• VIDEO

    Fushata e PS/ Shkodra prezantohet me këngën ‘Si ke ndje e mira Shkodër’, Beci: Së paku 5 mandate

    Shkodra ka qenë ekipi i radhës në performancën e çeljes së fushatës. Beci me ekipin e tij kanë hyrë fillimisht me këngën ‘Si ke ndje’, që ishte edhe kënga e fushatës lokale në 2023, ku PS-ja mori fitoren e bashkisë.

    Pas performancës, ka marrë fjalën Benet Beci, drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës, i cili është shprehur se beson që PS mund të marrë më shumë se 5 mandate në Shkodër.

    “I keni nisur me këtë këngë të fitores së 2023-ës, ‘Si ke ndje zoja Shkodër’. Ishte kënga e zhvillimit. Ajo frymë e zhvillimit ka nisur të shpërndahet kudo: në Pukë, Fushë-Arrës, Vau Dejës, kudo, dhe besoj se fitorja do të jetë më e madhe se në 2023. Shkodra është kthyer në një kantier ndërtimi, nga hyrja deri në Dukagjin. Shkodra është porta e Europës në Shqipëri. Jo vetëm hyrja e Shkodrës, jo vetëm autostradat, jo kthimi i Shkodrës në qendër rajonale. Besimin që na dha Shkodra. Së paku me 5 mandate do të jemi për këtë fitore. Shumë faleminderit që Kryeministri ka kthyer kokën nga ne dhe besoj se do të jemi edhe më shumë se 5 mandate në këtë qytet.”-është shprehur Beci. 

  • VIDEO

    Elbasani prezantohet me ‘Ecim përpara’, Mazniku: Ky qark do t’i japë 9 mandate PS, qytetarët e kanë ndarë mendjen të ecin drejt Evropës

    Qarku i Elbasanit u prezantua me këngën “Ne ecim përpara”, kënga që shoqëroi fushatën e PS gjatë zgjedhjeve të kaluara, e shkruar nga Petrit Vullkani.

    Drejtuesi politik i këtij qarku, Arbjan Mazniku shprehu bindjen se PS do të marrë 9 mandate në këtë qark, dhe sipas tij, do të jetë rezultati më i mirë që do të marrë PS në zonë.

    “Ashtu si gurët e këtij sheshi që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, sot nga çdo cep Shqipëria është bashkë, e qartë për drejtimin që do të marrë. Përpara kemi sfidat që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, bërja më në fund realitet e ëndërrës së shqiptarëve për të qenë të barabartë si qytetarë si të Evropës. Dhe sot si gjithë Shqipëria, Elbasani e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës për zhvillimin e turizmit,  për automotorparkun. Librazhdi e ka ndarë mendjen me PS dhe Ramën drejt Evropës për zhvillimin e turizmit, gramshi e ka ndarë mendjen drej Evropës me PS dhe Ramën për rivitalizimin e industrisë së mbrojtjes. Cërriku e ka ndarë mendjen për t’i dhënë zhvillimin që duhet bujqësisë.

    Peqini e ka ndarë mendjen për t’u ndërlidhur me autostradat e reja dhe lonijat e trenit që po lidhin tashmë Elbasanin. Përrenjasi e ka ndarë mendjen drejt Evropës për të rivitalizuar turizmin dhe industrinë minerare. I gjithë Qarku i Elbasanit e ka ndarë mendjen i sigurt se duhet të ecë drejt Evropës. Qarku i Elbasanit i vendosur se do të vijë me 9 mandate, rezultatin më të mirë që PS ka pasur ndonjëherë për të siguruar ndonjëherë për të siguruar që jo vetëm Elbasani por edhe gjithë Shqipëria të ketë rezultatin më të mirë që ka pasur PS.”, u shpreh ai.

  • VIDEO

    Fieri çel fushatën nga sheshi 'Skëndërbej' me performancën e Free Mc's, synohen 11 mandate për PS-në

    Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit ditën e sotme. Pas Dibrës ka qenë Fieri që ka ardhur me performancën dedikuar çeljes së fushatës. Qarku i Fierit kishte zgjedhur të vinte i shoqëruar me grupin e njohur të qytetit Free Mc's. Pas këngës ka marrë fjalën drejtuesja politike Belinda Balluku, e cila ka thënë se në Fier synon 11 mandate.

  • VIDEO

    Fushata e PS/ Durrësi performancë me këngën e njohur italiane, Sako vë ‘bastin’: Marrim 9 mandate

    Durrësi është prezantuar në fushatën e PS me një performancë me këngën italiane “Sarà perché ti amo”. Drejtuesja e qarkut, Emirjana Sako tha se synojnë që për këtë qark garën ta mbyllin të paktën me 9 mandate.

    “Gjej momentin të përshëndes emigrantët që na ndjekin nga rrejttë, qytetarë të Shijakut, Durrësit dhe krijues që do i kemi mbështetje të jashtëzakonshme më datë 11. Hyjmë në këtë garë si fitues me 8 deputetë, do ta përfundojmë garën të paktën me 9 deputetë. Do bëjmë çmos që vota e 11 majit të bashkojë të rinj e të moshuar tek numri 5 i fletës së votimit”, tha Sako.

  • VIDEO

    Report Tv sjell pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në hapjen e fushatës së Partisë Socialiste

    Report Tv sjell pamjet me dron nga pjesëmarrja në fushatën e Partisë Socialiste. Siç shihet nga pamjet pjesëmarrja është e madhe, ndërsa janë rreth 15 mijë karrige, ku 12 qarqet po prezantohen sipas radhës me këngë e valle tradicionale.

  • VIDEO

    Shalsi: Të marrim dy mandate, Kukësi të japë një mesazh të fortë! Ironizon opozitën: Parti të copëtuara po ‘shesin’ alternativa të reja

    Në mitingun hapës të fushatës elektorale të PS, qarku i Kukësit u ‘prezantua’ me vallen tradicionale të saj. Pas performancës artistike, fjalën e mori drejtuesi politik i këtij qarku Eduart Shalsi, duke e nisur me sheshin “Skënderbej”, se si ka qenë dhe se si është transformuar tashmë në një epitomë të modernizimit.

  • VIDEO

    Blendi Klosi në hapje të fushatës: Dibra do të shndërrohet si gjithë Shqipëria, të votojmë masivisht Ramën dhe PS

    Drejtuesi politik i qarkut Dibër, Blendi Klosi tha nga sheshi “Skënderbej” ku u hap fushata elektorale, tha se PS do të triumfojë sërish në zgjedhjet e 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, Klosi tha se PS është një parti që ka kaluar shumë sfida, por më e madhja mbetet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë.

    Prandaj, tha ai, të gjithë qytetarët dibranë dhe të tjerët anembanë Shqipërisë duhet të votojnë për Edi Ramën dhe PS për të siguruar të ardhmen evropiane.

    “Të partisë mbi 100 mijë anëtarë, që merr 1 mln vota në veri e jug, në diasporë po ashtu, e cila fiton zgjedhjet sepse ju ka të gjithë ju me vete. Të partisë që drejtohet nga Rama, vizionari, që shndërroi Shqipërinë në një vend të gatshëm për të hyrë në BE. Mirë se keni ardhur në këtë shesh të madh, simbol i transformimit të Shqipërisë Evropiane. Erdhëm këtu me vallet dhe harenë e Dibrës, ashtu siç pritëm Ramën kur inauguroi rrugën e Arbrit.

    Ne jemi parti e madhe që kemi kaluar sfida, por sfidën më të madhe e kemi me mirëqenien e qytetarëve. Të sigurt se do të fitojmë përsëri, qarku i Dibrës do të shndërrohet si gjithë Shqipëria, që do të votojë masivisht PS. Ka një lider që atë që premton e bën, na ka premtuar të gjithë ne socialistëve dhe shqiptarëve se do të jemi pjesë e BE brenda këtij mandati. Prandaj të votojmë masivisht Ramën dhe PS.", tha Klosi.

  • VIDEO

    Falenski i CDU-së mesazh Ramës nga çelja e fushatë së Bashës: Shtëpia juaj po digjet nga korrupsioni! Ndryshimi vjen me Lulzim Bashën

    Hans-Joachim Falenski, këshilltar i Gunther Krichbaum, zëdhënës i CDU-së në Bundestag për çështjet europiane, përcolli një mesazh ditën e sotme në çelje të fushatës së ‘Koalicionit Euroatlantik të drejtuar nga Lulzim Basha.

    Në fjalën e tij, Falenski u ndal tek raportet ndërkombëtare që denoncojnë sipas tij përhapjen e korrupsionit në çdo nivel të qeverisjes në Shqipëri.

    Falenski theksoi se vetë gjuha e përdorur nga BE në dokumentet zyrtare është tregues i një situate alarmante:

  • VIDEO

    I dërguari i CDU-së nga çelja e fushatës së Bashës: Duan të pengojnë punën e SPAK, por ne nuk do ta lejojmë këtë

    Hans-Joachim Falenski, këshilltar i zëdhënësit të CDU-së në Bundestag për çështjet europiane, ka dhënë disa mesazhe ditën e sotme në hapjen e fushatës zgjedhore të Koalicionit Euroatlantik me drejtues politik Lulzim Bashën.

    Në fjalën e tij Falenski theksoi mbështetjen e CDU-së për SPAK-un dhe dënoi përpjekjet për të penguar drejtësinë, përfshirë dhe iniciativën për amnisti.

    Ai u shpreh se vendi ka nevojë për një politikë moderne që vendos në qendër qytetarin, dhe këtë vizion e gjen tek Koalicioni Euroatlantik:

  • VIDEO

    I dërguari i CDU: Koalicioni Euroatlantik, e vetmja forcë me një politikë për qytetarët! Shqipëria ka dështuar të zbatojë shumë nga kërkesat e BE

    Hans-Joachim Falenski, i deleguari i CDU në Bundestagun gjerman, u bë sot pjesë e aktivitetit elektoral të Lulzim Bashës, duke përcjellë përshëndetjet dhe mbështetjen e selisë më të madhe të qendrës së djathtë në Europë.

    Falenski tha se Krichbaum e ka parë programin e Koalicionit Euroatlantik dhe e ka vlerësuar si politikën e vetme bindëse, realiste, të realizueshme dhe të mirë për njerëzit e këtij vendi.

     Ai nënvizoi se CDU ka kontribuar në hartimin e programit elektoral të këtij koalicioni, duke sjellë përvojën dhe standardet më të mira europiane në thelb të politikave të propozuara.

  • VIDEO

    PS hap fushatën në sheshin 'Skënderbej', kërkon mandatin e 4-ët për ’Shqipërinë 2030’

    Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Takimi po mbahet në sheshin “Skënderbej” me rreth 5 mijë pjesëmarrës.

    • VIDEO

      Basha në çeljen e fushatës: Në 11 maj le të rrinë të korruptuarit e Edi Ramës në shtëpi, socialistët që i besuan e panë që solli rrënimin

      Lulzim Basha, drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, ka çelur ditën e sotme në një ambient privat fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit.

      Basha, në fjalën e tij, iu drejtua mbështetësve të pranishëm që të votojnë alternativën e tij, për të lënë, sipas tij, në shtëpi ‘të korruptuarit e Edi Ramës’.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv