-
VIDEO
Programi i PS-së për mandatin 4/ Rama: Për bizneset do të mobilizojmë mbi 2 miliardë euro! 1 milard nga paketa Smart Albania
Kryeministri Rama deklaroi se eksportet e Shqipërisë janë trefishuar gjatë mandatit të saj, duke arritur në 8.4 miliardë euro në vitin 2024, nga 2.8 miliardë euro kur mori detyrën. Për të mbështetur bizneset në mandatin e katërt, do të mobilizohen mbi 2 miliardë euro në formë kredie dhe garancie nga dy banka, ndërsa 1 miliardë euro të tjera do të vihen në dispozicion përmes paketës Smart Albania.
-
VIDEO
Risia për mandatin 4/ Rama: Paqe fiskale të negociuar me biznesin! 15% tatim mbi fitimin e zakonshëm, vetëm 5% për fitimet shtesë
Kryeministri Edi Rama thotë se do të ketë një risi gjatë mandatit të katërt, një paqe fiskale të negociuar me biznesin Sipas tij, për tre vite, bizneset do të paguajnë një tatim prej 15% mbi fitimin e përputhur me normën e rritjes ekonomike, ndërsa për çdo fitim shtesë mbi këtë normë, tatimi do të jetë vetëm 5%. Në këmbim, inspektimet dhe kontrollet tatimore do të ndërpriten, duke synuar formalizimin e të ardhurave të padeklaruara.
-
VIDEO
Rama: Kur morëm detyrën u përballëm me një gropë borxhesh! Nga 1 janari 2026, paga minimale 500 euro
Kryeministri Edi Rama thotë se nga 1 janari 2026, paga minimale në vend do të shkojë 500 euro. Rama thotë se kur morën qeverinë u përballën me një gropë borxhesh.
-
VIDEO
Programi i PS-së dhe integrimi në BE/ Rama sjell shembullin e Kroacisë: Nëse Shqipëria futet në BE marrim mbi një miliardë euro çdo vit
Kryeministri Edi Rama u kërkon votën shqiptarëve për të integruar Shqipërinë në BE dhe si shembull sjell Kroacinë, sa miliona ka përfituar ndër vite nga BE.
-
VIDEO
Rama: Kemi shansin historik t’i mbyllim negociatat deri në 2027, më 11 maj duhet t’i japim mesazh Brukselit
Kryeministri Edi Rama thotë se zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi edhe gjeopolitike pasi Shqipëria ka shansin që t’i mbyllë negociatat deri në 2027. Por për të çuar Shqipërinë në BE, Rama thotë se shqiptarët duhet të votojnë PS.
-
VIDEO
Rama: Për t’iu dhënë pasaportën e BE na duhet një mandat më i fortë më 11 maj, askush tjetër nuk e integron Shqipërinë
Kryeministri Edi Rama kërkon një mandat më të fortë më 11 maj, duke thënë se vetëm PS mund t’iu japë Shqiptarëve pasaportën e BE.
-
VIDEO
'Hero kur je me mua, tradhtar e i shitur kur më del përballë'- Rama me të rinjtë e FRPD-së, thumbon Berishën: Mendësi banale, karakteristikë e PD-së
Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij të radhës “Flasim” kishte të ftuar 3 të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë.
-
VIDEO
'U hoq nga puna se ishte me PD!' Të rinjtë demokratë të Vlorës i tregojnë persekutimin politik, Rama: Më vjen turp! Në Tiranë e kemi hequr këtë flamë, po luftojmë në qytete
Të rinjtë e degës së FRPD-së së Vlorës, të cilët braktisën PD-në për tiu bashkuar Partisë Socialiste dhe kandidates Zamira Sina ishin të ftuarit e Ramës në podcastin e tij sot.
-
VIDEO
Kryeministri Rama dhe Linda organizojnë iftar në Elbasan: Mirëseerdhët për të qenë dëshmitarë të frymës vëllazërore të sofrës së iftarit
Si çdo vit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja Linda Ramën organizuan një iftar, me të ftuar personalitet të ndryshme.
