-
VIDEO
‘Ku do i marrin vesh njerëzit këto, në pocaqi ekrane apo në portale me pisllëk?!’ Rama viziton Kampingun Ekologjik në Vjosë: Parajsë natyrore dhe tenda safari
Kryesocialisti Edi Rama vizitoi sot edhe Kampingun Ekologjik “Glamping Albania Rafting Vjosa” në Përmet, e kthyer në një atraksion turistik kushtuar kryesisht edhe vozitjes me kanoe apo kajak. Propozohet dhe ndërtimi i parqeve-kanione. Rama i përgjigjet dhe vlerësimit të operatorëve për postimet e tij për turizmin, me ironi ndaj mediave
-
VIDEO
I apasionuar pas rafting, Rama sjell shembullin e të riut që punon në Shqipëri: Unë kam lindur në Itali, jam shumë i kënaqur të jem këtu
Kryeministri Edi Rama, teksa ndodhet ditën e sotme në Përmet ku ka zhvilluar edhe takime me operatorë dhe me përfaqsueses biznesesh, ka sjell shembullin e Kritianit, një i ri shqiptar që ka lindur në Itali dhe punon në Shqipëri me sporte ujore.
-
VIDEO
Rama me operatorë e biznese në Përmet: Krijoni struktura që ju informojnë për grantet, Shqipëria e ka ndërtuar me mund imazhin turistik
Kryeministri Edi Rama nga Përmeti ku ka qenë ditën e sotme, ka zhvilluar një takim me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra.
Gjatë bashkëbisedimit, një nga përfaqësuesit e bizneseve ngriti shqetësimin për mungesën e aksesit në grante. Në përgjigje, kryeministri theksoi se grantet e lidhura me strukturat qeveritare janë të aksesueshme online. Ai theksoi se duhet që të ketë një rritje të informacionit për bizneset lidhur se si dhe ku duhet që të aplikojnë.
‘Dua të ndalem tek ato grante që janë pjesë e strukturës që lidhet me qeverinë se për të tjerat Bashkia Përmet është kampione për thithjen e fondeve nga donatorët. Ato që janë të lidhura me qeverinë ato janë online. Ne kemi shumë më tepër aplikime se sa kemi mundësi që ti përgjigjemi pozitivisht. Ju doni të rriteni dhe duhet që të krijoni vetes kushtet që të keni edhe dikë që të merret me marrjen e informacionit për fondet ku janë. Sikur ju të hapni një zyrë të vogël me dy veta që të merret me këtë punë mund të ketë përfitim për të gjithë, por jam dakord që duhet rritur volumi i informacionit’, tha ai.
Duke u ndalur te sfidat që vijnë me zhvillimin e sektorit të turizmit, kryeministri Rama theksoi se është dashur shumë punë për ta çuar numrin e turistëve në këto shifra ku është sot. Sipas tij, kjo duhet ta bëjë më të vogël hapësirën për gabime nga ana e biznesve.
‘Problemi me turizmin dhe me suksesin në turizëm, duke studiuar edhe eksperiencën e vendeve të tjera, kur suksesi e çon emrin tënd kudo ti se ke më shancin të gabosh, sepse nëse ai turisti vjen këtu dhe zhgënjehet të kthehet në mallkim dhe jehona e gjërave që nuk shkojnë hapet shumë më shpejt. Për ta çuar Shqipërinë në këtë nivel që të flasin shumë për ne, na është dashur shumë kohë dhe për ta përmbysur këtë duhet shumë pak kohë. Marzhi i gabimit duhet që të vijë duke u zvogëluar duhet forcuar dhe bashkëpunimi dhe ministria duhet të jetë në gaditshmëri për të mbështetur’, tha Kryeministri Rama.
-
VIDEO
Kumbaro i ndërpreu fjalën, Rama batuta nga Përmeti: Ndaj them unë që urdhërojnë gratë
Në takimin që po mban me operatorët dhe bizneset e turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra, kryesocialisti Edi Rama shkëmbeu batuta me të pranishmit.
“Janë një sërë gjërash që besoj se do na çojnë edhe më para dhe do krijojnë kushte më të mira nga pikëpamja psikologjike për bizneset që të ketë më pak shqetësime, kontrolle, letra, burokraci”, tha Rama, teksa fjalën ia ndërpreu ministrja Mirela Kumbaro, e cila i kujtoi se duhet të ceknin edhe investimet e reja infrastrukturore në zonë.
“Kur them unë që gratë urdhërojnë. Lum burrat që e kuptojnë dhe e pranojnë këtë gjë, ata që nuk e pranojnë e kanë më keq se edhe urdhërohen edhe stresohen”, tha Rama.
-
VIDEO
Zarfet me vota poshtë derës dhe jo personalisht, problem me shpërndarjen në diasporë! PD ankohet, KQZ: Po flasim me kompaninë
Shpërndarja e fletëve të votimit në diasporë po shoqërohet me probleme. Edhe pse nuk dihet sa masiv është fenomeni, në KQZ janë depozituar raste ku zarfi nuk i është lënë në dorë zgjedhësit. PD denoncon disa raste, për të cilat Celibashi tha se po flet me kompaninë.
-
VIDEO
Paqja Fiskale, Rama nga Përmeti: 600 subjekte kanë aplikuar deri më tani! Kush pranon marrëveshjen, s’ka më kontrolle tatimore
Kryesocialisti Edi Rama, në takimin në Përmet, tha se ka pasur një interes për Paqen Fiskale, iniciativa që synon një bashkëpunim mes qeverisë dhe sipërmarrjeve. Sipas kreut të qeverisë, deri më tani, 600 subjekte kanë aplikuar dhe janë të gatshëm për të nënshkruar marrëveshjen.
“Ne duam të bëjmë, dhe këto ditë do ta nxjerrim më të detajuar, të bëjmë një paqe fiskale. Instrument që e kanë përdorur vendet, që në kohën e Romës së vjetër. Një ndër elementët për bizneset që janë me tatim fitimi se deri në 140 mijë euro xhiro i kemi pa tatim fitimi. Por pjesa tjetër do të mund të negociojnë me qeverinë që ne në prapakthim në 5 vite, të negociojnë që të ardhurat e vitit në vijim të jenë kaq dhe llogaritja do të bëhet me rritjen e tyre ekonomike. Për këto të ardhura paguhet taksa. Vetëdeklarimi që iu kemi dhënë hoteleve dhe strukturave akomoduese. Cili është përfitimi i paqes? Kush e pranon paqen, nuk kanë më kontrolle. Ai lokal apo biznes do të ketë një stampë dhe shenjë që është nën sistemin e paqes fiskale. Për strukturat akomoduese kemi informalitet në deklarimin e shtretërve. S’duam të rrisim presionin me inspektorë por i kemi dhënë një mundësi të një vetëdeklarimi përpara, i cili është 60% në periudhën e pikut, të paguajnë vetëm për 60% dhe më pas është 30% në të gjithë periudhën tjetër. Lajmi i mirë është se deri tani që është shpallur iniciativa janë 600 subjekte që kanë aplikuar dhe janë të gatshëm të nënshkruajnë këtë marrëveshje me qeverinë.”, u shpreh Rama.
Duke u ndalur te fiskalizimi, Rama u shpreh:
“Fiskalizimi na ka dhënë rezultat por ka akoma probleme sepse aty ku vihet rregulli shqiptari është i pari që gjen hilen. Me AI do të kemi një sistem inspektimi pa njerëz, nëpërmjet transaksioneve 24 orë. Ky sistem pa njerëz jep të dhëna në kohë reale për rastet kur ka devijim nga normaliteti. Do të jetë gjëja që do të na japë të dyja palëve një qetësi përfundimtare.”
-
VIDEO
Goditjet në radhët e PS/ Rama: Jam ballëlartë, nuk të çon qeveria në burg! Kush bën gjëra të paligjshme të ndëshkohet! Mendojnë se me duart e Dumanit do marrin pushtetin
Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit në Gjirokastër, foli edhe për reformën në drejtësi, teksa tha se PS ka bërë atë që s'e ka bërë njeri në historinë e vendit. Sa i përket goditjeve nga drejtësia brenda radhëve të PS, Rama tha se kush bën gjëra të paligjshme, qoftë edhe brenda familjes socialiste, duhet të ndëshkohet.
Kryeministri u shpreh se do të cilësohej si tradhtar nëse do të lejohej që drejtësia të godiste vetëm nga opozita dhe të vetët do të mbroheshin. Sipas Ramës, opozita kërkon që të marrë pushtetin me "duart" e kreut të SPAK Altin Dumani, duke kërkuar që ta vendosin atë në pozitë të vështirë.
-
VIDEO
Arjana Kalaja u shfaq duke ‘blerë’ vota publikisht, Berisha e justifikon: Ishte shpërblim për stafin
Kreu i PD, Sali Berisha ka justifikuar kandidaten e tij për deputete, Arjana Kalanë e cila u shfaq me një video në Facebook, duke ofruar 1 mijë, 500 dhe 200 euro për ata që do ta mbështesin më 11 maj. Berisha tha se ishte keqkuptim, pasi ishte shpërblim për stafin, por në fakt Kalaja shfaqet qartë në video duke thënë se do shpërblejë mbështetësit e saj pikërisht një ditë para zgjedhjeve.
-
VIDEO
Zgjedhjet e 11 majit, SPAK i kthen përgjigje PD-së: Kemi 18 procedime penale për krime zgjedhore
Partia Demokratike në fillim të këtij muaji i drejtoi një kërkesë SPAK, ku kërkonte informacion lidhur me hetimet për krimet zgjedhore nga Task Forca që u ngrit në janar nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me KQZ.
Në lidhje me këtë çështje, kreu i SPAK, Altin Dumani i ka kthyer përgjigje PD-së sot (22 prill), ku nënvizon se nga 18 procedime penale të regjistruara gjithsej për krimet zgjedhore, 5 prej tyre janë regjistruar kryesisht.
-
VIDEO
Rama në Përmet, zhvillon takim me operatorë të bizneseve në turizëm
Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon një takim me operatorë dhe biznese të turizmit nga Përmeti dhe Gjirokastra.
-
VIDEO
Berisha: Siguria ushqimore në duart e mafias, nuk plotësojmë asnjë standard të BE! Epidemia e salmonelës u mor vesh pasi u sëmur Rama
Kryedemokrati tha se BE-ja e detyron Shqipërinë për të firmosur marrëveshje me kompani të huaja, por qeveria qëllimisht nuk pranon të huaj, përveçse shqiptarë.
-
VIDEO
Basha ironizon Ramën: Kujdes, se janë hapur dhe dosjet e shoqes
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit ku u thoshte të rinjve të shohin fotot e tij nudo në internet. Basha thotë se Ramës i kanë ikur pëllumbat, nga shokët që ka tek 7x7-313.
Ai më tej thotë se tani po hapen edhe dosjet e shoqes së tij, sa filloi kjo e fundit t’ia bëj hallvën.
Basha më tej këshillon kryeministrin të mbledh pëllumbat se halli i 7x7-313 nuk kalohet me fotot e tij të vjetra.