-
VIDEO
Në listën e hapur të socialistëve në qarkun Vlorë, Ardit Bido: Nëse do më kishte ftuar PD nuk do pranoja, s’më lidh asgjë me atë parti, kam kontribut në PS
Ardit Bido, i cili ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, tashmë është kandidat i PS në qarkun Vlorë në listë të hapur. Ai tha se e pranoi ftesën nga PS pasi i erdhi propozimi dhe e sheh këtë si një sfidë të re.
-
VIDEO
Dhjetë vjet nga ngritja e Qendrës Kombëtare të Urgjencave, Rama: Histori transformimi, 800 mijë misione të realizuara
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, morën pjesë sot në aktivitetin e 10-vjetorit të ngritjes dhe funksionimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencave mjekësore. Trefishim i ambilancave dhe 3,5 milionë thirrje të trajtuara
-
VIDEO
Ekskluzive/ Përgënjeshtrohet Berisha, BE për Report Tv: S'ka bllokim negociatash! 2 grupkapitujt e tjerë hapen në javët e ardhshme
Komisioni Europian ka konfirmuar ekskluzivisht për Report Tv se nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, duke përgënjeshtruar kështu Sali Berishën dhe eksponentët pranë tij të cilët prej ditësh aludonin për bllokim të negociatave.
-
VIDEO
‘Fusim AI në Kadastër’, Rama: Intervistat në Prokurori bëhen si në epokën e gurit! Duhet korrigjuar me urgjencë
Kryeministri Edi Rama tha se po punojnë për të futur Inteligjencën Artificiale edhe në proceset e Kadastrës. Në Kryeministri, ku u prezantua raporti i GRECO-s për punën e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, Rama tha se intervistat në Prokurori zhvillohen ende si në epokën e gurit.
Kreu i qeverisë kërkoi nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të merret me këtë problematikë.
“Ndërkohë që ecim me dixhitalizimin e plotë të Kadastrës, falë mbështetjes së KE, do të punojmë të fusim Inteligjencën Artificiale në proceset e Kadastrës. Në sistemin e drejtësisë jemi akoma në epokën e gurit, zhvillojmë intervista në Prokurori dhe Polici pa audio dhe video. Intervistat në Prokurori që nga ato të Juridiksionit të përgjithshëm dhe te ajo Speciale bëhen si në kohën e gurit. Unë të shoh, ti më sheh. Unë të pyes, ti më thua dhe unë shkruaj çfarë të dua. Kjo është vënë në pah nga institucionet ndërkombëtare. Një nga gjërat që duhet korrigjuar me urgjencë, dhe do ta korrigjojmë duke vazhduar ta mbështesim fuqimisht sistemin e drejtësisë, SPAK, GJKKO dhe institucionet e tjera të reja të krijuara nga reforma në drejtësi dhe duke shpresuar që më në fund do të bëhet realitet edhe sistemi i menaxhimit dixhital të të gjithë çështjeve me pushtetin gjyqësor. Një projekt që ka vonesë të palogjikshme dhe që shpresoj të vihet në vijë dhe uroj që Këshilli i lartë Gjyqësor të mos e vonojë më. Kemi angazhuar fonde dhe jemi në mbështetje për ta realizuar këtë program.”, u shpreh Rama.
-
VIDEO
Ministri Hoxha: Angazhimi dha rezultate në parandalimin e korrupsionit! Ambicie përsosja e mëtejshme e Policisë, të rrimë me këmbë në tokë
Pasi falenderoi ambasadorët dhe të pranishmit në prezantimin e raportit të GRECO në luftën kundër korrupsionit, ministri i brendshëm, Ervin Hoxha ndau disa nga arritjet që po çojnë në përmbushjen e standardeve të Këshillit të Evropës dhe drejt integrimit vendin.
Ministri theksoi përmbylljen me sukses të raundit të GRECO me 24 rekomandime, gjysma e të cilëve janë fokusuar në vlerësimin e imtësishëm të performancës së Policisë së Shtetit.
“Përmbushja e rekomandimeve është rezultati faktik i gjithë përpjekjeve, për të forcuar çdo hallkë integriteti në Policinë e Shtetit, agjencinë më të madhe ligjzbatuese në vend”, tha Hoxha.
Ai shtoi se ‘janë planifikuar masa dhe aktivitete konkrete, që përfshijnë ndryshime strukturore, hartim aktesh ligjore e nënligjore, inicim procesesh të reja pune në institucion, si dhe trajnime të vazhdueshme’.
Mes tyre ligji “Për Policinë e Shtetit”, miratuar në korrik 2024, duke adresuar plotësisht çdo rekomandim të GRECO, me asistencën e BE-së dhe Këshillit të Evropës. Po kështu Rregulloren e miratuar të Policisë së Shtetit.
-
VIDEO
KQZ urdhëron degën e Bashës të heqë simbolet e Partisë Demokratike nga ambientet e Njësisë 8 në Tiranë! Koalicioni Euroatlantik e zbaton
Një zyrë partiake e vendosur në një ambient privat në njësinë 8 në Tiranë, është bërë mollë sherri mes njerëzve të Berishës, dhe atyre të Bashës. Nis zbatimi i urdhrit nga Koalicioni Euroatlantik
-
VIDEO
Raporti i GRECO/ Përfaqësuesi i KE, Esposito: Korrupsioni s’ka kombësi e pasaportë, Shqipëria ka bërë progres! Nëse ka vullnet politik, ka dhe rezultate
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni dhe ministri i Brenshëm Ervin Hoxha morën pjesë sot në COD, për prezantimin e raportit të GRECO për luftën antikorrupsion.
