-
VIDEO
Berisha: Edvini burreci 2 metra i gjatë sjell me detyrim në takime zyrtarët e tij, mos ja jepni votën më 11 maj
Kreu i PD Sali Berisha nga Korça sulmoi kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama i merr me detyrim në takimet elektorale që bënë zyrtarët e tij. Berisha u bëri thirrje atyre që të mos votojnë PS në 11 maj.
‘Merrni rrugën Qafë Plloçë-Qukës, e cila kishte dy qëllime madhore. Së pari të afrojë më shumë Korçën me Tiranë, së dyti të urbanizojë Mokrën. Rruga prej 15 vitesh vazhdon dhe nuk mbaron. Rruga nga 74 milionë euro që ishte e prokuruar me çelësa në dorë, ka shkuar në 250 mln euro dhe vjedhin, vjedhin e nuk ndalen. Pra vendosja para ligjit e këtyre hajdutëve, pastrimi i shtëpisë, pastrimi i Korçës, është kushti i kushteve për Korçën Madhështore, për Shqipërinë Madhështore. Miq! Ju e shifni, Edvin ti themi burreci 2 metra i gjatë, apo memja i gjallë, apo ti themi Edvin batuta, si të doni, por kalon në takime me zyrtarë të tij, të sjellë me detyrim në takime.
Tani kam një mesazh për ta në emër tuaj: Ju nënpunësit e këtij shteti që zbatoni ligjin dhe u shërbeni qytetarëve, besnikëri ndaj ligjit, ju garantoj se, jeni dhe do mbeteni njerëz të respektuar. Ndaj dhe thirrja ime për ju është, në takime nuk keni çbëni do shkoni, se ju pushojnë nga puna, por votën mos ja jipni atij, votën mos ja jipni. Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, voton
-
VIDEO
Agron Shehaj nga Vlora: 'Mundësia' do të bëjë historinë, do t’i japim Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar
Nga Vlora, Agron Shehaj i Partisë Mundësia, ka deklaruar se forca e tij politike synon të renditet e dyta në këtë qark, për numrin e mandateve.
-
VIDEO
Berisha thirrje diasporës: Asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, votoni shpëtimin e Shqipërisë
Nga Korça, kreu i PD Sali Berisha u ndal edhe tek shqiptarët në diasporë. Ai u bëri thirrje atyre që të mos fotografojnë asnjë votë, ndërsa i ftojë që të votojnë për ndryshimin në 11 maj.
'Votoni për vëllezërit, motrat tuaja, votoni për dinjitetin tuaj. Votoni në mënyrë që në 11 maj, të shkojë atje ku e meriton. I bëj thirrje diasporës që po voton këto ditë, asnjë votë mos fotografoni, qëndroni qytetarë të lirë të këtij vendi, qytetarë të lirë aty ku jeni. Votoni ndryshimin, votoni shpëtimin e Shqipërisë. Dhe ata që nuk mundën të regjistrohen, të bëjnë gjithçka, të vërshojnë drejt Korçës dhe Shqipërisë më 11 maj, ditën e fitores', tha ai.
-
VIDEO
Sali Berisha nga Korça: Rama flet si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit me kërcënime, investimet që ka bërë i ka të zhytyra në vjedhje
Nga Korça, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha ka shigjetuar kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama flet si Nuredin Dumani, në sallën e gjyqit me kërcënime.
‘Ju nënpunësit që zbatoni ligjin dhe i shërbeni qytetarëve do të jeni të respektuar në takime s’keni ca bëni do shkoni se ju pushojnë nga puna por votën mos ja jepni. Po të kishte një emër do ta quanin mister banaliteti. Ai flet njësoj si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit me kërcënime me sharje me shpifje. Erdhi këtu dhe mendoi e bleva Ilir vrenozin. Ai mendoi se do ta merrnte vrenozin një ditë në podcast e tij, por ai nuk e di se më të fortë se cdo gjë njeriu ka karakaterein dhe moralin.', tha ai.
-
VIDEO
'Po ai Nikua', Berisha: Rama e merr në takime vetëm në Kolonjë, kur vjen në Korçë kryeministri ka turp nga ai
Nga Korça, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha ka shigjetuar edhe Niko Peleshin.
Ai tha se kryeministrin Edi Rama e merr në takime vetëm në Kolonjë, pasi kur vjen në Korçë sipas tij Rama ka turp nga ai.
'Po ai Nikua. Kur vjen në Korçë Rama ka turp nga ai dhe se merr afër e merr vetëm në Kolonjë. Hajdut atje, hajdut këtu, hajdut kudo që të jenë janë. 12 vite qeverisje, çfarë ndodhi me shqiptarët, para 2013 rrogat ishin më të larta se maqedonasit dhe serbët dhe Rumania e Bullgaria. Sot rroga minimale duhet të ishte dyfish i asaj që është sot, por Rama 3 dhe 5 fishoi rrogat e larta dhe të ulëtat i la që njerzit të mos të hanë dot kafshatën. Ne do t'ju kthejmë paratë juve. Krahasoni pak programin tonë me atë tjetrin, Rama ka qeverisë 12 vite dhe nuk thotë një sukses, sepse dhe ato që ka bërë i ka të zhytyra në vjedhje dhe në plaçkitje. Vidh dhe vidh dhe s'kanë të ndaluar.', tha ai.
-
VIDEO
Berisha krah Vangjel Dules në Korçë! Kreu i PD: Pensionin minimal dhe minimumi jetik 200 euro
Nga Korça, ku u bë prezantimi i kandidatëve të ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, kreu i PD Sali Berisha u shfaq krah Vangjel Dulës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha foli edhe për pensionet dhe minimumin jetik.
‘Ne besojmë se një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, se një familje e fortë është kushti i mirëqënies sonë, është kushti i moralit tonë, është kushti i të ardhmes sonë në Korçë dhe Shqipëri. Ndaj dhe ne duke vendosur pensionin minimal 200 euro, minimumin jetik 200 euro, duke vendosur pagën minimale 500 euro, duke vendosur kartën e konsumatorit, duke vendosur bonuset për fëmijë e parë, të dytë, për të tretin shpenzime të plota nga lindja gjer në 23 vjeç, ne japim, i krijojmë kushte që çdo familje të jetë në paqe, të mbrohësojë veten me punën, mundin dhe djersën e saj. Familja është tempulli i formimit, i edukimit, i moralit, i virtytit, për çdo shqiptar, për çdo korçar', tha ai.
-
VIDEO
Momenti pikant/ Rama vallëzon vogëlushen Aleksia, ‘kryeministren e të ardhmes’! U përgjigjet dhe kundërshtarëve: Më thonë se përdor fëmijët, pas 25 vitesh mund ta keni dhe në krye
Kryesocialisti e mbylli fjalën e tij me praninë e një vajze të vogël të quajtur Aleksia.
Vogëlushja e ndërpreu teksa recitoi një poezi me numrin 5, që përfaqëson PS-në në fletën e votimit, duke theksuar se është "numri më i mirë dhe i bukur". Ajo mbante të veshur edhe një bluzë të stampuar me yllin e BE-së, të ngjashme me bluzen që kishte veshur kryeministri.
Rama e shfrytëzoi këtë moment të veçantë emocionues edhe për t’iu përgjigjur kundërshtarëve të tij që e akuzuan prej ditës së djeshme për bisedën rreth fotove nudo të tij para të rinjve, që rivalët i quanin fëmijë.
-
VIDEO
Rama batuta me Peçin: Tërmeti më tha që se kishte imagjinuar që në Tepelenë do të shihte bjonde suedeze
Kryesocialisti Edi Rama njëherësh , gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Gjirokastër ka bërë batuta me kandidatin për deputet në këtë qark Tërmet Peçi.
Ndërsa po fliste për rritjen e turizmit Rama tha se gjatë bisedës me Tërmet Peçin ky i fundit i kishte thënë se nuk e kishin imagjinuar që në Tepelenë do të shihnin bionde suedeze.
“Unë dje erdha me Mirelën në Gjirokastër dhe i gjithë pazari ishte plotë. Nuk është as fundjave. Në këtë qytet kur ne e kemi filluar detyrën kishte dy tre dyer ku mund të trokisje për të fjetur. Edhe ata përpëliteshin për mbijetesë nga mungesa e turistëve.
