-
VIDEO
Berisha: Rama sikur ka zbritur nga Marsi, na e paraqet qeverisjen si një Big Brother! Kërkon të zhvendos vëmendjen e qytetarëve
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme kryesocialistin Rama, në një takim me gratë në Tiranë, duke thënë se sipas tij ai ka një shkëputje totale nga realiteti i qytetarëve.
-
VIDEO
Berisha nga takimi me gratë në Tiranë: Për fëmijën e tretë shpenzimet do të mbulohen nga shteti
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka premtuar bonus të ri për bebet deri në moshën 1-vjeçare.
Berisha u shpreh se për fëmijën e parë do të jepet bonus 60 euro çdo muaj për 1 vit, ndërsa për fëmijën e dytë bonus 70 euro.
-
VIDEO
KQZ nis procedurë administrative ndaj ministrit Hoxha, akuzohet se përdori automjetin shtetëror në fushatë! Nën ‘hetim’ edhe kandidatja socialiste e Fierit
KQZ ka nisur procedurën administratie ndaj ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha pasi akuzohet se ka përdorur makinën shtetërore në fushatën e PS.
Denoncimi në KQZ është bërë nga Qendra Qëndresa Qytetare, e cila thotë se shkelja është shënuar më 14 Prill, ku ministri është paraqitur në Njësinë Administrative nr.1, ku edhe është drejtues politik.
-
VIDEO
Rama zbulon dy ‘rekordet’ e tij: Nuk ma merr dot njeri, jam për Guinnes
Kryesocialisti Edi Rama, në takimin me fermerët në Berat, tha se ka dy rekorde, një kombëtar dhe një botëror. Sipas tij, ai botëror ka të bëjë me faktin se është piktori më i mirë mes kryeministrave në të gjithë botën.
-
VIDEO
‘Bujqësia ka ecur’, Rama ‘debat’ me demokratin në Përmet: Ti thua e solli koha? Këtë fiksimin do të ta shkul si tapë që të marrësh ajër
Në takimin që po mban me fermerët në Berat, kryesocialisti Edi Rama nuk kurseu batutat. Një pjesëmarrës demokrat tha se bujqësia ka bërë përparësi, por sipas tij, kjo ka ardhur me kohën. Rama ndërhyri duke i thënë se të paktën bien dakord në një gjë, që bujqësia ka ecur, pavarësisht se janë të ndarë për ‘kohën’.
-
VIDEO
Kryesocialisti Rama zhvillon takim me fermerët në Berat
-
VIDEO
Tha në takim se të votosh kënetën je politikisht autik, Rama: Kërkoj ndjesë, term i gabuar! Dyfishojmë mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndjesë publike pas përdorimit të termit “autizëm politik”, që solli reagime të forta. Ai shtoi se qeveria do të dyfishojë mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta. Ndërkohë, u shpreh se reagimet politike pas deklaratës së tij nuk do ta ndalojnë për të vijuar punën për të mbështetur më shumë familjet në nevojë.
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Xhaferri: PD s’i detyron dot fraksionet të bashkohen, aleatët na sjellin 150 mijë vota! Konomi: Opozita s’ka krijuar frymë! Tafani: Problemi është Berisha
Analiza në Report Tv e zgjedhjeve të 11 majit dhe mandatet për Tiranën. Deputeti i ardhshëm i PD, kandidati i listës së mbyllur Besart Xhaferri, shpjegon për 'Repolitix' programin e koalicionit të opozitës, duke defaktorizuar problematikën e përçarjes brenda PD-së dhe fraksionet e krijuara
-
VIDEO
Zgjedhjet/ Gogu në ‘Repolitix’: PS ka vendosur në listën e hapur kandidatë me peshë elektorale! Në Tiranë marrim 20 mandate deputetësh, prioriteti ynë është BE-ja
Analiza e zgjedhjeve për qarkun e Tiranës dhe 11 majin në Report Tv. Toni Gogu, deputeti dhe kandidati socialist në listën e hapur të mazhorancës për kryeqytetin, shpjegon pse PS do i fitojë përsëri zgjedhjet. Programi, objektivat dhe numri i mandateve për Tiranën. Pse garimin në listën e hapur e sheh si motivim dhe jo si 'luftë të brendshme'
-
VIDEO
Basha: Rama shkatërroi shtëpitë e shqiptarëve për t’i dhuruar tokën shokëve të 7x7=313!
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me banorët e Kamzës, ku diskutoi pikat e programit për Reformën e Pronës. Basha akuzoi ish-kryeministrin për mashtrim në lidhje me premtimet për legalizimet falas. Sipas tij, Edi Rama jo vetëm nuk bëri legalizime, por ka shkatërruar mijëra banesa, për të favorizuar shokët e tij dhe duke pasuruar ata mbi gjakun dhe djersën e qytetarëve.
Ai tha se një pjesë të fajit e kanë edhe qeverisja e djathtë, e cila në raport me pronën nuk është sjell si e tillë. Basha tha se zgjidhja e problemit të pronës nuk mund të realizohen pa u trajtuar në tërësi çështja e pronës në Shqipëri.
-
VIDEO
“Zgjidhja e pronës që nuk u bë në ’91, do të bëhet tani me drejtësi për të gjithë”, Basha: Me programin e Koalicionit Euroatlantik, aty ku është e lirë i kthehet pronarit, ku është e zënë kompensohet me vlerë tregu
Gjatë takimit me banorë të Kamzës, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, foli për pikat e programit për Reformën e Pronës. Basha theksoi se do të përdoret parimi “Utis Posidetis”, që do të thotë kush e ka pronën e lirë, i kthehet prona dhe njihet zotërimi mbi pronën, ku është e zënë do të kompensohet ,me vlerën e tregut.
-
VIDEO
Rama në Memaliaj, pritet me këngën polifonike ‘Shqipëria Europiane’: Unë s'jam heroi juaj, por kali që të tërheq karrocën drejt BE-së! Me ne në Europë, apo me bufin në gropë?
Kryesocialisti Edi Rama zhvilloi edhe një takim elektoral në Memaliaj, e njohur bashkë me Tepelenën si dy nga bastionet e socialistëve në të gjitha zgjedhjet. Apelon për votë europiane më 11 maj, përtej të majtës dhe të djathtës, teksa bën edhe batuta me sloganet për "hero": "Unë s'ju duhem për hero, por për kalë që t'ju tërheqë karrocën drejt BE-së"