-
VIDEO
‘Mjerë ju çdo gjeni...!’ Berisha mesazh grupeve kriminale për votën! Kreu i PD: Rama fushatë kllounadë! Reformë e re Territoriale, Kashari do bëhet bashki
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha sot nga takimi elektoral me banorët e zonës Vorë-Kashar, se kryeministri Edi Rama po bën kllounadë, edhe pse nuk është kloun, pasi qëllimi i tij është të heqë vëmendjen nga gjendja e mjerueshme e vendit dhe shpopullimi i Shqipërisë.
Ai denoncoi se po kërcënohen qytetarët për votën nga grupet kriminale afër pushtetit dhe se pas 11 majit do i shpalli organizata terroriste.
Berisha përmendi mes tyre grupin Xhabafti në Vorë, që sipas tij po përpiqet të vjedhë vota për qeverinë, si dhe ato në Durrës dhe Elbasan, duke u dhënë mesazhe kërcënuese nga podiumi.
Berisha njoftoi se një nga projektet e tij do jetë edhe reforma territoriale pas 11 majit, ku u shpreh se Kashari do bëhet një ndër bashkitë kryesore të vendit.
-
VIDEO
Agron Shehaj në Berat: Flasin për BE-në, por fondet për fermerët i vodhën dhe të korruptuarit i bënë deputetë
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, në takimin elektoral të zhvilluar në Berat, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha se kryesocialisti Edi Rama flet për BE-në, por në fakt në qeverisjen e tij u vodhën 130 mln euro fonde të dedikuara për fermerët nga BE.
Shehaj tha se Evropë për Ramën do të thotë “para” dhe vjedhja është modeli i tyre.
-
VIDEO
Berisha: 'Ballkani i Hapur' do përfundojë në kosh pas 11 majit! Rama po bën ‘kllounadë’, po kërcënohet administrata me pushime nga puna
Sali Berisha tha se pas 11 majit do zhbëjë edhe Ballkanin e Hapur, që sipas tij po realizohet nga Rama që favorizon tregun e huaj dhe do i jepet ndihmë fermerit, bujkut dhe tregut shqiptar.
-
VIDEO
Berisha: Një çati për çdo çift dhe kredi të buta, rroga e mësuesit 1500 euro, arsimi dhe shëndetësia janë rrokullisur e degraduar
Kryetari i PD-së tha në fjalën e tij para mbështetësve në Kashar-Vorë se arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar, teksa shpalosi edhe programin elektoral për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Ai premtoi “çati për çdo çift” të ri, kredi të buta, ndihmë financiare për fëmijën e tretë të familjeve, shkolla e rrugë të reja, si dhe paga për mësuesit në 1500 euro.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Sali Berisha: Aleanca jonë, më madhështorja që nga 1990! Rama fushatë vulgare, shan burrat për të spostuar vëmëndjen nga problemet
Koalicioni i “Aleancës për Shqipërisë Madhështore” po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Kryetari i PD, Sali Berisha, prezantoi kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në një takim të ditës së sotme në zonën Vorë dhe Kashar.
Fjalimet hapëse u mbajtën nga kandidatët, ku u sulmua mazhoranca e majtë për skandalet qeveritare dhe financiare gjatë 12 viteve në pushtet.
-
VIDEO
Rama nga Poliçani: Do të hapim kombinatin mekanik, Europa e mobilizuar për më shumë pika prodhimi të industrisë ushtarake
Nga Poliçani, ku po zhvillon një takim me qytetarët kryeministri Edi Rama u ndal tek investimet e reja që do të bëhen në këtë qytet, ndër to edhe rruga e re Berat- Poliçan- Skrapar.
-
VIDEO
Rama replikon me një burrë nga salla në Skrapar: Ku i bën dot ti dy binjakë? Ja gratë s'flasin, por të nxjerrin dy binjakë
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka folur ditën e sotme në Skrapar lidhur me fushatën elektorale. Rama ka bërë batuta në fund të takimit duke replikuar me një burrë nga salla, i cili dëgjohet tek i thotë kryesocialistit ‘i kemi të sigurta dy depuete në Skrapar’.
Më pas Rama i ka thënë me humor, se ‘e sigurt është kur të dali kutia e votimit’. Më tej kreu i PS-së ka vijuar duke i thënë të pranishmëve ‘e shikon burri, që thotë mos e vrit mendjen, kurse gratë nuk flasin’.
