-
VIDEO
Rama ironizon LaCitiva: Si qullësi poshtë pallatit…Latif eja se po më rrahin
Kryeministri Edi Rama ironizoi sërish opozitën dhe Chris LaCivitan, të cilit iu referua si latifi.
“Tani këneta thotë se anëtarësim ynë në BE nuk është prioritet dhe se sidoqoftë do ndodhë, por prioritet sipas kënetës është kthimi i bufit për të tretën herë në krye të vendit, pasi dy herët e mëparshme nuk e shkatërroi dhe rrënoi mjaftueshëm Shqipërinë. Me këtë prioritet ka sjellë kushedi me sa para, kushedi ku i ka gjetur, edhe një latif nga Amerika, i cili për të gjithë ne në që jemi rritur në lagjet e Tiranës, të kujton atë të fortin e lagjes që qullësi poshtë pallatit e thërret hajde latif se do më rrahin. Kishte publikuar dje një buf që hante një mi dhe ngrinte pyetjen se kush është miu. Atij bravo i qoftë se të gjesh budallenj dhe të paguash gjithë ato para për të duatrokitur edhe kur ia fut asaj që nuk thuhet në atë farë feje, vërtetë të kesh lindur me këmishë. Se që bufi është bufi kjo nuk ka diskutim, kurse për miun ka shumë kandidatë që nga Luli që harroi se ishte mi dhe u soll si ari deri te ai i shkreti nga Kavaja...”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Rama: Shqipëria 2030 do të jetë e re, mbase edhe këneta do të jetë tharë! Kush hyn në BE nuk luan dot kukafshehti me qytetarët e vet
Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria 2030 do të jetë një Shqipëri e re, ndërsa shtoi se mbase në atë kohë edhe këneta do të jetë tharë. Sipas kreut të qeverisë, më hyrjen në BE, s’mund të luhet më kukafshehti me qytetarët.
“ Sa më të bashkuar e të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në dorë, por jo përgjithmonë se takimi me historinë nuk pret dhe as nuk shtyhet dot pas qejfit tonë, duhet t’i shkojmë rrugës së hapur të fatit pa paragjykime dhe tundime për budallallëqet e radhës. Nëse duam t’i japim fund historisë së një populli i mbetur si i dorës së dytë, dhe tu dorëzojmë fëmijëve tanë edhe brezave që vinjë, një vend brenda kufijve të BE ku mes shqiptarit e italianit, grekut apo gjermanit të mos ketë më asnjë dallim. Por të mos ketë edhe asnjë shans për ta parë shqiptarin nga lart poshtë. Shqipëria sot nuk është gjëkundi njësoj me atë që ishte kur ne morëm detyrën në asnjë fushë përveçse në kënetën e opozitës dhe mediave rreth saj, kur për hir të së vërtetës sitiata është më keq seç ishte kur ne morëm detyrën.
Nuk ka asnjë dyshim se Shqipëria sot nuk do të jetë njësoj gjëkundi me Shqipërinë 2030. Mbase edhe këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë por kjo ështe e vetmja gjë që ka në dorë pakica dhe jo shumica e shqiptarëve. Shqipëria 2030 do të jetë Shqipëri e re, vend me një tjetër pozicion e tjetër fuqi si shtet anëtar i një familjeje të madhe lirish, të drejtash e mundësish që sot s’i kemi akoma dhe që as nesër s’mund t’i kemi pa u bërë pjesë e asaj familjeje. Kush hyn në atë shtëpi nuk luan do më kukafshehti me qytetarët e vet. Në atë familje askush s’e vë dot në pikëpyetje bazarinë para ligjit për qytetarët e vet.”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Rama: Më 11 maj, ose drejt BE-së, ose në gropë!
Edi Rama, në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste, thotë se 11 maji është pikë ndarëse mes dy rrugëve: drejt Bashkimit Europian apo kthimit në gropë. Rama tha se vetëm në BE garantohet pathyeshmëria e reformës në drejtësi, duke thënë se nuk mund të lihet në dorë të çdo orvatje e kënetës.
-
VIDEO
Rama: S'mund ta humbim integrimin për mustaqet e Gjuzit
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në çeljen e fushatës në sheshin ‘Skënderbej’, ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 11 Majit.
Rama vijoi të theksojë se vota e këtij viti të shenjtë, siç e quajti ai, është një votë që, sipas tij, nuk duhet humbur për ‘mustaqet e Kujtim Gjuzit’.
