• VIDEO

    Aktivistët protestë kundër ndotjes së fabrikës gjatë takimit të socialistëve në Lezhë! PS: Dhuna u provokua nga PD, po manipulohet opinioni publik

    Dega e PS Lezhë thotë se pesë individë kanë hyrë në ambientet e takimit elektoral të partisë duke protestuar dhe njëri prej tyre, për të cilin thotë se është eksponent i opozitës, ka provokuar dhunën me qëllimin për të krijuar një alibi për të ndotur klimën elektorale në Lezhë.

    • VIDEO

      'Histori për libra', Rama: Jam i vetmi lider shqiptar që kam udhëheqësit e BE në celularin tim

      Kryeministri Edi Rama është shprehur se është i vetmi lider shqiptar që ka udhëheqësit e Bashkimit Europian në celularin e vet.

      Komentet Rama i bëri në rubrikën ‘Sy m’Sy’ me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku tha se kjo është një histori për libra dhe nuk mund të tregohet për sa kohë ai është në detyrë.

      Sipas Ramës, për shkak të këtyre raporteve personale, raporteve institucionale dhe raporteve ndërqeveritare të krijuara gjatë qeverisjes së tij me BE-në, PS duhet të marrë një mandate të fortë në 11 maj, për ta çuar para procesin e integrimit.

      “Interesi i Shqipërisë është para tifozllëkut partiak. Edi Rama është sot kryeministër dhe unë e PS e garantojmë që mbyllim negociatat dhe hyjmë në BE, për të gjitha nivelet që kemi arritur të kemi në raportin me Europën. Që nga nivelet shtetërore, te nivelet qeveritare, tek ato institucionale dhe personale. Nuk ka pasur asnjë udhëheqës Shqipëria që udhëheqësit e tjerë të Europës t’i ketë në celularin e vet. Por kjo është një histori për libra, nuk është histori për t’u treguar sot që unë jam në detyrë", tha Rama. 

    • VIDEO

      Rama ironizon koalicionin e Berishës: Aleanca e kënetës madhështore! Gjuzin e kanë lënë mënjanë, Jenishehri i ka denoncuar me fjalët më të rënda

      Kryeministri Edi Rama ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës, duke iu referuar si ‘koalicioni i kënetës madhështore’. Në komunikimin live me ndjekësit në Facebook, kryeministri u shpreh se Kujtim Gjuzin e kanë lënë mënjanë ndërsa Selami Jenishehri i ka denoncuar me fjalët më të rënda.

      “Unë s’i përgjigjem PD, nuk di ku është PD. Unë flas për kënetën. Aleanca për madhështore. Jam shumë i prekur që Kujtim Gjuzi, që posedon të vetmen gjë madhështore në atë aleancë, mustaqet e tij, është lënë mënjanë dhe jam ndjerë keq që kam parë Selami Jenishehrin që ka denoncuar koalicionin me fjalët më të rënda dhe është shkëputur prej tij.”, u shpreh Rama.

      Sipas Ramës, ‘këneta’ do të marrë fund në momentin që vendi do të hyjë në BE.

      “Si të mos i përmendim se me këta po garojnë. I japin qepur Shqipërisë që nga 1912, ndryshojnë vetëm fytyrën, emrin dhe temat por është e njëjta kënetë, e njëjta specie që e përndjek Shqipërinë dhe me të cilën do të mbyllet filmi në momentin që do të hyjmë në BE.”, tha Rama.

    • VIDEO

      Rama: Brenda mandatit të katërt industri prodhuese ushtarake në Shqipëri, për dronë dhe armatime! Lista e Vlorës për 11 majin? Gjithpërfshirëse, edhe të djathtë

      Një tjetër komentues i vuri në dukje listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Vlorës, të cilin kryeministri i tha se në vend që të zgjidhte bufin e kënetës, duhet të votonte PS-në për të ardhmen europiane dhe listën gjithpërfshirëse.

      “A e di që edhe në Vlorë ke një kryetar një buf kënete. Lista jonë në Vlorë është gjithpërfshirëse, kryetari i partisë është një djal i mirë dhe i talentuar. Ka të majtë në breza, ke dhe nga ata që vijnë nga e djathta, se edhe ata janë vlonjatë, patjetër do ketë hapësirë nëse vijnë e trokasin, sepse duan të jenë me ne. Edhe në skuadër futbollit ka lojtarë që vijnë nga skuadra të tjera. Bota kështu është, bota shqiptare është e hapur për Shqipërinë, për të dhënë kontribut. Kështu që Gjergj Aranit Komeni ti duhet të votosh PS-në, zgjidh 5-ën, vëre kryqin aty Edi Rama”, u shpreh kryeministri.

    • VIDEO

      “Dil nga jeta jonë”, Rama-komentuesit: Mbyllja e TikTok nuk është as censurë e as çmenduri! Mos dëgjo bufin, por kontribuo që të thajmë kënetën

      Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi që e cilësonte mbylljen e TikTok një çmenduri. Rama shkruan se mbyllja e rrjetit social është gjëja më e shëndetshme që mund të bëhet, derisa kompania të hartojë planin që do të mundësojë sigurinë e fëmijëve.