Procesi për parandalimin e korrupsionit u evidentua se pati rezultate dhe këto ipohoi në fjalën e tij edhe Gianluca Esposito, drejtori i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit në Këshillin e Europës.
“Kënaqësi sa herë vij në Tiranë, ndihem si në shtëpi kur vij këtu. GRECO Ndihmon vendet për të ngritur sistemin për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin. Me korrupsionin humbasim të gjithë, humbet shoqëria. Parandalimi është kyç, që të mos shfaqet. Autoritetet kanë ngritur një sistem që është efektiv në luftën ndaj korrupsionit. Korrupsioni nuk është çështje kombësie, pasaporte apo përkatësie, është fenomen”, tha ai para të pranishmëve.
Ndërsa më tej nënvizoi rezultatet pozitive të arritura nga Shqipëria në realizimin e piketave të vendosura dhe faktin se kur ka vullnet politik gjërat ecin para.
“Jam i lumtur që Shqipëria i ka plotësuar këto pika për të luftuar korrupsionin. Kjo punë këtu dhe në Strasburg ka funksonuar mirë. Kur ka vullnet politik për të kryer reformat, reformat ndodhin. Ky është kyçi i suksesit, kur ka vullnet politik reformat ndodhin dhe ka rezultat. Jam i nderuar që jam këtu për të festuar këtë moment të veçantë”, u shpreh Esposito.
-
VIDEO
Prezantohet raporti i GRECO-s për Shqipërinë për luftën antikorrupsion
Në ambientet e COD, në Kryeministri po prezantohet raporti i GRECO-s për Shqipërinë për luftën antikorrupsion.
“Shqipëria përmbylli me sukses vlerësimin e GRECO-s për angazhimin intensiv në parandalimin e korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe forcat e sigurisë. Përmbushja e rekomandimeve të KiE-së është rezultati faktik i gjithë përpjekjeve, për të forcuar çdo hallkë integriteti në Policinë e Shtetit, agjencinë më të madhe ligjzbatuese në vend”, shkruan Rama.
*GRECO (Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit) është një organ i Këshillit të Evropës që ka si qëllim të luftojë korrupsionin në sektorët publikë të shteteve anëtare.
-
VIDEO
Rama s’i kursen ironitë: Dashit ia kam gjetur, gjel deti që s’e mban dot këneta, po shkëlqen dhe ka respekt! Po atë ‘kokëderrin’ Shehaj e patë, shkoi te ‘Mar-a-Lago’ dhe s’takoi Trump-in!
Teksa fushata elektorale ka hyrë në fazën kryesore të saj për zgjedhjet e 11 majit, edhe pse zyrtarisht ende nuk ka nisur, kreu i mazhorancës, Edi Rama, vijon të ‘inspektojë’ në mënyrë të befasishme grupet epunës gjatë orëve të vona të natës, kryesisht në Tiranë.
Edhe mbrëmë ai ka befasuar grupin e punës në Njësinë nr. 2, ku nuk i mungoi as ironitë me ‘rebelët’ opozitarë dhe përçarjet që kanë ndodhur atje pas Primareve.
Dhe kryefjala ka qenë deputeti Dashnor Sula, të cilin kryeministri e quajti përsëri “gjel deti” që nuk rrinte dot në kënetë dhe për këtë duhet respektuar. Rama thumboi edhe kryetarin e Partisë ‘Mundësia’, Agron Shehaj, për vizitën në “Mar a Lago” në Florida të SHBA-ve, që është rezidenca e presidentit Donald Trump, por që nuk e takoi dot.
-
VIDEO
'Arta Dade u ngrys, Gramozi tha…', Rama tregon si hyri në PS dhe i sfidoi të gjithë për kryetar: Më thoshin tradhtar, mosmirënjohës! Mora vetëm 40 vota
Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur ditën e djeshme me një vizitë në shtabin e PS në Njësinë 2 në Tiranë. Rama mori stimul nga një i ri që i ishte bashkuar rishtazi PS përmes platformës “Deputeti që duam”, për të treguar historinë e anëtarësimit të tij në këtë forcë politike në vitin 2003, kohe kur edhe shpalli kandidaturën për kryetar.
-
VIDEO
Basha ironizon Ramën: 7x7=313! Më në fund s’ke gënjyer, 2021 ishte i demokratëve, por ti i vodhe zgjedhjet
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar sërish ndaj kryeministrit Rama, i cili me ironi tha gjtë një vizite tek njësia 2 se PD në 2021-in ka qenë më e forta që ai ka parë.
-
VIDEO
Rama: Nuk na vjen mirë kur dikush që ishte mes nesh të ndodhet në duart e drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet e fundit mbi drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se qytetarët duhet të ndihen krenarë për hapjen e këtij procesi dhe për përkushtimin e qeverisë në çuarjen përpara drejtësisë të personave përgjegjës për veprime të paligjshme.
Ai pranoi se për disa njerëz është e vështirë të shohin persona që dikur ishin pjesë e shoqërisë, tani në duart e drejtësisë. Megjithatë, ai theksoi se ky është rezultat i një procesi të ri, i cili më parë ishte i pamundur, duke bërë që gjëra dikur të paimagjinueshme të kthehen në realitet.
“Ne duhet të jemi krenarë, jo kokulur, për faktin, që përtej dhimbjes personale për arsye njerëzore se nuk na vjen mirë të shohim dikë që deri dje ka qenë mes nesh, ndërsa sot është në duart e drejtësisë. Por ama nuk ndodhte kjo kurrë nëse nuk do e kishim hapur ne këtë kapak,” tha Rama.