'Skrapari me dy deputetë do ishte kryevepër. Prandaj jepini forca, mblidhini të gjitha forcat. Edhe sidomos gratë dhe vajzat këtu. E sigurt me dy kur te dali kutia e votimit. E shikon burri. Burri thotë mos e vrit mendjen, gratë nuk flasin por ama bëjnë punën. Burri thotë mos ki merak, dy binjak i ke. Ku i bën dot ti dy binjak? Ti s'bën dot fëmijë mor lumadh, gratë s’flasin por të nxjerrin dy binjakë. '-tha Rama
-
VIDEO
Rama 'shigjeton' partitë e reja: Zogj të vegjël, më heqin mallin e Sudes dhe Rrapush Xhaferrit, luftojnë vetëm për vende në parlament
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim elektoral me qytetarët e Skraparit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, Rama nuk "kurseu" as forcat e reja dhe të vogla politike në vend, duke thënë se po mashtrojnë qytetarët vetëm për vende në parlament.
"Janë disa zogj të vegjël që kanë dalë, jo bëhet, jo s’bëhet, jo bashkë. Ata mua më heqin mallin e Sudes dhe Rrapush Xhaferrit: Jepu votën e tyre dhe këtu nuk do të ketë më korrupsion, padrejtësi, asnjë problem, vetëm jepu për një vend në parlament",-tha Rama.
"Përveç atyre është dhe Luli. Ai të paktën është koalicion tekpull. Ai është i vetmi koalicion në histori që është tekpull. Kur e pyesin sa parti janë në koalicion, thotë: hyni në internet dhe e gjeni vetë. Ai është shumë i madh, do të na mungojë",-tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së! E ekzaltoi gjithë sallën kur bënte aluzione erotike për mua
Kryesocialisti Edi Rama ka folur ditën e sotme në takimin e socialistët e Skraparit në kuadër të zgjedhjeve dhe 11 Majit. Një ditë pasi demokrati Ilir Vrenozi foli në takimin e Korçës, Rama e ka përmendur sot në Skrapar ku ka thënë se sipas tij ai arriti të ngrinte frymën në atë takim Rama ka sjellë në vëmendje sërish demokratin Ilir Vrenozi duke ironizuar partinë e drejtuar nga Sali Berisha, ku i tha skrapalinjve që salla u ekzaltua kur bëheshin aluzione erotike për vetë atë.
-
VIDEO
Lapaj ‘betohet’ dhe firmos premtimin në letër A4 për tregtaren: Nëse bëj koalicion me Ramën, pasuritë dhe llogaritë e mia të kalojnë ty
Drejtuesi politik i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka vijuar turin elektoral në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke takuar qytetarë dhe tregtarë, të cilëve u kërkoi votën për numrin 6-të në fletën e votimit
-
VIDEO
Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë! Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti, e 'forcuam' ne
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim elektoral me qytetarët e Skraparit në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se drejtësia e re në Shqipëri është produkt i vullnetit të hekurt të Partisë Socialiste për një drejtësi të paanashme.
"Nëse populli shqiptar është njish për politikë, në Skrapar dhe disa pika të tjera janë “specialistë”, d.m.th. sikur unë të vëja gishtin te njëri nga ju, kushdo qoftë, është më i zoti se të gjithë ata analistë që shikoni në televizor në darkë",-tha Rama.
"Sot, po t’ju pyes: a dini kush është Altin Dumani? Të gjithë e dini. Altin Dumani është një prokuror i ndershëm, me integritet dhe profesionist. Dhe sot e njihni sepse drejton SPAK-un, dhe SPAK-u ka bërë disa goditje që më parë ishin të paimagjinueshme. Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti, nuk e sollën nga Hëna, ka qenë këtu, prokuror për vite të tëra. Pse nuk i doli emri këtij? Pse nuk thirri ndonjë drejtor policie dje dhe t’i thoshte: “Çfarë problemi ke me ligjin?” Si doli, ishte po ai, po si doli se ai dhe shumë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë ishin nën pushtetin politik",-tha Rama.
-
VIDEO
Nis takimi i Ramës në Skrapar, kryesocialisti vijon turin e takimeve në qarkun e Beratit
Rama vijon takimet në qark, ku gjatë kësaj dite ka qenë në disa takime dhe inspektime Berat.