      Më tej kryeministri shprehet se nuk duhet të dëgjojë Berishën, por të kontribuojë që të thajnë kënetën.

      Komentuesi: Edhe ti pasqyrove që nuk je njeri i mirë që na mbylle TikTok dhe do na lësh pa argëtim. Stopoje këtë çmenduri se do të hysh në histori si kryeministri i censurës në rrjete sociale. Na lër rehat dhe dil nga jeta jonë.

      Rama: Nuk është çmenduri por gjëja më e shëndetshme  që mund të bëhet dhe ajo që ne po bëjmë. Nuk është se e kemi mbyllur TikTok njëherë e mirë por po e mbylli. Ditë për ditë po ngushtohet. Me kompaninë po punojmë dhe po presim një plan për filtrat që do të vendosë për të siguruar fëmijët, për të minimizuar bullizmin, për të futur gjuhën shqipe, për të stimuluar me algoritëm programet e reja për shkencën dhe argëtimin. Mos dëgjo bufin se do të hysh në histori kështu e ashtu, ai e ka kryer me histori. Le të rrotullohet nga të dojë në histori, e ka vendosur veten në një piedestal me kallama. Mos shko pas bufit se të ha. Po kontribuo që të thajmë kënetën.

    • VIDEO

      Rama ironizon Bashën: Luli nuk po fle më, është zgjuar dhe po bën xhiro me makinë! S’ka faj, po ia ha bufi demokratët! Këndon me Unikkatilin

      Kryeministri Edi Rama ironion përsëri kreun e Demokratëve Euroatlantikë, ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

      Ai mori shkak nga një pyetje e bërë prej ndjekësve në rrjetin social, duke iu përgjigjur në “Sy m’sy” ditën e sotme. Rama tha që ta linin Lulin rëhat se tani i kishte dalë gjumi dhe po bën xhiro me makinë, madje këndon.

      “Luli nuk po fle më, Luli është zgjuar, është aktiv tani dhe nuk po fle, bën xhiro me makinë dhe këndon. I kam thënë të marrë e ndonjë pasagjer, mos të rrotullohet vetëm, më ka prezantuar tani edhe me Unikkatilin. Lereni lulin se nuk ka faj, mos e ngacmoni, s’ka faj se bufi po ia ha demokratët rrugëve, lereni tani, jdhe tani ka shkuar te euroatlantikët”, tha kryeministri.

    • VIDEO

      Rama: Populli shqiptar të jep ujë në bisht të lugës! 43 zona urbane me ujë 24 orë, ilaçet 30% më të lira, zhurmat e gjeneratorëve s’dëgjohen më

      Një prej komentuesve i ankohej kryeministrit me komentin online se nuk kishte ujë, bukë, drita, ilaçe dhe se qeveria nuk kishte realizuar asnjë premtim.

      Kreu i qeverisë iu përgjigj duke lexuar shifra për çdo ankesë dhe mohuar këto problematika. Rama tha se populli shqiptar nuk gabon, por “të jep ujë në bisht të lugës”.

      “Nuk ke kuptuar asgjë, më vjen shumë keq për ty. Ky popull nuk gabon, të jep ujë në bisht të lugës, i merr të keqen çdo individ që e përflet dhe flet ashtu siç thua ti.  S’kemi ujë, vërtetë? Nuk kemi pasur, ishin vetëm 4 zona urbane, s’ka pasur ujë 24 orë kurrë, asnjëherë kur e morëm ne pushtetin, sot 43 zona urbane me ujë 24 orë dhe 98 rurale, e 11 kantiere dhe do shkojnë në 54 zona urbane dhe pastaj mungojnë vetëm pak, shumë pak ku pjesa e banuar dhe populluar e Shqipërisë do ketë 24 orë ujë.

      Nuk kemi drita? Unë them je gabim, gabim fare, mbase ke ikur atëhere kur rrugëve kishte gjeneratorë, kur s’ishim ne, humbje në ndonjë gropë rrugës dhe nuk ktheheshe natën në shtëpi. S’kemi ilace? Po shikoja shifrat pensionistë të rimbursuar me ilaçet. Mesatarisht i kemi 30% të lira ilaçet. Përsa i përket bukës aty ndahemi bashkë dhe s’kemi çfarë themi më”, u shpreh kryeministri.

    • VIDEO

      Rama në ‘Sy m’sy’: Më 11 maj vota është gjeopolitike për të hyrë në BE, s’mund të jemi delja që e ha ujku!

      Kryeministri Edi Rama doli sot në një komunikim në rubrikën e tij “Sy m’sy” më ndjekësit virtualë në rrjetin social, për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe problematikave të ngritura.