Kur kam vajtur në Libohovë jam shastisur. Kishte vetëm një kafene. Sot ka bujtina. Tepelena kishte një xhep fals. Ma ka thënë Tërmeti njehere, komandat, se kishim imagjinuar ndonjëherë bionde nga Suedia të bënin xhiro në Tepelenë. Bjonde, sy bojqelli, suedeze, duke bërë xhiro te Ali Palashi, deri në Memaliaj. Kjo Shqipëri është një Shqipëri krejt tjetër", tha Rama.
-
VIDEO
‘Burrat dy orë në këmbë, bravo dhe respekt...!’ Rama ironizon dhe këshillon: Bindni gratë dhe burrat demokrate, do mbeten vetëm me Tritanin si hudhër! I përgjigjet edhe ‘kënetës’ për bullizimin
Kryesocialisti pati edhe momentin e batutave të përhershme me gratë dhe vajat e pranishme, ndërkohë që detaji pikant ishte prania e një grupi burrash që qëndruan për 2 orë në këmbë dhe që i vlerësoi për “respektin dhe durimin e tyre ndaj grave”.
“Ja, imagjinoni ju të ikni një muaj nga Gjirokastra, të udhëtonit në BE për pushime dhe kur të ktheheshin çfarë do gjenit? Ja, shiko si janë (burrat që ndiqnin nga distanca takimin)! Po sikur të iknin ata një muaj, çfarë do ndodhte? Nuk do kishte asnjë bisht cigareje, do regjistrohej rekordi se nuk do kishte asnjë të dehur për një muaj”, u shpreh ai.
Dhe më tej ngriti lart figurën e bashkimit grua-burrë, atë që kërkoi edhe më 11 maj, duke dhënë edhe porosi për të bindur gratë dhe burrat demokrate që të mos votonin kënetën, apo të nxirrnin si “hudhër” për deputet Tritan Shehun.
-
VIDEO
Rama: Drejtësinë e bëri PS, Altin Dumanin s’e njihte njeri, ne ia dhamë shpatën! Ai tjetri bënte sehir kur vriteshin 4 protestues! Unë jam pengesë që ‘këneta’ ta na kthejë pas
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se reformën në drejtësi e bëri Partia Socialiste, edhe pse kishte kosto për qeverinë e majtë, pasi u godit edhe në krahun e mazhorancës.
Kryesocialisti nënvizoi se po të mos donin të goditeshin edhe majtas, mjaftonte të mos e bënin reformën në drejtësi, por ai theksoi se ishte i vendosur për barazinë ligjore, që vendi të shkojë në BE.
Rama kujtoi edhe faktin se Altin Dumani është një profesionist i mirë si hetues dhe prokuror i vjetër, por deri para reformës në drejtësi ai dhe kolegët e tij nuk kishin marrë në pyetje apo arrestuar zyrtarë të lartë siç po bëjnë tani me SPAK, përtej të majtës dhe të djathtës.
Kryeministri theksoi se shpatën e drejtësisë Dumanit dhe të njohur e bëri Partia Socialiste, edhe pse shumë zyrtarë të mazhorancës janë arrestuar.
-
VIDEO
"Mirëseerdhe te gratë e zemrës tënde!' Rama takim elektoral në qarkun Gjirokastër: Votoni 5-ën, Europa është grua
Pas takimit me operatorët turistikë, Edi Rama zhvilloi takim edhe me gratë e vajzat e qarkut Gjirokastër, një ‘ritual’ politik që ai e ka kthyer në mision elektoral si risi për një parti politike, duke mos munguar metaforat politike, ironitë për kundërshtarët dhe deri te “thumbimi” i ‘burrave çyrykë që votojnë kënetën’
-
VIDEO
U largua nga koalicioni me Berishën / Shtjefni për Report TV: Nuk më kanë ftuar në mbledhje, futi në listë ata që kanë 100 vjet në PD! Më zhgënjyen
Zef Shtjefni, kryetari i Partisë ‘Ora e Shqipërisë’, ka folur për Report TV për arsyet që e çuan në vendimin për të ikur nga koalicioni i partive opozitare me në krye Sali Berishën.