"Motra dhe vëllezër të besimit islam në mënyrë të posaçme dhe të gjithë ju së bashku që dashamirësisht e pranuat ftesën time dhe të Lindës për të qene deëshmitarë të frymës së vëllëzimirimit që sofrës së iftarit! Mirëse keni ardhur",-nisi fjalën Rama.
-
VIDEO
Rama kërkon votë të thellë për PS: Imagjinoni bufin dhe lukuninë e kënetës në BE! Një rezultat ‘as mish, as peshk’ mbyll dritaren europiane, humbasim trenin e historisë
Kryeministri Edi Rama bëri sot thirrje nga Elbasani, teksa prezantoi kandidatët e PS-së, që vota më 11 maj të jetë masive dhe fitorja e qartë, pasi një rezultat siç e quajti ai "as mish dhe as peshk" mund ta mbyllë dritaren europiane njëherë e mirë dhe nuk dihet se kur mund të hapet më.
Madje përshkrimin teknik dhe politik e bëri duke ironizuar përsëri kundërshtarin, që dikur e kishte pushtetin kur PS ishte në opozitë dhe nuk arriti t'i hapte negociatat apo që ta kishte mundësinë historike.
"Jo të shofësh bufin në BE, e imagjinoni dot ju bufin të pritet në BE me krahëhapur, as bufi dhe as lukunia e kënetës. As besohet dhe vlerësohet siç e kemi ngritur ne nivelin e Shqipërisë, se këtu ishin edhe kur nuk ishim ne dhe Shqipëria ishte një qenie e nënçmuar. Por është konkrete gjëja, përtej kësaj, janë 1 mijë vetë që punojnë çdo orë dhe ditë, pa pushim, punë e madhe që po bëhet, çerekmilionë faqe, nga organizmi i BE-së tek ai joni, për t’i kaluar. Negociatat zgjasin me vite e vite, por duan ata ta bëjnë. Vrapojnë ata, vrapojmë dhe ne", u shpreh ai, duke theksuar se momenti është i duhuri për faktorë që vetë BE-së i interesojnë gjeopolitikisht.
Dhe në fund një paralajmërim për qytetarët shqiptarë nëse rezultati i 11 majit është i paqartë:
"Imagjinoni të dali një rezultat as mish as peshk më 12 maj dhe e çoroditur, e ata do thonë këta se dashkan këtë punë. Sepse nëse 4 muaj të vonohet procesi i negociatave, mbyllet e nuk arrihet procesi, dhe nëse ata e shikojnë e mbyllin dritaren e negociatave dhe në këtë mënyrë ne humbasim edhe trenin e historisë".

'Boll me atë fishkëllimën e zgjatur!' Rama batuta me të riun në sallë: BE-ja nuk të respekton kur të thonë bravo, por kur të kritikojnë
kryeministri Edi Rama e shoqëroi fjalën e tij në Elbasan edhe me batuta politike, teksa pati një episod me të rinjtë në sallë, për shkak të ovacioneve edhe me fishkëllima.
Teksa pjesa më e madhe zgjodhën përplasjen e duarve dhe thirrjeve, dikush nga salla preferoi të fishkëllente dhe kjo solli reagimin e kreut të qeverisë.
“Ja, edhe këtu gjendet ndonjë si në takimin e kaluar (atë në Lezhë). Ky e paska më fishkëllimë. Jo me të fishkëllyer”, tha ai, duke iu drejtuar të riut.
Por nuk vonoi dhe pak minuta më vonë fjala e tij u ndërpre nga ovacionet, ku pati një fishkëllimë tjetër të zgjatur, e cila bëri që kreu I PS-së t ëmos e linte pa komentuar.
“Prapë ky me këtë fishkëllimën e zgjatur. Nuk ka nevojë për fishkëllima. Në BE nuk të respektojnë kur të thonë bravo, por kur të kritikojnë…”, u shpreh Rama mes të tjerash me batutë, që shkaktoi edhe të qeshura në sallë.