-
VIDEO
Lulzim Basha hap fushatën: Rama ka gjysmën e shokëve tek 313, premtoi ndryshim në 2013 dhe solli Metën! I dërguari i CDU: Po shtohen përpjekjet për të penguar punën e SPAK
Koalicioni Euroatlantik hapi fushatën për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij Basha, sulmoi kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se gjysmën e shokëve i ka tek 313. Sipas tij, kryeministri premtojë ndryshimin në 2013 dhe solli Ilir Metën. I dërguari i CDU theksoi mbështetjen e CDU-së për SPAK-un dhe dënoi përpjekjet për të penguar drejtësinë.
-
VIDEO
Nga simbolika me yjet e BE te performancat artistike për çdo qark, Report TV zbardh detaje: Ja si do të organizohet hapja e fushatës së PS
Report TV zbardh detaje nga aktiviteti i hapjes së fushatës elektorale të PS që do të nisë në orën 12:00 në sheshin “Skënderbej“ në Tiranë. Gazetarja Raziela Myslimaj raporton se te 12 yjet që simbolizojnë yjet e flamurit të BE, do të qëndrojnë drejtuesit politikë të qarqeve bashkë me kandidatët përkatës për deputetë.
Pas hapjes zyrtare, fjalën do ta marrë secili nga drejtuesit politikë të qarqeve, ndjekur më pas nga kryesocialisti Rama. Mësohet gjithashtu se përveçse mesazheve politike, aktiviteti do të shoqërohet edhe me performanca artistike dhe tradicionale të çdo qarku për të elektrizuar të pranishmit në shesh dhe publikun që do e ndjekë.
Ata që do të ulen në rrjeshtin e parë, do të mbajnë në dorë flamurin e Shqipërisë me atë të BE. Janë parashikuar që të vendosen 5 mijë karrige.
-
VIDEO
Dashnor Sula nxjerr videon dhe ironizon Berishën: Ja aktet e një burri shteti, gratë më të votuara në primare u lanë jashtë listave
Deputeti demokrat Dashnor Sula ka nxjerrë një video, në të cilën tregon se çfarë premtonte Sali Berisha për primaret brenda PD-së.
-
VIDEO
‘Flasim’/ Rama ndan historinë e tre emigrantëve të kthyer, skenografi: Gjeta një Shqipëri ‘burrërore’! Sipërmarrësi nga Divjaka: Pashë potenciale të mëdha
Në puntatën e radhës të podkastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama bashkëbisedoi me tre sipërmarrës, të cilët janë kthyer nga jashtë për të investuar në Shqipëri.
-
VIDEO
‘Çfarë muzike dëgjon kur do të çlodhesh?, Basha batuta me të rinjtë: Kur janë më timon Unikatilin, ku të mbetën shokët
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi dje një takimin me të rinjtë, ku nuk kanë munguar as batutat. I pyetur nga një e re: 'Çfarë muzike dëgjon kur do të çlodhesh?’. Basha tha Unikatilin dhe kënga ku i ke shokët.
-
VIDEO
Probleme me furnizimin me ujë në njësinë 5 në Tiranë, Erion Braçe: Ka pasur një defekt, banorët që janë me depozita të bëjnë pastrimin e plotë të tyre
Deputeti i PS Erion Braçe, ka ngritur një shqetësim të banorëve të njësisë 5 lidhur me furnizimin me ujë, i cili ka qenë jo i pastër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se ka pasur një defekt në tek stacioni i ujësjellësit, gjë e cila më pas është riparuar
-
VIDEO
Basha takim me të rinjtë në ditën e parë zyrtare të fushatës, ironizon Ramën me një lepur: 'O Luan' ku i ke shokët?
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë takimit me të rinjtë kanë ironizuar shprehejn e kryeministrit Edi Rama ku e krahasonte veten me një “Luan”.
-
VIDEO
PD dhe aleatët çelin fushatën/ Berisha: Rama donte të na përçante! LaCivita ngjitet në skenë: PS kërkon të burgosë opozitën, por do dështojë! Të pranishëm fëmijët e Metës
Koalicioni opozitar demokrat hapi fushatën kombëtare me një miting në Tiranë. Në sheshin ‘Nënë Tereza’, Sali Berisha hipi në tribunë bashkë me ish-këshilltarin e Trump La Civita. Meta nuk dërgoi audiomesazh, nuk flasin as aleatët e tjerë. LaCivita fjalim vetëm 2 minuta.
-
VIDEO
Fjala e plotë/ Rama: Rrugëtimi në BE varet nga bijat tona! Më 11 Maj, Shqipëria do ‘mbulohet’ rozë! PD do marrë disfatën më të madhe që nga ‘97
“Shqipëria është grua, Europa është grua” dhe suksesi i përpjekjes për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian varet, në radhë të parë, nga nënat, nga motrat dhe nga bijat e Shqipërisë”.
-
VIDEO
Berisha: Zero tolerancë ndaj korrupsionit, do t’u rikthejmë shqiptarëve pasuritë e vjedhura
Sali Berisha, në mitingun hapës të fushatës elektorale, tha se do të ketë zero tolerancë ndaj shpërdorimit dhe vjedhjes së pasurive të shqiptarëve. Duke ‘harruar’ se është nën hetim për korrupsion, kreu i PD premtoi ngritjen e një auditi për rikthimin e qindra miliona eurove të shqiptarëve.
“Jam këtu për t’u zotuar para shqiptarëve se zero tolerancë ndaj shpërdorimit dhe vjedhjes së pasurive të tyre, parave të tyre. Jam këtu për t’u dhënë fjalën shqiptarëve se auditi i përgjithshëm i narkoshtetit do u rikthejë shqiptarëve qindra miliona euro më shumë të vjedhura prej tyre. Jam këtu para jush për t’u zotuar se organizatat kriminale kudo që janë, në Shqipëri, në Aruba, Dubai, kudo që ndodhen, do vendosen përpara ligjit dhe bashkë me ta ministrat kriminelë, ministrat hajdutë.”, tha Berisha.
Sipas tij, shteti ligjor do të jetë motoja e tyre.
Ligji dhe vetëm ligji, të drejtat e qytetarëve, shteti ligjor, janë dhe do mbeten motoja jonë. Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore është vetëm Shqipëria e ëndrrës së këtyre të rinjve. Ndaj dhe Shqipëria do jetë madhështore kur ta shndërrojmë në epiqendër të teknologjive më të larta. Kur ta vendosim Shqipërinë në trenin e revolucionit të teknologjisë së lartë, ta shndërrojmë atë në epiqendër të dataqendrave, të inteligjencës artificiale, të kriptomonedhave, të internetit 3. Pra, a mund t’i bëjë këto një njeri që mbyll TikTokun? Ky burrec 2 metra i gjatë ka frikë nga të rinjtë, ka frikë nga teknologjia, ka frikë nga rinia. 11 maji është fundi i tij.”, shtoi ai.
-
VIDEO
Shehaj: Këto zgjedhje janë të fundit me këtë PS dhe PD
Agron Shehaj, kryetar i partisë Mundësia e hapi fushatën me një tur me autobus që nisi nga Shkodra e përfundoi në Vlorë. Ai tha se kjo është hera e fundit që PS dhe PD shkojnë në zgjedhje në këtë gjendje.
-
VIDEO
‘Edvin, vitet e mia janë të gjitha bio’, Berisha: Ti me moshë i ngjan gjyshit të Gramoz Ruçit
Kreu i PD Sali Berisha, në fjalën që po mban në fushatë, reagoi ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama për moshën e tij. Berisha tha se vitet e tij janë bio dhe se me vettingun që ka bërë, tregoi se ai është politikani më i pastër që ka pasur Shqipëria dhe më gjerë.