      Kryefjala ishte pikërisht anëtarësimi në BE si mundësi e artë që i ka ardhur vendit aktualisht, teksa kreu i mazhorancës kërkoi votën më 11 maj pikërisht për këtë projekt që prej dekadash kanë qenë ëndrra e shqiptarëve.

      Rama e quajti “votë gjeopolitike” 11 majin, duke e perifrazuar me një historik të kohës së Skënderbeut, Rilindjes dhe Luftës së Dytë Botërore, kur kishte Europë por nuk kishte BE.

      “Më 11 maj është një votë gjeopolitike, e shikoni se çfarë situate komplekse është Europa dhe Bota dhe futja në atë familje evropiane është çështje ezistenciale, s’mund të rrimë jashtë, s’mund të jemi delja që e ha ujku, aty duhet të rrimë, aty e kemi vendin, aty kanë dashur ta shohin të parët tanë që në kohën e Skënderbeut kur s’kishte BE por kishte Europë, në kohën e Rilindasve kur s’kishte BE, por kishte Europë kur Naim Frashëri thoshte dielli lind në Perëndim, kur mbaroi lufta botërore Europa ishte aty, por s’kishte BE, edhe kur ra komunizmi Europa ishte aty dhe e kërkuam. Ndaj më 11 maj të votojmë për hyrjen në Bashkimin Evropian, ka arsye politike por ka dhe arsye personale”, tha Rama.

    • VIDEO

      ‘Udhëhiqni ju gjenerata e TikTok’, Rama: Vetëm PS e integron Shqipërinë në BE, s’ka rëndësi kush ulet i pari në tryezë, mund të jetë edhe socialiste

      Më 11 maj, kryeministri Edi Rama thotë se PS duhet të marrë një mandat edhe më të thellë me qëllim që mos të luhatet procesi i integrimit në BE. Mandati i katërt, thotë Rama, është esencial, sepse pikërisht në këtë mandat mbyllet procesi i negociatave dhe më pas thotë në 2029 thjesht ‘ratifikohet’ integrimi në familjen e madhe europiane.

      Rama tha me ndjekësit në rrjetet sociale, se s’ka pikë rëndësi se kush do jetë i pari që do ulet tek emri ‘Albania’ në BE, edhe pse tha se beson se do jetë socialit ose socialiste. Me batuta kreu i qeverisë thotë se kushdo që të jetë do e marrë përdore dhe do e ulë atje dhe di i thotë “vazhdoni ju brezi i TikTok udhëhiqni Shqipërinë”.

    • VIDEO

      Rama: Më 11 Maj fokusohuni te negociatat, jo partitë! Të japim një dorë së bashku për të shkruar historinë

      Kryeministri Edi Rama, në komunikimin live me qytetarët në rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, tha se shqiptarët duhet të bëhen së bashku për të mundësuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë tha se qytetarët në zgjedhjet e 11 Majit duhet të fokusohen te negociatat dhe jo të partitë.

      “Nuk ka rëndësi se kur më mbaron mandati, por rëndësi që të mbyllen negociatat në 2027. Në 11 Maj të gjithë duhet të fokusohen te negociatat dhe jo të partitë. 1 mijë vetë që janë sot tani që flasim punojnë për negociatat. Janë 40 skuadra në të gjithë rrafshin e punëve të shtetit. Ata duhet të garantojnë që negociatat mbyllen në 2027 dhe ne duhet të bëjmë të gjitha detyrat e shtëpisë, si qeveri, parlament si institucionet e pavarura. Kur të mbyllen negociatat në 2027, më pas komisioni i dorëzon 27 vendeve raportin që Shqipëria mbylli negociatat dhe për ne është shtet i ri i BE. Dhe 27 parlamentet do të ngrenë dorën dhe pranojnë Shqipërinë. Flasim për historinë sot, apo sa bëjnë 7x7. Historinë më 11 Maj çdo shqiptar mund të japë një  dorë që ta shkruajmë së bashku. PS është thjesht forca e duhur në vendin dhe në kohën e duhur.”, u shpreh kryeministri.

    • VIDEO

      Basha i përgjigjet Ramës: O je më buf se bufi, ose je kreu i bandës

      Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, duke i drejtuar akuza të forta. Në një intervistë, Basha me ironi i kujtoi Ramës se ka mbetur gjithmonë pasagjer dhe nuk ka hipur kurrë në timon, pasi për të drejtonin të tjerët, ndërsa më pas i çon në burg.

    • VIDEO

      Zhvillimet e SHBA-Ukrainë/ Koçi për Repolitix: Ka ndryshuar raporti i SHBA me Evropën, Trump nuk e sheh Rusinë si agresorë

      Në Report Tv, në emisionin RePolitix, mbrëmjen e sotme është folur në lidhje me zhvillimet e fundit të bisedimeve Ukrainë-SHBA-Rusi. Sipas deputetit të PS-së, Petro Koçi, zhvillimet e fundit nuk tregojnë një mbrojtje të SHBA-së për Europën.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv