë për rritje rrogash’, Berisha: Janë taksat tuaja që këta jua kanë vjedhur

    Nga Fieri, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, për qarkun Fier, kreu i PD Sali Berisha u ndal edhe tek premtimet e PD për rritjen e rrogave.

    Ai tha se këto para janë paratë e taksapaguesve shqiptar që qeveria i ka harxhuar për xhepat e saj.

    'Unë e di që çdo bashkëbisedues mund t’u pyesë ju, po ku do i gjejnë këta demokratët këto para? Këto para janë të gjithë taksat tuaja që ju paguani në çdo gotë uji që pini, në çdo kafshatë që hani. Prandaj dhe ne nuk bëjmë gjë tjetër, vetëm do u kthejmë paratë ju me përparësi absolute. Është ditë e zezë, është ditë turpi, është ditë pashpirtësie turpi dita kur Edi Rama solli në parlamentin shqiptar buxhetin 8 miliardë euro dhe ndau për 760 mijë nëna dhe baballarë, gjyshe dhe gjyshër të këtij vendi, gjithsej 16 milionë euro, në një kohë kur vetë harxhon me avionin taksi 21 milionë euro me 140 udhëtime. Miq, në vitin 2013, ne kishim pensionin mesatar 143 mijë lekë. Sot është 172 mijë lekë. Por çka ndodhur? Ka ndodhur që çmimet janë dy dhe trefishuar. Ka ndodhur që buka, e cila ishte 400 lekë, sot është 900 dhe 1000 lekë. Ka ndodhur që qumështi të dyfishohet. Ka ndodhur që mishi të dyfishohet', th

  • VIDEO

    'Përpiqet të mashtrojë nga salla në sallë', Berisha në Fier: Gratë dhe vajzat nuk gënjehen më nga batutat bajate të Ramës

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të mërkurë kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun Fier, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

    Ndër të tjera, Berisha u bëri thirrje grave dhe vajzave që të mos bien "pre" e batutave të kryesocialistit Edi Rama, por të gjykojnë në mënyrë objektive 12 vitet e qeverisjes së tij.

    "Suksesi juaj është qëllimi ynë. Miq, pasuritë e kësaj treve do të jenë para së gjithash pasuri të banorëve të saj. Treva që nxjerr 1 milion tonë naftë në vit boshatiset çdo muaj nga bijtë e saj, merr fund. Politika jonë do të jetë që çdo i ri të ndërtojë ëndrrën e tij në Shqipëri: shkollim, punësim, strehim, financim për biznesin",- tha Berisha.

    "Ky njeri që deklaroi se vdekja e të sëmurëve për mungesë ilaçesh në onkologji ishte krim kundër njerëzimit, nuk mori asnjë masë dhe sot gjendja është shumë më e keqe",-tha Berisha.

    "Është në vullnetin tuaj, në vendimin tuaj historik, më 11 maj t’i ikni këtij njeriu që bën klounin dhe kloun nuk është, që përpiqet të mashtrojë nga salla në sallë. Edi Rama, i them unë këtu, se asnjë grua, asnjë vajzë, asnjë nënë, asnjë motër, asnjë gjyshe, nuk mashtrohen më sot me ato batuta bajate",-tha Berisha.

  • VIDEO

    Berisha: Paralajmëroj të ashtuquajturit investitorë strategjikë, mos prekni asnjë metër katror pronë të qytetarëve shqiptarë

    Nga Fieri, kreu i PD Sali Berisha paralajmëroj edhe investitorë strategjikë.

    Ai u tha atyre të mos prekin asnjë metër katror pronë të qytetarëve shqiptarë. 

    Paralajmëroj të ashtuquajturit investitorë strategjikë, mos prekni asnjë metër katror pronë të qytetarëve shqiptarë se në mënyrë absolute do konfiskohet dhe do ndëshkoheni për korrupsion. Kudo që shkoj, ankesa për grabitjen e tokës. Isha në Korçë, më thoshte tjetri, tek llixhat e Përmetit kemi dhjetëra hektarë, por po na i grabisin. Na e ka dhënë Edi Rama.  Edi Rama bashkë me ta do të shkojë atje ku duhet. Prona e tjetrit nuk preket. Të dashur miq, Made in Albania do jenë prodhimet e uzinave, fabrikave dhe bizneseve të Fierit. Unë garantoj biznesmenët se revolucioni ynë fiskal, taksa e sheshtë, përgjysmimi i barrës fiskale, ulja në 15 përqind e TVSH-së, ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë për biznesin, janë zotimet tona. Biznesmenët e vegjël, u premtoj sot se këta bashkiakë hajdutë do e kenë kufirin tek thana. Se nuk do mund të vendosin kurrë taksa më të larta se 1 përqind të xhiros dhe se tavani për TVSH-në, për tatimin mbi të ardhurat, nga 100 dhe 140 mijë euro, do të kalojnë të dyja në 180 mijë euro', tha ai. 

  • VIDEO

    ‘Dumani me ne është bërë figurë...!’ Rama komenton reformën: Kush e njihte kreun e SPAK më parë? Ne ia dhamë shpatën që të godiste edhe majtas, sepse duam BE-në!

    Kreu i PS-së në diskursin e tij politik që mbajti para grave dhe vajzave në Berat, teksa shkoi drejt fundit të fjalimit, komentoi reformën në drejtësi dhe akuzat e kundërshtarëve.

    Ai përsëriti se shpatën e drejtësisë, që para tij e kishin mbajtur në zyrë edhe Berisha, mbreti dhe diktatori, vetëm PS dhe ai ia dhanë këtë shpatë dhe realizuan reformën në drejtësi.

    Rama kujtoi se kreu i SPAK sot është bërë figurë, një profesionist i ndershëm, por që dikur kur ishte prokuror, para reformës, nuk kishte thirrur asnjë zyrtar të lartë për ta pyetur, sikurse tani që ka thyer mitin e pandëshkueshmërisë.

  • VIDEO

    Berisha nga Fieri: Në 100 ditët e para të qeverisjes së PD rroga minimale do të shkojë 500 euro! Lista e ilaçeve të rimbursueshme në Shqipëri, si ajo në Itali

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të mërkurë kandidatët e koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore për Qarkun Fier, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. 

    • VIDEO

      Gazment Bardhi 'shigjeton' Ramën nga Fieri: Ju premtoi gjithçka dhe ju ofroi lugën bosh, mos i jepni asnjë votë në 11 maj

      Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi nga Fieri, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, për qarkun Fier, shigjetoi kryeministrin Edi Rama.

      Ai tha se Rama ju premtoi gjithçka qytetarve të Fierit dhe ju ofroi vetëm lugën bosh.

    • VIDEO

      Rama: Bufi dhe kukumjaçkat e tij vranë më shumë se një herë, s’kërkuan as ndjesë e as u penduan! Tani do shkrijnë SPAK! Demokratët të ‘mbyllin hundët’ e të votojnë PS

      Duke iu kthyer çështjes së reformës në drejtësi, Rama përsëriti se ishte vendosmëria e tij dhe PS-së që e realizoi duke ia dhënë shpatën SPAK-ut dhe Altin Dumanit.

      Kryesocialisti i tha grave dhe vajzave socialiste se PD dhe Berisha po kërkojnë ta zhbëjnë reformën në drejtësi.

      Madje kujtoi se kur Berisha ishte në pushtet u vranë njerëz jo një herë, por disa herë, madje më 21 janar u vranë poshtë dritares së tij, teksa bënte sehir dhe pengonte drejtësinë.

    • VIDEO

      Rama: Deri më 2027 duhet të jemi si orë zvicerane, nëse na mbyllet dera mund të rrimë edhe 15 vite të tjera jashtë BE-së! Më 11 maj nuk votoni për mua, por për Shqipërinë

      Kryesocialisti Edi Rama kujtoi edhe një herë para grave dhe vajzave beratase se ylli i fatit është përputhur për vendin tonë dhe dera e BE-së është hapur.

      Por shtoi se nëse Shqipëria nuk bëhet “orë zvicerane” deri më 2027, ajo derë mund të mbyllet edhe për 15 vite të tjera.

      Kreu i mazhorancës tha gjithashtu se dikur BE i shikonte shqiptarët si të dorës së dytë dhe me bezdi, kurse tani i ka ftuar në Union.

    • VIDEO

      ‘Qyp arkeologjik, as fatorino nuk e vë unë atë...!’ Rama ironizon Eno Bozdon dhe Berishën: S’e di nga e kanë gjetur atë vazo arkeologjike! Mos e harxhoni votën për bufin e rrjedhur

      Kryesocialisti Edi Rama ironizoi kundërshtarët e tij të PD-së dhe veçanërisht ata të listës për qarkun e Beratit.

      Teksa solli në vëmendje një bisedë me ish-kryebashkiakun Ervin demo, kreu politik i qarkut për PS-në, tha se nuk i njihte emrat përfaqësues të kundërshtarit për Beratin.

      Ai ironizoi kreun politik të PD-së për këtë qark, Eno Bozdo, duke i vendosur edhe epitetin “qyp arkeologjik”.

      “Ndërkohë që tani ke një votë dhe do që ta harxhosh për bufin që ka rrjedhur prej kohësh? Në vend ta harxhosh për financimet për ferma e bujqësi.

      Ka ca emra këtu nga krahu tjetër që as i kam dëgjuar dhe as i njoh, po bisedoja dhe me Ervin Demon se kë kishin ata.

      Ata, këneta, kanë një Eno (Bozdo), një vazo arkeologjike që nuk e di nga e kanë gjetur për ta bërë deputet. Një qyp arkeologjik, pa vlerë, as fatorino nuk e vë unë atë, e për ça, për ta bërë deputet. Mos të torrollisemi me Enot dhe për Enot e arkeologjisë politike më 11 maj, se ne votat tona i kemi, por kjo është mundësia historike”, tha Rama.

    • VIDEO

      Rama nga Skrapari ‘thumb’ Metës: Bufi erdhi në pushtet në 2005-ën, pas tradhtisë brenda së majtës!

      Takimet e radhës kryesocialisti Rama i vijoi në qarkun e Beratit. Në takime me qytetarët e Skraparit u premtoi atyre ndërtimin e rrugës së re, ndërsa u kujtoi atë që e quajti tradhti politike të Ilir Metës, koalicionin e 2005-ës që solli në pushtet Sali Berishën.

      • VIDEO

        Rama takim me gratë dhe vajzat në Berat: Europa është grua! Demo: Vetëm PS e çon Shqipërinë në BE, s'e diskutojmë 5 me 2-shin!

        Kryesocialisti Edi Rama po vijon turin e tij elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, teksa sot ishte në qarkun e Beratit. Kreu i qeverisë zhvilloi takim edhe me gratë dhe vajzat e këtij qarku, një ritual politik i tij që prej ditës së hapjes së fushatës, më 11 prill

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv