-
VIDEO
Porti i ri tregtar në Durrës/ Rama: Do ketë krahun ushtarak të NATO-s, jemi shumë afër finalizimit të mbështetjes financiare
Kryeministri Edi Rama ka komentuar projektin për ndërtimin e portit të ri të Durrësit, duke theksuar se ky investim do të sjellë një transformim të madh për ekonominë dhe sigurinë e Shqipërisë. Rama tha se gara ndërkombëtare për protin tregtar është hapur dhe së shpejti do të fillojë puna. Rama tha se Porti i ri nuk do të jetë vetëm port tregtar, por do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, porti i NATO-s.
-
VIDEO
Paketa e maleve/ Rama: Aplikimet nisin pas zgjedhjeve, 500 sipërmarrësit e parë zero taksë, zero TVSH për 10 vite
Rama thotë se aplikimet për ‘Paketën e Maleve’ do të hapen pas zgjedhjeve. Kjo u ofron mundësi pronësie dhe investimi atyre që kanë toka të trashëguara, por pa dokumentacionin e rregullt të pronësisë. Sipas kësaj pakete, çdo qytetar që ka tokë në pronësi faktike, por pa letra, mund të rikthehet në tokën e të parëve dhe të aplikojë për një leje zhvillimi për të investuar në fusha si agroturizmi, pemëtari, përpunimi i produkteve, qendrat sportive dhe aktivitete malore.
-
VIDEO
Programi PS-së për mandatin e katërt/ 500 milionë euro investimeve në bujqësi
Kryeministri Edi Rama premton se gjatë mandatit të katërt, priten të realizohen 1000 projekte të tjera të fokusuara në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe agroturizmit.
-
VIDEO
E plotë/ Edi Rama: Ja programi i PS për mandatin e 4! Më 11 maj votë masive për integrimin në BE
Programi i plotë i Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit i prezantuar nga kryesocialisti Edi Rama!
-
VIDEO
Programi i PS-së për mbrojtje sociale, Rama: Nga janari mbështetje speciale fëmijëve me aftësi të veçantë dhe spektrin e autizmit
Qeveria ka trefishuar buxhetin e ndihmës ekonomike dhe ka katërfishuar fondet për shërbimet e përkujdesjes sociale, duke zgjeruar mbulimin e tyre në të gjithë territorin.
-
VIDEO
Programi për mandatin e katërt/ Rama: Paga e mjekëve do prekë tavanin e 2000 eurove! Rrisim kufirin e moshës për përfituesit e check up
Kryeministri Edi Rama thotë se gjatë synojnë që pagën e mjekëve ta çojnë deri në 2000 euro.
-
VIDEO
Programi për mandatin 4/ Rama: QSUT do të bëhet qendra kryesore e shërbimit shëndetësor për shqiptarët
Kryeministri Edi Rama deklaroi se gjatë mandatit të katërt, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të arrijë një nivel të ri cilësie falë bashkëpunimeve me qendrat më të mira mjekësore në botë. Ai theksoi se 90% e QSUT-së është transformuar dhe tashmë ka fituar respekt ndërkombëtar, ndërsa hapi i ardhshëm do të jetë krijimi i një sinergjie me institucionet më prestigjioze.
-
VIDEO
Programi i PS-së për mandatin 4/ Rama: 300 milionë euro për strehimin social, do të ngremë kampusin e Universitetit të Durrësit
Në mandatin e katërt Rama ka shpallur një plan ambicioz për investimin e 300 milionë eurove në strehimin social, duke synuar ndërtimin e 50 mijë banesave. Programi do të ketë një fokus të veçantë tek çiftet e reja dhe profesionistët e fushave me rëndësi publike, për të siguruar që ata të qëndrojnë dhe të kontribuojnë në Shqipëri.
-
VIDEO
Mandati 4/ Rama: 60 mln euro për ndërtimin e shkollave profesionale
Kryeministri Edi Rama prezanton programin e PS për zgjedhjet e 11 majit. Kreu i qeverisë premton 60 milionë euro për ndërtimin e shkollave profesionale. Rama tha se objektivi është që në Shqipërinë 2030, 35 % e numrit të përgjithshëm të nxënësve të studiojë në shkolla profesionale.
-
VIDEO
Arsimi/ Rama: Programe After School dhe ushqim për fëmijët! Monitorim në shkolla me kamera inteligjente! Transport falas
Kryeministri Edi Rama po prezanton programin e PS. Ndalur tek arsimi, Rama tha se synohet që numri i laboratorëve inteligjentë në shkolla të shkojë në 1 mijë nga 340 që janë aktualisht. Çdo bashki qendër qarku do të nisë programin e ushqimit në shkolla dhe do të nisë po ashtu një program i ri pas shkollor, programi After School. Rama tha se siguria në shkolla do të garantohet me kamera inteligjente dhe premtoi transport shkollor falas të nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas.
-
VIDEO
‘I dal në ëndërr natën’, kandidatja e re e Fierit i përgjigjet Gaz Bardhit me një video me shoqet: Do bëhem e famshme
Kandidatja më e re e PS në listën e qarkut Fier, 27 vjeç, i është përgjigjur me humor akuzave të drejtuesit politik të PD në këtë qark. Gaz Bardhi akuzoi Caushin dhe të tjerë të lidhur me pushtetin për abuzime dhe përfitime personale, duke theksuar se fondet nuk shkuan për njerëzit e zakonshëm, por për familjarët e kandidatëve.
-
VIDEO
Mandati 4/ Rama: 200 shkolla të reja, paga mesatare e mësuesit nga 950 euro do shkojë 1250 euro
Kryeministri Edi Rama premton gjatë mandatit të 4 edhe 200 shkolla të reja, ndërsa tha se deri më tani janë ndërtuar 450 shkolla të reja. Paga mesatare e mësuesit synohet që të shkojë nga 950 euro në 1250 euro.