"Ta nxjerrim atë të gjallë nga izolimi më i egër që ka njohur bota komuniste dhe ta bëjmë të pandalshëm, si fillim, me Europën. Përmes tyre ne pamë dhe u frymëzuam, se dhe Shqipëria jonë mund t’ja dalë kombëtarisht. Populli shqiptar ka vënë mund pa kursyer për të qëndruar me Europën. Popull i cilësuar si indiferent, shqiptarët mësuan të besonin në një thellësi të madhe dhe mësuan sesi të mos humbasin shpresën. Arbërit ishin i vetmi popull autokton në Europë. 1308 murgj që u shënuan si anonimë, shkruan se ky popull mezi pret të idealizohet me perëndimorët, kurdo që i shtrohet dora e besimit dhe ligjit. Për të katërtën herë, profeti ynë Gjergji i bën Europës, se çmimin se ca familje i takon arbënorit i cakton vetë, dhe si një fanatic i vendosur të jetë gur i rëndë në vendin e vet. Kjo është dekada e ardhjes së fatit europian mu në dorën tonë, ku, si asnjëherë më parë, që ne dolëm nga ferri komunist, Europa ka shkuar përtej premtimeve, ku na thotë se ne do të hyjmë në 2027 në BE. 2025 është një vit i shenjtë, rrëmuja gjeopolitike paralajmëron sfida të mëdha dhe ne nuk mund ta humbim historinë për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Se kjo është e vërteta, edhe pse duket ironike."-tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Nuk ka në Ballkan një popull si shqiptari, më të njesuar me ndjenjën e përkatësisë ndaj Evropës
Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka popull më të njesuar sesa shqiptarët që e duan përkatësinë evropiane.
“Duke i shpallur Evropës se ata ishin pema e lashtë e kopshtit të saj dhe filizimi i njomë mes kombeve të saj të plakura. Nuk kam ardhur këto sot që tju marr për dore për t’ju zhytur nëpër legjenda për t’i shkuar pas, së bashku me ju, në një marshim të fundit drej tokës të premtuar të Evropës profetit tonë kombëtar për t’u bërë një me fatin evropian që ai atje mbi kalë na e përcaktoi si tonin, që më pas rilindasit tanë, heronjtë e pavarësisë dhe luftërave të mendimit patriotik shqiptar na e konfirmuan si amanet përmes një Odiseje të pafundshme peripecish, kaplimi malesh e detërash dhe sot na ka zgjedhur ne fati për t’i dhënë shtysën e fundit gurit të pavarësisë të lirisë dhe barazisë para ligjit duke mos e lënë si guri i Sizifit, por duke e vendosur njëherë e mirë në këndin e ndërtesës evropiane. Aty ku së bashku do të ngjisim edhe flamurin më të bukur në botë. Po ta mendosh nuk ka në Ballkan një popull të dytë si arbërori, shqiptari që në shekuj rraskapitës të jetë ngulur si një aspekt në majë të një shëkmbi për t’i pemtuar gjithçkaje dhe gjithkujt, shpesh kundër çdo parashikimi, prandaj nuk ka në Ballkan një komb tjetër më të njesuar me ndjenjën e përkatësisë ndaj Evropës, që siç e shkruan rilindasit, dielli lind andej nga perëndon, sesa ky komb e ky popull”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Rama: Të fitojmë bastin historik me Europën, koha të ndahemi me ‘Azinë’
Kryesocialsiti Edi Rama hapi zyrtarisht fushatën e PS, nërsa tha se 11 maji është koha për të fituar bastin historik me Europën.
"Është krejt ndryshe nag të gjitha herët e tjera mbledhja jonë në këtë shesh ku qëndron dëshmitar, shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar hipur mbi kalin e historisë. Nëse është e vërtetë sic e pohon edhe vetë Kurani se zoti i ka dhuruar cdo populli një profet, Shqipëria ka Skënderbeun. Me qindra dhe mijëra pllakëzat e sheshit që mban emrin e profetit rrëfen hijen e gjatë të qenies tonë shqiptare nga njëri cep i vendit në tjetrin. tokën e zhuritur nga gjaku, lotët dhe djerren e shqiptarëve në shekujt e shumë të ekzistencës së tyre, rrëfejnë një copë martire të trupit të Europës, dëshmitare kombesh të padëgjuara. 100 vjet më parë një udhëtar europian shkruante se ndonëse pak orë lundrimi e ndajnë Italinë nga Shqipëria, do kishte vënë bast se ky vend nuk ishte Europë por Azi. Të thoshe që Shqipëria ndodhej në Azi, çdo profesor do të vinte zero në gjeografi, por sensi i real do të kishte vënë notën 10. Koha e deshi që në këtë shesh të Skënderbeut, xhevahir i kryeqytetit europian, ne të kemi shansin historik që të hedhim hapin përfundimtar drejt bashkimit me Europën dhe ndarjes pa kthim me Azinë. Për ne sot këtu, përfaqësuesit dhe përfaqësueset e popullit socialit nis e përpjeta e fundit të Europës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. Para nesh është vetëm një datë 11 maji, i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është vetëm 1 mandat i gjatë sa 4 vite për ta fituar bastin historik me Europën", tha Rama.
-
VIDEO
Rama në hapjen e fushatës: Të fitojmë bastin historik me Europën, koha të ndahemi me ‘Azinë’
Kryesocialsiti Edi Rama hapi zyrtarisht fushatën e PS, nërsa tha se 11 maji është koha për të fituar bastin historik me Europën.
"Është krejt ndryshe nag të gjitha herët e tjera mbledhja jonë në këtë shesh ku qëndron dëshmitar, shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar hipur mbi kalin e historisë. Nëse është e vërtetë sic e pohon edhe vetë Kurani se zoti i ka dhuruar cdo populli një profet, Shqipëria ka Skënderbeun. Me qindra dhe mijëra pllakëzat e sheshit që mban emrin e profetit rrëfen hijen e gjatë të qenies tonë shqiptare nga njëri cep i vendit në tjetrin. tokën e zhuritur nga gjaku, lotët dhe djerren e shqiptarëve në shekujt e shumë të ekzistencës së tyre, rrëfejnë një copë martire të trupit të Europës, dëshmitare kombesh të padëgjuara. 100 vjet më parë një udhëtar europian shkruante se ndonëse pak orë lundrimi e ndajnë Italinë nga Shqipëria, do kishte vënë bast se ky vend nuk ishte Europë por Azi. Të thoshe që Shqipëria ndodhej në Azi, çdo profesor do të vinte zero në gjeografi, por sensi i real do të kishte vënë notën 10. Koha e deshi që në këtë shesh të Skënderbeut, xhevahir i kryeqytetit europian, ne të kemi shansin historik që të hedhim hapin përfundimtar drejt bashkimit me Europën dhe ndarjes pa kthim me Azinë. Për ne sot këtu, përfaqësuesit dhe përfaqësueset e popullit socialit nis e përpjeta e fundit të Europës dhe fundi i historisë sonë jashtë saj. Para nesh është vetëm një datë 11 maji, i afërt sa 30 mëngjese, pas saj është vetëm 1 mandat i gjatë sa 4 vite për ta fituar bastin historik me Europën", tha Rama.
-
VIDEO
Niko Peleshi: Marrim 7 mandate në Korçë, 11 maji do të jetë ‘vula’ për Shqipërinë evropiane
Drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Niko Peleshi tha se ky qark do t’i japë PS 7 mandate më 11 Maj. Pas këngës prezantuese për këtë qark, Peleshi u shpreh se 11 maji do të jetë “vula” për Shqipërinë evropiane.
“Duam më shumë Shqipërinë, kështu kënduan të parët tanë. Në Shqipëri edhe dielli lind nga perëndimi thanë rilindasit tanë Shqipëria në perëndim e ka zanafillën te shpata e Skënderbeut, për të shkuar te rilindja kombëtare ku i ngjis si ide dhe kur u kthye në meritë në Luftën e Dytë Botërore, kur shqiptarët u rreshtuan në krahun e duhur të historisë dhe më pas humbën rrugën për gjysmë shekulli dhe klithëm në këtë shesh në dhjetor të ‘90 e duam Shqipërinë si gjithë Evropa. 35 vite ecëm, u rrëzuam dhe ngritën, ne shqiptarët, socialistët ndërtuam, të tjerë prishën dhe më pas ne gjetëm timonier.
12 vjet më parë timonin e mori Edi Rama, punuam në cdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë fytyrë evropiane. Sot është dita për t’i dhënë vulën ëndrrës së rilinndjes komëbëtare për Shqipërinë evropiane. Shqipëria është Evropa, shqiptarët janë evropianë. Sot jemi në një fushatë që nuk është vetëm e PS, ndaj sot Shqipëria shikon flamurin kombëtar dhe jo të partive. Sot nga zemra e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ne brohorasim dhe i ftojmë të gjithë pa dallim përtej kufirit të partive politike për Shqipërinë evropiane. 11 maji është vula e Shqipërisë evropiane. 11 maji është vula e Shqipërisë Evropiane me Edi Ramën dhe PS. Ne do sjellim 7 mandate nga Korça për fitoren e PS.", u shpreh ai.
-
VIDEO
Hapet fushata e PS-së në sheshin ‘Skënderbej’ / Ekipi i Vlorës hyn me këngën ‘Labëria është Shqipëria’, Çuçi: Këtu jemi me 8 mandate sot, në 11 Maj do të vijmë me 9
Ekipi i socialistëve të Vlorës e ka çelur fushatën me performancën e këngës së njohur polifonike ‘Labëria është Shqipëria’.
Mes këngëve dhe valleve tradicionale, socialistët e Vlorës i kanë dhënë energjinë e tyre atmosferës së fushatës.
“Të dashur qytetarë të Vlorës, Selenicës, Himarës, Delvinës, Finiqit, Sarandës dhe Konispolit, jemi këtu jo vetëm për fitoren, por për të bërë realitet ëndrrën europiane. Vlora hyn në këtë garë si shëmbëlltyrë e vizionit të Edi Ramës. Nga Lungomare, tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës. Ndryshimi është ndjerë në çdo cep, nga riviera dhe përtej saj. Vijmë sot në shesh me 8 mandate dhe në 11 Maj do të vijmë me 9 mandate. Aeroporti i Vlorës do të jetë një nga investimet që do të presë më shumë vizitorë.”- ka thënë Çuçi
-
VIDEO
Fushata e veçantë e PS/ 12 qarqet parakalojnë në shesh si në ‘olimpiadë’, prezantohen me këngë e valle tradicionale! Drejtuesit politikë vënë ‘bastet’ për mandatet
Partia Socialiste ka zgjedhur që ta hapë ndryshe fushatën elektorale të 11 majit. Sikur të ishin në një olimpiadë, kandidatët e 12 qarqeve po parakalojnë në sheshin ‘Skënderbej’ duke u prezantuar me këngë e valle tradicionale të qarkut që përfaqësojnë.
-
VIDEO
Tirana prezantohet me Napoleonin, Manastirliu: 30 ditë për një zgjedhje, për numrin 5 dhe PS! Spiropali: Fitorja e madhe do nisë nga ky qark
‘Napoleoni’ e interpretuar nga Eranda Libohova, kënga tradicionale tiranase ‘prezantoi’ qarkun e Tiranës në mitingun hapës të PS. I pranishëm ishte edhe këngëtari Tiri Gjoci, i cili këndoi këngën e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë”, ndërsa më pas iu bashkua Erandës duke kënduar të dy një tjetër këngë tiranase.
Drejtueset politike të qarkut të Tiranës Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali mbajtën fjalën e tyre. Manastiruliu tha se këto 30 ditë do të jenë vendimtare për të ‘vulosur’ hyrjen e Shqipërisë në BE. Tirana, tha ajo, është shëmbëlltyra e një trasnformimi të madh, që nuk do të ndalet me besimin ndaj PS më 11 Maj.
-
VIDEO
PS çel fushatën në ‘Sheshin Skënderbej’, ekipi i Beratit performon me këngën ‘Ku ka si Berati’, Demo: Do kemi rezultat të jashtëzakonshëm në 11 Maj
Ekipi i Beratit ka zgjedhur ta çelë fushatën zgjedhore nga sheshi ‘Skënderbej’ duke performuar me këngën e njohur të qytetit ‘Ku ka si Berati’.
Pas performancës ka folur drejtuesi politik i Beratit, Ervin Demo, i cili ka thënë se në zgjedhjet e 11 Majit do të marrin një rezultat të jashtëzakonshëm, sipas tij.
'Nga Skrapari, në Poliçan, nga Dimali në Kuçovë dhe nga Berati i magjishëm. Ne jemi europianë sepse ne jemi krenarë që jemi shqiptarë. Nuk ka rrugë për në BE, nëse nuk ndihemi krenarë për lëkurën tonë. Ne jemi shumë krenarë që në Qarkun e Beratit kanë ndodhur transformime të jashtëzakonshme. Ne jemi me zemër me Edi Ramën. Jemi të bindur se 11 Maj do jetë rezultat i jashtëzakonshëm. Berat-Skrapar është rruga që do realizohet dhe është ëndrra. Lidhet me Përmetin, me Gjirokastrën.'-tha Demo